Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Adem Zaplluzha: Poemat e dhembjekrenarisë .II.
Publikuar më 10 nntor, 2020 në orën 20:41 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me dhembje të madhe dje morëm lajmin e pikëllimit për shkuarjen në përjetësi në botën e përtejme të poetit të nderuar Adem Zaplluzhës, në shenjë lamtumire, për të përmbushur amanetin e mikut tim të respektuar po e bëjë publike parathënien time të librit të tij të 193-të: POEMAT E DHEMBJKEKRENARISË II.

P A R A TH Ë N I E
Poemat që tronditin shpirtërisht çdo njeri që në vete përmban zjarrin e dashurisë për atdheun

Adem Zaplluzha
Më dëshirën e autorit Adem Zaplluzha për të ja lexuar librin në dorëshkrim dhe për të ja bërë një vështrim librit poetik: “Poemat e dhembjekrenarisë .II.”, libër ky i 193-ti më radhë nga i njëjti krijues letrar, vendosa ta marrë përsipër një barrë mjaft komplekse të shkruaj për to, duke u ndrojtur mos padashur mund të bie në ndonjë mos pajtim më atë që kritika letrare kërkon në rregullat e recensimit të vargut të shkruar poetik që shquajnë një qëndrim ndaj librit poetik të autorit Zaplluzha që ka një përvojë të gjatë qysh se shkroi poezinë e parë për fëmijë në vitin 1957 e cila ju botua në revistën “Pionieri” në Prishtinë, ai edhe sot në moshën 77 vjeçare është aktual në përvetësimin e lexuesit në kontekstin kulturor e letrar në procesin e vargut poetik duke qenë në rrjedhën e kohës.
Poezia e tij është një substancë që ngërthen në vete zjarrin e magjishëm të krijimtarisë individuale dhe të shoqërisë njerëzore e kombëtare, që dëshmon jetën e njeriut të lidhur me ambijentin e natyrës më bukurit e saja mahnitëse që kanë trojet shqiptare që i rrahin pambarimisht erërat me rrezet diellore, shirat, mjegulla, njëkohësisht është vendi ku rrinë perëndit hyjnore të etërve tanë e në veçanti autori ndjen një dhembje për fatin tragjik të popullit shqiptar autokton në trojet e veta etnike por edhe të krenarisë së tij historike në vorbullën e jetës që përsëritet vazhdimisht nga brezi në brezi, theksohet pahetueshëm në vetë titullin e librit që në poemën “Thonë se këto lugje të verdha” poeti shpreh dhembjen për fatin tragjik të Shqipërisë amë:

“...Ah lokja ime e pafat
Pate mbi kokë një Shqipëri të grisur
E të copëtuar
Në shtatëqind
E shtatëdhjetë e shtatë pjesë
Dhe kurrë më nuk arrite
T’i shërosh plagët e gurëve...”

Kemi të bëjmë me një poemë që të trondit shpirtërisht çdo njeri që në vete përmban zjarrin e dashurisë për atdheun e vet, zezonat e copëtimit të trojeve shqiptare nëpër shekujt e përflakur që lënë vragë të pashlyeshme në vazhdimësi në jetën e brezave të popullit shqiptar edhe sot në kohën që jeton poeti një ngjarje aq të freskët që i shton plagën e pashërueshme atdheut të përgjakur shqiptar në lëvizje të gurëve me shtetet fqinje Maqedoni dhe Mali i Zi, e pritet një lëvizje guri në dëm të atdheut edhe me Serbinë grykëse, kjo lexuesin nuk e lënë në heshtje që të mbulojnë me harresë ngjarjet e ndodhura historike nga e kaluar dhe kjo e sotmja. Zaplluzha na jep të kuptojmë se ai nuk shpik në poemat e tij trille imagjinare, por shkruan realitetin e mbështjellë me një metaforë të kuptueshme për një Shqipëri të grisur dhe plagët që i shkaktuan në tkurrjen e saj duke ja lëvizur gurët e kufirit, plagë këto që dalin fuqishëm si revolt dhembjeje e trishtimi në vargun e poezisë së tij e vërteta e argumentuar artistike, përçon mesazhin poetik te lexuesi duke e mbajtur atë aktiv në leximin e poemave.
Një artikulim i poemës Një hingëllimë si një gjëmë poeti vë në spikamë se shqiptari as armikun nuk e prenë në besë, e lërë më vëllanë, mikun apo fisin që kanë lidhje gjaku:

“...Asnjëherë s’e premë në besë
As armikun
Jetuam që nga lashtësia
Me kodet tona më krenare
Zot shtëpie e kishim mikun...”

Te kjo poemë kemi një pasqyrim të formës dhe përmbajtjes strukturale të dallueshme nga Kanuni shqiptar, si bie fjala “shkelja e besës”, “prerja e mikut në besë”, “dhunimi i tryezës” prej mikut është gurë themelor i Kanunit, besë prerje të tilla shkaktonin jo vetëm gjak e plojë midis familjesh e fisesh, por disa herë krahinash të tëra. Kanuni shqiptar thotë: “Nyje 639, sikur je në detyrë me lyp mikun e premë, ashtu je në detyrë me dhanë arsye në preftë miku në bukë tënde”. Për malësorin shqiptar kushdo që të prenë në besë ose shkelë mbi mikpritjen është fajtor dhe dënohet për mikun apo edhe armikun e premë në besë, autori nëpërmjet vargut poetik na kujton këto kode të lashta që jetuan etërit tanë në të kaluarën.
Pra kemi të bëjmë me një gjendje emotive të krijuesit që idenë e zëvendëson me figurë metaforike që shpesh përdorët në poemat e tij. Edhe poemat e tjera shënojnë një preokupim edhe më të fortë të tematikës hulumtuese poetike-artistike duke e bazuar fjalën e shkruar në përparimin e ideve tradicionale dhe të sotmes bashkëkohore. Në hapësirën e atdheut të lirë poeti me një zjarr dashurie i gëzohet ekzistencës së vet, mjeshtërisht krijon kohën e që ka kaluar nga një sundim i huaj jugosllav të skëterrshëm, krijuesi çelet me poemën lirike: “Ky atdhe i askujt” në këtë rast zgjeron artikulimin s’ka si të mos jesh i lumtur në Dardaninë e lirë kur afër një shekull ke qenë nën robërinë e të huajit:

“...Njerëz sa jam i lumtur sot
E mot
Edhe unë kam një atdhe
Një fe
Dhe një Zotë
Mbi fushën e Dardanisë
Ku fëmijët lozin pa frikë
Duke iu gëzuar lirisë...”

Duke pasqyruar jetën e njerëzve të lirë, në atdheun e lirë, vlerëson dhe çmon lirinë e fituar me shumë mundë e gjak të derdhur dëshmorësh që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për ekzistencën mbarëkombëtare si një vetëdije shoqërore, për çka poeti i jep vlerë të veçantë nëpërmjet vargut poetik lirisë njerëzore dhe fjalës së lirë! Çmon punët me vlerë njerëzore ekonomoke-sociale ndonjëherë edhe revoltohet kur nuk ecin punët mbarë, qorton, këshillon, dëfton labirintet jetësore të shoqërisë sonë ndaj problemeve edukative-arsimore që ndërtohen mbi logjikën e personalizmit të ideve emocionale, -të perëndive pa fron, kundërshton fuqishëm punët e liga, -kur shikon fëmijë të braktisur, nëpër qoshet e faltoreve...! Në përfshirjen e poemave prezantimin krijues poeti vë në spikamë koherencën e brendshme të shoqërisë sonë që na jep të kuptojmë se para dukurive negative s’duhet të heshtim ngase “Një ditë do zgjohen drurët dhe gurët”, ku shprehet i revoltuar poeti:

“...Kurse sot jeni duke u krekosur
Si gjelat e trentë nëpër kafaze të hekurta
Ju dreqër të dreqërve
E rropët për se vdekuri
E sot
S’ ju mjafton kaq doni ta rrjepin
Edhe për së gjalli atdheun tim…
Po i shëmbëllen lëkurës së grisur
Ose i kafshuar nga gjarpinjtë
U bëmë gaz i dynjasë
Luftëtaret po vdesin për një kafshatë buke
Kurse qentë e juaj hanë në pjata prej ari...”

Vargjet e cituara japin imazhin e njeriut të pushtetshëm me identitet të deformuar nga ligësitë e brendshme psikosociale të atij njeriu, për fat të keq të korruptuar që drejton punët e shtetit më të ri në botë Kosovën, në ambientin e kësaj hapësire njeriu i pa pushtetshëm ka brengat e jetës nga ku më vështirësi realizon ekzistencën e qenies së vet.
Libri ” “Poemat e dhembjekrenarisë .II.” i Adem Zaplluzhës nga opusi i këtij autori gjejmë të shprehur edhe vokacionin poetik, kujtimet e poetit që pasqyrojnë të kaluarën me personazhet historike si Aleksandri i Madh, kryetrimin, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Mic Sokolin heroin tropojan, komandantin legjendar Adem Jasharin me familje në luftën çlirimtare nga Prekazi i përflakur nga ku u ndez drita e lirisë, i gjejmë vargjet brilante të poetit të madh që ndryshe njihet si Homeri shqiptar Gjergj Fishta, gjejmë atdhetarin, shkrimtarin e madh të rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçin që është burim frymëzimi për liri e bashkim kombëtar, gjejmë rrapin shekullor dhe lule zambakun e Prizrenit historik ku ka lindur poeti i cili shfaqë në trajtën përkujtuese të një kohe të shkuar, që edhe në të tashmen mbetën si reflekse të pranishme në psikikën e krijuesit si reflektim i tij që lidhet më kohën e kaluar dhe më këtë të sotmen të një imagjinate reale, si me familjen, me fisin, me vendlindjen, me mikun, që pasqyron problemet jetësore, preokupimet, brengat, pikëllimet dhe gëzimet e njerëzve të një Atëmëmëdheu të përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe mbarë trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu amë i Shqipërisë prej fuqive të mëdha të Evropës, që nëpërmjet të shprehurit poetik, vlerëson dhe çmon situatat jetësore të qëndresës së dinjitetshme dhe njerëzore të popullit shqiptar, të aktualitetit të sotëm të qëndrueshëm në kontekstin historik kohorë, referencat e tilla nuk janë të pakta të librit në fjalë në opusin e krijimtarisë së tij poezia ruan aktualitetin autentik-burimor që i jep rëndësinë e duhur për lexuesin për të lexuar më ëndje vargjet poetike të tij.

Prizren, më 6 maj 2020.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 372 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi