Qeveria gjithmonë gjen një arsye për paratë që ajo merr |
Publikuar më 15 shtator, 2018 në orën 23:55 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
Interviste e imagjinuar
Ronald Reagani (Ronald Wilson Reagan), u lind me 6 shkurt të vitit 1911, në Tampico, Illinois dhe vdiq më 5 qershor 2004 në Bel Air të Los Anxhelosit, në Kaliforni. Politikan, anëtar i Partisë Republikane, komentator dhe aktor amerkan, i cili shërbeu si President 40 i Shteteve të Bashkuara, nga 1981 deri 1989. Para presidencës së tij, ai shërbeu si Guvernator i 33 i Kalifornisë 1967-1975, pas një karriere si aktor dhe drejtues i sindikatës në Hollywood.
Me një politikan të tillë, i cili orjentoi politikën amerikane në thellësi të luftës së ftohtë, për të arritur qellimin e zhbërjes së paktit të Varshavës, që dhanë edhe rezultatet e para, me rënimin e Murit të Berlinit dhe me grushtet në Rumani, e pam të rrugës të bëjmë këtë bashkëbisedimi.
Morina:- Cili është profesioni më i vjetër?
Reagan:- Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri, me profesionin e parë më të vjetër.
Morina:- Çka u klasifikua si sekret, kur u zgjodhët President?
Reagan:- Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret.
Morina:- Çka përfitoni nga politika?
Reagan:- Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni, ju gjithmonë mund të shkruani një libër.
Morina:- Borxhi?
Reagan:- Nuk kemi borxh një miliard dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë.
Morina:- E ndal dikush informacionin?
Reagan:- Informacioni është oksigjeni i epokës moderne. Ai kapërcen përmbi muret, me telat, me gjemba, ai depërton përtej kloneve me korrent.
Morina:- E duron qeveria shpikjen?
Reagan:- Sot, në qoftë se ju shpikni një çark më të mirë minjsh, qeveria vjen me një mi më të mirë.
Morina:- Çfarë thirrje i bëni kominitetit shkencor?
Reagan:- Unë i bëj thirrje komunitetit shkencor, atyre që na dhanë armët bërthamore, për të orientuar talentet e tyre të mëdha, tani ndaj çështjes së njerëzimit dhe të paqes në botë: të na japin mjetet për t’i bërë këto armë bërthamore të pafuqishme
Morina:- Qeveria i arsyeton parat e mbledhura?
Reagan:- Qeveria gjithmonë gjen një arsye për paratë që ajo merr.
Morina:- Kishte të bëjë Amerika, me luftrat e ndodhura?
Reagan:- Nga katër luftëra që i kam parë në jetën time, asnjëra nuk erdhi për shkak se Amerika ishte tepër e fortë.
Morina:- Po, udhëheqësit e mbëdhenjë?
Reagan:- Udhëheqësi më i madh, nuk është domosdoshmërisht, ai që bën gjërat më të mëdha. Është ai që i bën njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha
Morina:- Feja dhe Perendia?
Reagan:- Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit, nën Perëndinë është pranuar.
Morina:- Pse egziston qeveria?
Reagan:- Qeveria ekziston për të na mbrojtur nga njëri-tjetri.
Morina:- Kur ndodhin ndryshimet e mëdha në Amerikë?
Reagan:- I gjithë ndryshimi i madh në Amerikë, fillon në tryezën e darkës.
Morina:- Kush është armiku i lirisë?
Reagan:- Pushteti i koncentruar gjithmonë, ka qenë armik i lirisë.
Morina:- Si e përcjell qeveria ekonominë?
Reagan:- Pikëpamja e qeverisë për ekonominë, mund të përmblidhet, në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.
Morina:- Zgjidh problem qeveria?
Reagan:- Qeveria nuk i zgjidh problemet, por i subvencionon ato.
Morina:- para se të besosh?
Reagan:- Beso, por verifiko.
Morina:- Cila është detyra e parë e qeverisë?
Reagan:- Detyra e parë e qeverisë, është t’i mbrojë njerëzit, jo të drejtojë jetën e tyre.
Morina:- Duhet vendosur regulla për shkelje ligji?
Reagan:- Ne duhet të refuzojmë idenë, se çdo herë, që një ligj, është shkelur, shoqëria është më fajtore se shkelësi i ligjit. Është koha për të rivendosur rregullin amerikan, që çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij.
Morina:- Keni menduar për dhjetë udhërimet e Moisiut?
Reagan:- Unë kam menduar shumë kohë, se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet, në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë, nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Morina:- Për ndihmën, çfarë mund të na thuani?
Reagan:- Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.
Morina:- Për komunistin dhe antikomunistin?
Reagan:- Si mund të përkufizoni një komunist? E po, ai është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe si mund të përkufizoni një anti-komunist? Ai është dikush që e kupton Marksin dhe Leninin.
Morina:- Nëse qendron kështu, pse i frigoheni komunistave?
Reagan:- Nuk i frogohemi! Te ne nuk ka asnjë komunist!
Morina:- Me të lexuar, kam nxjerr përfundimin, se në SHBA, Partia Komuniste është shumë e fortë, se gjetiu?
Reagan:- Ne nuk kemi të dhëna për këtë
Morina:- Përçka ishte Samiti i Vatikanit?
Reagan:- Jo për këtë, por për Evropën Juglindore.
Morina:- Nuk kishte të bënte fare me komunizmin?
Reagan:- Jo. Aty është folur për gjeopolitik dhe gjeostrategji.
Morina:- Por edhe por çrënjosjen e komunizmit
Reagan:- Si ideologji, ne e kemi luftuar dhe e luftojmë, kudo që është.
Morina:- Sepse ata janë njohësit më të mirë të Marksit dhe Leninit?
Reagan:- Këtë nuk e thash unë, vetëm se bëra një krahasim, në mes dy lexuesve.
Morina:- Atëherë, pse i luftoni ata që din dhe i jepni përparësi të padijshmëve?
Reagan:- Kapitalizmi ka këtë synim dhe ne i përkushtohemi synimit tonë
Morina:- Cilat janë shprehjet në anglisht, që ju duken më të tmerrshme?
Reagan:- Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: Unë jam nga qeveria dhe ndodhem këtu për të ndihmuar.
Morina:- Çfarë do të gjidhte një popull, nëse është i lir?
Reagan:- Një popull që është i lirë të zgjedhë, gjithmonë do të zgjedhë paqen.
Morina:- Recensioni dhe depresioni?
Reagan:- Recesioni është kur një fqinj humb punën e tij. Depresioni është kur ti humb punën tënde.
Morina:- Për çka ia vlen të vdesësh?
Reagan:- Për demokracinë ia vlen të vdesësh, sepse kjo është forma më shumë e nderuar e qeverisë, e hartuar ndonjëherë nga njeriu.
Morina:- Ku gjinden përgjigjet, për ballafaqimin e njerëzve?
Reagan:- Brenda kapakëve të Biblës, janë përgjigjet, për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.
Morina:- Si mund ta shpjegoni, për të pritur dikush të bëjë drejtësinë?
Reagan:- Të rrish duarkryq, duke shpresuar se një ditë, disi, dikush do të bëjë drejtësi, është sikur të shkosh në gojën e krokodilit, duke shpresuar se ai do të të hajë ty të fundit.
Morina:- Po, për bashkëatdhetarët?
Reagan:- Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.
Morina:- Për mposhtjen?
Reagan:- Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.
Morina:- Për dritën?
Reagan:- Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen.
Morina:- Çka mund të thoni për kufizimet?
Reagan:- Nuk ka kufizime në mendjen e njeriut, nuk ka mure rreth shpirtit të njeriut, nuk ka pengesa për përparimin tonë, përveç atyre që ne vetë ngremë.
Morina:- Tatimpaguesi?
Reagan:- Tatimpaguesi – është dikush që punon për qeverinë federale, por nuk duhet të marrë aprovimin e shërbimit civil.
Morina:- Çështë jeta?
Reagan:- Jeta është një këngë e madhe, e ëmbël, prandaj fillojeni muzikën.
Morina:- Çfarë duhet të bëjmë?
Reagan:- Rrethojeni veten me njerëzit më të mirë, që ju mund të gjeni, delegojeni autoritetin, dhe mos ndërhyni për aq kohë, sa që politika, të cilën e keni vendosur ju, po realizohet.
Morina:- Ka vlerë fotoja?
Reagan:- Një foto vlen sa 1000 mohime.
Morina:- Kush janë në qeveri?
Reagan:- Mendjet më të mira nuk janë në qeveri. Nëse do të ishte ndonjëri, biznesi do t’ia vidhte asaj.
Morina:- Kur fillon lufta?
Reagan:- Historia na meson, se lufta fillon, kur qeveritë besojnë, që çmimi i agresionit është i lirë.
Morina:- Kush i bënë luftrat?
Reagan:- Njerëzit nuk bëjnë luftëra, ato i bëjnë qeveritë.
Morina:- Çka ju frikson?
Reagan:- Mendimi, se jam president, më frikëson dhe nuk mendoj se e dua këtë punë.
Prishtinë, 10.07.2018
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
1,706 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|