Ai i cili është i mendimit, se paraja mund të bëj gjithçka, mund të dyshohet që bën gjithçka për para |
Publikuar më 06 shtator, 2018 në orën 13:52 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
Interviste e imagjinuar
Benjamin Franklin (17 Janar, 1706 – 17 Prill, 1790) ishte zbulues, zhurnalistë, botues, diplomat dhe politikan amerikan. Frenklin-i ishte amerikani i pare, që u bë figurë botërore. Emri i Tij, është i vetmi emër, të cilin e shohim në katër dokumentet kryesore, të themelimit të Shteteve të Bashkuara: Deklaratës së Pavarësisë; Kushtetutës;
Traktatit të Aleancës me Francën dhe Traktatin e paqes me Anglinë.
Akti i fundit public, gjenial, i Benxhamin Frenklinit ishte ai i 12 shkurtit 1790, kur firmosi një peticion drejtuar kongresit amerikan, mbi skllavërinë, të cilën e karakterizonte si një “tregti të urryer” dhe propozonte t’i jepej fund trafikimit të skllevërve. Ai kishte formuar shoqërinë e parë amerikane, që kërkonte zhdukjen e skllavërisë. Benxhamin Frenklini vdiq vetëm dy muaj më pas, në 17 Prill, duke lënë pas tij kujtimin e një figurë legjendare.
Një nga figurat më të spikatura amarikane, për pavarësinë e saj, duke mos përjashtuar edhe armët, i dha hov luftës kundër pushtimit Anglez dhe kjo u realizua me sukses. Bëri shumë për atdheun e vet, në fusha të ndryshme të jetës, sidomos në politikbërjen e shtetit të ri. E zgjodha për bashkëbisedim, se kemi shumëçka për të shpalosur, që duhet të marrin mësim gjenerata e reja dhe ato që janë në skenën politike, nga shembulli i tij jetësor dhe mendimet e tija, që do t’i shpalosi në këtë rast.
Morina:- Para se të bashkëbisedojmë për fusha tjera të jetës, sidomos ato politike, po ia fillojmë me shkencën. Si ju erdhi ide për shpikjen e dhomës, për ngrohje?
Frenklin:- Soba e ngroh dhomën në tërësi dhe në këtë mënyrë, njerëzit e familjes, nuk është nevoja të mblidhen rreth oxhakut, si më pare, për t’u ngrohur, por mund të qëndrojnë ulur edhe pranë dritares, ndërsa lexojnë, shkruajnë, bëjnë triko, etj.
Morina:- Për dioprinë, Ju lindi ideja apo nga nevoja?
Frenklin:- Njeriu vështron poshtë kur sheh sendet e imta, dhe ngre sytë kur do të shohë sendet në largësi. Kjo ishte nevojë
Morina:- Shpikjet e Juaja i lëshuat për shrytëzim falas, pse?
Frenklin:- Ashtu sikurse gëzojmë shpikjet e të tjerëve, ashtu duhet të kemi edhe kënaqësi t’u shërbejmë të tjerëve, me shpikjet tona dhe kjo duhet bërë gratis dhe me gjenerozitet.
Morina:- Ishit ndër zërat e pare, për mëvehtësi të Amerikës?
Frenklin:- Amerika duhet të jetë e lirë, të kontrollojë zhvillimin e saj të brendshëm.
Morina:- Cili ishte synimi Juaj, parësor?
Frenklin:- Unë mendoj, që pavarësia (e Amerikës), është më e nderuar se çdo shërbim në shërbim të Anglisë.
Morina:- Kishte zëra që i frikoheshin dhënies së mendimit, për mëvehtësinë e Amerikës, dhe kërkuan që të ketë mendim kolektivë. Ju me ironi iu përgjegjete?
Frenklin:- Po, ne duhet të qëndrojmë sëbashku, ndryshe do të na varin një e nga një.
Morina:- Ku duhet bërë më tepër investim?
Frenklin:- Investimi në dituri, paguan interesin më të mirë.
Morina:- Kur e njohim injorancën tone?
Frenklin:- Pragu drejt tempullit të mençurisë, është njohja e injorancës sonë.
Morina:- Fshatari dhe avokatët?
Frenklin:- Fshatari, mes dy avokatëve, është sikur peshku mes dy macesh.
Morina:- Si mund të dobësohet një perandori?
Frenklin:- Një perandori e madhe, si një torte e madhe, më së lehti dobësohet qosheve.
Morina:- Kur mund ta quajmë shtëpinë vendbanim?
Frenklin:- Shtëpia nuk është vendbanim, përveç, nëse ka ushqim dhe ngrohtësi për mendjen edhe për trupin.
Morina:- Kush është më i madh se injoranti?
Frenklin:- Një kokëtrashë i edukuar, është një kokëtrashë më i madh. se sa një injorant.
Morina:- Përtaci dhe përtacëria?
Frenklin:- Jeta e një përtaci dhe një jetë përtacie janë dy gjëra. Do të ketë mjaftë gjumë në varr.
Morina:- Po, njeriu i mbyllur?
Frenklin:- Një njeri i mbyllur në vete, formon një pako shumë të vogël.
Morina:- Kursimi?
Frenklin:- Një lek i kursyer është një lek i fituar.
Morina:- Çka është admirimi?
Frenklin:- Admirimi është djali i (origjinal: vajza e) injorancës.
Morina:- Njerëzimi në sa klasa ndahet
Frenklin:- I gjithë njerëzimi ndahet në tri klasa: të pa lëvizshmit, të lëvizshmit, ata që lëvizin.
Morina:- Çfarë mendimi keni për luftërat?
Frenklin:- Të gjitha luftërat janë budallallëk, shumë të shtrenjta dhe shumë djallëzore.
Morina:- Për zemërimin?
Frenklin:- Zemërimi, asnjëherë nuk është pa arsye, por rrallë me një të mirë.
Morina:- Çka nënkuptojnë duartrokitjet?
Frenklin:- Duartrokitjet presin suksesin.
Morina:- Si i ndani grupmoshat?
Frenklin:- Në moshën njëzet vjeçare, mbretëron vullneti; në moshën tridhjetëvjeçare, zgjuarsia; dhe në moshën katërdhjetëvjeçare, gjykimi.
Morina:- Kur duhet të jeni i kujdesëshëm?
Frenklin:- Të jesh i ngadalshëm në përzgjedhjen e shokëve, edhe më i ngadalshëm në ndërrimin e tyre.
Morina:- Kush janë miq të vjetër?
Frenklin:- Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.
Morina:- Cili është turpi më i madh?
Frenklin:- Të jesh injorant nuk është turp aq i madh, sa të mos duash të mësosh.
Morina:- Kur duhet për të qenë të vëmendshëm?
Frenklin:- Bëhu i vëmendshëm ndaj shpenzimeve të vogla. Plasaritja e vogël, e fundos anijen.
Morina:- Kur duhet pasur kujdes?
Frenklin:- Ki kujdes nga punë qejfi, që ha.
Morina:- Kur mund të dështosh?
Frenklin:- Duke dështuar së përgatituri, je duke u përgatitur të dështosh.
Morina:- Kur bëhet njeriu i pasur dhe i varfër?
Frenklin:- Kënaqësia, e bën njeriun e varfër, të pasur; pakënaqësia, e bën njeriun e pasur, të varfër.
Morina:- Kush mban në mend më mire, kredituesi apo debituesi?
Frenklin:- Kredituesit mbajnë mend më mirë se debituesit.
Morina:- Po, për zellin?
Frenklin:- Zelli është nëna e fatit të mirë.
Morina:- Për dyshimin dhe kujdesin?
Frenklin:- Dyshimi dhe kujdesi janë prindërit e sigurisë.
Morina:- Si duhet të sillemi ndaj shokëve dhe armiqëve?
Frenklin:- U bëj mirë shokëve, që t’i mbash, armiqve që t’i fitosh.
Morina:- Kujt nuk duhet frikuar?
Frenklin:- Mos iu friko gabimeve. Do ta njohësh humbjen. Vazhdo të përparosh.
Morina:- Për vlerën?
Frenklin:- Ose shkruaj diç me vlerë, për tu lexuar, ose bëj diç me vlerë, për tu shkruar.
Morina:- Kush i mposht të gjitha?
Frenklin:- Vullneti dhe këmbëngulja, mposhtin të gjitha gjërat.
Morina:- Ka diçka që nuk mund të blihet?
Frenklin:- Madje, dhe paqja mund të blihet, me çmim shumë të lartë.
Morina:- Jastëku më i mirë, për çka është?
Frenklin:- Lodhja është jastëku më i mirë.
Morina:- Çfarë dobie kemi nga lodhja?
Frenklin:- Lojërat vajosin trupin dhe mendjen.
Morina:- Gjeniu dhe edukata?
Frenklin:- Gjeniu pa edukim, është sikur argjendi në minierë.
Morina:- Kujt i ndihmon Zoti?
Frenklin:- Zoti u ndihmon atyre që ndihmojnë veten.
Morina:- Kur fillon tu vije era musafirëve?
Frenklin:- Mysafirët, si peshqit, fillon tu vije era pas tri ditësh.
Morina:- Mund të ndodh, edhe nga një gjysmë e vërtet, të jetë gënjeshtër?
Frenklin:- Gjysmë e vërteta, shpesh është, një gënjeshtër e madhe.
Morina:- Është varfëria turp?
Frenklin:- Të jesh i varfër nuk është turp, por të turpërohesh për atë, është.
Morina:- Posedimi?
Frenklin:- Ai nuk posedon pasuri, ajo posedon atë.
Morina:- Kush duron?
Frenklin:- Ai i cili mund të durojë, mund të posedojë gjithçka.
Morina:- Kush është më i mençur?
Frenklin:- Ai i cili faqos veten, është më i mençur, se sa ai, i cili, faqos një libër.
Morina:- Kush mund të huazojë gjithçka?
Frenklin:- Ai i cili e ekspozon shumë shpesh gruan dhe kuletën është në rrezik, t’i huazohen që të dyja.
Morina:- Ai që di të arsyetojë?
Frenklin:- Ai i cili është i mirë për arsyetime, rrallë është i mirë, për ndonjë gjë tjetër.
Morina:- Ata që mendojnë se paraja bënë gjithëçka?
Frenklin:- Ai i cili është i mendimit, se paraja mund të bëj gjithçka, mund të dyshohet që bën gjithçka për para.
Morina:- Ata që jetojnë me shpresë?
Frenklin:- Ai i cili jeton nga shpresa, do të vdesë nga uria.
Morina:- Për gjumashët?
Frenklin:- Ai i cili ngrihet vonë, duhet të ecë shpejtë gjithë ditën.
Morina:- Për fjalamanët?
Frenklin:- Ai i cili fletë shumë, gabon shumë.
Morina:- Ata që presin fatin?
Frenklin:- Ai i cili pret nga fati, asnjëherë nuk është i sigurt për darkën.
Morina:- Kush nuk mundet për të ndihmuar?
Frenklin:- Ai i cili nuk do të jetë i këshilluar, nuk mund të ndihmohet.
Morina:- Kush nuk është në siguri
Frenklin:- Ai i cili është i siguruar, nuk është në siguri.
Morina:- Kush nuk do të ketë kundërshtar?
Frenklin:- Ai i cili dashurohet në veten e tij, nuk do të ketë asnjë rival.
Morina:- Kë duhet ta dëgjosh?
Frenklin:- Dëgjoje arsyen, ose ajo do të të bëj ta ndjesh.
Morina:- Nëse i fshehim talentet, kujt i ngjajnë?
Frenklin:- Mos i fsheh talentet. Ato janë bërë për përdorim. Çfarë është një orë diellore, nën hije?
Morina:- Cila është politika më e mire?
Frenklin:- Sinqeriteti është politika më e mirë.
Morina:- Çka ju pengon?
Frenklin:- Mendoj se nuk më pengon se jam plak, se sa të jem plak dhe trashaman dhe i vjetër.
Morina:- Vdekja, nga vjen?
Frenklin:- Pash disa që vdiqën nga uria; nga të ngrënit, njëqindmijë.
Morina:- Cilat rubrika, të gazetave, i lexoni pa u ngritur?
Frenklin:- Ngrihem çdo mëngjes ora nëntë dhe marr gazetën e mëngjesit. Shoh tek faqja e homazheve. Nëse emri im nuk është në të, ngrihem.
Morina:- Kur i dyfishohen problemet, njeriut?
Frenklin:- Nëse njeriu do të mund të kishte gjysmën e dëshirave të tij, do t’i dyfishonte problemet.
Morina:- Ku mund të ruhet më së miri kuleta?
Frenklin:- Nëse njeriu zbraz kuletën në kokë, askush nuk mund t’ia marrë.
Morina:- Si e kuptoni ndarjen?
Frenklin:- Nëse nuk rrimë bashkë, patjetër duhet të rrimë të ndarë.
Morina:- Ka të ngopur njeriu?
Frenklin:- Nëse dëshiron shumë gjëra, shumë gjëra do të duken pakë.
Morina:- Për të qenë i dashur?
Frenklin:- Nëse dëshiron të jesh i dashur, duaj dhe bëhu i dashur.
Morina:- Për të arritur përjetësinë, çka duhet bërë?
Frenklin:- Nëse nuk dëshiron të harrohesh së shpejti, pasi të kesh vdekur, ose shkruaj diç me vlerë për tu lexuar ose bëj diç me vlerë për tu shkruar.
Morina:- Çka ka tç sigurtë në këtë botë?
Frenklin:- Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe tatimeve.
Morina:- Kush nuk ka nevojë për deshira?
Frenklin:- Industria nuk ka nevojë për dëshira.
Morina:- Njeriu i lumtur dhe i mjerë?
Frenklin:- Njeriu punëtor, është njeriu i lumtur. Njeriu përtac, është njeriu i mjerë.
Morina:- Më lehtë është për të bërë famë, apo për ta humbur atë?
Frenklin:- Duhen shumë vepra të mira për të bërë famë dhe vetëm një e keqe për ta humbur atë.
Morina:- Çka sygjeroni para dhe pas martese?
Frenklin:- Mbaji sytë tërësisht të hapur para martese, gjysma të hapur më pas.
Morina:- Çka është tragjedia e jetës?
Frenklin:- Tragjedia e jetës është se plakemi shpejtë dhe të mençur shumë vonë.
Morina:- Çka nuk është gjetur?
Frenklin:- Koha e humbur nuk është gjetur asnjëherë përsëri.
Morina:- Blihet apo shitet kënaqësia?
Frenklin:- Shumë njerëz mendojnë, se po blejnë kënaqësinë, kur ata vërtetë i shesin veten asaj.
Morina:- Po dhelpërat?
Frenklin:- Shumë dhelpra rriten gri, por vetëm disa rriten mirë.
Morina:- Po njerëzit?
Frenklin:- Shumë njerëz vdesin 25 vjeç dhe nuk varrosen deri t’i bëjnë 75.
Morina:- Kur do të gjej njeriu kënaqësi të plotë?
Frenklin:- Martesa është gjendja më natyrore e njeriut, dhe… gjendja në të cilën do të gjeni kënaqësi të plotë.
Morina:- Ka një thënie, se e huaja është më e mirë se e jotja?
Frenklin:- J0. E imja është më e mirë se e jotja.
Morina:- Çfarë mendimi keni për paranë?
Frenklin:- Paraja nuk e ka bërë asnjëherë njeriun të lumtur, nuk ka asgjë në natyrën e saj që prodhon lumturi. Sa më shumë njeri ka aq më shumë dëshiron.
Morina:- Ka ngjajshmëri ,në mes levezjes dhe veprimit?
Frenklin:- Asnjëherë mos ngatërro lëvizjen me veprimin.
Morina:- Duhet lënë ndonjë punë për nesër?
Frenklin:- Asnjëherë mos e le për nesër atë që mund të e bësh sot.
Morina:- Çfarë mund t’i bëjë tregëtia, një kombi?
Frenklin:- Asnjë komb nuk është shkatërruar, ndonjëherë, nga tregtia
Morina:- Kë duhet vrojtuar?
Frenklin:- Vrojto të gjithë njerëzit, veten më së shumti.
Morina:- Sa ka vlerë koha?
Frenklin:- Një sot, është më me vlerë, se dy nesër.
Morina:- Nevoja dhe dëshira?
Frenklin:- Nevojat tona asnjëherë nuk përputhen me dëshirat tona.Më mirë shko në gjumë pa darkë se sa të ngrihesh me dyshime.
Morina:- Çka është binje ndaj Zotit?
Frenklin:- Rebelimi ndaj tiranëve është bindje ndaj Zotit.
Morina:- Çka është krediti?
Frenklin:- Mbaje mend, se krediti është para.
Morina:- Për çka qeshet?
Frenklin:- Qeshet për gjithçka që thua. Pse? Sepse ka dhëmbë të mirë.
Morina:- Pasiguria?
Frenklin:- Meqë nuk je i sigurt për një minutë, mos e hedh poshtë një orë.
Morina:- Çka nuk duhet bërë?
Frenklin:- Mos fol keq për asnjë njeri, por i thuaj të gjitha të mirat që i di, për të gjithë.
Morina:- Kur mëson
Frenklin:- Më trego dhe harroj. Më mëso dhe e mbaj mend. Më përfshijë dhe mësoj.
Morina:- Fajësia?
Frenklin:- Ata që mungojnë, asnjëherë nuk janë pa faj, as të pranishmit, pa arsye.
Morina:- Cilat dyer nuk janë mbyllur?
Frenklin:- Dyer e mençurisë asnjëherë nuk janë të mbyllura.
Morina:- Kur bënë punë më shumë syri, se sa duartë?
Frenklin:- Syri i mjeshtrit do të bëj më shumë punë, se sa të dy duart e tij.
Morina:- Kur bënë gabim në biznes?
Frenklin:- Gabimi i parë në biznesin shoqërorë është hyrja në të.
Morina:- Kur keni përparësi me paranë?
Frenklin:- Përdorimi i parasë është e vetmja përparësi e të pasurit atë.
Morina:- Kujt mund t’i besojmë?
Frenklin:- Janë tre shokë të besueshëm – një grua e vjetër, një qen i vjetruar, dhe paraja e gatshme.
Morina:- Ka gjëra tç forta?
Frenklin:- Janë tri gjëra shumë të forta: hekuri, diamanti, dhe njohja e vetes.
Morina:- Lufta dhe paqa?
Frenklin:- Nuk ka pasur asnjëherë luftë të mirë ose paqe të keqe.
Morina:- Po virtyti?
Frenklin:- Kurrë nuk ishte një njeri, me të vërtetë i madh, e, që nuk ishte, në të njëjtën kohë, me të vërtetë i virtytshëm.
Prishtinë, 15.07.2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
1,494 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|