Siç mësohet, me 12 korrik 2019, pas një sëmurje të rëndë dhe të shkurtë ndërroi jetë mësuesi i popullit, poeti dhe shkrimtari patriot, prof. 90 vjeçar, Rexhep Hoxha.
Profesori u varros sot në ora 17.00 në Varrezat e Prishtinës.
Siç edhe dihet, I Madhi Rexhep Hoxha ishte ndër poetët dhe shkrimtarët e parë për fëmijë, në Kosovë. Ishte autor i librit të parë për fëmijë të botuar në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botërore. Përveç librit të parë “Gjethe të reja”, Rexhep Hoxha botoi edhe shumë libra të tjerë, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit: poezi, tregime, romane. Përveç kësaj, Ai pati guximin të publikoi dhe poezi satirike, si “Vargu idhnak”, ku goditej pushteti i kohës ( i viteve të 70-ta, të shekullit të shkuar.
SHIRAT BIJNË
Poezi nga: Rexhep Hoxha
Diell mos pasha me sy
n`luajsha me ty,
Kosovë,
tokë trëndafilash,
ti lindja ime dhe varri,
ti dorë martine,
shqipe me krah zjarri,
ti besë e përjetësuar,
që vdes vetëm atëherë
kur dielli
për herë të fundit perëndon,
kur jeta shkon,
s`ka njerëz,
kur s`ka stinë,
s`ka lule,
s`ka pranverë.
Në fund dua të veçojë, se të gjithë ata të cilët e patën fatin të takojnë profesor dhe shkrimtarë patriot, përfituan nga këshillat e tij të urta, të dobishme për të ardhmen e tyre!
U përkujtoftë përjetësisht ky mësues i Madh i Kombit, Rexhep Dervish Hoxha!
12/07/2019
|