Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dosjet sekrete të UDB-së kundër shqiptarëve për gjenocid dhe spastrim etnik (3)
Publikuar më 19 mars, 2018 në orën 17:00 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjyqtarët dhe avokatët për Gjykatën Speciale janë caktuar me emër dhe mbiemër. Janë bërë publik. Ata nuk janë caktuar kot me emër e mbiemër. Do të vihen në funksion së shpejti. Ne po su jellim shembullin e disa dosjeve përmes të cilave dikush apo shumëkush mund të arrestohet, gjykohet, dhe dënohet.

Nuk janë çfarëdo dosje, nuk gjinden kudo dhe nuk i bien në dorë çdokujt. Ato janë dorëzuar në vendet dhe institucionet më të duhura ndërkombëtare dhe personat përkatës më kompetent të kohës. Nga kush dhe kur kanë arritur atje? Nga disa serbë të thjeshtë, menjëherë pas luftës në Kosovë derisa kanë arritur në ndonjë vend ku ka makinë shkrimi ose kompjuter, e përmes UDB-së në Beograd t’i përcjellin ku duhet. Ata serbë janë më të dinjitetshëm se shumë studiues shqiptarë të specializuar nëpër shtetet përendimore si SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Suedi, Holandë, etj., sepse këta janë shoqëri konsumuese të pa karakter, bëhen vegla të bandito-kriminelëve dhe hajdutëve shkaku i konsumit, ose, siç thonë vetë këta “me i ba senet.”

Karakteri, inteligjenca, qeverisja dhe shkenca nuk u duhen më, sepse i kanë ba senet. Mendja nuk u duhet më, pos në rastet kur pësojnë keq, si për shembull nga mendja e UDB-së pasi me këtë rast e humbin veten, dhe atëherë u bie ndërmend por tepër vonë, se si inteligjenca të cilën e kanë sharë dhe përbuzur u kthehet bumerang. Nuk është çudi pse vetëm tek shqiptarët është pranuar teza: “Kur vijnë mendtë, hupin dhentë.” Kur u vijnë një pjesë e mendëve shqiptarëve, do t’i gjejnë të humbur mbi 2 000 hektarë tokë për llogari të Maqedonisë, mbi 8 200 tjerë që planifikohen të shkojnë për Malin e Zi, dhe 25% e territorit për të mbetur nën qeverisjen e Serbisë përmes “Zajednicës.” Dhe kjo nuk përfundon me kaq. Është vetëm faza fillestare. Serbët kanë menduar dhe ende mendojnë edhe për pjesët tjera të Kosovës, prej ditës së parë kur është vendosur KFOR-i.
Në dy vazhdimet e para u kemi sjellur raportet sekrete nga hetues të caktuar në Policinë e Kosovës rreth disa personave. Ishin raporte të qëllimta. Ku e kishin dhe kanë frymëzimin, origjinën dhe qëllimin ato raporte sekrete? Ishin kundër pjesëtarëve të UÇK-së, të hartuara për ngjarjet e një periudhe më të vonshme që mendohet se Gjykata Speciale fillimisht nuk do ta ketë për mandat ta gjykojë. Mirëpo, problemi i atyre raporteve sekrete është tek përqëndrimi në ata që i akuzojnë, sepse për të njëjtit, UDB ka përgatitur dosje edhe në vlugun e çlirimit të Kosovës (qershor-korrik 1999), nga Beogradi. Pas formimit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë (IPVQ), sidomos të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), detyrën e UDB-së dihet se kush e vazhdoj deri në ditët e sotme. Nuk ka nevojë t’ua përsërisim disa herë. Kalojmë drejt në dosje të periudhës qershor-korrik 1999. A e gjykon Gjykata Speciale këtë periudhë, e aq më tepër akuzat për gjenocid dhe spastrim etnik?

Kush, kur dhe ku akuzohet për gjenocid dhe spastrim etnik të serbëve?

Deri më tani, shqiptarët e Kosovës qoftë si individë, institucione, organizata apo shtet nuk kanë bërë ndonjë padi në vendin e duhur kundër krimeve serbe në Kosovë. Kanë qenë institucionet e ndryshme ndërkombëtare si Tribunali i Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi dhe vetë gjykata e Serbisë (sado sipëfaqësisht) që i kanë ndjekur disa krime të serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë. Shqiptarët nga ana e tyre ishin të zënë “për t’i bërë senet”, dhe sa më shumë që periudha e luftës më 1998-99 mbetej në histori, aq më neglizhent bëheshin për të mos kërkuar llogari rreth krimeve të serbëve, madje, e shfrytëzuan politikën si instrument për t’u bërë atyre koncesione të shumta, ose për t’i shitur viktimat tek kriminelët. E tërë kjo, me të vetmin qëllim – që shitësit të pasurohen ose t’i bëjnë senet, e populli i cili gjithsesi është më i zi se shitësit në politikë, të shprehet se këta (politikanët tradhtarë që i kanë bërë senet) boll t’qim nane ishin kanë. Pse populli mendon kështu? Sepse edhe ky popull e ka smirën e njëjtë, pra nuk pritet diçka më mirë prej tij. Tek e fundit, edhe këta bandito-kriminelë në politikë kanë dalë prej këtij populli. Misioni i njëjtë vazhddon, si nga populli ashtu edhe nga udhëheqësit e tij. Por cili është misioni i serbëve? Gjersa shqiptarët nuk ndërmarrin diçka konkrete nga ana ligjore kundër krimeve të serbëve, serbët nga ana e tyre mundohen të nxjerrin vjam prej pleshti me akuza të rënda për gjenocid dhe spastrim etnik. Dokumenti që e shihni në serbisht është përkthyer nga NSSWMP*. Se a e kanë përkthyer mirë apo ju që e dini serbishten do ta përkthenit më mirë, nuk ka aq rëndësi. Kryesorja atë e kuptojmë si duhet.

Fotografi 1: Dosja sekrete e pranuar dhe prokolluare më 24 maj 2004




















Fotografia 2: Pjesa përmbyllëse e dosjes sekrete, që përmban datën (31.07.1999), vendin (Beograd), kujt i drejtohet, dhe nëshkruesit e saj.




















Dosja që e shihni ka mundur t’i dërgohet si shkresë institucioneve të lartëpërmendura, sidomos UNMIK-ut dhe KFOR-it menjëherë pasi është përgatitur në Beograd më 31.07.1999, sepse këto ishin në Kosovë. Mirëpo, rëndësi këtu ka viti 2004 dhe data kur është protokolluar, që korrespondon me raportet tjera sekrete të përgatitura nga hetuesit e caktuar të SHPK-së, vetëm pak para se të bëhet protokollimi i këtij dokumenti. Kjo koincidencë lë përshtypjen se menjëherë pasi u dorëzuan në UNMIK dy (apo më shumë) raporte sekrete nga SHPK për trazirat e marsit 2004, u shfrytëzua mundësia për t’ua bashkangjitur atyre edhe një dosje tjetër për personin e njëjtë, por me akuza të një periudhe të mëhershme për gjenocid dhe spastrim etnik. Se a ka qenë kjo punë e koordinuar nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se dosjen nga viti 1999 që e shihni në fotografi, nëse nuk ua ka marrë parasysh KFOR-i dhe UNMIK-u, kanë shfrytëzuar situatën pas dorëzimit të dy raporteve sekrete të protokolluara në UNMIK që ta bëjnë protokollimin edhe të kësaj. Me fjalë tjera, kur UNMIK-u ka pranuar raporte sekrete nga SHPK për të njëjtin person dhe është vërejtur se në to nuk ka ndonjë akuzë serioze, atëherë UDB ka ndërhyrë për ta bindur UNMIK-un: “Ja, ne po u sjellim një raport tjetër me të cilin ju nuk jeni marrë ende me të, dhe këtu ka akuza serioze.” Nëse jeni lexues normal ose ndryshe prej shumicës së shqiptarëve që lexojnë vetëm titujt dhe informohen nga burimet e dyta dhe të treta (nga llafet e atyre që lexojnë), dhe nëse keni kohë (sepse shumica e shqiptarëve kanë nerva për gjithçka me përjashtim të leximit), po ua sjellim në tërësi tekstin e përkthyer në shqip nga NSSMWP* të kësaj dosje, si vijon:

Apel/Lutje botës liridashëse
NA NDIHMONI TA DIJMË TË VËRTETËN


Ne, serbët nga Istogu, jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fatin e anëtarëve dhe të afërmëve të tyre të cilët, duke besuar në fisnikërinë dhe rregullat e mandatit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të misionit paqësor ushtarak dhe civil, kanë mbetur në vendbanimet e tyre në Istog. Ata si mikpritës të respektuar, me kapitalin në shtëpi dhe pasurinë, madje i kanë nderuar dhe respektuar me tradita tjera jashtëzakonisht marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjithë bashkëqytetarët e tyre, çka vërtetohet edhe përmes tundimeve të mëparshme kur i kanë ndihmuar njëri-tjetrit në momentet më të vështira, kanë besuar se vetëm jeta e përbashkët në Kosovë dhe Metohi dhe natyrisht fqinjësia tradicionale e Istogut, mund të ketë të ardhme për të gjithë. Për këtë arsye edhe kanë mbetur të bindur se duhet të shërbejnë si shembull për gjenerata.
Ne, fëmijët, motrat, kushërinjët e tyre jemi të tronditur dhe sikletosur, për shkak se që nga 1 korriku nuk dijmë gjë rreth fatit të më të afërmve të tyre. Përveç lajmeve të zeza dhe të trishtueshme, për momentin të pavërtetuara, se ata janë vrarë nga dora e terroristëve ose zhdukur. Nuk dijmë asgjë për Lushiq Stanoj, Radoj Vuliq, Vuliq Mishko, Vulic Stanica, Vuliq Mihail, Vuliq Gjurgje, Pumpaloviq Momqillo, Pumpalloviq Sretenko, Gjuriq Petro, Millosavleviq Lupko, Kërstiq Danica, Radniq Radovan, Nedelkoviq Ranko, Nedelkoviq Vllasto, Bojiq Bojan, Gjogoviq Stano, Peshiq Zllata dhe të tjerët të cilët kanë mbetur në fshatrat përreth. Të gjithë ata ishin të respektuar në mënyrë të barabartë në mesin e serbëve dhe shiptarellave.
Kemi marrë informata, se disa nga më të afërmit tanë, emrat e të cilëve i kemi renditur, janë vrarë në mënyrë shtazarake dhe janë varrosur, dhe se disa murgjë dhe priftërinjë serbë janë mbajtur nga disa njerëz. Ne nuk e dijmë se kush dhe si e ka vërtetuar identitetin e të vrarëve. Ne dyshojmë se janë torturuar, maskruar dhe vrarë, pastaj janë varrosur në varreza të përbashkëta. Me këtë është kryer gjenocid mbi civilët e pafajshëm. Për këtë arsye kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga sektori italian, sepse të gjithë që i kemi përmendur dhe për fatin e të cilëve nuk dijmë gjë kanë kërkuar mbrojtje pikërisht nga ushtarët e forcave paqëruajtëse të këtij sektori, por nuk u është ofruar. Kërkojmë të vërtetën e plotë për të gjithë këta sepse ky është mandati i forcave paqëruajtëse të KB-së.
Ne me të drejtë dyshojmë se përgjegjës për krimet në Istog është Naser Shatri, i cili tani pikërisht në Istog e ka formuar pushtetin policor. Ne mendojmë se hetuesit e Tribunalit të Hagës duhet detyrimisht të merren me krimet e gjenocidit ndaj popullsisë civile në Istog sepse atje kanë mbetur vetëm civilët, si dhe eksodin dhe spastrimin etnik të këtij territori nga terroristët, formacionet paramilitare dhe paramilicore.
Apelojmë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në botën liridashëse që të ndihmojnë në vërtetimin e të drejtës së Istogut. Që ta dijmë nëse të tanët janë të gjallë, dhe nëse nuk janë, që të na mundësojnë për t’i varrosur sipas zakoneve të krishtera.
Beograd, 31.07.1999
Dorëzuar:
1. Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Majkëll Xhekson
2. Shefit të misionit civil, Z. Bernard Kushner
3. Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Z. Havier Solana
4. Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Z. Kofi Anan
5. Krye hetueses së Tribunalit të Hagës, Znj. Luizë Arbur
Të afërmit e të zhdukurve (dhe nënshkrimet e tyre):
Lushiq Zlatibor, Peshiq Velibor, Vuliq Zvonko, Pumpalloviq Natasha, Radniq Liljana, Velibor Gjuriq, Millosavleviq Gavrillo, Kërstiq Ratka, Gjogoviq Momqillo.

Dokumenti në krye ka disa mbishkrime të cilit i janë shtuar më vonë me laps dhe një vulë. Në anën e djathtë e ka një numër të vulosur “0135”, që paraqet numrin rendor të rastit që është pranuar. Nën atë numër, pak më majtas shkruhet “A397/04” ose numri me të cilin është protokulluar lënda në vitin 2004. Nën të, duket “May 24”, që do të thotë e datës 24 maj, ose dy muaj pas trazirave të marsit 2004 në Kosovë. Në krye të faqes, në mes, nuk shihet qartë nëse është e shkruar me laps “tanje” apo “tajne” (sekret), mirëpo, kur kjo i dërgohet instancave më të larta ndërkombëtare brenda dhe jashtë Kosovës me akuza për gjenocid dhe spastrim etnik, nuk ka se si të mos jetë sekret i madh, pra për të mos i rënë çdokujt në dorë.
Ta sqarojmë edhe një herë kronologjinë e këtij dokumenti. Është përgatitur më 31.07.1999 në Beograd. Atkualitetin e tij të dëshiruar nga UDB e merr pas trazirave të marsit 2004 në Kosovë, dhe aty shenjëstrohet vetëm një person se ka formuar pushtetin policor dhe është përgjegjës për krime, gjenocid, eksod dhe spastrim etnik (të serbëve). Jemi në vitin 1999 dhe duhet ta kuptojmë pse në atë kohë është vënë në shënjestër vetëm Naseri Shatri. Kthehemi dhjetë vite më herët, respektivisht më 1989. Atëherë, ose më 3 tetor të atij viti, Naseri kishte plagosur punonjësin e SPB-së në zyrën e tij, Tmoisllav Baboviq. Për më shumë hollësira rreth atij rasti, shiko vazhdimin e dytë të kësaj analize. Aty tregohet edhe për një dokument të përgatitur nga hetuesi i policisë së Kosovës, Hysen Berisha më 27 maj 2004, i cili pak minuta para se të ndodhë plagosja e Baboviqit më 3 tetor 1989, kishte qenë në zyre me të por kishte dalë me një qëllim të caktuar. Po ashtu, në vazhdimin e parë të kësaj analize e keni raportin e hetuesit tjetër të Policisë së Kosovës, Januz Bujupaj, të datës 27 mars 2004, i cili ka të bëjë vetëm me Naser Shatrin dhe askënd tjetër. Origjina e këtyre raporteve të koordinuara në mënyrë kronologjike fillon prej 3 tetorit 1989, vazhdon më 31 korrik 1999, ndërsa intensifikohet dukshëm kah fundi i marsit deri kah fundi i majit 2004. Keni parasysh se më 27 mars 2004 Januz Bujupaj përgatit raportin e tij për Naserin, dhe ai raport klasifikohet si sekret në UNMIK. Në maj të po të njëjtit vit, UDB mendon se është koha e përshtatshme ta protokolloj dosjen për Naserin të hartuar më 31 korrik 1999, ashtu që të krijohet bindja se ka shumë dosje për Naserin, dhe se ato mund ta kenë efektin domino – shkrepë njëra dhe tërheq me vete edhe tjerat. Kjo do të vërtetohet edhe me faktin se me 15 mars 2018, Policia e Kosovës ndalon një automjet të Qeverisë së Serbisë në Jarinje (pika kufitare me Serbinë në veri të Kosovës) të tipit Škoda me ngjyrë hiri, e cila po kontrabandonte 222 CD me material propagande për ngjarjet e marsit 2004, të cilat janë konfiskuar. E shihni se edhe më 2018 punohet rreth marsit 2004? A mos u është dukur diçka jo aq e rëndësishme pse në dy vazhdimet e para të kësaj analize u kemi sjellë dy raporte sekrete të qëllimta për atë kohë që ishin përgatitur nga brenda SHPK-së?
Para se të kalojmë në shqyrtimin se a ishte Naseri në pozitë të bëjë krime, gjenocid, spastrim etnik, dhe a i kishte kapacitetet për të fomuar dhe funksionalizuar, siç e quan UDB, pushtetin policor në Istog, së pari duhet bërë disa vërejtje dokumentit në serbisht dhe gjuhës që është përdorur në të. Pse duhet t’i bëjmë disa vërejejte në gjuhën e përdorur? Sepse dokumenti i drejtohet institucioneve më të rëndësishme dhe personave më kompetent brenda dhe jashtë Kosovës. Mund të jetë e pranueshme gjuha e ashpër në komunikimin e përditshëm, çka keni mundur ta vëreni edhe në Kuvend, debate në TV, rrjete sociale, etj. Por në rastin e dokumentit në fjalë i bëhet thirrje botës liridashëve që t’u ndihmoj ta dijnë të vërtetën. Atëherë, është detyrë edhe e jona t’u ndihmojmë.
Në paragrafin e parë theksohet “Kosovë dhe Metohi”, pavarësisht se pos qarqeve nacionaliste serbe askund nuk njihet me këtë emër. Në paragrafin e dytë nënshkruesit e dokumentit kanë marrë lajme të zeza dhe të trishtueshme se personat për të cilët pyesin, janë vrarë nga dora e terroristëve. Pyetja këtu është: nga e dijnë se janë vrarë, dhe nga e morën vlerësimin për dorën e terroristëve? Nëse kërkojnë zbardhjen e së vërtetës, atëherë pse nuk ia lënë gjykatës ta vërtetoj se a janë terroristë apo jo? Fjalia përmbyllëse e paragrafit i cilëson të gjithë të apostrofuarit serbë kinse të vrarë ose zhdukur nga dora e terrositëve, si njerëz që respektoheshin nga të gjithë në mënyrë të barabartë, si në mesin e serbëve, ashtu edhe të shiptarellave. Për shqiptarët nuk e përdorin emrin e duhur në serbisht Albanci por Šiptari (shiptarellat), gjë që edhe në terminologjinë ndërkombëtare është e njohur si emër paragjykues dhe urrejtës. Përveç kësaj, nëse serbët e apostrofuar paskan qenë të respektuar edhe në mesin e shqiptarëve, atëherë në shenjë mirënjohje për këtë, serbët duhet t’i quajnë shqiptarët me emrin përbuzës dhe urrejtës shiptarella (Šiptari)!!!
Në paragrafin e tretë ka disa pyetje që mund të bëhen rreth pretendimeve të personave që janë nënshkruar. Thuhet se serbët janë vrarë në mënyrë shtazarake dhe janë varrosur, dhe në këtë thënie të nënshkruarit bazohen në informata që i paskan marrë nga të afërmit e tyre. Pak më poshtë të nënshkruarit dyshojnë se serbët e kërkuar janë torturuar, masakruar dhe vrarë, pastaj janë varrosur në varreza të përbashkëta. Këtu është e paqartë nëse këto pretendime janë të vetë atyre që u nënshkruan sepse këta “dyshojnë”, dhe të afërmeve të tyre që u paskan dhënë informata. Pra, kemi dallimin ndërmjet informatave të pranuara se janë vrarë në mënyrë shtazarake, dhe dyshimin që e ngrisin vetë të nënshkruarit për tortura, masakra, vrasje, dhe futjen e një pretendimi nga vetë të nënshkruarit se “janë varrosur në varreza të përbashkëta.” Kur kësaj i shtohet “Ne nuk e dijmë se kush dhe si e ka vërtetuar identitetin e të vrarëve”, atëherë e tërë akuza në bazë të “informatave nga të afërmit e tyre” del qesharake. Të nënshkruarit që thonë se janë fëmijët, motrat dhe kushërinjët e të zhdukurve, nuk i njohin më të afërmit e tyre që u paskan dhënë informata, por qenkan të sigurtë se “është kryer gjenocid mbi civilët e pafajshëm” dhe për këtë kërkojnë “të vërtetën e plotë.” Si mund të kërkohet e vërteta e plotë nga dikush që merr informata nga më të afërmit e tyre, e të cilët të nënshkruarit jo që nuk ua dijnë emrin por theksojnë se nuk i njohim? Kjo është bërë me qëllim për shkak se, në rast se institucionet të cilave u drejtohen i marrin këto akuza seriozisht, atëherë duhet të paraqiten si dëshmitarë më të afërmit e të nëshkruave të cilët këta thonë se nuk i njohin.
Derisa nuk i njohin më të afërmit e tyre prej të cilëve kanë marrë informata dhe i kanë bërë këto akuza, të nënshkruarit duket se dijnë gjithçka se kush është terrorist që ka bërë gjenocid, eksod dhe spastrim etnik. E theksojnë edhe me emër e mbiemër si Naser Shatri. Në të nuk kanë dyshim të zakonshëm por “të drejtë” se në Istog kishte formuar pushtetin policor, siç thuhet në paragrafin e katërt. I bëjnë thirrje Tribunalit të Hagës, dhe atë detyrimisht, të merret me krimet e gjenocidit ndaj popullsisë civile në Istog (por vetëm serbe), eksodin, spastrimin etnik të bërë nga terroristët (shiptarella), formacionet paramilitare dhe paramilicore. Në fillim të këtij paragrafi përmendet pushteti policor, kurse në fund edhe formacionet paramilicore, një term i panjohur. Nëse Naser Shatri e paska formuar pushtetin policor, atëherë çka i është dashur edhe formacioni paramilicor? Sidoqoftë, paragrafi i katërt me vetëm dy fjali i përmban të gjitha kombinimet për ta shkaktuar apokalipsën: pushtet policor, terroristë, formacione paramilitare dhe paramilicore, krime, gjenocid, eksod, dhe spastrim etnik. Krijohet bindja sikur Istogu nuk ekziston në planetin e tokës, apo e tërë bota paska qenë e verbër për apokalipsën që paska ndodhur atje. A ka ekzistuar ndonjë pushtet i tillë, siç thuhet, i terroristëve që kanë vrarë, torturuar dhe varrosur në varreza masive serbët? Ku janë ato varreza masive? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, do të shohim më vonë se çka tregojnë dëshmitë nga realiteti. Te paragrafi i fundit, derisa apelojnë te njerëzit e vullnetit të mirë në botën liridashëse për ta vërtetuar të drejtën në Istog, nuk janë të sigurtë për atë që kanë thënë më herët; se personat që po i kërkojnë janë torturuar, masakruar, dhe varrosur në varrezë të përbashkët. Kërkojnë të dijnë nëse janë gjallë, por këtë pyetje e kanë drejtuar në adresa të gabuara në vend se ta dërgojnë në Kryqin e Kuq. Mandej, nëse nuk janë gjallë, që t’ua mundësojnë për t’i varrosur sipas zakoneve të krishtera, duke harruar se, sipas paragrafit të tyre të tretë, kanë marrë informata se janë vrarë në mënyrë shtazarake, e pastaj janë varrosur në varreza të përbashkëta. Në momentin që kushdo ta lexonte këtë dokument, do t’i drejtohej të nënshkruave: shkoni e nxirrni trupat e viktimave që po i kërkoni sepse ju keni informata nga më të afërmit tuaj se janë varrosur në varrezë të përbashkët, e pastaj flasim. Por serbët e nëshkruar thonë në fund të deklaratës së tyre se kërkojmë të dijnë nëse janë gjallë! Pyetja e parë që do t’iu parashtrohej serbëve të tillë që e kanë nënshkruar atë dokument, do të ishte: “Ju a hajgare po boni me neve, a? E dini se të afërmit tuaj qenkan toruturuar, masakruar dhe varrosur në varrezë të përbashkët, e po kërkoni nga ne përgjigje nëse janë ende gjallë!”

Analiza e përmbajtjes së dokumentit

Serbët në këtë dokument paraqiten si mikpritës të respektuar, i kanë nderuar dhe respektuar me tradita tjera jashtëzakonisht marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjithë bashkëqytetarët e tyre,u kanë ndihmuar qytetarëve në momentet më të vështira, kanë besuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe si të tillë kanë shërbyer si shembull për gjenerata. Me një fjalë, serbët të cilët përmenden dhe ata që nënshkruhen për ta, janë melaqe (ëngjuj). Nuk kemi aq dëshmi për ta vërtetuar se kanë qenë të tillë, sidomos ndaj shqiptarëve, se do t’i analizonim patjetër.
Po u sjellim vetëm pak njohuri rreth veprave të këtyre serbëve nga Istogu, shumica e të cilëve vijnë nga “Lugu i serbëve” që gjindet përgjatë lumit të Istogut ose nën burimin e tij. Nga shumica e shqiptarëve nëpër Istog dhe rrethinë, këta njihen si “shkitë e lugut” dhe për decenie cilësohen si serbët më famëkeq që ka njohur ndonjëherë Kosova. Nuk duhet të besojmë në këto pretendime paraprakisht, pa e sqaruar pak historinë dhe ndonjë vepër të këtyre serbëve. Shumica e shqiptarëve i njeh si “çetnikët më të poshtër të Kosovës”, ndërkaq veten këta e quajnë “melaqe të Kosovës si shembull për gjenerata.” Çka thotë historia dhe realiteti?
Numri më i madh i serbëve që duken në dokument e kanë mbiemrin Vuliq (6), pastaj vijnë Pumpalloviq (3), Kërstiq (2), Lushiq (2), Nedelkoviq (2), Gjogoviq (2), Gjuriq (2), Peshiq (2), dhe të tjerët me nga një. Juve menjëherë u shkon mendja te mbiemri Kërstiq në bazë të Miliq Kërstës. Po, janë familjarë të Miliq Kërstës nga “Lugu i shkive” të Istogut. Për Miliqin dhe Kërstiqët keni dëgjuar. Kanë qenë “mikpritës të respektuar që u kanë ndihmuar shqiptarëve në momentet më të vështira” duke i mbledhur, lidhur rreth sanave, duke i mbyllur ne shtëpi dhe mbushur me kashtë për t’i djegur për së gjalli. Tjetër “ndihmë” për shqiptarët nga Kërstiqët ka qenë prerja e fëmijëve në djep me singi (lloj i thikës së madhe). Vrasjet e zakonshme të shqiptarëve pa dallim moshe dhe gjinie kudo, kanë qenë “shembull për gjenerata i fqinjësisë së mirë” të cilës i referohen të nënshkruarit e dokumentit ose familjarët e Miliq Kërstës. Nëse dikush nëpër Kosovë ka dëshmi se sa njerëzor, të respektuar dhe përkrahës të shqiptarëve në momentet më të vështira kanë qenë Kërstiqët, sidomos Miliq Kërsta, ju lutem na tregoni.
Kalojmë tek serbët më të numërt në dokument, Vuliqët. Edhe këta nga “Lugu i shkive”, nëse jo si Kërstiqët, ndoshta edhe me të këqinj. Në fakt, pas vrasjes së Miliq Kërstës nga nipi i tij Selman Kadria, miliqin e zëvendëson Ral Vuliqi. Selmani i kishte dajë Kërstiqët, pra nëna e Selman Kadrisë ka qenë bijë e Kërstiqëve, por një gjë e tillë është munduar të mbahet sekret pas vrasjes së Miliqit nga Selmani. NSSMWP* ka hulumtuar pretendimet e disa shqiptarëve se nëna e Selmanit ishte nga fshati Mojstir, por pretendimet e tilla dolën pa ndonjë dëshmi. Për shkak se Miliqi ishte kriminel i tmerrshëm që mbyste shqiptarët në forma makabre, shqiptarët nuk kishin se si të mos i gëzoheshin vrasjes së Miliq Kërstës. Pavarësisht se nga kush ishte vrasësi, ai duhej të shpallej hero, që në atë rast ishte Sleman (Kadri) Hasanaj, nipi i Kërstiqëve. Për heroizmin e Selmanit, anipse nuk dihet shkaku pse e vrau Miliqin, u thurën dhe këndohen këngë deri në ditët e sotme, që tregojnë se si pas vrasjes së Miliqit, Ral Vuliqi mobilizon xhandarmërinë për ta zënë Selmanin në bjeshkët e Cerrcës. Këtë e arrinë në saje të informatave që ia përcjellë Ralit, Ramë Vuthaj (i njohur si Ramë Qekerlaqi) nga Cerrca për vendndodhjen e Selmanit. Kënga, prej nga janë nxjerrë edhe mitet nëpër Kosovë, tregon se si Rama e ka tradhtuar dhe i ka rënë sëpatë tinëz Selamit ose djalit të motrës, dhe si Selmani i paska thënë: “Sill dajë Zoti t’fiktë, o për Miliqin nipin p’e mytë.” Tash, mbetet në mendimin tuaj ta gjëni se kë e kishte dajë Selmani: 1) dikë nga Mojstiri siç pretendojnë disa të afërm të tij pasi u konfrontuan me dyshimin se mos ishte nip i Kërstiqëve; 2) Ramë Qekerlaqin e Cerrcës të cilin kënga dhe shumica e atyre që e kanë dëgjuar thonë se ishte vëllau i nënës së Selmanit; apo 3) nip i Kërstiqëve siç pretendon Limon Rushiti, që e dijnë edhe pak njerëz nëpër Istog por e kanë mbajtur sekret. Gjëjeni.
