Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër publike presidentit të SHBA z. Obama
Publikuar më 09 nntor, 2015 në orën 00:14 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
I nderuari President z. Obama!

Po ju shkruaj ne cilësinë e një qytetari te thjeshtë nga Republika Shqiptare e Kosovës, si një luftëtar e ushtar i thjesht që qe 40 vite të jetës se vet i ka kalua në radhët e Levizjes për Pavarësi Kombetare – LPK! Po ju shkruaj për hallet që i ka Kombi dhe Atdheut im dhe për sjelljet e diplomatëve të SHBA në Republikën Shqiptare të Kosovës.

Republika Shqiptare e Kosovës është pjesë e Shqipërisë, që kundër dëshirës së vet është ndarë e copëtuar në 6 shtete nga fqinjët shovinist sllav e grek dhe nga aleatet e tyre në mesin e fuqive të vjetra të Evropës e Rusisë.

Republika Shqiptare e Kosovës, respektivisht Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Kosovës së tërësishme, që në ish Jugosllavi ishte e ndarë mes tri republikave jugosllave, në vitin 1999 me luftën e vet dhe me përkrahjen ajrore të SHBA, te Britanisë se Madhe dhe të Turqisë në NATO ia arriti të çlirohet nga okupimi serb.

Por, në kuadër të KFOR-it në Republikën Shqiptare të Kosovës hynë edhe forcat aleate të Serbisë e të Greqisë së bashku me ushtritë ruse e franceze, spanjolle, greke, rumune e çeke e tje. Që nuk ia duan të mirën kombit tim. Ato e copëtuan Kosovën në enklava serbe dhe e ndan Mitrovicën me dhunë duke i favorizua mbeturinat kolonive ushtarake serbe që në Kosovë ishin sjellë me e popullzuar vendin ton me element serb!

Me vendosjen e KFOR-it në Republikën Shqiptare të Kosovës, nga ana e Brukselit u kthye përsëri kufiri i Serbisë i 1913 mes Kosovës e Shqipërisë, të cili UÇK-ja e hoqi me forcën e armëve të veta, me gjakun e 3200 dëshmorëve , me trefishin e këtij numri të plagosurve e me 12 000 martir që u prenë me bajoneta e u vranë nga ushtria kriminele serbe, malazeze e maqedone, nga KFOR-i uçarmatos vetem UÇK-ja dhe populli shqiptar mbeti i ndarë si më parë!

Republika Shqiptare e Kosovës së tërësishme nuk luftoi për të ndryshuar diktaturën totalitare te Beogradit, Shkupit e Podgoricës me diktaturën totalitare teëBrukselit!
As për klonimin e kombit shqiptar në disa “mini kombe” gjeografike, si bie fjala “kombin kosovar” i cili as nuk ka ekzistua as nuk ka me ekzistua kurrë!

Por, luftoi për bashkim me shtetin Ëmë Shqipërinë! Nga cila ju ndan krahina të tëra dhe ju bashkuan Malit te Zi e Serbisë ne 1878 nga Fuqitë e vjetra te Evropës, nga Rusia e Turqia e asaj kohe dhe më vonë, në 1913 kjo u përsërit edhe njëherë duke ju dhurua Çamëria Greqisë dhe Kosova dhe pjesa Shqiptare etnike Maqedonis, ju dhurua Serbisë.
Pra, shqiptaret nuk e kanë synimin të krijojnë shumë shtete shqiptare, por kane synim të bashkohen brenda një shteti!

Me vendosjen e administratës okupuese autokratike të UNMIK-ut që tani quhet EULEX, këto enklava koloniste u privilegjuan në dëmin popullit autokton shqiptar dhe me ndihmën e Brukselit u shtyn kufijtë e Maqedonisë , të Malit të Zi dhe të Serbisë brenda territorit ton shqiptar.
Dhe ja tani përsëri po copëtohet e po ndahet edhe Kosova qendrore në favor të fqinjëve shovinist me Marrëveshjen e Brukselit të 25 gushtit 2015!

Fatkeqësisht se edhe Gjykatën Politike Speciale të Brukselit e të Beogradit kundër UÇK-ës, që shkel pavarësinë e sovranitetin juridik dhe që do të vepron me Dosje e me Ligjet e Serbisë edhe Marrëveshjen Brukselit për copëtimin e ndarjen e Kosovës në favor të Malit te Zi e të Serbisë (që me pare ka ndodh edhe në favor të Maqedonisë) e kanë përkraha edhe diplomatët e SHBA të akredituar në Prishtinë!

Para disa viteve nga Ambasadori i SHBA në Prishtine është iniciua edhe shkarkimi Kryetarit te Parlamentit të Republikës Shqiptare të Kosovës Prof. Dr. Nexhat Daci vetëm se pse ka kërkua që para se te fillon misionin EULEX-i të dihet dita kur fillon dhe kur mbaron mandati i Misionit të Bashkimit Europian në Kosovë!

Kjo argumenton se instiucionet e Republikes së Kosovës janë filiala të Brukselit ku të huajt vendosin se kur duhet dikush të " zgjedhet" dhe kur duhet të shkarkohet, nese nuk është i dëgjueshem! Është e pa kuptimtë si marioneat verndore e kanë pranua ardhjen e Misionit të BE në Kosovë kur BE nuk e njeh pavarësinë e sovranitetin e Republikës Shqiptare të Kosovës!

Pra, kjo argumenton se ky Misionë i Brukselit i dhunshëm nuk KA DATË TË PERFUNDMIT TË VET NË KOSOVË!
Kjo është edhe arsyeja pse po mbahet vazhdimisht gjallë konflikti mes shqiptareve dhe serbëve në këto hapësira në koordinim mes Brukselit, Moskës, Athinës dhe Beogradit, që ky Mision i Brukselit te është i pa fund!

Ju dhashë këto sqarime publikisht që të njoftoheni edhe Ju edhe administrata e SHBA se në Republikën Shqiptare të Kosovës, Brukseli është kah ushtron një Apart´hejd kundër Kombit Shqiptar bashkë me Rusinë dhe me shtetet armike në fqinjësinë ton, mu për shkakun se Kombi shqiptar është kombi me pro-amerikan në terë Evropën!

Për këto arsye Ju lutemi që të i ftoni diplomatet tuaj që kanë qenë dhe që janë ne Mision diplomatik të SHBA ne Prishtine që të ua tërhiqini vërejtjen që të mos përkrahin bllanko tëra kërkesat raciste kundër popullit shqiptar që po vinë nga Brukseli!
Diplomatët e SHBA në Prishtinë nuk duhet kurrë të perkrahin ato iniciativa që nuk kishin me i pranua me i ndodh SHBA-ve!

Ju lutem Juve dhe Administratës se SHBA që të viheni në përkrahje të Bashkimit Kombëtar të të gjitha krahinave shqiptare që sot gjenden të ndara në 6 shtete, që atyre të ju njihet e drejta në vetëvendosje dhe në bashkim kombëtar me shtetin Ëmë Shqipërinë!

Ju falënderoi për përkrahje tuaj si SHBA që i keni berë kombit tim gjatë gjithë historisë dhe Ju garantoi se Kombi Shqiptar do të është gjithmonë në anën e SHBA në tera proceset pozitive e progresive liridashëse e demokratike!
Ushtari i UÇK-së!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 782 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi