Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sipas z. Stoltenberg, Prishtina po u dashka të përballet, serish me pasoja serioze, nëse ajo krijon subjektin vetëmbrojtës të saj?
Publikuar më 09 dhjetor, 2018 në orën 23:15 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim

Kjo deklaratë e z. Stoltenberg më përkujton ditët fundit të Pranverës 1999. I popullit tim liridashës të cilit i takojë, se ishte NATO, ajo e cila i lejoj dhe i mundësojë ushtrisë serbo-çetnike (e tillë është edhe sot), të tërhiqej nga Kasaphana e Kosovës, me terë arsenalin e armatimit dhe të mbështetjes logjistike, në njërën anë, dhe ishte ajo që çarmatosi UÇK-në, në anën tjetër.

Jo vetëm kaq! Ishte NATO ai autoriteti i cili lëshojë urdhrin ultimativ për pjesëtarët e UÇK, se nëse u afrohen rrugëve të tërheqjes së serbo-çetnikëve në distancë më të vogël se 2 km, do të shtihet pa paralajmërim mbi ta, nga efektivat e saj. Interesant, nuk vonoje edhe u shpërbë UÇK, sipas instruksioneve” të NATO-Unmikistanit.
Pse!!!
U pa dhe po shihet edhe sot arsyeja!!!
Politika e dy kuteve e NATO-s dhe e drejtuesve politik të saj karshi kasapëve të shqiptarëve dhe të popujve jo serbijan, filloi të dëshmohet menjëherë pas përfundimit të luftës. Përveç tjerash, vazhdimi i punës normale të industrisë për prodhimin e armatimeve dhe logjistikës ushtarake serbo-çetnike, ishte dhe mbetet dëshmia e pakontestueshme. Se vërtetë ishin dëmtuar disa objekte larg linjave të prodhimit nga bombardimet dhe goditjet e raketave të NATO-s, por fabrikat PPU –Uzhice, Crvena Zastava – Kragujevc, Krushik në Valevo...jo vetëm se vazhduan prodhimin normal, menjëherë pas përfundimit të “goditjeve” nga ajri, por filluan të reklamojnë dhe krekosen, në mënyrë kërcënuese me armatimet moderne të prodhuara prej tyre. Pra pas të gjitha atyre “goditjeve” gjatë bombardimeve të NATO-s, Serbia sot prodhon dhe eksporton armatime (si p.sh. pushkë mësymëse M-21 cal. 7.62 dhe 5.56mm, snajper M-93 12.7mm, gjuajtësi automatik i granatave BGA M93 cal.30 mm, autoblindën “Car Lazar”, obusin “Nora” 155 mm... në 37 shtete.
NATO mund të vazhdojë t’i përkëdhel serbo-çetnikët, por e merr përgjegjësinë për pasojat të cilat mund të jenë me rreziqe të mëdha...sepse mentaliteti i politikës drejtuese të Serbisë nuk ka ndryshuar, ka mbetur ai i vjetri!

Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 400 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi