Historia e një legjende futbolli – Diego Armando Maradona |
Publikuar më 26 nntor, 2020 në orën 00:11 ( ) |
Të ndryshme | |
|
|
Heroi i Argjentinës e kishte festuar ditëlindjen e tij të 60-të disa ditë më parë, por të mërkurën vdiq. Më poshtë do të shikoni një histori se pse Maradona konsiderohet legjendë dhe ikonë e futbollit
Një legjendë, një njeri ku çdo fjalë e tij dhe veprim është bërë lajm botëror.
Diego Maradona ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare, edhe pse idoli i Argjentinës dhe Napolit dukej se ka jetuar 10 jetë në gjashtë dekadat e jetës së tij.
Nga mrekullia me flokë të gjata që për herë të parë u shfaq në Primera Division në Argjentinë, me aventurat e tij në Spanjë, Itali dhe me Kombëtare, Maradona gjithmonë ishte në fokusin e syrit publik.
Në këtë kuptim, ai ishte padyshim superylli i parë i futbollit; një gjeni me aftësi që të inspironte me lojën e tij masat e tifozërisë.
Kjo sagë e futbollit filloi 60 vite më parë dhe derisa bota vajton vdekjen e tij, më poshtë do të gjeni një histori të tij përgjatë këtyre dekadave.
Një yll lindi
Më 30 tetor, Diego Maradona Sr dhe Dalma Salvadora ‘Tota’ Franco mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e parë djalë në këtë botë.
Çifti kishte filluar vite më parë të jetonte në periferi të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires nga fshati Corrientes, kurse ndërtuan shtëpinë e tyre në lagjen e varfër të kryeqytetit, Villa Fiorito.
Legjenda lindi në poliklinikën Evita te një spitali afër Lanusit dhe dhe u quajt Diego Jr. Atë ditë kishin lindur 11 fëmijë, të gjitha vajza por vetëm një shirit ishte në dorën e një fëmije me “gol” e që ishte djalë.
Dy muaj më vonë i porsalinduri do të bekohej në Kishën e Lagjes në Pompeya, duke i dhënë kështu botës fotografinë e parë të një djaloshi që me vonë do të ishte ikona e ardhshme e futbollit: një bebe topolake, i veshur me një këmishë të hollë dhe me një kokë plot flokë të zeza.
“Më shumë shi binte brenda sesa jashtë”, thoshte Maradona i famshëm më vonë për shtëpinë e tij në Villa Fiorito. Në tri dhoma, pa ujë të rrjedhshëm, banonte e tërë familja: Diego Sr dhe Tota, Diego Jr, katër motrat e tij më të mëdha dhe tre vëllezërit më të vegjël.
Jashtë ishin rrugët e papastra të Villa Fiorito, ku ai luajti ndeshjet e tij të para të futbollit, por ditët me shi bënin që të krijoheshin lumenj balte – edhe pse çatia prej llamarine e shtëpisë bënte shumë pak për ta ndaluar shiun, duke bërë që familja e Maradonës ta ndalte këtë me kova e tenxhere që mos të përmbysej shtëpia e vogël.
Në moshën tre vjeçare, Diego do të merrte dhuratën e tij të parë nga futbolli që i vinte nga xhaxhai dhe nga ai moment çifti do të ishin të pandashëm. Ai i përsosi talentin e tij në rrugët me pluhur dhe tokën e shkretë të Fioritos, duke marrë fëmijët e tjerë të lagjes e duke luajtur shpesh me vetveten.
Kjo mund të ishte bërë e rrezikshme nëse rrije në rrugë, siç kujton Diego më vonë. “Një ditë po e ndiqja një top, ndoshta isha më i vogël se 10 vjeç dhe rashë në një gropë septike”, kishte theksuar ai në autobiografi. “Isha i zhytur në m… deri në fyt, por nuk u përpjeka të dal: shikoja topin dhe fundosesha shumë e më shumë në m…”.
“Xhaxhai i imë më shpëtoi mua duke hyrë në gropën septike deri në bel, e duke shkuar deri në kokë e duke zgjatur duart që të me kapte mua”.
“Nëse ai nuk do ta kishte bërë këtë unë do të vdisja në atë gropë septike…duke vrapuar pas një topi të futbollit”.
Bota takohet me “Maradonan”
Në ditëlindjen e 10-të në tetorin e vitit 1970, aftësia e tij me top në këmbë tashmë vërehej.
Fillimisht luante për Estrella Roja, një klub fqinj që udhëhiqej nga babai i tij, më 1969 erdhi mundësia që të rritet me të rinjtë dhe me dy shokët e tij nga Fiorito shkon për në prova në klubin e Primera Divizion, Argentinos Juniors.
Pasi që kishte arritur ta bindte Don Diegon, ai e lejoi atë që të udhëtonte në Buenos Aires për të bërë testet, tetë vjeçari mezi arriti në kompleksin stërvitor të Argentinos me dy autobusë, për t’u përballur me një lajm të tmerrshëm: për shkak të shirave të mëdha, aktivitet për atë ditë ishin anuluar.
Në vend që t’i dërgojë në shtëpi futbollistët aspirantë të se ardhmes, skauti i klubeve për të rinj, Francis Cornejo i dërgoi ata në Saavedra Park në anën tjetër të qytetit ku luajtën një ndeshje të improvizuar. “Ata kanë një thënie se njëherë në jetë një njeri është dëshmitarë i një mrekullie, por askush nuk arrin ta kuptojë këtë”, trajneri i ndjerë kishte theksuar në librin e tij, Cebollita Maradona, kur për herë të parë ishte ngritur Maradona në karrierë ai tha: “Ia arrita”.
Në të vërtetë, e atillë ishte siguria e të riut Diego me topin saqë Cornejo filloi që të dyshonte në moshën e tij. “Kur ai kontrollonte një pasim në ajër me të majtë dhe pa lënë topin të binte e godiste atë më të njëjtën këmbë mbi kokat e mbrojtësit nuk kisha dyshime: Ai ishte i shkurt dhe një lojtar i shkurt e bënte atë dhe ai ishte aq i shkurt saqë dyshoja se ishte tetë vjeçar”, shtoi ai.
Sapo përfundoi prova, trajneri i kërkoi Maradonës kartën e tij të identitetit për të parë a ishte ai që thoshte se ishte. “Nuk e kam”, m’u përgjigj ai me zë të vogël, sikur ta kisha zënë duke u larguar nga shkolla. “Nëna e ime e ka në shtëpi”.
“I thashë të me shikonte në sy dhe e pyeta përsëri, ‘a je i sigurt që keni lindur më 1960’”, vazhdoi Cornejo. “ ‘Po zotëri’, u përgjigj ai…nëse ai kishte tetë vjet tashme kisha zbuluar një xhevahir për skuadrën time, një lojtar i cili bën diferencën. Por, edhe nëse do të ishte më i vjetër nuk e kisha luksin ta humbisja atë”.
Misteri i moshës se Mardonas u zgjidh përfundimisht dhe, nga viti 1971 e tutje, ai hyri në divizionin e të rinjve të Argentinos. Diego inspiroi skuadrën e tij shumë shpejt dhe u bë legjendë duke fituar për të dhe trajnerin e tij. Ai luajti 136 ndeshje në mes të viteve 1973-74 derisa fitoi Ligën Kombëtare të Novenas (Ligë e të rinjve nën moshën 14 vjeçare).
Aftësitë e tij të jashtëzakonshme tërhoqën vëmendjen e shtypit argjentinas. Më 28 shtator 1971, 10 vjeçarit ju kushtua një kolumne në median Clarin pasi që hyri në skuadrën e Argentinos në pjesën e parë të skuadrës së parë dhe bëri trikat e tij. Në këtë pikë, dukej se kishte pak konfuzion për identitetin e vërtetë të djaloshit të mrekullive.
“Ai ishte majtak, por e përdorte edhe të djathtën e tij. Diego Caradona, siç e quanin, i moshës 10 vjeç, mori duartrokitjet e para në pjesën e dytë me Argentinos Juniors vs Idependiente, duke treguar aftësitë e rralla të tij të kiksave me pjesën e brendshme të shputës së tij”, thuhet në artikullin e titulluar “Përballja me klasin e një superylli”.
“Ai nuk duket si fëmijët e tjerë modern, por ai është si një argjentinas tipik, ai e dashuron topin dhe futbollin tonë dhe gjithmonë e luan atë si një lojtar i madh”.
Argjentinasi më i kërkuar
Nuk kaloi shumë gjatë dhe i riu “Caradona” fillon ta krijoi emrin e tij.
Brenda pesë viteve të paraqitjes së tij me Argentinos dhe 10 ditë më pak se ditëlindja e tij e 16-të, Diego bëri debutimin e tij të parë nga banka në mposhtjen e skuadrës së tij 1-0 nga Talleres. Me prekjen e tij të parë, ai kaloi një mbrojtës duke ia futur topin në mes të këmbeve, e që më vonë për atë ditë – pavarësisht rezultatit- ai do të thoshte. “M’u dukë si ta prekja parajsën me duart e mija”.
Më 1980 dhe në ditëlindjen e 20-të, Maradona ishte bërë i rregullt në formacionin e Argentinos, duke u paraqitur për 150 herë dhe shënuar 100 gola për skuadrën La Paternal dhe duke u bërë si njëri prej lojtarëve më të vlerësuar nga Argjentina.
Ai kishte hyrë edhe në Kombëtaren e Argjentinës, edhe pse ishte vënë në pikëpyetje përvoja e tij me Albiceleste, një përvojë që në fillim ishte e hidhur. Dy vite më herët ai ishte përlotur shkaku i trajnerit Cesar Menotti për shkak të përjashtimit të tij në minutat e fundit nga Kombëtarja ne Botërorin që luhej në Argjentinë, por ai ishte kthyer përsëri më 1979 dhe kishte fituar Botërorin me grupmoshat U-20 në Japoni.
Maradona përfundoi vitin 1980 si top golashënues në të dyja kampionatet, Metropolitano dhe Nazion, duke u bërë lojtari i parë në histori të futbollit argjentinas që ta merr këtë kurorë në pesë gara të ndryshme. Në fund të atij viti, nuk u vu në diskutim largimi nga Argentinos por ku do të ishte e ardhmja e tij.
Pas Botërorit 1978, Sheffield United ishte shumë afër për të bërë njërin prej transferëve më sensacionale në histori të futbollit, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i parave që kërkonte agjenti.
Ai u kthye në Buenos Aires, derisa për shërbimet e tij filloi një betejë e ashpër në mes të dy skuadrave që përbëjnë superklasicon e Argjentinës, River Plate dhe Boca Juniors.
Oferta e Riverit dhe kushtet e kontratës ishin shumë më të favorshme sesa të Bocas, të cilët ishin në mes të një krize financiare: Diego, megjithatë, vendosi që të kalonte te Bombonera (Boca Juniors).
Boca, pasi mori lojtarin arrit një marrëveshje djallëzore për huazimin 18 mujor me Argentinos – të cilët do të merrnin 2.5 milionë dollarë, gjashtë lojtarë të Bocas dhe të drejtën që të transferojnë borxhet e tyre në federatën e Argjentinës, për të arritur kështu një barazim në financat e tyre – Maradona kompletoi transferin e tij në shkurt të vitit 1981.
U tha se këto tarifa të mëdha ishin të pamundura për Bocan por në Botërorin e vitit 1982, Diego u kthye përsëri në La Paternal ku u prish kontrata, edhe pse tashmë numri i 10 ishte pajtuar me një transfer te Barcelona dhe se nuk do ta përfaqësonte më klubin e tij të rritjes si lojtar.
Te River, në anën tjetër, një urrejtje e madhe ekzistonte për të dhe lojtarin por klubi mbijetoi në dekadat që erdhën.
Mënyra e vetme për ta ndalur, është ta rrezosh
Kur Maradona fryu qirinjtë në tortën e ditëlindjes së tij të 30 ai tashmë konsiderohej si një mbret në botën e futbollit.
Ai kënaqej duke luajtur në Napoli, fitoi Skudetton më 1986-87 dhe 1989-90, ai udhëhoqi skuadrën nga Italia e Jugut për ta ndërtuar vetë historinë, edhe pse kishte mendime të ndara pas paraqitjes se tij në Botërorin e vitit 1990.
Këtu mund ta fusim edhe finalen në Meksikë më 1986, e cila përfshin golin “Dora e Zotit” dhe “Golin e shekullit” kundër Anglisë, si një seri e paraqitjeve virtuoze të tij për skuadrat Napoli e Argjentina, paraqitje që bën që e tërë bota e futbollit t’i duartrokas talentit të Mardonës: por në Itali ai kishte një personalitet tjetër: trimëria e tij dhe aftësia që të luajë qoftë edhe i lënduar.
Një javë para se të fillonte Botërori 1990, Diego ishte goditur dy herë në stërvitje.
Goditja e parë ia hoqi tërë thoin e gishtit të madh në këmbën e tij të majtë; goditja e dytë i shkaktoi dëmtim të madh të kyçit të këmbës së majtë e që ishin shkaktuar nga “Kasapi i Bilbaos”, Andoni Goikoetxea gjatë kohës së tij në Barcelonë, e që më vonë kishte bërë që nyja e këmbës së tij të fryhet sa një mollë.
“Mund të them se kurrë nuk kam ndier dhimbje më të madhe se ajo gjatë Botërorit”, kishte konfirmuar Maradona. “As sot nuk e di se si kam qëndruar në këmbë”.
“Jam takuar disa herë me mjekun dhe ai me tha se nuk duhej të luaja në atë shtet. Por, nuk mund t’i leja vetëm djemtë. Ata me tregonin mua në çdo ndeshje se do të japin gjithçka nga vetja e tyre dhe si një kapiten nuk dëshiroja t’i leja në baltë”.
Në moshën 30 vjeçare, Maradona ishte dashur të jetë në kulmin e karrierës së tij, e ku pas një starti kuptueshëm të ngadaltë në sezonin 1990-91 te Serie A, pavarësisht lëndimeve që pati atë verë, ai prapë gjeti ritmin e tij.
Më 28 tetor 1990 ai mori një dhuratë më herët për ditëlindjen e tij ku Napoli mundi Fiorentinan 1-0 në San Paolo, ku mbrojtësi i ri Ciro Ferrara shënoi golin e vetëm në ndeshje.
Katër muaj më vonë do të ndodhte katastrofa. Diego u zgjodh që ta bënte testin e drogës pas ndeshjes ku ata fituan kundër Barit dhe nga testet ai doli pozitiv në përdorimin e kokainës.
Ylli u detyrua që të kthehej në Buenos Aires, ku aty u arrestua me akuza për përdorim droge dhe gjykata urdhëroi rehabilitim, derisa federata italiane ia ndaloi paraqitjen për 15 muajt e ardhshëm.
Pavarësisht këtij përfundimi skandaloz të karrierës së tij në Napoli, ai mbeti një legjendë e këtij qytetit, ku u vlerësua lart e me respekt nga qytetaret që gjendeshin përballë një diskriminimi nacional që ata historikisht e kishin vuajtur nga të pasurit verior të Italisë.
Dekada e fundit
Dështimi në testet e drogës në San Paolo shënoi fillimin e një periudhe marramendëse, hutuese në jetën e Maradonës në të cilën ylli i padisiplinuar dilte jashtë kontrollit.
Pas rehabilitimit ai u rikthye përsëri në fushë duke luajtur për Sevilla dhe Newells Old Boys dhe u ftua nga Kombëtarja e Argjentinës pasi që shenjat e para thoshin se ai mund të ringjallte magjitë e tij por gjithçka u shkatërrua gjatë Botërorit 1994 kur u bënë testet e dyta të dopingut, e ku ai kishte përdorur një diuretik të ndaluar që bëri që ai të suspendohej edhe njëherë tjetër dhe kështu ta përfundoi karrierën e tij në një garë të nivelit të lartë.
Nga aty ai ju kthye karrierës së trajnerit për kohë të shkurt, ku menaxhoi skuadra kaotike në Argjentinë si Deportivo Mandiyu dhe Racing Club para se të përfundonte duke luajtur përsëri për Boca Juniors, me mbipeshë dhe në një hije të vetvetes por ende ishte në gjendje të tregoj magjitë e tij që ishin ende aty.
Më 25 tetor 1997, ai arriti ta luajë ndeshjen e fundit duke ju falënderuar një urdhri të gjykatës për një tjetër ndalesë dopingu, ku luajti ndeshjen e fundit profesionale në Superklasikën e Bocas kundër River e ku fitoi Boca Juniors.
Problemet e para shëndetësore për Maradonën filluan në vitin 2000 kur ai u hospitalizua derisa ishte në pushime në resorin e Punta del Este në Uruguai. Mjeku Jorge Romero e përshkroi sëmundjen e tij si “infobea” pasi ishte telefonuar nga agjenti i tij dhe shoku i jetës Guillermo Coppola, i cili i kishte thënë mjekut: “Jam këtu me Diego Maradona, i cili është duke fjetur që dy ditë. Ne nuk mund ta zgjojmë”.
“Nëse ai po fle për dy ditë”, u përgjegj Romero, “ai nuk po flenë. Ai është në koma”.
Afër vdekjes, Maradona ishte trajtuar për hipertension dhe aritmi dhe në fund të janarit udhëtoi për në Kubë në mënyrë që të hyjë në një program të gjatë rehabilitimi që do të trajtonte problemet me varësitë e tij.
Diego qëndroi në Kubë pothuajse katër vjet, duke u bërë një mysafirë i nderuar i presidentit Fidel Castro e ku ai mbronte regjimin socialist të këtij lideri në ishull.
Duke folur për varësinë e tij vite më vonë, Maradona i dha merita vajzës së tij të madhe e cila e kishte ndihmuar atë që të luftonte me demonët. “Askush nuk mund të këtë medale për këtë punë në gjoksin e tyre, ishte Dalma ajo që me shëroi mua”, tha ai për TyC Sports, derisa fliste për sëmundjen e tij në Punta del Este.
“Unë isha në fund të jetës në koma. Mbaj mend që shihja një yll të zi dhe ca grepa që me gjuanin mua, mbaja dorën jashtë por nuk arrija të dilja nga gropa ku isha. Unë mbeta në koma”.
Katër vite pasi kishte varur këpucët e tij, në nëntor të vitit 2001 Maradona ishte në gjendje ta luante ndeshjen e fundit, ku një skuadër me yje e Bombonera e cila përfshinte yje si Marcelo Bielsa, Eric Cantona, Davor Suker, Javier Zanetti dhe Juan Sebastian Veron luajtën një ndeshje yjesh.
Në të njëjtën kohë, kthehemi në Kubë ku ai kishte lënë trashëgimi: më 2019 avokati i yllit, Matias Morla tregoi se ai ishte baba i tre fëmijëve në ishull, duke shtuar numrin në tetë trashëgimtarë të Maradonës.
Stuhia e Afrikës së Jugut
I ndodhur përballë vdekjes, Maradona vazhdoi të vuaj me probleme shëndetësore, duke rënë në peshë dhe duke bërë një operacion baipasi gastrik në Kolumbi, e cila gjë e ndihmojë atë që të heq më shumë se 50 kilogram brenda pak muajve.
Ai filloi punon si prezantues në një televizion, një emision debutues në Argjentinë i titulluar “La Noche de 10” (Një natë me numrat 10). Pele, Mike Tyson dhe Fidel Castro ishin disa nga të ftuarit e Diegos në këtë emision, ashtu si vetë Maradona që bënte intervista bizare plot humor.
Por, pavarësisht filtrimit të tij me showbizin, ai mbeti afër botës së futbollit e cila gjë kulmoi me emërimin si trajner i Argjentinës më 2008 deri në fund të Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut që u mbajt pak para ditëlindjes se tij të 50-të.
Koha e Maradonës në krye të Albicelestes, megjithatë, do të mbahet mend për gjestet e tij jashtë fushës sesa për aftësitë e tij si trajner.
Ai bëri një zhytje në fushën e lagur në Monumental për ta festuar golin e Martin Palermos që ishte gol kualifikues kundër Perusë në Botëror dhe më vonë ftoi kritikët që “t’ia thithin e të vazhdojnë t’ia thithin” në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Gjatë ndeshjeve finale, Maradona prapë tërhoqi vëmendjen për deklaratat e tij të çuditshme për shtyp dhe zgjedhjen e formacionit, një ndër to ishte zgjedhja për të startuar me Ariel Garce, pasi që mbrojtësi i Colon, sipas tij, kishte ëndërruar se po vallëzonte në fushë me trofe të Botërorit në duar.
Skuadra kishte brenda saj yje botëror si Lionel Messi, Carlos Tevez, Gonzalo Higuain, Sergio Aguero, Maxi Rodriguez dhe Juan Sebastian Veron, me një fjalë e mbushur me potencial sulmues por nuk kishte ekuilibër në skuadër, me mesfushorin e dobët të Newcastle Jonas Gutierrez dhe të riun Velez Sarsfield, kurse Nicolas Otamendi luante si mbrojtës i djathtë pasi që nuk kishin opsion për këtë pozitë
Argjentina arriti deri në çerekfinale, duke shënuar 10 gola në katër ndeshje, por Gjermania i eliminoi ata.
Maradona i kishte thënë lojtarëve të tij që “mos të besojnë në fjalët” e europianëve, por në fushë ai mori një leksion të mirë nga lojtarët e Joachim Low që e fituan lehtësisht 4-0 këtë ndeshje.
Kthimi në shtëpi i Albiceleste ishte tepër i ashpër, me mijëra tifozë që u paraqitën për t’i pritur në aeroport; edhe pse ishte befasi më vonë se si kryetari i Federatës, i forti i AFA-së (Federata e Futbollit të Argjentinës) e inskenoi një dorëheqje të Maradonës për shkak të një konflikti të supozuar me pjesëtarët e stafit në zhveshtore.
Vitet e fundit
Ashtu sikurse kishin imagjinuar pak njerëz të kthimi i Diegos në vitin 2000 në një dekadë më vonë si trajner që do ta udhëhiqte Argjentinën në një Botëror, 10 vite më parë do duhej të ishe një njeri me guxim që të parashikoje që një 60 vjeçar do të merrte drejtimin e një skuadre në Primera Division të Argjentinës më 2020-21.
Gimnasia filloi sezonin e shkurtuar, për shkak të efektit të Covidit në Argjentinë, me trajnerin e tyre 60 vjeçar kundër Patronato, në një ndeshje që kishte mbetur nga sezoni 2019-20, pasi kishte luftuar për të mos rënë nga liga derisa kishte dhimbje kronike të mëdha te Maradonës, ai megjithatë ia doli që të vizitonte Gimnasian çdo stërvitje, duke treguar qëndrimin e tij unik si njëri prej idolëve më të mëdhenj të futbollit në Argjentinë.
Pasi u largua nga drejtimi i Argjentinës, ai bëri një rrugë nomade në botën e futbollit, duke drejtuar skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe si Al Wasl dhe Al Fujairah, duke u bërë president i skuadrës bjelloruse, Dinamo Brest dhe pastaj hyri në futbollin meksikan duke qenë trajner i Dorados, si dhe ishte në një kohë të shkurtër në krye të skuadrës së promovuar, Sinaloa.
Kishte qenë një udhëtim i gjatë, jo edhe aq i qetë për Maradonën nga Villa Fiorito 60 vite më parë në La Plata.
Një ndër futbollistët më të mëdhenj që e ka parë bota e futbollit, ai po ashtu pati shumë pengesa dhe skandale gjatë këtyre viteve, të cilat e kërcënuan dhe njollosën trashëgiminë e tij të mirë.
Siç ka thënë vet Maradona, megjithatë, topi nuk mund të njolloset. Çfarëdo që dikush flet për marrëzitë e tij në dekada, ai mbetet një figurë magjepsëse, duke falënderuar shkëlqimin e tij si futbollist, por, ndoshta pikërisht të metat e tij të shumta na kujtojnë edhe atë se çfarë njeri i mirë ishte ai.
Është një ndër lojtarët më të mirë te të gjitha kohërave që ai do të mbahet mend në fund të këtij tregimi kurse legjenda e tij nuk do të zvogëlohet por do të rritet në vitet dhe dekadat që do të vinë.
/GazetaExpress/
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
458 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|