Nuk janë vetëm Vuliqët që kanë pasur kumari dhe kanë qenë të përzier me shqiptarë në Istog. Ka edhe të tjerë. Kështu për shembull, Lushiqët janë shqiptarë të ardhur nga Shqipëria në “Lugun e shkive” dhe të serbizuar. E kanë prejardhjen e njëjtë me shqiptarët nëpër Istog (dhe tjetërkah nëpër Kosovë) që e kanë mbiemrin Lushi. Edhe Lushiqët kanë marrë pjesë në masakra kundër shqiptarëve, më e njohura ndër të cilat është ajo e natës ndprmjet 6 dhe 7 janarit 1945 në Skënderaj. Këta janë emrat e të masakruarve në Skënderaj: Halil Bajraktari (Llaushë), Rexhep Vojvoda (Llaushë), Isuf Geci (Llaushë), Avdyl Xani (Doshevc), Avdi Klina (Klinë e Poshtme), Tush Selmani (Izbicë), Durmish Osmani (Qirez), pa emër (një kushëri i Durmishit), Maliq Hykolli (Gradicë), Bahtir Bajrami (Gradicë), Xheladin Xani (Polac), Ramë Kabashi (Polac), Qamil Hoxha (Gjakovë), dhe Ahmet Nuhi (Shushicë e Istogut). Ky regjistër i të masakruarve është marrë nga libri “Lufta e Drenicës 1941-1945 dhe NDSH deri në vitin 1947”, të autorit Islam Dobra, botimi i dytë i plotësuar, Prishtinë, 1997. Pjesëmarrës në atë masakër dhe masakra tjera nëpër Drenicë, sidomos në fshatin Tërstenik ku ishin masakruar 74 shqiptarë, ishin serbët Kollashini i Ibrit, Istogu dhe fshatrat e tij Belica, Baja, Cërkolezi, dhe Zhakova. Në likuidime kishin marrë pjesë Cveta dhe Radoja i Lushiqëve nga “Lugu i shkive”, dhe Mili i Careviqëve nga Istogu i Poshtëm. Radojën e kishte mbytur Ahmet Nuhi gjatë përleshjes kur po bëhej masakra. Për më tepër rreth kësaj, shiko: “Ahmet Nuhi Mulaj: Monografi”, të autorit Addullah Hoti, Prishtinë, 2011. Përndryshe, Ahmeti Nuhi ishte toger i NDSH-së dhe më vonë i Divizionit 21 Alpin SS Skanderbeg, i cili gruan e tretë me emrin Spasenka e kishte nga Vuliqët e Istogut, e cila mori emrin Serbeze. Pas vrasjes së Ahmetit, Serbezi martohet me kushëririn rival të Ahmetit, Danin me të cilin ka lënë katër djem dhe një vazjë, pra që të gjithë janë nipa të Vuliqëve që janë shumuar. Më i njohuri ndër ta në Istog quhet Ismet Demaj, me profesion muzikant që këndon këngë patriotike shqiptare. Po e theksojmë kështu sepse sikur me rastin e Selman Kadrisë që duhej të kalonin mbi 80 vite për ta hulumtuar se nip i kujt është, e me këtë rast nuk ka nevojë ta lejomë kalimin edhe të 80 viteve tjera për ta ditur se nipa të kujt janë “patriotët shqiptarë.” Përpos Vuliqëve, edhe Bojiqët janë një grup përzierje me Bujupët sikur puna e Lushiqëve me Lushajt. Këtë mund t’ua tregoj edhe Arif Bujupi, babai i Januzit, i cili tregon për kumarinë e Bujupve me Popin dhe si i rrinin gati këtij kur vinte me kali duke ia ofruar kalit koshin me sanë. Pastaj Popi e hiqte koshin dhe thoshte se kalit tani i duhet një kusi ujë, etj. Mbetet e paqartë raporti ndërmjet shqiptarëve me mbiemrin Vula dhe serbëve me mbiemrin Vuliq. Kështu që, në Istog dhe rrethinë, vetëm në dy gjeneratat e fundit nuk mund të gjinden më shumë se 20% e popullsisë së përgjithshme të jetë shqiptare. Nuk po hyjmë kësaj radhe në pjsëmarrjen e përzierjes së shqiptarëve me popullsinë boshnjake, ku pjesëmarrja e përzierjes del edhe më e madhe se me serbë. E ju vazhdoni me ëndrrat per origjinën iliro-pellazge, por mos harroni t’i pyesni dhe të kërkoni përgjigjen e drejtë nga ata që patriotë folklorikë që shiten si gjak shqiptari, të cilët i kanë dajë Kërstiqët dhe Vuliqët, kryeçetnikët më të mëdhenj të Kosovës.
Këta serbë nga “Lugu i shkive” prej momentit që ishin vendosur aty i kanë pasur duart e përgjakura me gjak të shqiptarëve. Në ditët e Shipnisë (1941-43), NDSH-ja deshi t’i largojë të gjithë serbët nga aty për shkak të krimeve, por me intervenimin e Blakqorëve (Blakajve) dhe Bytyqëve të Istogut që kishin kumari me ta, plani nuk ishte ekzekutuar. Sidoqoftë, Miliq Kërsta, Ral Vuliqi dhe të tjerët nga “Lugu i shkive” që nuk janë më gjallë, mund të kenë qenë më të ndershëm se nënshkruesit e dokumentit sekret në fjalë. Aty nuk ka ndonjë akuzë të bazuar, pos mllefit dhe urrejtjes patologjike me shprehjet šiptari, terroristët, forca pamilitare dhe paramilicore, që kanë torturuar, masakruar, vrarë në mënyrë shtazarake, varrosur në varrezë të përbashkët, kanë kryer gjenocid, spastrim etnik, e çka s’kujtohesh tjetërgjë. Me tërë këto i drejtohen institucioneve më të fuqishme ndërkombëtare brenda dhe jashtë Kosovës. Të gjithë të nënshkruarit duhet të hetohen dhe ndaj tyre Prokuroria në Pejë të ngrisë kallëzim penal.

Kush në fakt ka bërë krime, gjenocid, eksod dhe spastrim etnik në Istog?

Istogu, sipas nënshkruesve serbë të deklaratës, paska qenë një vend ku ka ndodhur apokalipsa, dhe atë atë e paska udhëhequr Naser Shatri me pushtet policor, forca paramilitare e paramilicore, terroristë, e shumëçka tjetër. A i ka pasur në realitet Naser Shatri këto kapacitete? Kush në fakt ka qenë dhe është Naser Shatri për veprat e të cilit nuk qenkan alarmuar edhe fuqitë e mëdha? Naseri ka qenë dhe është një njeri i thjeshtë. I ka rastisur ta plagosë një oficer serbë të policisë ose një idiot me emrin Tomisllav Baboviq më 1989. Më 1999 ka qenë i inkuadruar në UÇK. Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999) nuk ka pasur shansa të duket nëpër Istog sepse aty kontrollin e kanë pasur serbët (forcat militare, policore, paramilitare e paramilicore) jo vetëm të Kosovës por edhe serbët nga rajonet tjera të ish-Jugosllavisë. Pas hyrjes së KFOR-it dhe largimit të forcave serbe, edhe serbët ikin me ta, sidomos serbët e “Lugut të shkive” sepse këta historikisht kanë qenë kriminelë të urryer dhe kolektivisht. Shqiptarët, qofshin fqinjë apo nga rajone tjera q ë u ishin djegur pronat dhe vrarë anëtarët e familjes, natyrisht se kanë nxituar për t’ua djegur shtëpiat në shenjë hakmarrje. Naser Shatri nuk i ka pasur as resurset, as njerëzit, e as organizimin për t’i koordinuar ato veprime, pos të marrë pjesë edhe vetë si individë si qindra shqiptarë tjerë.
Kur të nënshkruarit përmendin emrat e serbëve që kinse kanë mbetur në Istog deri në korrik, ësht[ gënjeshtër. Ende pa u konsoliduar mirë KFOR-i, këta kanë përgatitur akuza për gjenocid dhe spastrim etnik, të cilat nuk kanë ditur se si t’i shpifin dhe kërkojnë nga KFOR-i dhe institucionet tjera ndërkombëtare t’ua gjejnë më të afërmit e tyre. Puna e gjetjes së anëtarëve të afërt nuk është parë të jetë askund më e çuditshme dhe alarmante se nga dokumenti i nënshkruar. Kur shqiptarët ishin deportuar për në Maqedoni, Shqipëri, dhe Mal të Zi shumë prej tyre nuk kanë ditur për të afërmit e tyre deri në momentin kur janë kthyer në Kosovë. Madje, edhe sot e kësaj dite, pas 20 viteve, ende nuk dihet për mbi 1 000 shqiptarë se ku gjinden që nga ajo kohë. Te serbët është pak më ndryshe. Disa nga këta të Istogut që kinse janë kërkuar nga më të afërmit e tyre, janë ndalur në Mitrovicën veriore dhe janë shëndosh e mirë edhe sot e kësaj dite. Të nënshkruarit e kanë ditur këtë me kohë. Janë ndarë nga ta në Mitrovicë, dhe vetë kanë vazhduar për në Beograd për ta hartuar dosjen në fjalë. Nuk u është pritur atyre as 20 ditë, ndërkaq shqiptarët presin që 20 vite për mbi 1 000 të zhdukur. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre të jetë vrarë, dhe nëse është vrarë, historia plot gjak e “Lugut të shkive” dihet. Torturat, masakrat, varrosja në varrezë të përbashkët që i përmendin të nënshkruarit për serbët, nuk duken kund dhe nuk mund të vërtetohen. Nëse këta të nënshkruar kanë ndonjë dyshim, le të na tregojnë, por me kusht që të mos gënjejnë ashtu aq palidhje sa që të bëhen objekt për ndjekje penale për shpifje të pakripa.
Në fakt, në Istog ka ndodhur torturat, masakrat, krimet kundër njerëzimit, gjenocidi, eksodi dhe spastrimi etnik, por këtë e kanë bërë serbët kundër shqiptarëve. E dijmë se ekziston një varrezë e madhe në Padalishtë ku janë të varrosur 19 shqiptarë të familjes Imeraj, që të gjithë të masakruar nga serbët, disa prej të cilëve ishin nga fshati Cërkolez. Mos e kanë fjalën të nënshkruarit serbë për këtë varrezë? Nëse po, atë varrezë me 19 viktime e kanë shkaktuar serbët. Shumica dërrmuese e popullsisë së Istogut ishte deportuar, e gjatë deportimit disa ishin vrarë, gjatë rrugëve maleve të Istogut nëpër borë nga serbpt. Ky është eksodi dhe spastrimi etnik për të cilin flasin të nënshkruarit serbë. Kemi hetuar edhe masakra dhe varreza tjera masive në rajonin e Istogut. E gjetëm edhe një varrezë masive më afër Istogut se në Padalishtë. Ajo ishte në arat e fshatit Rakosh ku ishin hedhur nga serbët të masakruarit shqiptarë në burgun e Dubravës, ndërkaq trupin e Ukshin Hotit e kishin varrosur në Lubeniq të Pejës. Të masakruarit tjerë shqiptarë nga rajoni i Istogut i kanë dërguar në Serbi për t’i futur në varreza masive në Rashkë, e deri në Batajnicë (periferi të Beogradit), Klladovë, Pançevë, dhe për t’i hedhur në Danub. Këto pra janë veprat e “engjujve” serbë “shumë të respektuar” si “shembull për gjeneratat e ardhshme” dhe “botën liridashëse.” Në çdo moment që institucionet e sotme të Kosovës e hasin ndonjërin nga nënshkruesit e deklaratës në fjalë, duhet ta arrestojnë dhe ndaj tij/saj menjëherë të ngrihet kallëzim penal, për të dhënë përgjegjësi për gjithë atë gjenocid, masakra, tortura, eksod, spastrim etnik, shiptarellat terroristë, etj., etj.
******************************
Analiza është bërë nga NSSMWP*

Raportin e përgatiti: Isa Mulaj
Qyshk, 18.03.2018

Vazhdon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,233 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi