Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
21 dhjetori – datë historike
Publikuar më 06 janar, 2021 në orën 23:10 ( ) Beqir Elshani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jo, jo, qeverinë e Albin Kurtit nga pozita e kryeministrit të Kosovës nuk e rrëzoi ShBA! Qeverinë Kurti e rrëzoi trojka e zezë e Isa Mustafës me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Atëbotë, në vjeshtë të vitit 2019 kryeministër i Republikës së Kosovës me votën e popullit u zgjodh Albin Kurti. Ishte një kthesë e fortë, që populli e priste pas dy dekadash të pushtetit burokratik. Megjithatë, plani i tyre i turpshëm, më 21 dhjetor 2020, ende pa u ngritur në këmbë të veta, dështoi.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kontestoi qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti më 3.06.2020, e cila ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Prandaj me vendimin e Gjykatës Kushtetuese Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja. Rrëzimin e kryeministrit zyrtar të Kosovës e kishte ndihmuar një deputet i dënuar për vepër penale - KORRUPSION, Ethem Arifi, i cili me ndërmjetësimin e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, mori pjesë pa të drejtë vote për rrëzimin e udhëheqësit të frytshëm të Kosovës – Albin Kurtin. Kështu Gjykata Kushtetuese qeverinë Hoti e shpalli antikushtetuese. Me këtë vendim të guximshëm për mbrojtjen e së drejtës qytetare dhe juridike Gjykata Kushtetuese e Kosovës fitoi besimin e popullit. Ky është një mësim për të ardhmen e ndritshme, në mënyrë që makinacioneve grabitqare t’u ndalet sulmi i keqtrajtimit fashist nga ana e kryetarit, apo cilitdo zyrtar në qeveri. Tani qeveria e Avdullah Hotit ditët i ka të numëruara - me javë e me ditë. Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje do të veprojë në mënyrë parimore, dihet që Isa Mustafa me kompaninë tij do të vazhdojnë me sabotimin e tyre tradicional gjatë votimit në zgjedhje të parakoshëshme. Prandaj, jo vetëm LV, por edhe populli duhet të jetë vigjilent për sulmin dhe keqpërdorimin burokratik në pushtet, e cila është mbajtur me anën e mafisë, vjedhjes, plaçkitjes dhe nepotizmit. Argumenti më i qartë është plaçkitja e thesarit të shtetit prej dy milionë euro. Duket se korrupsionistët e kanë parandie rrezikun e rënies së qeverisë, prandaj me kohë e kanë zbrazur arkën e shtetit. Këtë dëshmon edhe lutja kryeministrit në detyrë, (jo detyrimi) që në afta prej pesë ditësh të kthehen paratë, megjithatë mrekullia e kthimit të parave nuk ndodhi. Këtu e kanë vendin vargjet e këngës popullore të Hasime Mirashit për mbrojtjen e nderit familjar e kombëtar: “Prit me muej e prit me vjet, pushka e Lilës s’po kërset”.
Në fund të shkrimit shtoj se vendimi për rrëzimin kundërkushtetues të Albin Kurtit kryeministër mban datën simbolike të ditës së dimrit solistik më 21 dhjetor, domethënë në ditën më të shkurtër të vitit. Prandaj kjo datë historike për mbrojtjen e Albin Kurtit nga grushti i trojkës famëkeqe Mustafa-Thaçi-Veseli, përndryshe emrat e dy partive motra LDK-PDK, jo për mirëqenien e popullit, por për plaçkitjen dhe dëmtimin e vendit do të mbahet në mend.

Veprim i papeshuar i kryetarit të Komunës
Sa i përket deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, përndryshe ish-zyrtar i VV, se prej Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i penguar të shkojë te varri i Ibrahim Rugovës, duhet këshilluar se pas largimit të tij nga VV duhet të mbajë gojën dhe të mos flasë gjepura. Duhet pasur parasysh se pas largimit të tij nga Partia Socialdemokrate (PSD), të njëjtën gjë mund ta thotë në dëm të zyrtarëve tjerë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Avdullah Hoti, derisa ishte pjesë e Partisë së Bukoshit e shante Ibrahim Rugovën, edhe më keq, shtëpinë e Rugovës e quante çerdhe të krimit. Ku i dihet, mbase një ditë mund të kthehet në djepin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Veprimi i Shpend Ahmetit të kujton mjekun e Pyrros ilire në vitin 278 p.e,s., i cili romakëve u shkroi nëse i paguajnë, do të jetë i gatshëm ta helmojë mbretin Pyrro. Përkundrazi sundimtari romak, Gajus Fabrikusi, në shenjë të ruajtjes së miqësisë në mes dy vendeve - Epirit dhe Romës, letrën e mjekut ia dërgon Pyrros, duke paralajmëruar se në kampin e Pyrros mjeku planifikon helmimin e tij. Kur Pyrroja zbuloi tradhtarin, ia dha pikërisht ilaçin e tij që të provonte efektin farmaceutik, prej nga edhe vdiq. Fill pas zbardhjes së tradhtisë, Pyrroja në shenjë falënderimi i liroi të gjithë të burgosurit romakë. Megjithatë lideri VV. Albin Kurti, askujt nuk ia dëshiron veprimin e mjekut fatkeq, mirëpo kryetari i komunës duhet të kujdeset ta ruaj shëndetin shoqëror. Në fund shtoj frazën latine se çka i ka hije Jupiterit nuk i ka hije demit (Quod licet Iovi, non licet bovi), prandaj Ahmetin si udhëheqës me përvojë nuk i ka hije të merret me thashetheme. Tekembramja, nuk është ‘tronditëse’ deklarata e kryetarit të komunës, që merret me broçkulla, tronditëse është zhdukja e thesarit në të njëjtin kulm, që me të drejtë do të parashtroja pyetjen se ç’lloj i fisit jeni ju, derisa thesari i shteti vidhet, dhe ju asgjë nuk ndërmerrni?!

Suedi, 6.01.2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 236 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi