John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare.
Ai në qarqet mediale amerikane ka fituar simpati të madhe pasi që rrënoi perandorinë e mafias Nju Jorkeze, shefi i së cilës e kishte trathëtuar. Ai la pas vetes të kaluarën dhe iu këthye jetës normale amerikane duke prekur majet e biznesit. Interesimi im për këtë amerikano-shqiptar ishte rritur kur kuptova vullnetin e tij të madhë për të kontribuar në edukimin e fëmijëve për të mos devijuar nga rruga e drejt e pasurimit përmes shkollimit. Mënyra si ai vepron, është sacrifica për të rinjtë, është pothuajse e përafërt me atë të filmit "Armiku publik", film klasik shumë i shiquar i prodhuar dhe shpërndarë nga Warner Bros. Filmi është realizuar nga William A. Wellman dhe yjet James Cagney, Jean Harlow, Edward Woods, Donald Cook dhe Joan Blondel.
ohn Eduard Alite alias “Johnny Alletto” Filmi pasqyron historinë e një të riu në jetën e vështirë në epokën urbane amerikane, ku i riu përballet me të gjitha vështirësit e jetës së vështirë, të vuajtjes dhe skamjes së përditshme. Si i ri kam qenë i dashuruar në këtë film, atë e kam shiquar disa herë edhe më vonë, duke tentuar të përmbaj veten nga emocionet e fuqishme të pikjes së lotit, sidomos atëherë kur aktori James Cegney jep një kreacion të shkëlqyer artistik, kur për një moment nga një luan i rrugës shndërrohet ne qingj të butë për hir të ardhmes së të rinjëve. Ky rizgjim i humanizmit mbi vrazhdësinë dhe dhunën dëshmon mundësinë e këthesave të mëdha dhe evoluimin nga një person me të kaluar të zymtë në një person me cilësi të larta njerëzore, i cili kontribuon me eksperiencën e tij për të ardhmen e gjeneratave të reja, këtë e hasa te protagonisti i shkrimit tim John Alite. Dallimi i protagonistit tim dhe atij të cilin e luan në mënyrë brilante James Cegney është së John Alite është shndërruar në ikonë të bëmirësisë, sidomos kur është në pyetje komuniteti shqiptaro-amerikan, që ai vazhdimisht e vënë në pah dashurinë e madhe për kombin në intervistat e tij të shumta.
Atë që e bënë John Aliten një person me vlerë të shumfishtë është guximi i tij të përballet i vetëm me Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite, veçse ka harruar të kaluarën e pashpresë, por as nuk dëshiron të fshihet prej saj, ai plotë energji hapëron nga e ardhmja. Ashtu ishte atëherë sepse jeta ia kishte imponuar, por nuk është më ashtu tani. Të paktën tani në vitin 2016, ai po përpiqet të bëjë shumë më ndryshe jetën e tij, po jeton një jetë normale në moshën 55-vjeçare.
Shqiptari John Alite gjithçka që arriti është se ai fitoi zemrën e njerëzve të rëndomtë në nevojë, është pothuajse identik me heroin e veprës së Viktor Hugo's Jean Valjean "Les Miserables" të botuar më 1862, nga një person i burgosur iu këthye jetës normale për tu bër i madhë, i famshëm dhe i dashur për rrethin, miqtë, shoqërinë. Jean Valjeani i versionit modern, është shqiptari që mban me krenari tatuzhën e shkabës dykrenare, jo vetëm si simbolikë, por edhe si përkushtim jetësor. Falë aftësive dhe inteligjencës së tij shpërtheu deri në piedestal në realizimin e ëndrrës amerikane. Po të shfletoni faqet në Google do të kuptoni se krenarinë e tij të lindur të shqiptarisë i ka trashëguar edhe te dy djemtë e tij. Fjala më e preferuar dhe e dashur e tij në shqip është fjala “SHQIPE”. Bashkëkombasit e tij shqiptarë i thërret vetëm me fjalën: Shqipe! Për këtë u binda edhe vet.
|