Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UNIVERSI, KOSMOSI , GJITHËSIA NE DISA KËNGË FOLKLORIKE SHQIPTARE
Publikuar më 29 janar, 2019 në orën 23:55 ( ) Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Katër vargje edhe fantastike që në strofën e parë kanë theksuar, dritësuar, flakëruar, se:

Janë dy vllazën si binjak
Vijnë me valë shkojnë me flakë
Njani në jug tjetri ne veri
Drini i Bardhë dhe Drini i Zi

Pse po them- edhe fntastike?
Po them kështu sepse Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë realitet fizik (gjeografik) në ontologjinë shqiptare. Por shikuar nga realiteti fizik, ai i dukshmi këta dy lumenj nuk duken vëllazën, nuk duken se shkojnë, ecin me flakë. Por kur e dëgjojmë[1] disa herë këtë këngë të shoqëruar nën tingujt e kthjellët, shumë shprehës, magjeps e fantastik, vetëm të një instrumenti të thjeshtë-çiftelisë në duart mjeshtrit të mahnitshëm e këngëtarit vërtetë të talentuar Sali Manit si dhe të shoqëruar me zërin e tij natyror, që bëhet një me tingujt, ritmin e çiftelisë, atëherë ndjejmë se po këndon vet natyra, ndjejmë valët e dy lumenjëve që:

Ecin ecin, ecin natë e ditë,
vijnë me valë e shkojnë me dritë

Në vargun e dytë të strofës së parë pos VALËVE të lumenjëve është shenjuar edhe FLAKA, ndërsa në vijim të rrjedhës të lumenjëve prodhimit të tyre iu shtohet edhe DRITA . Por flaka dhe drita e lumenjëve kur ata rrjedhin natë e ditë NUK DUKEN. E mu këtu- te vënia në pah e së padukshmes, realitetit shpirtëror qëndron bukuria dhe thellësia e kësaj këngë dhe e këtij poeti, kompozitori, instrumentalisti, kengëtari... Sali Manit që këngën e tij muzikën kulmore artistike arrin ta bëjë një me universin dhe kur e dëgjon të duket se nuk po këndon një njeri i shoqëruar nën tingujt e kthjelltë, vibrues, dridhës, regëtues e gjithfarësh të një instrumenti, por të duket se po këndon vet UNIVERSI, në të cilin po valëzon a vibron e fijezon edhe shpirti shqiptar, si i shenjuar në këtë këngë me dy lementë binjakë që janë realitet shpirtëror shqiptar edhe nëse mirren si shpirtësi e dy njerëzve shqiptar/e, qofshin ata vëllëzër shqiptarë apo edhe si komunitete të ndara (shtete-Kosova-Shqipëria) me gardhe, kufinjë artificial të cilët, Drini Bardhë dhe Drini i Zi, i flakë pa vështirësi në marshimin e tij vigan. Vargjet kuptimplote dhe artistke-estetike kanë diçka më shumë se poetikë; kanë jo vetëm përmbajtaj energjike- vibruese, por edhe vet rima e tyre pa qifteli dhe me zërin e dhuruar nga universi (për universin) te Sali Manit janë thellësisht meditative e shpirtërore. Ja fakti, vargjet estetike edhe pa e dëgjuar këtë këngë duke u kënduar nga Sali Mani dhe mjetet fizike(instrumenti apo instrumentet muzikore) a artistike (kuantike) të tij : janë vetë ato vargje që i qitëm në ballë të këtij shkrimi.

Por këto vargje, aq ma shumë këtë këngë këtë muzikë të mrekullueshme kosmike, edhe më të çuditshme e fantastike e bënë fakti se jo vetëm se në bërjen e saj ka elemente kuantike (valëzimi, vibrimi, vijezimi, drita, flaka, ngjarje kuantuke etj.) po lidhja direkt e saj me FLAKËN, qysh në vargun e parë të strofës së parë, para se të theksojë, më parë DRITËN, sepse dy lumentë: VIJNË ME VALË E SHKOJNË ME DRITË. Simbolikën e lumenjëve e ka përdorur edhe shkenca kuantike, mjekësore e pasikologjike për të depërtuar në strzkturat më të thella të vetëdijes. Deepak Chopra në librin” THE QUANTUM HEALING” faqen 106 të këtj libri ka shkruar (përafërsisht) kështu: Trupi material është një lum atomesh, mendja është një lum mendimesh, dhe ajo që i mban ato së bashku është një lum inteligjence. Në dimensionin kosmik-gjithësor, në rastin tonë të realitetit shpirtëror e material dhe të simbolikës shprehëse gjuhësore të kengës që po shqyrtojmë Drini i Zi mund të jet lumi i atomeve, Drini i Bardhë Lumi i mendimeve, ndërsa lumi i inteligjencës- shpirti i Sali Manit (si pjesë e shpirtit të përgjithsëm shqiptar) që i BASHKON dhe i mban IDEAL këta dy lemenj shumdimensional, shumë universal dhe shumë REAL. Natyrisht, që në fund të fundit këta tre lumenj, janë edhe si NJË VETËDIJA KOMBËTARE E PËRJETSHME APO INTELIGJENCA JOLOKALE-GJITHËSORE.

Dy lumenjtë Drini i Bardhë dhe Drini i Zi, në këngën që po analizojmë janë edhe simbolikë, gjuhë e gjallë që ka pasqyruar gjendjen gjysëm të robëruar të shpirtit shqiptar, të ndarë me me kufinjë (gardhë) shteteror të huaj (Kosova e ndarë nga Nëna Shqipëri), përkundër dëshirës dhe aspiratës shekullore për të qenë të lirë dhe të bashkuar, si vëllëzërit e vërtetë. “ Në të vërtetë, ilir në shqip do të thot i lirë, dhe shqiptar do të thot bir i shqiponjës; dhe ju të gjitë e dini se shqiponj, zogi i lartësive të mëdha simbolizon që prej sëpari: dritën…e –THOT-I, BOREAL ILIRO-SHQIPTAR, I DHA BOTËS KUMTIN E PARË TË LIRISË DHE TË DRITËS-[2] “
Për ata që, fatbardhësisht, e kanë lexuar THOTIN që që kanë arritur deri diku për të hyrë në botën e tij (më të lartë se bota jonë) e kanë të qartë se ky varg është direkt i lidhur me esencën e estetikës, filozofisë, artit a botës THOT- jane, sepse ai në pllakat e tij (që Sali Mnai, nuk besoj se ka pasur mundësi t’i lexoj, direkt ...)
DRITA dhe FLAKA janë shkallë më e LARTA e zhvillimit të shpirtit dhe inteligjencës njerëzore, e vërtetuar nga Zoti i Diturive, trimegjisti-THOT-i. “THOT-i ka hedhur mbi botë lumenjë drite; dritë që synon të kumtojë, që në zanafillën e kohërave, ardhjen e Fjalës, së Cilës nuk i caktoi ndonjë emër, pasi emri i të Patregueshmes me gojë, në lashtësi ishte i ndaluar të shqiptohej.[3] “ Pra dy lumenjt, në kengën që po e aktualizojmë, janë edhe LUMENJ DRITE… që THOT-I I ka hedhur mbi botë. Një çështje, SI MAGJIKE, na del këtu: Si ka mundur Sali Mani ta realizojë këtë këngë, këtë krijim të madh e të mrekulleshëm shpirtëror, pa i pas lexuar, direkt, PLLAKAT E SMERALDIT të THOT-it? Lexues/e i nderuar/e nderuar, tani këtu nuk po e shoh të arsyeshme të hyjmë në ndonjë analizë të thell a shkrim të gjatë e të lodhshëm lidhur me këtë MREKULLI, por një gjë më duket se e di: se ekziston realiteti i padukshëm, organizatori i padukshëm dhe SHPIRTI I PËRGJITHSHËM GJITHËSOR, të cilin e SHFAQ qoftë vetëm një individ (si Sali Mani në rastin e kengës që po që po shqyrtojmë) por jo gjithëherë vetëm një individë, sepse edhe gjatë “sistemit të diktarurës së proletariatit “, kur këndoi bilbili Sali Mani, çuditërisht, është përdorur shumë dhe ka bërë punë të mëdha FJALA D R I T Ë si antitezë e fjalës errësirë, ngase ka LUM DRITE QË THOT-i NUK E KA LËNË, NUK KA HARRUAR, ASSESI, TA HEDH EDHE NË VISET KU ËSHTË FOLUR DHE FLITET ENDE SHQIP- NË BOTËN SHQIPTARE.

Është fenomen në vedi ta shpjegojmë lidhjen aq të thellë të dy këngëve të këngëtarit të talentuar popullor Sali Manit direkt me universin dhe praktikat meditative bashkëkohore dhe teoritë shkencore në disa fushëveprimtari: Kënga “Jan dy vllazen si binjak “, jo vetëm me tekstin por edhe me tingujtë e njësuar të çiftelisë dhe këngëtari e kompozitorit, dirigjentit…. Sali Mani dalin nga korniza e kanonizuar e krijimit formal, me përmbajtje tekstore e muzikë mesatare, ngase në këtë këngë nuk të duket se është teksti e këngëtari kryesor por janë kryesor këta dy lumenj që ecin e gurgullojnë me valë e drite e me marshime shekullore vigane dhe që nuk I bljnë shumë hesap gardhiqet fizike të errësirës.

Refreni “Ecin ecin natë e ditë,Vijnë me valë e shkojnë me dritë “ po edhe kjo këngë dhe disa këngë tjera folklorike që do të përmendim këtu, e ka tejkaluar të zakonshëm, të dukshmen realen e kufizuar dhe vetëdijen lokale.

E tillë është edhe kënga, po e Sali Manit e titulluar: Malli për Malet ku janë edhe këto vargje që tregojnë edhe fenomenin shpirtëror të meditim-mishrimit të shqipeve me krijesa (prodhime) të universit, në këtë rast në- gjethe të lehta:

Malet tona të larta
Kryet e mbajnë përpjetë,
Shqipet maja bjeshke
Bahen gjeth i lehtë

Po në këtë kengë kemi edhe mrekullinë tjetër shpirtërore kur: malet tona të larta…/ kuvendojnë me Diell. Këtu kemi një pikë kulmonamte të lidhjes magjepse, më shumë se të mrekulleshme të kengës folklorike shqiptare me universin dhe vetëdijen jolokale, vetëdijen më të lartë shkëlqyese, flakëruese, krijuese, të përjetshme, gjithësore që e kanë shprehur edhe vargjet, po komplet e shpreh, kënga me tonalitetin,vibërimet, dridhjet, fijesimet, dimensioned… kur e dëgjojmë me kënaqësi e vemendje, disa herë.

Dhe kanë rranjë të thella

Grykën mbajnë në qiell
Rrahën me furtuna
Kuvendojnë me Diell

Këso vargjesh ka mundur të shkruaj Sali Mani sepse ai, sipas vet këngës së tij, thotë e ndien kështu për Malet, për universin.

Malli me djeg për Ju
N’ zemer ju kam
Fluturoj si zogu
Nato gryka jam

Pro edhe më qartë, në vargjet në vijim, nuk kemi vetëm inkarnim (fluturoj si zogu) por edhe NJËSIM SHPIRTËROR me zemër dhe mendje, me malet, me vendlindjen, me universin e tejmrekulleshëm gjithësor.

Atje ku kam le
Atje ku jam rritë
Mendja edhe zemra,
Rrikan natë e ditë, moreeee

Me këto dhe këngët tjera, krenare dhe të dhimbshme, jo vetëm për gjendjen në Shqipëri por edhe me këngët e para e pasluftes new e për Kosovën e hapësirat tjera të botës shqiptare ka mbetur vërtetë i pavdekshëm dhe veprues (zëri i tij ende këndon, vibron vepron, shpirtëzon, lartëson, vetëdoijeson në universin e veçantë shqiptar që është pjesë e pandashme e university të përgjithshëm gjithësor. Prandaj edhe ILir Shaqiri me një krijim të tij, këngë folklorike shumë të arrir artistikisht energjikisht, e gjithësorisht, ka kënduar dhe po këndon…kështu për Sali Manin:

Flij o vëlla me rrezet Shqipërie
Lisa bardhi me zë pavdekësie

Siç po shihet kthjellët si te kengët komplete te Sali Mani ashtu edhe te ato të Ilir Shaqirit kemi elementin e lartë të lidhje së tyre me UNIVERSIN DHE ZOT THOT-in: Pra te Sali Mani melet (ne) kuvendojnë (-jmë) me diell e po me rrreze Shqipërie dhe me lisa-bardha të universit lidhet edhe kënga estetikisht e përmbushur, si gjithnjë, edhe e Ilir Shqairit. Pra Sali Mani me artin e tij është me Diell e Dritë, sikurse edhe Ilir Shaqiri. E kur janë me Diell, rreze e Dritë janë edhe me THOT-in, ngase Fjala e THOT-it na ka lajmëruar dhe këshilluar shumë heret, sa që kemi mundur edhe t’i harrojmë udhëzimet, mësimet ose PLEQËSIT E TIJ, ende të patejkalueshme në botë: ”Kqyrni me kujdes te vetvetja dhe në Pafundësinë e hapësirës dhe kohës. Aty jehojnë kënga e Yjeve, Zëri i numrave dhe harmonia e rruzujve.Çdo Diell është një mendim i Zotit dhe çdo planet është një formë e këtij mendimi.Dhe pikërisht për të njohur Mendimin Hyjnor njerëzve u jan hapur rrugët e Qiellit. Ç’bëjnë Yjet? Ç’thonë Numrat? Ç’vlerë kanë Rruzujt?“[4]

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Sc. Rexhep Ahmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 724 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi