Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njohje të vjetra e Kryepeshkop Anastasios me Mitropolitin Sebastianos
Publikuar më 19 prill, 2015 në orën 19:26 ( ) Prof. Arben Llalla | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka patur lidhje të ngushta me Mitropolitin e Konicës, Sebastianon, njeriu që ka promovuar për shumë dekada propagandën për aneksimin e jugut të Shqipërisë ose Autonominë e Vorio Epirit.

Në fund të viteve 1950, Kryepeshkopi, Anastas Janullatosi, Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, Mitropoliti Stagon dhe Meteoron, Serafeim Stefanu, Kryepeshkopi i SHBA, Dhimitris Trakattelis, dhe shumë figura të larta kishtare ishin anëtarë të organizatës Vllazëria e Teologëve “JETA”. Në vitin 1960, Kryepeshkopi Anastasio, Mitropoliti i Konicës Sebastiano, u shkëputën si fraksion nga Vllazëria e Teologëve “JETA”, dhe themeluan Vllazërinë e Teologëve “SHPËTIMTARI”.
Hakmarrja e Vllazërisë “JETA”, ndaj Vllazërisë “SHPËTIMTARI”, nuk vonoj. Me zgjedhjen Kryepeshkop i Greqisë, Jerominos Koçoni, i cili vinte nga organizata
Vllazëria e Teologëve ”JETA”, shumë anëtarë nga Vllazëria e Teologëve “SHPËTIMTARI”, u dërguan me detyra jashtë Greqisë në shenjë hakmarrje. Kështu, Anastas Janullatosi u dërgua me mision në Afrikë, Dhimitris Trakattelis, u dërgua në SHBA, Efthimiu në Kore, etj. Në vitin 1974, erdhi në krye të kishës Greke, Serafeim, një tjetër anëtar Vllazërisë “JETA”, dhe kështu shumica e drejtuesve të Vllazërisë “SHPËTIMTARI”, mbetën jashtë Greqisë, duke ju mbyllur rruga e karrierës së tyre për shumë vite.
Ishte Patriarkana e Stambollit që rehabilitoj disa figura të Vllazërisë së Teologëve “SHPËTIMTARI”, duke ju mundësuar që të bëhen kryepeshkop si: Anastas Janullatosi u dërgua Kryepeshkop në Shqipëri, në SHBA,u emërua Dhimitris, etj. Nxitësit e themelimit të Vllazërisë e Teologëve “SHPËTIMTARI”, në një farë mënyre ende janë të internuar duke shërbyer jashtë Greqisë, asnjeri prej tyre se kishte menduar dhe dëshiruar që të jetonin dhe punonin jashtë saj. Lufta midis Vllazëria e Teologëve ”JETA” dhe Vllazëria e Teologëve “SHPËTIMTARI”, vazhdon edhe në propagandë duke akuzuar dhe kritikuar figurat qendrore të këtyre dy organizmave. Një rast i freskët kemi kritikën e publicistit Panajoti Televandu,
i cili një ditë pasi u inaugurua me aq propaganda Kisha Ortodokse në Tiranë, botoj një shkrim të ashpër kundër Kryepeshkopit Anastasios dhe kryepeshkopit të SHBA, Dhimitrios. Titulli i shkrimit ishte poshtërues: Nuk keni turp z. Annastasios! Autori sillte të dhëna se kisha në Tiranë si arkitekturë i ngjanë më shumë një Xhamie pa minare se sa një Kishe Ortodokse. Publicisti Panajot Televandu është një kritikues i Kryepeshkop Anastasit, ai atë e quan Profesor, pra pa asnjë titull të lartë fetar.
Në përfundim dua të shtoj se Vangjel Dule dhe kryetari i ri i OMONIA, Leonidha Papa, janë njerëzit e rekomanduar nga Mitropoliti i Konicës, i ndjeri Sebastianos, sepse që të dy këta vijnë nga organizata që punon për aneksimin e jugut të Shqipërisë, SFEVA, themelues i së cilës është Mitropolit Sebastianos.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 700 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi