Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politika e brendshme mund vetëm të na çojë në humbje; politika e jashtme mund të na vrasë
Publikuar më 31 korrik, 2018 në orën 17:20 ( ) Afrim Morina | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Interviste e imagjinuar

Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti më i ri në detyrë. Lindi më 29 maj 1917 dhe u vra më 22 nëntor në Dallas. Megjithëse qëndroi pak në detyrë, cilësohet si presidenti që shmangu Luftën e Tretë Botërore dhe zgjidhi një sërë krizash ndërkombëtare. Ishte i martuar me Jacky Lee Bouvier dhe pati katër fëmijë. Për vrasjen e tij pati vetëm një të arrestuar.
Me këtë përsonalitet të njohur në politikë, jo vetëm në SHBA, do të mundohem, që permes bashkëbisedimit, t’ia bëjë të njohur publikut shqiptar, për të parë, se në një kohë të luftës së ftohtë, në Evropë, ndërsa për fillimin e një lufte të re në Vietnam, bota do të jetë në ethe, sidomos në krizën e njohur si “Gjiri i derrave” në Kube.

Morina:- Kur është fimiu i humbur?

Kenedy:- Një fëmijë, i keqarsimuar, është një fëmijë i humbur.

Morina:- Kush jeton?

Kenedy:- Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por një ide vazhdon të jetojë.

Morina:- Kur ka frikë një shtet, nga qytetarët e tij?

Kenedy:- Një shtet, i cili ka frikë, që t'i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen, në një treg të hapur, është një shtet, që ka frikë prej njerëzve të tij.

Morina:- Çfarç mendoni për Berlinin?

Kenedy:- Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit. Dhe prandaj, si një njeri i lirë, unë gjej krenari në fjalët "Ich bin ein Berliner!" (Unë jam një Berlinas).

Morina:- Çfarë bënë Amerika sot?

Kenedy:- Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e hapësirës

Morina:- Çfarë mund të pyesin bashkëqytetarët e Juaj?

Kenedy:- Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju, vendi juaj: pyetni, çfarë mund të bëni ju, për vendin tuaj.

Morina:- Cili është çmimi më i lartë?

Kenedy:- Teksa shprehim mirënjohjen, ne nuk duhet të harrojmë kurrë, se vlerësimi më i lartë nuk është, t'i shqiptosh fjalët, por të jetosh prej tyre

Morina:- Kur humbët e ardhmja?

Kenedy:- Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm të shkuarën ose të tashmen, është e sigurtë se e humbasin të ardhmen.

Morina:- Në cilat shtete ka ardhur komunizmi në pushtet?

Kenedy:- Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet, në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dya

Morina:- Çka është konformiteti?

Kenedy:- Konformiteti është burgosësi i lirisë dhe armiku i rritjes.

Morina:- Për çfarë jete duhet të lutemi?

Kenedy:- Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë.

Morina:- Çfarë përgjegjësie keni?

Kenedy:- A e kuptoni çfarë përgjegjësie kam unë? Jam i vetmi person, që qëndroj midis
Richard Nixon dhe Shtëpisë së Bardhë.

Morina:- Ku është dallimi në mes politikës së brendëshme dhe asaj të jashtme?

Kenedy:- Politika e brendshme, mund vetëm të na çojë në humbje; politika e jashtme, mund të na vrasë.

Morina:- A janë mjaftë përpjekjet dhe guximi?

Kenedy:- Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft, pa qëllimin dhe drejtimin

Morina:- Nëse i falim armiqtë?

Kenedy:- Fali armiqtë e tu, por kurrë mos i harro, emrat e tyre.

Morina:- Gjeografia, historia, ekonomia dhe Zoti, kanë lidhje ndërvete?

Kenedy:- Gjeografia na ka bërë ne fqinj. Historia na ka bërë miq. Ekonomia na ka bërë ne partnerë, dhe nevoja na ka bërë ne aleatë. Ata të cilët Zoti i ka bashkuar, le të mos i ndajë njeriu

Morina:- Po, historia?

Kenedy:- Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të shkuar, që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh tutje.

Morina:- Cili ishte mesazhi i Juaj, elektoratit, kur u kandiduat për President?

Kenedy:- Unë nuk jam kandidati katolik për President. Unë jam kandidati i Partisë Demokratike për President, i cili ndodh të jetë, gjithashtu katolik.

Morina:- Çfarë mendoni për planetet tjera?

Kenedy:- Më vjen keq të them, se ka tepër shumë arsye për qyfyrin, se jeta është e zhdukur në planetet e tjera, ngaqë shkencëtarët e tyre janë më të përparuar se tanët.

Morina:- Po, në Paris ishit të knaqur, si burr?

Kenedy:- Unë jam burri që e shoqëroi Jacqueline Kennedyn në Paris, dhe jam kënaqur.
Morina:- Jeni gjithnjë i informuar, menjëherë, nga inteligjenca?

Kenedy:- Nuk mendoj, se raportet e shërbimeve inteligjente, janë të gjitha të freskëta. Nganjëherë unë marrë më shumë raporte të tilla, nga New York Times.

Morina:- Besoni në elektroratin amerikan, gjatë votimit?

Kenedy:- Unë shpresoj se, asnjë amerikan, nuk do ta shfrytëzojë rastin dhe të hedhë votën e tij ose për mua ose kundër meje, vetëm për shkak të përkatësisë time fetare. Kjo nuk është relevante.

Morina:- Çfarë u shkrunta babai gjatë fushatës elektorale?

Kenedy:- Sapo mora një telegram nga Babai im bujar; i dashur Xhek, mos merr asnjë votë më shumë se është e nevojshme. Nuk do të ishta në vete nëse do të merrja një votë mbarëpopullore

Morina:- Si president, çka pritni për Amerikën?

Kenedy:- Unë jam në pritje të një të ardhmeje të madhe për Amerikën - një të ardhme ku vendi ynë do të matë forcën e tij ushtarake me moralin tonë të përmbajtur, pasurinë e tij me mençurinë tonë, fuqinë e tij me qëllimin tonë.

Morina:- Thënia “Rroftë shteti”, çka mgërthen në vete?

Kenedy:- Mendoj se "Rroftë Shefi" ka diçka bukurtingëlluese

Morina:- Çfarë idealisti jeni?

Kenedy:- Unë jam një idealist pa iluzione.

Morina:- Çfarë nuk mund të bëjë një shoqëri e lirë?

Kenedy:- Një shoqëri e lirë, nuk mund t'i ndihmojë shumicën që është e varfër, ajo nuk mund t'i shpëtojë ata, të paktë, që janë të pasur

Morina:- Nëse dikush mendon të bëjë atentat në Ju, çfarë mund të bëjë?

Kenedy:- Nëse dikush është aq i çmendur, sa të vrasë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai nuk mund ta bëjë këtë. E gjitha që ai mund të përgatitet të bëjë, është që ta japë jetën e tij, për jetën e presidentit.

Morina:- Çfarë duhet të bëjë shoqëria për artistin?

Kenedy:- Nëse arti është për t'i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin të lirë që të kërkojë vizionin e tij, kudo që ky e fton artistin.

Morina:- A mund të ndryshojë bota për të mirë?

Kenedy:- Nëse ne nuk mund t'iu japim fund ndryshimeve tona, së paku, mund të ndihmojmë për ta bërë botën, të sigurtë për ndryshyeshmërinë.

Morina:- Çka mendoni për shkuarjen e njeriut në Hënë?

Kenedy:- Në një ndërrmarrje vërtet reale, nuk do të jetë një njeri që po arrin në Hënë, do të jetë gjithë kombi. Për këtë duhet të punojmë ne të gjithë, që ta dërgojmë atë atje.

Morina:- Bota ka qenë në rrezik disa here, kështuqë janë përfshirë breza të caktuar?

Kenedy:- Në historinë e gjatë të botës, vetëm pak breznive iu është dhënë roli për ta mbrojtur lirinë në orën e tij të rrezikut më të madh. Unë nuk shmangem nga kjo përgjegjësi - e mirëpres atë

Morina:- Amerika është tutorja më e madhe e izraelit. Ky shtat edhe e ka komodititetin e luftës pushtuese, pa u ndëshkuar, pse?

Kenedy:- Izraeli nuk u krijua që të zhduket - Izraeli do të përparojë dhe lulëzojë. Ai është fëmijë i shpresës dhe shtëpi e zotësisë. Ai nuk mund të prishet nga armiqësia, as nuk mund të demoralizohet ng suksesi. Ai përmban këllëfin e demokrcisë dhe e nderon shpatën e lirisë.

Morina:- Cili është fat i keq?

Kenedy:- Është një fat fatkeq, që ne mund ta sigurojmë paqen, vetëm duke përgatitur luftën.

Morina:- Ju keni deklaruar se keni të mirat e dy botëve?

Kenedy:- Mund të jetë e trishtë tani, që unë kam më të mirat e dy botëve. Një shkollim në Harvard dhe një titull në Yale

Morina:- Çka ju kujton Hrushqovi?

Kenedy:- Hrushovi ma kujton mua gjahtarin e tigrit, i cili e ka bërë gati murin ku t'ia varë lëkurën, përpara se të ketë kapur tigrin. Tigri ka ide të tjera.

Morina:- Cilat janë të pa ndshme?

Kenedy:- Udhëheqja dhe nxjerra e mësimeve janë të pandashëm nga njëri tjetri.

Morina:- Ç’të mira sjellin heqja e mërive të të dyja blloqeve ushtarake?

Kenedy:- Le të nxitim të dy palët mrekullitë e shkencës në vend të terroreve të saj. Së bashku ne mund t'i zbulojmë yjet, t'i pushtojmë shkretëtirat, t'i çrrënjosim sëmundjet, t'i shfrytëzojmë thellësitë e oqeaneve, dhe t'i trimërojmë artet dhe tregtinë.

Morina:- Çka do të bënit, për të siguruar mbijetesë dhe liri?

Kenedy:- Le ta dijë çdo shtet, pavarësisht nëse na e do të mirën apo të keqen, se ne do të paguajmë çdo çmim, do të bëjmë të pamundurën, do të përkrahim çdo mik, do të kundërshtojmë çdo armik për të siguruar mbijetesën dhe suksesin e lirisë

Morina:- Me çka do të krenohet Amerika?

Kenedy:- Le të shkojë fjala, përtej kohës dhe hapësirës, tek miku dhe armiku njëlloj, se pishtar ka kaluar tek një brezni e re e amerikanëve, lindur në këtë shekull, kalitur nga lufta, disiplinuar nga paqja e vështirë dhe e hidhur

Morina:- Si duhet qasur negociatave?

Kenedy:- Le të mos negociojmë kurrë nga frika. Por të mos kemi kurrë frikë që të negociojmë

Morina:- Në skenën politike amerikane, dominojnë dy forca të mëdha politike, për SHBA, çfarë do të bënit Ju?

Kenedy:- Le të mos e kërkojmë përgjigjen demokratike apo përgjigjen republikane, por ta kërkojmë përgjigjen e duhur. Le të mos kërkojmë t'ia lëmë fajin së kaluarës. Le ta pranojmë përgjegjësinë tonë për të ardhmen.

Morina:- Çka është njeriu?

Kenedy:- Njeriu është prapëseprapë kompujteri më i mirë i të gjithëve.

Morina:- Kur duhet për të përshpejtuar njerëzit, për t’i dhënë fund luftës?

Kenedy:- Njerëzimi duhet t'i japë fund luftës, përpara se lufta t'i ketë dhënë fund njerëzimit

Morina:- Dëshira e nënave për fëmijët e tyre?

Kenedy:- Të gjitha nënat duan që djemtë e tyre t'i rritin për t'i bërë presidentë, por ato nuk duan që ata të bëhen politikanë, para se të bëhen presidentë

Morina:- Po, vëllai yt, Bob?

Kenedy:- Vëllai im Bob, nuk do që të jetë në qeveri, ai i premtoi Babait, se do të jetë me të drejtën

Morina:- Çfarë të thonte babali për biznismenët?

Kenedy:- Babai im gjithmonë më thoshte se të gjithë biznesmenët janë bij kurvash, por unë asnjëherë nuk i kisha besuar deri tani.

Morina:- Kur janë të barabartë, në Amerikë, të gjitha racat?

Kenedy:- Askush s'ka pyetur për racën e tij kur ka qenë puna të jetohet apo të vdiset për Amerikën, nuk ka shenja të badha apo të zeza në pozicionet e luftimit apo në varrezat e betejave

Morina:- E sulmuat Vietnamin, pse?

Kenedy:- Ne tani kemi nevojë ta bëjmë fuqinë tonë të besueshme, dhe Vietnami është vendi i duhur.

Morina:- Ka gjëra që i tejkolojnë arsyet?

Kenedy:- Nganjëherë t'i thua, se do të bëhet në sekondë diçka, që do të kërkojë gjithë jetën tënde

Morina:- Cili është kërcnimi për sigurinë e juaj?

Kenedy:- Dobësimi ynë, mungesa e forcës sonë fizike gjithnjë e më madhe, janë një kërcënim për sigurinë tonë

Morina:- Cila është e përbashkëta e njerëzimit?

Kenedy:- Lidhja jonë më qendrore e përbashkët është, se ne të gjithë e banojmë këtë planet. Ne të gjithë marrim të njëjtin ajër. Ne të gjithë ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe jemi të gjithë të vdekshëm.

Morina:- Kush i krijon problemet dhe kush duhet t’i zgjidh ato?

Kenedy:- Problemet tona janë të krijuar nga njeriu, prandaj ato duhen zgjidhur nga njeriu. Dhe njeriu mund të jetë i madh sa ai të dojë. Nuk ka probleme të fatit njerëzor përtej qenieve njerëzore

Morina:- Arsimi dhe kombi, kanë lidhje ndërvete?

Kenedy:- Progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se progresi ynë në arsim. Mendja njerëzore është burimi ynë fundamental

Morina:- Po, paqja?

Kenedy:- Paqja është një proces i përditshëm, i përjavshëm, i përmuajshëm opinionesh që ndryshojnë gradualisht, duke i gërryer ngadalë pengesa, duke ndërtuar qetësisht strukturat e reja.

Morina:- Çfarë mund të na thuani për stërvitjet fizike?

Kenedy:- Stërvitja fizike nuk është vetëm një nga çelësat kryesorë të shëndetit trupor, por është baza e dinamikës dhe akitivitetit krijues intelektual

Morina:- Cila është rruga e progresit?

Kenedy:- Rruga më e mirë drejt progresit është rruga e lirisë.

Morina:- Cilin shteg nuk do ta zgjidhni, ju amarikanët?

Kenedy:- Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim kurrë, dhe ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit.

Morina:- Çka është guximi i jetës?

Kenedy:- Guximi i jetës, është shpesh një spektakël, më pak dramatik, se guximi i një momenti final; por ai nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme, e triumfit dhe tragjedisë

Morina:- Cilli është qëllimi i arsimit?

Kenedy:- Qëllimi i arsimit është përparimi i dijës dhe përhapja e së vërtetës

Morina:- Cilli është armiku më i madh i së vërtetës?

Kenedy:- Armik i madh i së vërtetës, shumë shpesh nuk është gënjeshtra e paramenduar, e sajuar dhe e pandershme, por miti këmbëngulës, bindës dhe jorealist.
Morina:- Kur shpaloset padituria?

Kenedy:- Sa më shumë që dija jonë rritet, aq më shumë padija jonë shpaloset

Morina:- Çka dëmton sigurinë në demokraci?

Kenedy:- Padija e një votuesi në një demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve

Morina:- Sa është i sigurt shtegu që keni zgjedhur?

Kenedy:- Shtegu që kemi zgjedhur për të tashmen është plot rreziqe, ashtu siç janë të gjitha shtigjet

Morina:- Pse punoni?

Kenedy:- Rroga është e mirë dhe unë do të vazhdoj të punoj

Morina:- Kush mund t’i zgjidh problemet e botës?

Kenedy:- Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz, të cilët mund të ëndërrojnë, për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.

Morina:- Kur duhet rregulluar çatinë?

Kenedy:- Koha për ta riparuar çatinë është kur dielli është duke ndritur

Morina:- Kundër kujt janë amerikanët?

Kenedy:- Fjala e mirëfilltë "sekret" është e neverishtme në një shoqëri të lirë dhe të hapur; dhe ne jemi si popull aktualisht dhe historikisht, kundër shoqërive sekrete, betimeve sekre, dhe procedimeve sekrete.

Morina:- Çfarë fuqie ka sot njeriu?

Kenedy:- Bota është e ndryshme tani. Sepse, njeriu, mban në duart e tij të vdekshme, fuqinë për t'i zhfukur të gjitha format e varfërisë njerëzore dhe të gjtiha format e jetës njerëzore

Morina:- Cilli është qëllimi i amerikanëve?

Kenedy:- Bota e di se Amerika nuk do të fillojë kurrë një luftë. Kjo brezni e amerikanëve ka pasur mjaft luftë dhe urrejtje... dhe ne duam të ndërtojmë një botë të paqes ku të dobëtit janë të sigurtë dhe të fortët janë të tillë

Morina:- Ju shumë herë e përmendni Berlinin?

Kenedy:- Aty janë dy botra, ajo e perendimit dhe e Rusisë.

Morina:- Për këtë edhe iu drejtoni botës se në Berlin?

Kenedy:- Ka shumë njerëz në botë të cilët realisht nuk e kuptojnë - ose thonë kështu - se cila është çështja e madhe midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të vijnë ata në Berlin!

Morina:- Cila është më e rezikshme, veprimi apo mosveprime?

Kenedy:- Ka rreziqe dhe kosto të veprimit. Por ato janë shumë më të vogla se rrezja e gjatë e rreziqeve të mosveprimit.

Morina:- Pabarazia, çfarë sjell?

Kenedy:- Ka gjithmonë pabarazi në jetë. Disa janë vrarë në një luftë, disa të tjerë janë plagosur dhe disa të tjerë nuk janë larguar kurrë nga vendi. Jeta është e pandershme

Morina:- Po, gjërat?

Kenedy:- Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë bërë për të ndodhur.

Morina:- Kush mund të arrij madhërisht?

Kenedy:- Ata që guxojnë të dështojnë poshtërsisht mund të arrijnë madhërisht

Morina:- Kush mund të bëjë revolucion të dhunshëm?

Kenedy:- Ata që e bëjnë revolucionin paqësor të pamundshëm, do ta bëjnë revolucionin e dhunshëm, të pashmangshëm.

Morina:- Kur nuk do të fajsojmë të shkuarën dhe nuk i frgohemi të ardhmes?

Kenedy:- T'i themi gjërat çiltërisht, nuk do të thotë të dëshpërohemi ndaj së ardhmes, ose të fajësojmë të shkuarën. Trashëgimtari i matur e bën me kujdes inventarin e trashëgimive të tij dhe iu jep një besueshmëri të plotë, atyre që ua detyron besimin

Morina:- Çka është tolerance?

Kenedy:- Toleranca nuk e përfshin përkushtimin e dikujt ndaj fesë. Më shumë ajo dënon shtypjen ose padrejtësinë ndaj të tjerëve.

Morina:- Kur knaqemi?

Kenedy:- Tepër shpesh ne... kënaqemi me rehatinë e opinionit, pa telashin e mendimit.

Morina:- Çka mund të na thoni për fitorën dhe humbjen?

Kenedy:- Fitorja ka mijëra etër, por humbja është jetime

Morina:- Deri kur do të egzistojë lufta?

Kenedy:- Lufta do të ekzistojë, atë ditë të largët, kur kundërshtarët e ndërgjegjshëm do të kenë të njëjtin reputacion dhe prestigj që kanë luftëdashësit sot

Morina:- Kur ka frikë pushteti nga qytetarët e tij?

Kenedy:- Ne nuk kemi frikë t'ua besojmë amerikanëve faktet e papëlqyeshme, idealet e huaja, filizofitë aliene dhe vlerat konkuruese. Sepse një shtet që ka frikë ta lejojë popullin e tij ta gjykojë të vërtetën dhe të rremen, në një treg të hapur, është një shtet që ka frikë nga populli i tij.

Morina:- Keni besim te njerëzit?

Kenedy:- Ne besojmë, se, nëse njerëzit kanë talent të shpikin makina, të cilat i largojnë njerëzit nga puna, kanë talent që t'i kthejnë në punë ata njerëz.

Morina:- Çka nuk mund të pritni?

Kenedy:- Ne nuk mund të presim, që të gjitha vendet të kenë sisteme të ngjashme, sepse konformiteti është burgosës i lirisë dhe armik i rritjes

Morina:- Çfarë fuqie keni?

Kenedy:- Ne kemi fuqinë ta bëjmë këtë brezninë më të mirë të njerëzimit në historinë e botës ose ta bëjmë atë të fundit.

Morina:- Çka nuk ju lejon histroria?

Kenedy:- Ne do të donim të jetonim si kemi jetuar dikur, por historia nuk na e lejon këtë

Morina:- Pushteti kur prinë, çfarë bënë poezia?

Kenedy:- Kur pushteti e prin njeriun drejt arrogancës, poezia ia kujton kufizimet e tij. Kur pushteti e ngushton atë në shqetësimet e njeriut, poezia ia kujton atij pasurinë dhe larminë e ekzistencës. Kur pushteti korrupton, poezia pastron.

Morina:- Çka Ju befasoi kur morrët detyrën?

Kenedy:- Kur ne e morëm detyrën, gjërat që më së shumti më befasuan mua, ishte se gjërat ishin po aq keq sa ne kishim thënë se ishin.

Morina:- Çka është synimi i edukimit?

Kenedy:- Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja e së vërtetës.

Morina:- Me rritën e diturisë, çfarë ndodh?

Kenedy:- Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.

Morina:- Pas vdekjes së njeriut?

Kenedy:- Njeri mund të vdes, kombet mund të ngrihen dhe bie, por Njeri mund të vdes, kombet mund të ngrihen dhe bie, por ideja vazhdon të jetojë.

Morina:- Kush mund ta humb të ardhmen?

Kenedy:- Ndryshimi është ligj i jetës. Dhe ata të cilët shikojnë vetëm të kaluarën dhe të tashmen kanë gjasa të e humbasin të ardhmen

Morina:- Çka është arti?

Kenedy:- Ne nuk duhet harruar, se arti, nuk është formë e propagandës; është formë e së vërtetës.

Morina:- Çka është politika?

Kenedy:- Politika është sikur futbolli; nëse sheh dritë, kalo përmes vrimës.

Morina:- Po, talenti?

Kenedy:- Të gjithë ne nuk kemi talent të njëjtë, por të gjithë ne duhet të kemi shans të njëjtë të zhvillojmë talentin tone

Morina:- Kë duhet falenderuar?

Kenedy:- Ne duhet gjetur kohë që të ndalojmë dhe t’i falënderojmë njerëzit të cilët ndryshojnë jetën tonë.

Prishtinë, 10. 06. 2018


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,378 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi