Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lamtumirë mike e respektuar Dr. Mirela Shira!
Publikuar më 19 tetor, 2020 në orën 01:13 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vjenë, 6 tetor 2020. Pak ditë më parë në Vjenë u shua edhe një yll nga qielli i veprimtarëve shqiptarë në kryeqytetin e lashtë. Në moshë të re u nda nga jeta Dr. Mirela Shira. Një humbje e madhe për shqiptarët në Austri e më gjerë, për shkencën e kulturën shqiptare në mërgatë. Sëmundja e rëndë dhe e gjatë u tregua e pa mëshirshme. Dr. Mirela studimet e larta i mbaroi në Austri dhe ishte mburrje e jona prej një intelektualeje aq e kompletuar me virtyte njerëzore e kombëtare. E njohur tema e saj: “Shqipëria mes diktaturës dhe integrimit evropian” e vlerësuar lartë nga komisioni, “Women migrants in Western Europe” (Gratë migrante në Evropën Përendimore” e studime tjera që mbeten në pasurimin e arkivave dhe bibliotekave gjithë kontinentit. Ishte njohëse e shkëlqyer e disa gjuhëve botërore krahas gjuhës shqipe.
Dr. Mirela Shira u tregua e afërt dhe e dashur për të gjithë ata që njohën, ata me të cilët punoi në veprimtarinë me interes kulturor e kombëtar në Vjenë e Austri në përgjithësi. Mes tjerash ishte drejtuese e shkathtë e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, ku u dallua me forcën e saj në afrimin e bashkëatdhetarëve tanë në aktivitete kulturore në Vjenën e lashtë të kulturës evropiane. Ajo vet ishte një shkëndijë më shumë në imazhin tonë në një vend siç ishte Austria ku çmohen vlerat kreative dhe intelektuale.
Në mesin e mërgimtarëve ishin të njohur së bashku me të shoqin e saj Ajet Shira, si familje shembullore intelektuale. Prindër të fëmijëve shembullor në mësime e sjellje në shkollë e shoqëri. Pata fatin t’i njoh edhe si prindër të nxënësve të mi, Floriani, Enea dhe Eranda në shkollën ku mbaja mësimin e gjuhës shqipe. Ishin të vlerësuar shumë nga personeli arsimor i shkollës si shembulli më i mirë i bashkëpunimit në ndihmë për mbarëvajtjen e mësimit. Sot para më vijnë fytyrat e tyre ashtu me lot. Sot, do doja te jem me ta, me dhembjen e tyre të madhe.
Dr. Mirela, nuk mjaftohej vetëm me punën e saj profesionale, jo, duhej më shumë edhe për bashkë mërgimtarët në lehtësimin e mallit për Mëmëdheun. Këtu ajo ishte shembull në realizimin e shumë projekteve kulturore, mes tyre para një dekade, ardhjen e Dr. Aref Matheu (Shkencëtarit shqiptar Arif Mati nga Parisi, Francë), për të ligjëruar në Vjenë me temën e tij të njohur mbi pellazgët, ilirët, shqiptarët. Që atëherë u dallua me qëndrimin e saj prej intelektuale të përgatitur shkëlqyeshëm. Ishte frymëzim i studenteve shqiptare auditorëve në Universitetin e Vjenës e më gjerë. Shembull i një gruaja shqiptare moderne intelektuale e përgatitur profesionalisht dhe e edukuar.
Shoqatat shqiptare në Austri e kanë të pa harruar ndihmën e saj, veprën e saj e dalë nga edukata me brumin kombëtar. Edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Mosiu” pati fat të bashkëpunon me Dr. Mirela Shirën si drejtuese e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri dhe kurrë nuk do harron emrin e saj, zërin e saj këshillëdhënës në rrethin e saj. Përjetë mirënjohje Dr. Mirela Shirës! Ajo do jeton kujtimeve tona bashkë me veprën e saj. Fëmijët e saj shembullor, do jenë krenarë gjithmonë për nënën e tyre. Ata me përpikëri do përmbushin porositë e saj. Porosi jete me gjithë sfidat e saj.
Mirënjohje për jetë veprës suaj Dr. Mirela Shira! Prehu e qetë në dheun e tokës mëmë!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 721 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi