Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP
Publikuar më 03 korrik, 2020 në orën 22:21 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nr. 025/’20
Dt. 01.07.2020
New York – Prishtinë

LETËR PUBLIKE

Drejtuar:
-Kryetarit të Gjykatës Speciale në Hagë
-Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
-Këshillit të Evropës
Me publikimin e aktakuzave të para nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike, të studiuara nga anëtarë të Akademisë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kemi gjetur shkelje në përmbajtjen e “aktakuzës” dhe për vet faktin se në aktakuzën e publikuar nga Zyra e Prokurorisë të Dhomave Speciale, përveç shkeljeve ligjore, në të shkruhet termi “vrasje joligjore” dhe kjo na jep të kuptojmë se, sipas kësaj Prokurorie po ekzistuakan “vrasje ligjore”, dhe kështu; vrasjet që i ka bërë ushtria, policia e formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civil në Kosovë 1998/1999 na qenkan “vrasje ligjore”, këtë duhet ta sqarojnë Prokuroria dhe Gjykata speciale!
Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por jemi të sigurtë se duhet dhe është e ligjshme që nga të gjitha dokumentet, aktakuzat e aktet tjera juridike të hiqet termi “krimet e pretenduara të UÇK-së”.
Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për vetëmbrojtje, luftë çlirimtare, prandaj çdo kush që thotë se në Gjykatën Speciale do të pastrohet lufta e UÇK-së nuk qëndron, kjo është qesharake dhe e padrejtë, sepse diçka që është e drejtë, është edhe e pastër, në të kundërtën nuk do të intervenonte NATO, për ta ndihmuar UÇK-në dhe për ta shpëtuar popullin shqiptarë nga gjenocidi serb. (vrasje, ekzekutime, përdhunime, masakra, djegie, shkatërrime, dëbime...)
Nëse me vëmendje e shikoni, lexoni dhe analizoni raportin e ICMP-së, do të bindeni se kush ishte agresori e kush viktima, atëherë edhe mund të gjykoni drejtë edhe do ta veni drejtësinë në vend, por jo, dhe në asnjë mënyrë nga raporti i Dick Marty, kryekëput i bazuar në dëshmi të fabrikuara nga agjencitë serbo-ruse, të cilat le që nuk janë të vërteta por janë qesharake dhe të pamundura për situatën për të cilën flet raporti i tij...
Në vazhdim po ua përshkruajmë një pjesë të raportit të antropologut të lartë të ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner:
Në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat e masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë. Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr. Mark Skinner, sipas të cilit këto dyshime janë përqendruar te 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, por vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione, ku janë bërë këto zhvarrime. Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si; BA1, BA2, deri në BA8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma të plota. Serbia nuk ka qenë aq humane që t'i dërgojë viktimat për pushkatim e më pas të përkujdesej për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.
Dhe në vazhdim fakte për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, të vërtetuara nga Organizatat ndërkombëtare:
-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589
-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358
-Zyra të vendit: 71
-Shtëpi kulture: 30
-Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-Objekte shëndetësore: 123
-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-Kisha katolike: 5
-Objekte ndihmëse - përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 - qershor 1999:
-Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova,
-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-1.739 femra
-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-1.450 banorë ende janë të pagjetur.
-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:
-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-247.800 në Maqedoni,
-69.300 në Mal të Zi;
-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:
-13.639 në Gjermani,
-7.581 në Turqi,
-5.829 në Itali,
-5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës...

Letra publike është e vërtetuar nga persona të poshtëshënuar, anëtarë të rregullt të AAAS, të cilët marrin përsipër vërtetësinë e saj:

1. Akademik Prof. dr. Flori Bruqi, Ph.D, Drejtor për marrëdhënie me publikun,
2. Akademik Prof. Dibran Fylli, regjisor, anëtar i Senatit të AAAS (Kosovë),
3. Akademik Prof. dr. Skënder Kodra, Ph.D, Kryetar i AAAS (New York, USA),
4. Akademik Prof. dr. Naim Kelmendi, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
5. Akademik Prof.dr. Abdullah Mehmeti (Shkup, Maqedoni e Veriut),
6. Akademik Mr. Asllan Krasniqi, fotograf (Bruksel, Belgjikë),
7. Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri. Ph.D, (Tiranë, Albania),
8. Akademik Prof. Vilheme Vrana Vranari (Vlorë, Albania)
9. Akademik Prof. dr. Sci. Zef Pergega (Detroid, USA)
10. Akademik Prod. dr. Hakif Bajrami, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
11. Akademik Mr. Sci. Prof. Jahja Lluka (Prishtinë, Kosovë),
12. Akademik Prof. dr. Nijazi Halili (Ferizaj, Kosovë),
13. Akademik Prof. Asllan Qyqalla (Prishtinë, Kosovë),
14. Akademik Prof. dr. Arjan Hamiti, Ph.D. (Tiranë, Albania),
15. Akademik Prof. Gjin Kol Musa (Romë, Itali),
16. Akademik Prof. dr. Sci. Zef Mulaj (Romë, Itali),
17. Akademik Prof. dr. Sulejman Abazi, Ph.D (Tiranë Albania),
18. Akademik Prof. dr. Mustafë Haziri (Mitrovicë, Kosovë),
19. Akademik Prof. Bedri Tahiri (Vushtrri, Kosovë),
20. Akademik Prof. Migena Arllati (Gjakovë, Kosovë),
21. Akademik Prof. Iljaz Bobaj (Tiranë, Albania),
22. Akademik Prof. dr. Aziz Rexhepi (Ferizaj, Kosovë),
23. Akademik Prof. dr. Rabit Sadiku (Gjilan, Kosovë),
24. Akademik Mr. Sc. Dr. Fahri Dervinja (Prishtinë, Kosovë),
25. Akademik Prof. dr. Hivzi Muharremi (Prishtinë, Kosovë),
26. Akademik Prof. Isuf Bajrami (Gjilan, Kosovë),
27. Akademik Zeqir Bërdynaj (Radavc-Pejë, Kosovë),
28. Akademik Prof. Esat Loshaj (Pejë, Kosovë),
29. Akademik Prof. dr. Basri Lenjani, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
30. Akademik Mr.sci. Lule Alidema, psikologe kimike (Prishtinë, Kosovë),
31. Akademik Dr. spec. Ali Prebreza (Prishtinë, Kosovë),
32. Akademik Prof. Kujtim Mateli (Tiranë, Albania),
33. Akademik Nehat Jahiu (Orizare, Maqedonia e Veriut),
34. Mrs. Rajmonda Maleçka, poete, publiciste (Tiranë, Albania),
35. Prof. Mr. Sci. Fatmir Halimi, poet, shkrimtar, botues (Podujevë, Kosovë),
36. Mrs. Dude Balje, deputete-kryetare për të drejtat e njeriut (Prishtinë, Kosovë),
37. Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati (Prishtinë, Kosovë),
38. Major Krist Gjokaj, (Gjakovë, Kosovë),
39. Mr. Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë),
40. Gjeneral Nasim Haradinaj, Nënkryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë),
41. Mr. Emin Lati, Kryetar i OVL-së (Skënderaj, Kosovë),
42. Mr. Hajdin Balaj, Kryetar i OVL-së (Klinë, Kosovë),
43. Mr. Jakup Ismaili, Ek.dip. (Prishtinë, Kosovë),
44. Mr. Dan Kosumi, poet, shkrimtar (Zvicër),
45. Mr. Adnan Dreni, aktivist (Pejë, Kosovë),
46. Prof. Bedri Halimi, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë),
47. Mr. Ali Berisha, poet shkrimtar - LSHK (Gjermani),
48. Mr. Habib Zogaj, gazetar, publicist, poet, shkrimtar (Malishevë, Kosovë),
49. Mr. Zeqir Bekolli, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë),
50. Mr. Xheladin Mjeku, poet, shkrimtar - LSHK (Prishtinë, Kosovë),
51. Mr. Shaban Baksi, poet shkrimtar (Prishtinë, Kosovë),
52. Mr. Aziz Salihu, sportist i shekullit (Prishtinë, Kosovë),
53. Mr. Safet Selimi, aktivist (Skënderaj, Kosovë),
54. Mr. Valdet Berisha, shkrimtar, publicist (Klinë, Kosovë),
55. Mr. Qazim Beka, aktivist, këngëtar (Skënderaj, Kosovë),
56. Mr. Selman Qerimi, aktivist (Prishtinë, Kosovë),

Në këtë letër publike pro janë deklaruar pesdhjetë e gjashtë (56) veta.

Vërtetuan:
Akademik Prof. Dibran Fylli, regjisor
Akademik Prof.dr. Skënder Kodra, Ph.D
Akademik Prof.dr. Flori Bruqi, Ph.D


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 2,134 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi