Pa dyshim, edhe ky veprim shantazhi ndaj popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës, bënë pjesë në skenarin e shovinizmit serbo-rus.
Mund të besohet me bazë se edhe ky veprim i çetnikëve të Beligradit, është pjesë e një objektivi të paracaktuar. Të detyroj popullatën shqiptare – shumicë në Luginën e Preshevës të shpërngulet apo të kërkoj ribashkim me Kosovën. Krejt kjo e kalkuluar deri në imtësi në kabinetin e gjeneralit Dikoviq, për ndarjen e Kosovës, duke i shkëputur asaj Veriun, si dhe për të krijuar rrethanat për vendosjen e kufirit Kosovë-Serbi, aty ku fillon pjesa veriore e qytetit të Mitrovicë- në lumin Ibër.
Në kuadër të këtij kalkulimi janë: provokimi i çetnikut të përqyrrtë Gjuriq, si dhe dyndja e njësive të blinduara të ushtrisë serbijane, përfshirë këtu tanket M-84 dhe T-72, pranë vijës kufitare Kosovë-Serbi, në Rashkë, Merdarë, Tabëll, afër Preshevës dhe Bujanocës...
Të gjitha këto veprime të shovinistëve serbo-rus, nuk janë ndonjë befasi për ne shqiptarët. “Befasia” kryesore të cilën nuk e kemi pritur, është mos reagimi i KFOR dhe Euleks, apo thënë edhe më troç mos reagimi i SHBA-ve dhe BE, pse jo edhe i KS të OKB-së, ndaj kërcënimit ndaj shqiptarëve, nëpërmjet vringëllimës me armë nga Beogradi!
|