5 SHKURTI I VITIT 1982… NJË PLAGË QË DHEMB |
Publikuar më 07 shkurt, 2021 në orën 19:40 ( ) |
Faridin Tafallari | Histori | |
|
|
5 SHKURTI I VITIT 1982… NJË PLAGË,QË DHEMB
Në 5 shkurt 2021 bëhen plot 39 vjet, nga 5 shkurti i vitit 1982, dita e varrimit të Tre Yjeve të Pavdekësisë, JUSUF e BARDHOSH GËRVALLA dhe KADRI ZEKA, të vrarë pabesisht nga UDB-a më 17 janarin e kobshëm, të po atij viti, në Shtutgard të Gjermanisë…
I vrau UDB-a e ish-Jugosllavisë me ndihmën e spiunëve shqipfolës, i vrau në pabesi me ndihmën e tradhëtisë, para shtëpisë, në atë natë të zezë e të acartë, ata, bij trima të shqiptarisë…Dhe, pas 19 ditëve pas vrasjes së tyre, u dha leja me shumë vonesë nga organet gjermane për të bërë varrimin…Kjo vonesë ndodhi sepse, konsullata e ish Jugosllavisë titiste nuk i lejoj Trimat e vdekur, të ktheheshin në vendlindje për t’u varrosur!... Edhe të vdekur ata Yje e tmerronin Jugosllavinë titiste!!! Ne i bëmë kërkesën organeve përkatëse, nëpërmes avokatit, por edhe në mënyrë të organizuar e kërkuam këtë gjë, sepse donim me patjetër që, Trimat e Pavdekësisë të varroseshin në vendlindje, në tokën e Kosovës së shtrenjtë!!! Shkuam të organizuar para asaj konsullate vrastare, ku në rreshtat e parë ishin babai i Kadri Zekës, xha Pajaziti si dhe nëna Ajshe, nëna e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, siç shihet edhe në foton nr… Por konsullata nuk na e dha këtë të drejtë dhe, u detyruam të varrosnim Trimat në Shtutgard-Gjermani, ku pas 20 viteve na u lejua t’i bartnim për t’u prehë në vendlindjen e tyre të dashur, në dheun e Kosovës, për të cilën u sakrifikuan e u vranë!
Por kurrë nuk duhet harruar që, për këto 20 vite rresht, bashkatdhetarët tanë i vizituan varrezat e tyre në Shtutgard për çdo 17 janar, duke protestuar fuqishëm për vrasjen e tyre, nëpër rrugët kryesore të qytetit të Shtutgardit… Ata, që ishin me zemër e gjak të vërtetë shqiptari ju bashkangjiteshin këtyre rreshtave të gjatë të protestuesve. Sa shumë bashkatdhetarë, në ato vite, kanë udhëtuar edhe me mijra km nga qytetet më të largëta të Gjermanisë si Hamburgu e qytete tjera, por edhe nga shtete të tjera të Europës, nga Zvicra, Belgjika, Austria, Franca etj. Vinin në mënyrë të organizuar, vinin familjarisht. Udhëtonin me autobusa apo varg me makina për të bërë homazhe… Vargu i gjatë i bashkatdhetarëve tanë, shoqëruar edhe me familjet dhe fëmijët e tyre,kurrë nuk rreshti së bëri homazhe në varrezat e Shtutgardit, pranë gurëve, ku preheshin në tokën gjermane bijtë e shqiptarisë, sado ftohtë dhe acar të ishin 17 janarët përkujtimorë! Por, edhe në këto raste çdo gjë kryhej në mënyrë të organizuar, duke marrë lejen e nevojshme për të demostruar së pari në rrugët pranë qendrës së Shtutgardit si dhe, duke zbatuar orarin e caktuar. Pas demonstratës, po ashtu në mënyrë të organizuar shkonim te varret e shokëve në varrezat e Shtutgardit.
Gjithashtu për varret e Trimave, gjatë kësaj kohe 20 vjeçare,është treguar një kujdesje e madhe për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Dhe, për mirëmbajtjen e varreve janë angazhuar pak shokë, një rreth fare i ngushtë, si për pastrimin e barit, apo ndërrimin e luleve, sipas nevojave të stinës...!Por, më duhet ta them me keqardhje se, kurrë dhe asnjëherë nga familja Gërvalla nuk ka pasur interesim dhe as që kanë pyetur se, nga kush bëheshin të gjitha këto përkujdesje...!?
Por me shumë rëndësi për mua, bashkëluftëtarin e JUSUF dhe BARDHOSH GËRVALLËS e KADRI ZEKËS është që, ata tash janë në altarin e pavdekësisë dhe… se, kurrë nuk do të jem i qetë, i shëruar nga plaga e dhimbjes për vrasjen e tyre, pa u zbuluar se, kush, cili i vrau YJET e PAVDEKËSISË??! Prandaj 17 JANARI dhe 5 SHKURTI i vitit 1982 janë për mua dhimbje të një plage, që nuk gjen shërim!!!
 Kortezhin per te varrezat e Shtutgardit
 Proteste para Konsullates ish -Jugosllava ne Shtutgart. Babai i Kadri Zekes Pajazit Zeka. Ajshe Gervalla Nena e Jusufit e e Bardhosh Gervalles. |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
300 herë
|
|
|
|
|
|
|