Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kthimi i mergimtarit në Atdhe
Publikuar më 02 gusht, 2020 në orën 14:26 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh në vitet ’80-ta, ngase pushtuesi jugosllavë-serbë nuk i la derë tjetër, por, Nëna dhe motra Gjelinë kishin insistuar që të largohej gjithsesi nga vatra familjare e Atdheu përkohësisht, derisa të qetësohej paksa situata, me që ai ishte përfshi në Lëvizjen e Rezistencës Kombëtare. Ai më vete mori në Boston të Amerikës fjalën e urtë shqiptare: “Atdheu mbi të gjitha!” Toka e mbarshqiptarëve Shqipëria Natyrale kjo fjalë admirimi e dashurie që buron si flakë shpirti, që përvëlon malli i pashuar zemren e secilit mergimtar.
Ësht ajo zemra e zhuritur nga dashuria që ndjejnte për vendlindjen e tij, aty ku së pari e kanë ngrohur rrezet e arta të Diellit, aty ku hëna ka ndriquar errësirën e dheut të Shqipëri-Kosovës, aty ku ka dëgjuar ninullat në djepin ku është përkundur, aty ku ka dëgjuar tingullin e lahutës, çiftelisë, fyellin e bariut, aty ku ka bërë muhabetet me nënën, dhe motrën, aty ku ka mësuar së pari gjuhën amtare, aty ku i ka marrë mësimet e dijeve të para shkollore e universitare, ai si mërgimtar larg atdheut i kujtojë i mbajti, çdo ditë në zemër, me shpresë se nesër do kthehet përgjithnji në Atdhe.

Pas 17 vitesh, një natë vjeshte erdhin ga mergimi dhe hyri në vatrëne tij familjare. E ëma po fërkonte sytë në shkallë, nuk po u besonte syve të saj se në shtëpi i kishte ardhur Gjetan Kanabardhi. E me afshe zemre e mallengjimi ju drejtua: -Gjetan bir! Gjetan biri i nënës mire se të ka pru i lumi Zotë! Dhe ju hodh në përqafim të birit. -E lumja unë, më në fund nga gurbeti i mallkuar më erdhi Gjetani. Pak ditë para se të vinte nga mergimi në shtëpi, ndonjë smirzij hafije i pushtetit serbë nga Amerika kishin njoftuar komandantin e Milicisë së Bardhanjetit, Draganin, se Gjetani ishte kthyer nga mergimi në shtëpi! Pasi ishin çmallur nënë e bir, kishte pyetur, -ku është motra nënë? -Ku është Gjelina? Në këtë shtëpi paske mbetur vetëm nënë! Në çast një ndjenjë e keqe e kishte pushtuar, dhe u tërbua, njëkohësisht pa të ëmën sa të gëzuar, e sa të trishtuar…

-Motra është martuar more bir, e ke me nder e erz, për këtë mos dysho fare! Ky ishte fati i saj i paracaktuar nga Zoti ynë! Dragan serbi erdhi për të arrestuar ty, pasi nuk të gjeti askund në shtëpi e gjeti Gjelinën te pusi. Në vend tëndin moren atë më vete. Gjetan Kanabardhi edhe më shumë u tërbua. Prandaj e bënte ligjin serbi këtu! -Ah, ç’të paska gjetur motër! Me litar në qafë e më kokën ulur. -Fisi ynë Kanabardhë është prerë e grirë për gati një shekull me serbin… si su kujtove motër? -Mirë motër na paska ndodhur zezdita, qenke bërë serbkinje! Nga tërbimi ai nuk dinte çfarë fliste. Edhe pse e ëma nuke kishte përfunduar fjalën.

-Ah, motër, të tjetersoj serbi është më keq se e vdekur!

Po ti more bir, më dëgjo deri në fund, -kur të thashë është martuar, me nder e erz, ajo nuk është martuar me serbin, por, ajo në Stacionin e Policisë së Bardhanjetit, therri me thikë për vdekje Draganin komandantin e Mililicisë, dhe e vranë me breshri plumbash kriminelët serbë, mu ashtu si e vranë në burg babain tuaj, që unë ju rrita jetim me shumë mund more bir! Atë e vrau hasmi i vatanit, serbin e kishim mbi kokë dhe vatanin të lidhur me hekura, dhe lëshoi një ofshamë dhimbje e mallkimi Nëna.

Titoja, Rankoviqi, Millosheviqi dhe hafijet shqipfoles, Ali Shukrit e Sinan Hasanët, i burgosën, i turturuan, i vranë e masakruan njerëzit progresistë të qëndresës shqiptare, dhe u dhanë pushtet njerëzve servile e të keqinjë. Ky pushtues i egër e barbar u dha krah hafijeve, dhe u dha flakë shtëpive shqiptare dhe shpresonte të shkatërronte rezistencën tonë kombëtare.
Ai tani e ndjeu vetën të çliruar dhe i ranë dy pika loti në tokë, e admiroi trimërin heroike të motrës, ju duk se ajo kishte ndjekur heroizmin e Norës së Kelmendit e cila vrau me kurqele (një lloj thike që e mbajnë vajzat shqiptare për ta ruajtur nderin) në çadrën e tij Vuçe pashën, komandantin më dinak të sulltanit. Ai e kishte ndier se pushtuesit serb po i vjen fundi, dhe u betua në flamur në diell e në tokë, se do të ishte përkrah trimave të lirisë për ta çliruar tokën shqiptare nga bisha pushtuese jugosllave-serbe, dhe se do te hakmerrej për motren Gjelinë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 429 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi