TI I GJALLË NË SHTATORE, O ZAHIR PAJAZITI...!!! |
Publikuar më 03 shkurt, 2021 në orën 20:35 ( ) |
Faridin Tafallari | Histori | |
|
|
... Në vjeshtën e vitit 1996, u takuam në Tiranë, tek kafe ‘‘Nikolin‘‘, me Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun, Edmond Hoxhën, Shaip Zeqirin dhe Ismet Avdullahun. Në lokal na erdhi aktori shumë i njohur e shumë i dashur për shqiptarët, aktori i Teatrit Kombëtar të Tiranës,‘‘ Artisti i Popullit‘ Reshat Arbana, i cili na recitoi disa poezi patriotike, që na pëlqyen shumë e u duartrokitën prej nesh. Të nesermën u takuam përsëri me ata të tre, ku ishte edhe Ismet Abdullahu dhe, unë, që po i takoja për dy ditë radhazi, bashkë me Shaip Zeqirin... Ndër kohë u afrua Ismet Abdullahu dhe më pyeti me një zë të ulët, në se kisha lekë (DM), sepse, atyre Trimave ju duheshin disa lekë se, do të niseshin për Kosovë, për në Kosovën Martire, që atë kohë vuante nën çizmen e pushtuesit serb, për të kryer aksione, si dhe për të blerë edhe një armë!?
Unë, me shumë dëshirë dhe si i thonë një fjale, ‘‘pa u menduar dy herë‘‘, pra pa hezituar aspak, ju dhashë të gjitha ato, çka i kisha në DM. Dhe, DM, që ju dhashë, u duk se ju mjaftuan...Pasi u kompletuan të tre, u përshëndetëm, i shtrënguam duart fort, si shokë të idealit të shenjtë, si luftëtarë të paepur të lirisë...dhe u ndamë me fjalët e betimit ‘‘ VDEKJE ARMIKUT! LIRI E POPULLIT!!!‘‘
U nisën Trimat, u nisën tre luanë guximtarë, për të përmbushur me vetmohim detyrën atdhetare për liri, duke kaluar nëpërmes gardhiqeve me gjemba, që ishin ngritur nga armiku okupatorë, në atë kohë të vështirë e të rëndë pushtimi...
Dhe, me 31 Janar të vitit 1997, ndëgjova nëpërmes TV, lajmin e hidhur se, kryetrimi Zahir Pajaziti, me dy shokët e tij, dy trimat Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin vrarë!...Ky lajm më goditi rëndë në shpirt...Lot më dolën pa dashje. Pikëllimi për Trimat ishte i madh. Para më dilnin, si vegim, fytyrat e tyre rinore, ku në sytë e Zahirit, Trimit të çartun, pasqyrohej guximi e vendosmëria, për të kryer me çdo kusht, detyrën e shenjtë karshi Kosovës e popullit...! Po dora e armikut dhe dora e tradhëtisë ju a preu jetët në mes, ju a ndali vrullin rinor. Por kjo dorë nuk mundi të ndalë një UÇK heroike, bij të së cilës edhe ATA ishin, një UÇK e popullit, që solli lirinë e dëshiruar e për të cilën u flijuan tre Trimat.
Së bashku me Shaip Zeqirin kemi qenë edhe tek shtëpia e Zahirit, në vendlindjen e tij, Në atë shtëpi, ku kishte lindur e ishte rritur Trimi Zahir Pajaziti, në shenjë respekti e kujtimi për të, vendosa një tufë me karafila të kuq...
Po malli për këta Trima, për shokë të idealit, të luftës për liri, është i madh! Ndaj sa herë, që shkoj në Prishtinë, nuk mund të rri pa u ndalur para shtatores Tënde O ZAHIR PAJAZITI! Ti i gjallë në Shtatore O ZAHIR TRIMI e unë i
gjallë para Teje rri!... Dhe të përshëndes me grusht, duke i kujtuar ato çaste kur u ndamë e u përshëndetëm bashkë, në atë ditë vjeshte të 1996, për të mos u takuar më!Sepse, Ti, O Trim, do të ngriheshe në monumentin e pavdekësisë së bashku me Shokët e Tu, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha! Prandaj PËR JU LAVDI TË PËRJETËSHME O TRIMA!!!
Vizita e parë pas takimit në Tiranë në vjeshtën e vitit 1996, dhe vizita ime pas çlirimit në vendlindjen e Heroit Zahir Pajaziti, Zahiri u vra në një pritë nga forcat paramilitare serbe më 31 janar 1996, bashk me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxha. U vranë tradhtisht në një pritë... Këtu jemi te varri i Zahirit i mbushur me lulekuqe! Në vizitë bashk me vëllezrit Zeqiri, me Shaip Zeqirin, kemi qenë me një celulë në Lëvizjen mbarëkombëtare!!!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
460 herë
|
|
|
|
|
|
|