Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistë (me telefon)me Kryeministrin e Republikës së Çamërisë, z. Ali Aliu mbi vrasjen misterioze të Presidentit Festim Lato
Publikuar më 25 korrik, 2019 në orën 01:39 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
FESTIM LATO -NJË JETË PËR KOMB E ATDHE

„Presidenti i Republikës Çame“ Festim Lato u gjet i vrare, më datën 19.07.2019 në Amsterdam-Rhein-Kanal në Nigtevecht të Holandës. Një ditë më pas, të dielen me 21.07.2019 u bë e ditur zyrtarisht nga Policia e Hollandës, ku edhe po vazhdojnë hetimet për këtë akt krimal vrasës.
Vitet e fundit Lato ka jetuar në një shtëpi në rr.Afferden në Komunën Druten, ku, para shtëpisë që banonte valviteshin flamujtë e Hollandës, Shtetëve të Bashkuara të Amerikës dhe Çamërisë. Festim Lato ishte një patriot, atdhedashës me një vullnet të paparë dhe guxim patriotik të pashterrshëm,duke i kushtuar gjithçka çështjes së Çamërisë. Festim Lato, president që nga viti 2002 e krijoi (themeloi) Shoqatën Demokratike Çamëria, pastaj shpalli Republikën Çame në Hollandë në vitin 2016 dhe deri sa u ekzekutua në mënyrë tinzare e të ligështë nga kundershtarët e tij në mes të Europës, zhvilloi aktivitete kombëtare e ndërkombëtare për sensibilizimin e njohjen e shtetit të Çamërisë. Kjo hakmarrje kriminale dhe intriguese kundër Politikanit Çamë i ka tronditur familjarët, shokët dhe kolegët e presidentit Festim Lato. Media hollandeze „Gelderland” bëri të ditur se edhe Jeroen Zandberg është i tronditur nga vdekja e shqiptarit.
Hollandezi Zandberg u shpreh se „Lato ishte një njeri tërheqës me një bisedë të shkurtër“.
Diplomati e kishte këshilluar Laton për organizimin e luftën së tij politike në OKB dhe Gjyqin Ndërkombetar në Hagë për çështjët e kombeve dhe popujve të papërfaqësuar në rajonet e panjohura.

Shkrimi i dedikohët vetëm vlerave patriotike, atdhedashëse dhe arritjeve konkrete në lidhje me çështjen Çamë pa asnjë ngjyrë spekullimi apo mbrojtje. Kjo as për realitetin vrasës kushdoqofshin ata, sepse është detyrë e Policisë hollandeze për të kapur vrasësit, por as kundër shkrimeve në portale të ndryshme, që nuk kanë kursyer vrerin edhe pse Festim Lato i kushtoi gjithçka çështjes Çamë deri sa i dhuroj edhe jetën që është gjëja më e shtrenjtë që ka njeriu.
Zoti Ali Aliu Kryeministër i Republikës Çamë i zgjedhur nga Qeveria Çame pasi shprehu pikëllimin e thellë për kolegun e tij qeveritar edhe pse me mërzinë e madhe që i tregonin sytë e përlotur, pranoi të pronencohet me rastin e kësaj humje të Politikanit Çamë.
Ne e falënderojmë Zotin Aliu,përzëmersisht për kurajon që gjeti në këto momente të vështira sidomos për të orientuar saktësisht, lexuesit shqiptarë dhe të huaj më mirë se askush tjetër për hirë të pozicionit të tij që mban në Qeverinë e Republikës së Çamërisë në lidhje me punën, aktivitetin e veprimtarinë me bashkëveprimtarinë e çështjes së Çamërisë presidentin tani më të ndjerë Festim Lato.

Zoti Aliu ju keni disa vite që bashkëpunoni zyrtarisht me Festim Laton. Sa i bashkangjitej personaliteti i Latos thelbësishtë çështjes Çame?

Festimi ishte absolutisht i pakrahasueshëm për deshirën dhe vullnetin e zbardhjes së çështjes Çamë. Fliste me shpirt dhe me kenaqësi i gëzohej idealeve që kishtë për qëllim që një ditë t`i realizonte. Mishërimin e ideve të tij në lidhje me të ardhmen vetëvendosëse të çamëve e lexoje në çdo fjalë të tij që e konkretizonte me veprimet dhe aktivitetet e palodhshme apo me bisedat e panumerta kudo dhe me çdo kënd. Nga do që e levizte dorën, çekiçi godiste vetëm idealin e tij të njohjës ndërkombetare të çështjes Çamë. Aq i vullnetshëm ishte për idealin e çështjes Çamë saqë, po mos ta kisha përjetuar vetë aktivitetin e tij prej pishtari, nuk mund t’ia besoja dikujt po të më tregonte për Festimin. Pa dashur për të hyrë në anën familjare, dua që të theksoj, se, madje as Nëna e Festimit kurrë nuk i tha, „bir ki kujdes, se mos të ndodh diçka nga kundershtarët mbas kufirit“, por i jepte kurajo se do të jem krah për krah me ty biri im.

Si sillej me anëtarët e qeverisë, me të ftuarit apo me partnerët tuaj?

Me mua si Kryeministër është sjellur shkelqyer, gjatë gjithë bashkëpunimit, si në biseda, po edhe në takimet e shumta që kemi pasur më aktivitetet e Qeverisë Çamë. Festimi ishte jo vetëm organizator i mirë dhe i suksesshëm, por edhe koleg shumë i shoqerueshëm dhe veçanarisht i gjindur për secilin nga ne të qeverisë, por edhe magnet terheqës me të ftuarit e shumtë nga qeveria jonë. Kurse, në takimet me ndërkombëtarët qoftë në Parlamentin Europian apo deri me senatorët në USA dhe në shtete të tjera, një person i papërtueshëm dhe shumë i djathtë që nuk bënte hap mbrapa, pa arritur deri aty ku duhej të thoshte fjalët e tij për çështjën Çamë.

Cilat janë takimet më të suksesshmë ndërkombëtarë që ka pasur qeveria juaj me Presedentin Lato?

Pa diskutim se arritja më e madhe ishte shpallja e Pavarësis së Republikës sëÇamërisë, me 30.10.2016. Por, veçanarisht e suksesshmë dhe shumë e ngrohtë, ishte pritja nga Presedenti i Parlamentit Europian Antonio Tajana, ku pasi na degjoj me shumë vëmendje dha pëlqimin e tij, duke mbeshtetur rrugën që kishim zgjedhur për njohjën e çështjes Çame. Kurse me 27.07.2016 Republika e Çamërisë u pranua anëtare e UNPO-s në Edinburg, ku u miratua dhe Rezoluta për Çamërinë, e cila mbështetë organizimin politiko-shtetërore të popullit çam në shtetin e tyre Republikën e Çamërisë, në status konfederal me Greqinë. Mbas kerkesës tonë është mbajtur 1 minutë heshtje nga 124 vendet antare të UNPO-s për të rënët gjatë genocidit kundër Çamërisë. Edhe vizita e Festimit në Vatikan dhe takimi me Papën Françesku, ishte e sinqertë dhe vëllazërore. E suksesshme për ne, ishte edhe prezenca e vazhduar e Qeverisë Çamë në Parlamentin Europian dhe takime deri me senator të Senatit Amerikan për çështjen Çamë.

Sa ju ka mbështetur Qeveria e Shqipërisë apo e Kosovës?

Fatkeqësisht as një mbeshtetje nga asnjëra pal. Përkunderazi kemi patur pengesa me kundershtime dhe mosnjohje, sidomos nga Shpetim Idrizi. Ky i fundit u bë shkaktar që pengoi pjesëmarrjen e ish Ambasadorit dhe Qytetarit të Nderit William Walker në tubimin e Vlorës. Nga rryma e Idrizit vazhdimisht ka pas lajme të paverteta kunder Qeverisë Qamë.

Si është bërë i mundur gjithë ky investim kohe, shpënzime udhtimesh apo organizimi i tubimeve të herëpashershme?

Burimi kryesor dhe i çdo gjëje është kontributi i Festim Latos që ka investuar gjithçka që kishtë që nga shtëpia që ka shitur, e deri te fitimet dhe rezervat që ka pasur pa kursyer as një gjë për çështjen Çamë. Mbeshtetës është edhe secili nga ne, me mundesitë e veta. Kemi pasur edhe një pjesë mbeshtetjesh nga bashkëkombas të ndryshem në formën e UÇK-së.

Si ndiheni, kur lexoni mediat shqip, që kanë mundur të shkruajnë kundër Latos apo Aliut?

Shumë pak njerëz në botë largohen nga vendi i tyre me deshirë. Në Gjermani ku jetojmë dhe punojmë familjarisht, jemi vëndosur për të siguruar një të ardhme më të mirë. Por, e verteta është se unë vitët e fundit çdo të ardhur që kemi pasur nga bizneset private e kemi investuar totalisht në udhëtimet dhe takimët e shumta për çështjen Çame. Vetëm fal ndihmës së vazhdueshme të familjarëve të mij e kemi mbajtur biznesin. Edhe Festimi ka investuar absolutisht gjithçka që kishte vetëm në realizimin e idealeve për çështjen Çamë. Shumë raste që kishim takime në mëngjes në Belgjikë, Francë apo Hollandë, kemi udhëtuar gjithë natës mbas punë pa pushuar fare në hotel, vetëm që të arrinim takimet e radhës. Aliu buzagaz shprehet se nuk më habisin shkrimet shqip, kunder Latos apo meje, por sesi portalet anashkalojnë pozitivitetin e punës sonë sistematike shumë vjeçare.

Kur mendoni se merret trupi i Festim Latos nga familjarët e tij?

Besoj, se tani, me datën 24 korrik, lejohet nga Policia të merret trupi i pajetë nga familjarët dhë varrimi bëhët në Vlorë pas disa ditësh.

Mbas këtij atentati kundër Presidentit të qeverisë tuaj a keni frikë se mund të jeni ju, në listën e kundershtarëve politik të Qeverisë Çamë?

Këtë frigë që tashmë është realitet, tek unë e ka mposhtur deshira patriotike për të bërë më të mirën për atdheun tim. Edhe sikur të me ndjek fati i Festimit e di që nuk ka nder më të madh për mua, sesa të sakrifikoj jetën për popullin dhe vëndin tim.

A është biseduar nga qeveria juaj për të ardhmën mbas kësaj humje të thellë?

Si qeveri pa diskutim se kemi biseduar dhe vazhdojnë këshillat nga qeveritarët dhe miqtë dashamirës që na kanë mbeshtetur vazhdimisht. Pa diskutim se jemi plotësisht të vëndosur në rrugën tonë edhe pse të vështirë, deri sa të arrihet qëllimi për çështjen Çamë.

Z. Kryeministër i Republikës së Çamërisë, ju falenderojmë për kohën dhe mundësinë që të bisedojmë me ju pas gjithë kësaj ngjarje tragjike e të dhimbshme për kombin tonë, atdheun e për të gjithë çamët e shqiptarët?

Ju falenderoj edhe unë në emër të kabinetit qevrisës të Republikës së Çamërisë, në emër timin dhe të gjithë atdhetarëve të devotshëm ju shpreh ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e parakohshme të presidentit të Republikës së Çamërisë Festim Latos. Betohemi para Flamurit, para trupit të të ndjerit se askush s`mund ta ndal popullim shqiptarë në rrugëtimin e tij drejt pavarësimit ë bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare. Lavdi veprës së Presidentit!

Intervisten e zhvilluan;
DibranFylli, Akad. regjisor, kryetari ShoqatësDemokratike“Çamëria”, Kosovë
Prof. Akad. AsllanQyqalla, nënkryetar


Holandë-Prishtinë, më 24 korrik 2019

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,471 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi