Djali nga Skrapari Rako Paja kërkon të ‘’kapi’’ diellin… |
Publikuar më 09 dhjetor, 2020 në orën 09:24 ( ) |
Të ndryshme | |
|
|
Reportazh nga Xhevahir Cirongu
Të shkruash për këtë djalë, i cili në dukje të parë kur bisedon me atë, gjatë bisedës do zbulosh hap pas hapi atë begram sa intuitativ, po aq vizionar me një këmbëngulje e besim për realizimin e ëndrrave vetiake e ato shoqërore. Kjo këmbëngulje e shoqëruar me një besim deri në takimin me yjet e qiellit, të jep shkas që të ndalosh pak si gazetar për të reflektuar ndaj këtij njeriu me utësinë e mendimet që shpalos edhe si intelektual. Të tillë njerëz janë të paktë në shoqërinë tonë, prandaj duhet edhe një investim racional deri në kuptishmërinë e mendimeve të tyre, sepse ato i shërbejnë gjithë shoqërisë të tashmes e të ardhmes. E megjithatë, ne kontaktuam posaçërisht me Rako Paja, ku biseda merr udhën e bashkëbisedimit jetësor….!
U lind në qytetin Çorovodë, rritet në fshatin Çorrotat…
Kur e pyetëm se në ç’vit ke lidur, ai në fillim u ndrojt pak, por ashtu me atë thjeshtësinë e një djali intelektual që e karakterizon, na u përgjigj shkurt: - Unë në fakt kam lindur në qytetin e Çorovodës, por jam rritur e arsimuar në vendlindjen e gjyshit e të babait tim, në fshatin Çorrotat të zonës tomorricë - Skrapar. Edhe nënën po nga kjo zonë është, nga fshati Straficë, na thotë Rakua. Vështirësitë ekonomike të kësaj familje ishin tej të skajshme. Por, fjala e ngrohtë e gjyshit Muharrem dhe e dy prindërve Zylfo e Lule Paja, u jepnin forcë e besim për të ecur pa u ndalur drejt të ardhmes. Ishin këto fjalë zemra, të ëmbla si mjalti, por edhe këshillat e herë pashershme të gjyshit e të atit Zylfo (të cilët sot nuk jetojnë) ië cilat i frymëzonin për të realizuar vepra të mira në jetë. U rritën me këtë frymë edukate dhe sot ata punojnë e jetojnë me djersën e ballit. E pyesim Rakon: Sa vëllezër e motra keni? Ai na përgjigjet: jemi 4 vëllezër e 1 motër! Motrën e kemi të martuar, dhe 3 vëllezër. Kurse vëllanë e vogël ende s’është martuar.- Po ju sa fëmijë keni? - Një vajzë e dy djem, na përgjigjet ai. Vajza e ka emrin Kejsi, kurse djemtë: Zakris e Bjordi. Arsyet ekonomike dhe ato familjare më detyruan të lë qytetin ku linda dhe u përkushtova punëve në fshat, - na thotë Rakua.Ne ngacmojmë bisedën tonë për ta vazhduar më tej atë. Ashtu, duke ecur në rrugën e pyetjeve, e ngacmoj me pyetjen tjetër e cila kishte të bënte me arsimimin e këtij djali energjik e fjalë shtruar si një tapet plot kolor ngjyrash. Familjet shqiptare si në veri e jug të Shqipërisë migruan drejt jug- perëndimit të vendit. Edhe familja e Zylfo Paja lë Skraparin e vendoset me banim në fshatin Rrashbull të qytetit bregdetar të Durrësit.
Ëndrra e këtij djali ishte arsimimi!
Arsimin e mesëm e kryen në shkollën ‘’Peliva Dorrozhani’’ Zhepë - Skrapar.Ishin vitet e para të ndërrimit të sistemit monist.Sigurisht, si kudo në Shqipëri, edhe familja Paja kishin plot vështirësi ekonomike.Jo vetëm ekonomia e dobët familjare, por edhe sëmundjet e nënës Lule e gjyshit Muharrem, jua shtonin hallet kësaj familje. Bashkë me vëllezërit më të mëdhenj, të cilët ishin edhe në moshë pune, morën rrugën e kurbetit drejt Greqisë. Kështu,gati 10 vjet punoj emigrant larg atdheut. Ndërpret punën e fillon arsimin e lartë në Tiranë. Ishte viti 2004, fillon studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi dhe elektrik 1 vit në Universitetin e Trianës, dhe 3 vitet e fundit i mbaron në Selanik të Greqisë. Rakua s’ju nda asnjëherë punës dhe diturisë. Kjo e fundit ishte edhe një amanet e gjyshit Muharrem. Dhe me të vërtetë Rako Paja, zgjodhi rrugën e dijes për t’u bërë i ditur për vete dhe i dobishëm edhe për shoqërinë. Pas universitetit, ishte ky djalë me plot ëndrra për të ardhmen që s’u nda librit e diturisë për asnjë çast; kështu mbaron në vitin 2020 në degën Energjitikës ‘’Panelet Diellore’’ (energji e gjelbër) në universitetin ‘’A. Moisiu’’ Durrës. Ëndrra e këtij djali ishte arsimimi, sepse pa dije s’mund të ecte në rrugën e duhur të jetës. Dhe ai me mund e përkushtim ia arriti këtij qëllimi final, i cili është një udhërrëfyes së jetës e punës së Rako Paja.Pa këtë busull formimi të diturisë e arsimimit vetiak, por edhe profeisonal, së bashku me guximin, s’do ishte ky që është sot.
Episode nga emigracioni….
Ishte muaji prill i vitit 1994 . Ashtu, së bashku me disa shokë të zonënës e bashkëfshatarë, niset drejt shtetit fqinj Greqi. Zakonisht emigratët niseshin në fillim të pranverës ose në vjesht kryesisht në shtator. Rrugëtimi ishte plot rrëziqe, sa ai kërkonte edhe jetën e emigranteve. Plus rrugëtimit nëpër male e lumenj, një rrëzik real bëhej edhe policia e ushtarët grekë. Ishin këto fjalë që ende mezi i shqipëronte me lot në sy Rako Paja, sepse ato vite kishin lënë kujtime të hidhura. Janë disa djem e vajza nga zona e tomorricës, që në ato vite rrugëtimesh për në emigracion duke ecur në këmbë, u kushtoj edhe me jetën e tyre.Që të merrje atë rrugë, duhej ta bëje mirë llogarinë, se ndryshe e paguaje me jetë! Dhe…ata ecnin me këngën e moçme në gojë që tomorricarët e kanë kënduar në shekuj: ‘’Zunë yjet e rrallojnë / Kurbetlinjtë po shkojnë / Kapërcyenë Gurin e Prerë / Nënat qajnë derë më derë /… (!) Kur djemtë dalin në Gurin e Prerë, hedhin sytë nga mali tomorr e marrin bekimin e tij. Këtë bëri edhe Rakua me shokët e të afërmit kur u nisën për në kurbet. Intenerari i rrugëtimit ishte i gjatë me plot rreziqe. Do kaloje qytin Maliq, Korçë, malin Gramoz në Ersekë. Me të lënë malin Gramoz, ku matanë ishte greqia, do kaloje lumin e ‘’Vdekjes’’ në Grevana. Ky lum nga emigrantët ishte emëruar me këtë epitet: ‘’Lumi i vdekjes”. Një lum shumë i rrezikshëm, sa e sa jetë djem e vajza të rinj jua kishte prerë në mes ëndrrat atyre!? Edhe Rakua ishte shumë i ri në atë kohë, ai drithet i tëri kur i kujton ato vite. Pastaj dilnin në Lariskë e Kozanë dersa arrinin në malin e Grevanasë. Në malin Gramoz qëndronin një natë nëpër stane ose nën pemë, si mbulesë kishin plasmasin. Me të mbritur në Grevana, aty punonin disa ditë. E shumta 2-3 ditë në pemtoren e pjeshkëve. Si bënin disa pare (dragmi) për të blerë bukë e ushqime të tjera, sepse rrugëtimi nuk mbaronte këtu. Ecnim drejt Selanikut dhe pas 14 ditëve rrugëtim ditë e natë qëndronim në Kalidhiki. Aty punonin njerëzit e mi, - na thotë Rakua.Kush ishin ata, - pyes me fjalë dashamirësie Rakon. Ai sjell në kujtmet e tij disa prej tyre si: Veri Paja, Adriatik Paja (vëllai), Koçi Paja, Ferdinand Paja, Luan e Besnikn etj. Por, edhe nga fisi hasanllarëve.Të gjithë ne bënim punë bijqësie. Rakua ishte më i vogli i grupit. Atij si pëlqente kjo punë. Problem ishte edhe gjuha, na thotë Rakua. Sa ditë qëndrova aty? Vetëm një javë, na përgjigjet Rako Paja. Në këto ditë aty mësova vetëm tre fjalë greqisht: si i thoshin bukë, ujë, punë!
Ndonjëherë fati të troket në derë, por duhet edhe ta respektosh atë…
Nuk i dihet nga se të vjen e mira apo e keqia në këtë botë. Këtë e ka provuar edhe Rakua, saqë sot kur e kujton ‘’fatin’’ e tij I duket pakëz si e çuditshme, por është një realitet konkret që i solli mirësi në jetë. Pra, ishte ky fat i cili e njohu me një sipërmarrës grek me emrin Qiriako. Ai ishte njeri inteligjent dhe shumë kërkues ndaj punës e disciplines, saqë atë e quanin edhe me epitetin i ‘’egërt’’, por në shpirt kishte humanizëm. Dhe Rakua na tregon: ’’Mbas 8 ditëve takoj në qëndër të fshatit Qiriakon. Me makinën e tij nisemi së bashku drejt një kantieri ndërtimi. Në atë kantier ishin të punësuar vetëm puntorë grekë. Në atë kantier emigrantë shqiptarë punonin vetëm 1 ose 2 ditë dhe largoheshin, sigurisht merrnin edhe pagën që u takonte. Thash me vete se, edhe unë do kisha të njëjtin fat. Por, kjo s’ndohi tek unë. Vazhdoja të punoja normalisht, pavarsisht se ditë po kalonin limitin e tyre. Kur fillova punë atë ditë duke transportuar karrocën me llaç,bëra një manovrim, sepse s’mund ta shtyja dot karrocën për shkak të rëndesës së saj, por edhe të moshës sime. Isha 14 vjeç në atë kohë. Mora dy kova, ndava në dy pjesë llaçin, dhe shpejtoja për ta kapur kohën e transportit për në destinacion. Nga larg më vëzhgonte Qiriakua, por unë se kuptoja dot. Mbas disa ditëve, më afrohet Qiriakua dhe më ra krahëve duke më falnderuar. Pastaj në greqisht më tha: ’’Kam gabuar me punëtorët shqiptarë, u kërkoj falje atyre !’’. Më von mësova se ai nëpërmjet meje u kërkonte të falur emigrantëve shqiptarë, dhe ishte bërë pishman për këtë vlerësim. Ishin kohë të trubullta, e s’mund ta kishe të lehtë në atë kohë hapje rrugësh kufitare, se kush kishte të drejt e kush ja kishte me hile. Nga ky çast Rakua punoi për 8 vjet rresht në këtë kantier ndërtimi. Në këtë kantier pune punonte dhe vazhdonte edhe studimet në Selanik. Kjo i bëri shumë përshtypje Qiriakos, dhe më von më kalon sipërmarrës të punimeve ndërtimore. Gjatë kësaj kohe që isha aty me punë u punësuan emigrantë që vinin nga Skrapar e Tomorrica, Elbasani, Cërriku, Berati, Korça, Gramshi, etj.’’. Vitet kalonin,por edhe Rakua fitoj eksperiencë e kulturë pune. Kështu mbas 8 viteve krijon sipërmarrjen e parë të ndërtimit shqiptare në zonën e Kalikrotes, duke ndërtuar dhjetra e dhjetra objekte ndërtimi në këtë zonë. Ishte puna cilësore dhe korrektësia ajo që i dha emër këtij djali shqiptar në greqi. Por Rakua vazhdon të na tregojë edhe një episode tjetër, përsa i përket korrektisë në ndërtim: ‘’ Një ditë më vjen një grek me emrin Stelio me moshë rreth 65 vjeç. Ai donte të ndërtonte një vilë 3 kate në malin Vasilica në Grevana. Afati ishte brenda 3 muajve. Nuk e merrte askush për ta ndërtuar objektin në një kohë kaq të shkurtër’’. Pas një telefonate me Stelion, Rakua merr guximin e ndërtimit dhe e përfundon atë brenda afatit të caktuar. Këtu ndërpret aktivitetin e ndërtimit. Stelio mbetet i kënaqur dhe Rakos i rekumandon një shokun e tij me emrin Jani Titakis të moshës 63 vjet. Takohet me Janin e shokun e tij gjerman duke bërë një marrveshje ortakrie për të instaluar në Shqipëri impjante diellore (Energji e rivonueshme). Edhe Rakua qe i gatshëm për këtë propozim. Kjo ishte edhe një ëndërr e tija e hershme që të investonte në atdheun e tij Shqipëri. Kështu, mbas 23 vjet pune emigrant në Greqi, në vitin 2013- 2014 kthehet në Shqipëri për të filluar punën. Ju desh një kalvar i gjatë duke rendur nëpër zyrat e shtetit shqiptar. E shikonin me spekticizëm e mosbesim këtë sipërmarrje të vështirë që po merrte një djalë i ri nga një fshat i thellë të zonës tomorricë të rrethit Skrapar. Por, këmbëngulja e guximi i tija, bëri që të thyejë gjithë barrjerat burroktratike. Kështu në vitin 2014 merr lishencën e parë në Shqipëri për ‘’Energji e rivonueshme Fotovoltaik’’ duke u bërë pionere e para në këtë fushë të shkencës në Shqipëri. Ka 6 vite që ky djalë i ri po investon kapacitetet intelektuale dhe monetare duke ndërtuar parqe diellore. Kështu, parkun e parë e hap në aksin Tiranë – Durrës. Pastaj shtrihet në Fushë – Krujë duke ndërtuar central me 350 KV. Por, janë edhe disa 10 të vegjël si në Durrës e në çdo qytet të Shqipërisë. Aktualisht punohet te kompleksi ‘’FAFA’’ në Golem. Por, janë në pritje për t’u realizuar konktratat e reja në qytetet Vlorë, Tiranë, Berat, Lushnje etj. Pritet gjithashtu për të realizuar projektin e madh të parkut energjitik diellor më të madh në Ballkan, i cili do ndërtohet në Porto Romane në qytetin bregdetar të Durrësit. ‘’Eco Energia’’ është kompania e parë e çertifikuar në Grqi për ndërtimin e impianteve Fotovoltaike. Por, Rako Paja, një djalë guximtar e me vizion prej intelektuali, merr guximin e sjell këtë eksperiencë edhe në Shqipëri në vitin 2015, ku tashmë është edhe administrator i kompanisë. Me punën e deritanishme, kjo kompani numëron mbi 350 impiante fotovoltaike të instaluara në vend e në rajon. Ai synon të ‘’kapi ‘’ rrezet e diellit e ti kthejë në energji elektrike në dobi të vendit e për gjithë familjet shqiptare.
…Jo vetëm i punës, por Rakua është edhe djalë i këngës!
Ishte data 27 nëntor 2020, ashtu së bashku si një tufë lule ‘’bore’’ iu ngjitën me makinën e tyre drejt malit tomorr. U nisën gjysh herët në mëngjes nga Durrësi e Tirana për tek mali i shenjtë Tomorri. Ndonse pak ftohtë në këto ditë fundore të muajit nëntor 2020. Ishte kënga e grupit polifonik ‘’Tomorrica –Skrapar’’ e cila i tha reve të largoheshin drejt hapësirës së qiellit blu. Dhe me të vërtetë, kjo ndodhi si me magji, koha mbajti si vetë zemrat e kënga e këtij grupi që sapo ka çelur si manushaqet e pranverës së malit tomorr. Është kënga ajo që ngroh shpirtin e njerëzve, por edhe i jep shpirt e jetë kombit të vetë. Ashtu, atë mëngjes i bëra një telefonatë Rako Paja, një djalë energjik, punëtor, e mbi të gjitha ai e do me gjithë shpirtë këngën popullore. – Po, Rakua jam, - më përgjigjet në krahun tjetër të telefonit. – Ku ndodheni, - e pyes unë atë ? –Jemi këtu te busti i Dervish Iliazi në Kulmak në malin Tomorr. Ishte ora 9.30 minuta. Bënte pak ftohtë, por me kalimin e orëve koha u zbut, sepse rrezet e diellit na ‘’përshëndetën’’ deri sa ne bëmë vidioklipin atje nën malin tomorr. Pikërisht, ishte ky udhëtim i bukur sepse na jepte ngrohtësi kënga që u këndua aty për vendlindjen tonë tomorricën e skraparit. Aty janë kënduar shumë këngë, që nga lashtësia e deri sot. Ja, edhe në këtë 27 nëntor të 2020 – ës, grupi i këngëtarëve iu ngjit si shqiponjat e këtij mali duke kënduar këngën ‘’Kënga jonë udhën e mori’’ me tekst të poetit Arben Duka. Jehona e këngës u dëgjua deri në majën e malit tomorr, atje ku qielli ‘’puthet’’ natë e ditë me këtë mal të bekuar nga perëndia. Sa bukur?! Janë djemtë skraparas e tomorricarë që u digjet shpirti dhe këndon goja e zemra për vendlindjen e tyre. Buçet kënga e jehon gjithë lugina nga mali Koshnicë, Qafa e Gjarprit, Ostrovicë, mali Mëlovë, e deri në Sulovë. Kjo këngë këndohet nga Nesim Mëno e Pëllumb Gjata. Iso mbajnë: Sefedin Çela, Xhelal Cërri e Rako Paja. Aty nuk mungon edhe mjeshtri i muzikës së këngës popullore, Agim Xhemali. U filmua, u bënë foto, por mbi të gjitha vargjet e këngës oshëtinë drejt monopateve të maleve dhe u ulën në prehrin e luginës së Tomorricës për t’u kënduar në shekuj. Kemi për të thënë shumë, por na mbetet për ti thënë grupit polifonik ‘’Tomorrica – Skrapar’’ udhë të mbarë bashkë me këngën ‘’Kënga jonë, udhën e mori !’’. Vetë jeta është punë e këngë,bukuria e jetës sonë.
Durrës dt. 3 Nëntor 2020
Foto e grupit në malit Tomorr. |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 2 vizitorë |
Lexuar:
644 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|