Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
QEVERIA E ALBIN KURTIT DHE REFORMAT PËR NDRYSHIM!
Publikuar më 21 shkurt, 2020 në orën 00:32 ( ) Sheradin Berisha | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot Ministri i Jashtëm në qeverinë Kurti, Glauk Konjufca ka shfuqizuar vendimet e ish ministrit të jashtëm në qeverinë Haradinaj, Behgjet Pacolli për emërimin e 14 konsujve, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.
Sot edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka anuluar provimin e noterisë të mbajtur në prill të vitit 2019, nga ana e qeverisë së Ramush Haradinajt. Në këtë proces shumica e kandidatëve që kanë kaluar provimin janë militantë të partisë, anëtarë ose miq të anëtarëve të Komisionit të Noterëve, ose anëtarëve të familjeve të tyre. Ministrja Haxhiu, me kete rast ka shkarkuar edhe anëtarët e Komisionit të Noterëve.

Më 12 shkurt kabineti qeveritar i drejtuar nga Albin Kurti, vendosi që t’i ulë pagat e veta! Ka marrë vendim për shkarkimin e Koordinatorëve Nacional, të cilët i kishte emëruar kundërligjshëm, Ramush Haradinaj, si dhe është miratuar shqyrtimi i propozimit për shkarkimin e drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes publike "Telekomi".

Më 19 shkurt Qeveria Kurti ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të "Telekomit". Në këtë mbledhje Qeveria e ka shfuqizuar edhe vendimin e ish - qeverisë Mustafa (të vitit 2015) për përfitimet financiare te ish-zyrtarëve (ministrave, zv.ministrave etj) pas përfundimit të mandatit të tyre.
Këto vendime emrgjente janë shumë të rëndësishme në sanimin dhe ndryshimin e gjendjes së krijuar në institucionet e shtetit!

Ka disa vite që kam kërkuar një mendësi të Re politike e institucionale, e cila do të merret me ndryshimin e madh në strukturën e sistemit, e cila kishte degraduar pothuaj se në të gjitha hallkat e zingjirit institucional. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur!
Kam kërkuar nga qeveritë e kaluara dhe tani kërkojë edhe nga qeveria e Re në krye me Albin Kurtin - që urgjentisht të bëhet:

1. Ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit;
2. Një reformë e ligjit për zgjedhjet, dhe
3. Një reformë e thellë në drejtësi (gjyqësi, prokurori), në polici dhe në AKI.

1. NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS
Në kushtetutë kam kërkuar të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat; dhe
b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend!

(Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve demokratike, andaj pse duhen t'i ketë pafundësisht Kosova?!)

2. REFORMA E LIGJIT PËR ZGJEDHJET
a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa unë kam kërkua që t'i ketë pesë deri në shtatë (5-7) zona zgjedhore;
(Shqipëria i ka dymbëdhjetë zona zgjedhore!),
b) Kuvendi i Kosovës t'i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani);
c) Ҫdo zonë zgjedhore t'i ketë disa deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë (të të gjitha rretheve), dhe deputetë më cilësor në kuvend.
d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete; Mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend.Shumica shqiptare duhet t'i ketë 93 - 96 deputetë, ndërsa minoritetet t'i kenë 4 - 7 deputetë.
e) në zgjedhje të shqyrtohet mundësia e aplikimit të demokracisë pjesëmarrëse si, rrugë e mesme e demokracisë direkte dhe përfaqsuese. (Demokracia pjesëmarrëse aplikohet në Zvicër...). Kjo çështje duhet të rregullohet me kushtetutë!

3. REFORMA NË DREJTËSI, POLICI, AKI ...
a) Një reformë substanciale (veting) në drejtësi (gjyqësi, prokurori) në polici dhe në AKI. Këto institucione të depolitizohen, sepse vetëm si të tilla mund ta luftojnë nepotizmin, korrupsionin dhe krimi i organizuar.
b) Të miratohet ligji i lustracionit: në drejtësi, në polici, në AKI, në legjislativ dhe në ekzekutiv.
* * *
Pa u bërë këto reforma, Qeveria Kurti nuk mund ta ndryshojë gjendjen e rëndë, të krijuar nga qeveritë e kaluara, me politikat e tyre klienteliste, korruptive, nepotiste dhe kriminale!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 244 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi