Serbia eshte Kosove! |
Publikuar më 22 nntor, 2016 në orën 06:55 ( ) |
Agim Vuniqi | Opinion | |
|
|
1. Bythmadhi e bythimti
Ne Kosove asgje e re, pas nje kohe relativisht te nxehte, u percolle me te reshura shiu, sot koha nuk eshte si dje, as politika provinciale, dy buaj ngrehes, njeri me fuqi ngrehese 37 kalfuqi, e tjetri me 30, u dakorduan te lidhen ne zgjedhe nen "kamxhikun" e ambasadores amerikane, eshte e vërtetë se njeri ngreh majtas e tjetri djathtas, por zgjedha nuk I lene qe te devijon udhen, ngase kerbaci do i godet vitheve, njerin bythmadhe, dhe tjetrin bythimet, kur te kercet kerbaqi skuqen bithet, ik bithe se t'lash, por zgjedha kryen punë, njeri e ngreh tjetrin, rrofte zgjedha dhe kamxhiku...
2. E kujt është Kosova?
Disa thone e Tacit, te tjeret e Ises, keshtu zhvillohet muhabeti institucional, e bossat e Kosoves kane numrat, por edhe nje marreveshje qeverisese me LS (parti politike e ndertuar nga Vučići, qe i pergjigjet drejtperdrejt atij), dhe po me ate marreveshje eshte parapare disejnimi i "Zajebnices". Keshtu keta kane shndërruar parlamentin ne klub debatuesish, duke ia humbur kuptimin sepse i kanë numrat, mirepo çuditerisht harruan peticionin e permbi 200.000 qytetareve nenshkrues, kush pra po dhunon te drejtat e tyre legjitime... te gjithe po permendin dhunen, por asnje peticionin, athua pse? Dhe keshtu jeta e qytetareve me plote shtremberime e kenaqesi ne Kosoven e Tacit e te Ises, dhe ne Kosovo i Metohija te LS vazhdon: Pensionistët kënaqen me 70-140 euro, invalidët e luftës nuk kanë mbrojtje institucionale. Kënaqen edhe parlamentarët që nganjëherë mblidhen për të pire kafe, por edhe për të votuar, sa për të arsyetuar pagat mujore. Ekonomia e shkatërruar tërësisht, e qytetarët kënaqen në vazhdimësi me frytet institucionale dhe demokratike “terrin institucional”, dhe të gjithë marrin rroga. Dhe shqiptarët kanë “liri”, por ende kanë shtetin pa sovranitet.
3. Kosova teren i bestytnive
Tash meqe Kosova eshte bere teren i sterholluar i bestytnive dhe i spekulimeve politike, ne kohen e Titos nuk eshte lejuar vendosja e anmikut shqiptare nr. 1 Kral Millutinit, i cili ua zaptoj kishat katolike te shqiptareve dhe masakroje shume shqiptare te religjionit katolik, françeskan. Tash shtatorja e tij me sponsorim te Vuçiqit eshte vendosur ne Graçanice, por edhe ne Zveçan. Per ti realizuar keto projekte pesuan policet shqiptare te ROSU, te cilet u denuan me burg nga Gjykata Themelore e Prishtines, si ndodhi deri me tash te mos zbardhet dhe te mos gjykohet "killeri" i Enver Zyberit, jo more e di pse, kjo qeveri, keto Gjykata, s'mujne as me pordhe pa izen te Vuçiqit, kumbar te fort e kane. Sa do tu shkon kungulli mbi uje nuk e di, por kur te shperthen ik bythe se t'lash, mileti nuk duron paskajshmerisht..., nuk kane me ju ba pune as opingat e Pirotit.
4. Territori...
Territori ku shtrihet "Zajednica", 25%, eshte territor kualitativ i cili flen mbi pasurine nentoksore te Kosoves, dhe ai parashtet eshte financiarisht i barabarte, ndoshta me i vlefshem se pjesa e territorit te paperfshire ne Zajednice, nese kalon ky projekt do te aranzhohet edhe ai turk, dhe i bashkesive tjera etnike, nese eshte model konstitucional per njeren pale, pse mos te jete per tjetren. Rreziku eshte edhe me i madhe ngase territori i Kosoves eshte kontestues, ngase nuk eshte i pranuar nga BE dhe nga OKB, pra pazari per kusuritje mbetet i hapur...
5. Kajmaku
Qeveritaret dhe Thaci po i detyrohet kerkesave te Daciqit, ai keshtu ua hapi deriqken edhe biznismeneve shqiptare, ata edhe pa kete perkushtim te Thacit kane vepruar edhe me heret keshtu, bile shume firma private shqiptare jane hapur me ndermjetesimin e kumbareve serb, per te fituar serbi kajmakun, ndersa shqiptari ate çka mbetet...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
Lexuar:
884 herë
|
|
|
|
|
|
|