Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rivaliteti...
Publikuar më 10 janar, 2018 në orën 05:26 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Uji i turbulltë është testuar, por gota nuk është thyer

Polarizimi në rritje rreth shfuqizimit te Gjykatës Speciale ripërtrijnë thirrjet e diplomatëve perëndimor për kujdes, dhe nuk janë aspak të favorshme për zyrtarët e krahut të luftës, siç i quajnë disa. Tash për tash "trio" në pushtet përfaqësojnë zbehtë politikën zyrtare të vendit, edhe për faktin se ata kanë lidhur "fatin" me subjektin politik pro-rus Listën Serpska.

Edhe pse Serbia ka rritur avantazhet në krahasim me politikën inerte të jashtme të Kosovës, e cila më tepër ka bërë improvizime, deri më tash, sesa ka pasur ndonjë angazhim serioz.

Nuk mund të ndryshohet realiteti në Kosovë.

Deklaratat e pamatura të lidershipit më tepër kanë premisa të deklaratave të udhëheqësve tribalë, apo ideologjikë sesa të karakterizohen me ndonjë seriozitet shtetëror. Fjalët e thëna duhet të peshohen mirë para se të publikohen, meqë çdo fjalë e “papërtypur mirë” merr konotacion shumë negativ te shtetet të cilat deri më tash kanë shprehur rezerva ndaj njohjes.

Është i padiskutueshëm përcaktimi i Kosovës në anën e perëndimit, nuk ka nevojë edhe aq shpesh të theksohet ky konstatim, ngase evro-amerikanët dhanë viston për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, pas bisedimeve të stërzgjatura dy-tre palëshe në Vjenë, u pranua edhe vazhdimi i bisedimeve me kërkesën e rusëve, që më në fund përfundojë me marrëveshjen Ahtisaari, dhe inkorporimi i të gjitha pikave të saj në Kushtetutën e Kosovës.

Kërkesa për pranimin e Kosovës nga ana e bllokut të painkuadruarëve, të shtetetve arab-folëse dhe të atyre të Amerikës Latine mbeti e shurdhër, jo vetëm nga përtacia diplomatike e MPJ-së, por edhe mosserioziteti në qasje.

Eshtë i njohur ndikimi ideologjik i Rusisë në këto vende, sidomos në partinë Baath, që ka qenë parti dominante në Irak, Siri, por edhe në Xhamahirian Social-Islamike të Libisë, pastaj influenca ideologjike dhe bashkëpunimi ushtarak edhe në shtetet tjera si në Egjipt, Iran…, kanë zvogëluar gjasat e pranimit në bllok.

Hamendjet dhe droja se Kosova do të renditet në shtetet për të cilat SHBA ka shprehur rezerva po rriten dukshëm, për shkak të disponimit rrënues të zyrtarëve të Kosovës, anti-marrëveshjes së nënshkruar me Holandën për fillimin e punës së Gjykatës Speciale dhe të ngritjes së akuzave të para kundër disa zyrtarëve të vendit.
Pragmatizmi politik është i domosdoshëm, për t’iu bashkangjitur interesave gjeostrategjike të miqëve, siç shpreheshin shpesh liderët shqiptarë, prandaj kërkohet një qasje moderne në diplomaci, dhe sigurisht pa angazhimin e përhershëm të grupazheve lobiste të shqiptarëve në Perëndim e kudo, është vështirë të realizohet synimi për një qëndrushmëri institucionale.

Prezantimi sa më i denjë i arritjeve pozitive rrit gjasat edhe për shtytje investive nga jasht dhe përparim ekonomik. Por derisa qevritarët vazhdojnë me përtacinë anadollake, praktikë e përditshme që është e kundërt me atë të deklarimeve, do të mungojnë edhe rezultatet në të gjitha fushat.

Parazitizmi partiak është i vërejtur nga qytetarët, por nuk ka ndonjë inciativë të fuqishme dhe të furishme qytetare për reforma institucionale. Nuk pritet ndonjë ndryshim nga OJQ-të, të cilat janë të veshura me kostumin e suflerit, këtë duhet ta bëjnë qytetarët, të organizuar nëpër vendet e banimit, të cilët duhet të bëhen lobues të zgjidhjes së problemeve të brendshme. Eshtë shumë vështirë të arrihet një gjë e tillë, por duhet të lëvizë diçka, meqë partitë opozitare janë më tepër të dominuara nga një organizim anarkik, LDK vajton ditët e mira me PDK-në qeverisje, të cilët nuk kanë ndonjë strategji të kujdestarisë në vendimet e qeverisë, përveqse krahasime të qeverisjes Haradinaj me atë Mustafa. Ata vazhdimisht godasin MPJ, me batuta e pa to, kush i ndalon ata që të angazhohen më denjësisht jasht shtetit, për të ndihmuar dinamizimin e njohjeve.

Opozitarizmi institucional ka filluar te goditet edhe me burgosjen e liderit të pakontestueshëm të saj, Albin Kurtit. Të llastuarit e LVV-së, thyen rregullat e lojës duke vënë veten mbi statutin themelues të Partisë, ata ekzagjëruan edhe apetitet për marrjen e partisë në kohën kur deputetët e LVV-së gjindeshin prapa grilave për shkak të bindjeve politike. Çunakët e LVV-së thyen rregullat themelore të demokracisë dhe u përjargen me "meritokracinë", thuase pa ta do të bëhet "nami i zi." E drejta e tyre është e pacenueshme, t’u drejtohen strukturave të partisë, por jo t'i konvertojnë dëshirat e tyre politike në publik dhe me një retorikë "rrugaçërie" aspak të përshtatshme. E si të trembet qeveria atëherë?

Darkat dhe drekat e begatshme, të cilat publikisht prezentohen si aktivitet politik janë më tepër sjellje feudale, dhe nuk mund të karakterizohen për ndonjë angazhim serioz. Deri më tash nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur në mes pozitës e opozitës se cili është interesi nacional i Kosovës. Nuk ka pasuar as ndonjë konferencë e përbashkët për gazetarë pas takimeve të treshes anti-perëndimore, ku atyre mund t’u shtroheshin pyetje në të cilat do të përgjigjeshin ata me dinjitet.

Mosnjohja e pritur e Kosovës ka zvarritur edhe lodhjen e diplomatëve në Kosovë.

Ofensiva diplomatike serbe e përkrahur më heret nga Rusia, tashmë ka renditur edhe të tjerët në favor të saj, si India Spanja, Sllovakia, Rumunia…, ka krijuar nebulozë edhe në OKB. Tash janë hapur edhe probleme tjera, të disfavorshme për Kosovën, si problemi amerikano-rus, shkaku i interferimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Brexit që ka krijuar hamendje të reja në diplomacinë botërore, pastaj ato të Lindjes së Mesme, probleme që janë shpeshtuar edhe me rrezistencën ruso-kineze si anëtarë të përhershëm të KS me të drejtë vetoje. Derisa Asamblea e Përgjithshme goditi SHBA me një rezolutë reaguese ndaj presidentit amerikan, i cili verëm zbatoi ligjin e votuar nga Kongresit më 1995, Shqipëria u gjind në mesin e shteteve të cilat votuan pro rezolutës së përgatitur nga Turqia dhe Jemeni, votê e cila u kritikua nga shumica shqiptare, sidomos ajo e diasporës, e cila u zhgënjye nga debati dhe droja që do të efekton në relacionet në mes te SHBA dhe Shqipërisë, që mund të thartojë perspektivën e bisedimeve produktive bilaterale, por edhe multiratelare. Por në anën tjetër mund të pranohet fakti gjithashtu se ekzistojnë një vistër e interesave të përbashkëta në fusha të tjera, që lidhen me interesat e përbashkëta bilaterale dhe multiraterale, edhepse është testuar uji i turbulltë gota nuk është thyer.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 964 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi