Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
97 vjetori i Republikës së Turqisë dhe miqësia shqiptaro-turke
Publikuar më 01 nntor, 2020 në orën 04:45 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tirana respektoi Republikën e Turqisë ashtu si Ankaraja Republikën e Kosovës

Historia shënon.Dhe po kujtojmë se si e respektoi Turqia pavarësinë e Kosovës shqiptare: “Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të Ankara-së, Atakule, u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Kosovës
Po ashtu me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u ndriçuan edhe dy urat e njohura të Stambollit. Dhe askush ne Turqi nuk kritikoi autoritet turke për këtë veprim të jashtëzakonshëm respekti për shqiptarët dhe për Republikën e Kosovës, pasi edhe turkofobët shqipfolës e dine se Kosova është Shqipëri, pjesë e saj. Këtë respekt të Turqisë nuk mund ta shikoni kurrë as në Paris, as Romë, as Londër, as në Berlin dhe jo më në Athinë apo Moskë. Por këtë e bëjnë autoritetet e shtetit turk.Dhe për këtë arësye edhe Tirana respekton Festën e Republikës së Turqisë.

Pra, Tirana, kryeqyteti amë i të gjithë shqiptarëve me rastin e 97 vjetorit të Republikës së Turqisë, në respekt të aleatit strategjik të shqiptarëve, të shtetit e të popullit mik turk në një prej shesheve të Tiranës u projektua një flamur i madh turk në murin e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Turqia festoi këtë vit 97 vjetorin e Republikës, të shtetit modern turk.Turqia sot, supershtet dhe fuqi globale ekonomike, politike dhe ushtarake.
Turqia prej 68 vitesh antare besnike e alencës më të madha ushtarake e NATO-s dhe forca e dytë ushtarake e saj pas SHBA-ve.

Ura e Bosforit dhe Kulla Atakule, simboli i Ankarasë, ndricuar me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës






















Në tre 3 vitet e fundit Turqia është donatori i parë në botë që shpenzon dhe dhuron më shumë se cdo shtet tjetër në botë ndihma humanitare.
Shteti turk sot po përballon terrorizmin si dhe krizën e refugjatëve që ikin nga lufta në Siri, ku në Turqi janë mirëpritur dhe stehuar mbi 4 milion refugjatë sirianë.
Turqia është aleat strategjik i shqiptarëve, e cila ka ndihmuar dhe përkrahur shtetndërtimin si në Shqipëri dhe në Kosovë, është kontribuesja e dytë pas SHBA-ve në bombardimet e NATO-s kundër ish-Jugosllavisë; është njohësja e dytë e pavarësisë së Kosovës pas SHBA-ve, si dhe lobuesja e dytë po pas SHBA-ve për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Dhe prandaj si shteti dhe politika e lartë në Shqipëri dhe në Kosovë si dhe populli shqiptar i janë mirënjohës Turqisë.
Këto janë të vërteta të pranuara e të deklaruara jo vetëm nga Turqia por edhe nga politika, politikanë e shtetarë botërorë dhe nga politikanë e personalitetet më të larta shtetërore të Shqipërisë e të Kosovës.

Skënder Sadri KAPITI


Flamuri turk në murin e Universitetit Politeknik të Tiranës
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 535 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi