Festa e flamurit të ngujuar! |
Publikuar më 28 nntor, 2016 në orën 00:33 ( ) |
Agim Vuniqi | Opinion | |
|
|
Festa e flamurit po afrohet, e atij flamuri me të cilin u çlirua Kosova, u fitua liria, të cilin zyrtarët e Kosovës e ngujuan zyrtarisht...
Në programet më bashkëkohore dhe më të mira të historisë ka zënë vend Kosova, sipas programit te shkollave të mesme në Michigan. Programi për historinë është diçka plotësisht e re, të mësohet për Kosovën, por edhe përmes fotografive nxënësit do të njohtohen me uniformën e UÇK-së, dhe po të njëjtit nxënës do të vijojnë universitetet më në zë të Amerikës.
A ka diçka në veçanti që të lënë ndonjë mbresë gjate ketyre viteve të pasluftës? Po! Festa e pavarësisë. Shumë fishekzare, tubim njerëzish dhe fytyra të gëzuara, për atë festat janë të veçanta. Gëzimi zgjati aq, deria sa nuk ndalet rryma. Prap riciklim i orarit dhe plane, jo i të ardhmes, por i shkurtimeve, dhe prap lexim shkronjash në abetare A, B, C... Me aq u përmbush premtimi për rrugën drejt të ardhmes, sukseset filluan të numrohen si kolosale, asfalti i ri simbolizonte mirëqenjen, qeveritarët vraponin pas prerjes së shiritave dhe lopatave me dhe, shtrimi i dy tre kilometrave rrugë ishin momente që duhet të shënoheshin, edhe paparacët kishin punë, vrapim pas ngjarjeve ekstra të rëndësishme, turma njerëzish, shumë VIP persona dhe lopatat..., ato ishin simbol i punës qeveritare. Nuk kishte gjë më të veçantë kur shiheshin qeveritarët sesa i merrnin këto punë, po aq seriozisht sa edhe punëtorët e traseve të asfaltit, nuk di a kishin ndonjë interes të veçante që rrugicat lokale të bëhen vendpunishte, vërtet ishin ba një qendër e rëndësishme e "punës shkencore dhe teknikës" prej së cilës do të ndryshojë Kosova. Se ç'do të ndodhë pas acarit dimror dhe borës së lagshtë, mbetet të shihet, atëherë do t'ia mësojmë karakteristikat e asfaltit, deri atëherë qytetarët do të presin me buzëqeshje të ngrirë, ndërsa investitorët-MTT dhe kryerësit e punëve me xhepa të fryrë.
Rasti i veçantë i ngazëllimit ishte edhe kur zemrat e ambasadorëve të Kosovës rrehnin pa masë, nuk kishte ndonjë ceremoni e rastit, ashtu siç bëjnë studentët kur i gjuajnë kapelat në ajr, në ceremoninë e diplomimit të studentëve. E ç'të duhet eksperienca e punës, diplomacia është zeje e komunikimit ndërshtetëror, diplomat çfarëdo qofshin ato janë të mjaftueshme, të gjithë ata ministra dhe presidenti kryen stazhin e praktikantit si udhëheqës të Kosovës, me rëndësi ishte trajnimi i tyre, edhe përvehtësimi i punës e diplomatit me karrier formësohej me kurse intensive dy, tre javor.., si të mbahen lugët, pirunjët.., gjatë të ushqyerit, shumë shpejt do të fisnikrohen sjelljet. Puna ju qoftë e mbarë! Kujdes mos i përtypni kafshatët e mëdha se do t'ju fryhen faqet, ashtu si ato të mjeshtrit të kavallit, që gjatë ekzekutimit i rriten topthat në faqe të mbushura me ajr para zbrazjes dhe lrimit të zërit melodik.
Menduam se duhej bërë diçka simbolike për të gjithë ata zyrtarë partiake që "diplomohen" shpejt. Besoj që për ta personalisht, dita kur veshnin kostumin e zyrtarit të parë të shtetit të Kosovës ishte dita me e bukur e jetës së tyre. Nuk e di si janë kah e provojnë atë ndjenjë? A është shënuar ai moment me intonimin e himnit kombëtar pa tekst, dhe ngritjen e flamurit me ngjyra të ndezura, a janë çu në këmbë në shenjë respekti? Shpresonim që me kohë veshi do të fitojë ndjenjën e muzikalitetit, ngase ende nuk po dallojmë himnin e ri nga himni zyrtar, apo deri vonë ai partiak i Kushtrrimit që u harrua së bashku me liderin. Ai moment kur do të intonohet hymni shtetërorë i Kosovës, jo të këndohet, kur për të gjithë ambasadorët e emruar do të këmbejnë kredencialet, kur shumë nga ata, të gatshëm per t’u nderuar nuk do t'u levizë asnjë muskul në fytyrë, do të jetë ky padyshim moment solemn, pa zë. Në mendje më shkon vetëm diçka: “Me këta zyrtarë, në dukje të pamotivuar, si mund të bënim mrekullira”?!
Ne jemi padyshim gjenerata më fatlume e Kosovës, jo më e mira. Edhepse nuk kemi krijuar konturat e shtetit, jemi të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje me llupë të Bashkësisë ndërkombëtare, me të drejtë. Shumica nuk e kanë iden sa të gëzon ky fakt, por nxënësit në SHBA, viti i tretë i shkollave të mesme, do të mësojnë për shtetin e Kosovës dhe për luftën e UÇK-së, kjo është e mahnitëse, apo jo? Në programet më bashkëkohore dhe më të mira të historisë ka zënë vend Kosova sipas programit te shkollave të mesme në Michigan. Programi për historinë është diçka plotesisht e re, të mësohet për Kosovën, por edhe përmes fotografive nxënësit njohtohen me uniformën e UÇK-së, dhe po të njëjtit nxënës do të vijojnë universitetet më në zë të Amerikës. Gjithë pedagoget e shkollave të mesme të Michiganit, apo bile së paku të shtetit Michigan ua spjegojnë më për së afërmi për atë që ngjau në Kosovë. Ky shënim historik i rëndësishëm për shqiptarët dhe UÇK-në, tash e tutje do të jetë pjesë e pandarë e literaturës amerikane-botërore.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
721 herë
|
|
|
|
|
|
|