Në përkujtim të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt |
Publikuar më 09 shkurt, 2021 në orën 23:51 ( ) |
Mehmet Bislimi | Histori | |
|
|
Këtu e katërmbëdhjetë vite më parë!
... Këtu e katërmbëdhjetë vite më parë, në gjirin e Kosovës u hapen edhe dy varre! Kosova në gjirin e saj po mbanë dy bijtë e vet, të vrarë nga “paqeruajtësit ndërkombëtar!”, këta dy shpirtra që kaluan në amshim kërkojnë drejtësi, dhe drejtësia ndërkombëtare, as sot e kësaj dite nuk e ka thënë fjalën e vet për këto dy krime të rëndë, sa edhe tragjike që i bëri në gjirin e Kosovës së plagosur!…
Këtu e katër vite më parë, “paqeruajtësit ndërkombëtarë”, në zemër të Prishtinës, vranë dy djem të ri shqiptarë, ua morën jetën atyre para kohe, të kuptohet dhunshëm, duke i goditur me plumb në ballë!... Kështu duke i lënë fëmijët e tyre pa prindër, jetim për jetë…, prindërit e tyre i lanë pa bijtë e vet më të dashur me duar në gji, nuset e tyre i lanë pa të zot e vet, motrat e tyre i lanë pa vëllezërit e tyre të dashur, Kosovës ia hapën edhe një plagë të rëndë, për me keq, popullit shqiptarë ia kujtuan kohët e liga kur pushtuesi gjakatar serb, bënte po të njëjtat veprime e vrasje- vriste shqiptarët me plumb në kokë, në mes të qytetit, në pikë të ditës, publikisht dhe pa i dhënë llogari askujt!…
Që nga atëherë e deri me sot, drejtësia ndërkombëtare, i ra vetëm njërit tel, atij që nxirrte melodi sipas interesit të tyre, por jo edhe atij që nxjerr të drejtën në shesh: Ata u morën, kryesisht me ndjekjen e protestueseve, me ndjekjen e rinisë sonë të pakënaqur me gjendjen e përgjithshme të krijuar në Kosovë. Ata, ndrydhen, neglizhuan dhe ngufaten vullnetin tonë për të zbardhur krimin, për të zbardhur vrasjen, për të zbardhur të vërtetën, as sot e kësaj dite nuk kemi një vendim gjyqësorë për rastin në fjalë!
Eheee, kjo “drejtësi”, u mor me çështje krejtësisht terciare, që kaloi gati në suaza të një sarkazmi e ironie banale, madje duke iu ofruar familjarëve të të rënëve edhe para “të gatshme”, kesh “në dorë”!, në mënyrë që kjo çështje të mbyllet. Këtë kërkoi “drejtësia ndërkombëtare!”, nga familjarët e të rënëve, duke i ngacmuar ata edhe një herë në plagët e tyre të hapura, duke ua lënduar atyre edhe një herë shpirtin e plagosur rëndë, njëkohësisht, duke nxitur provokime të reja, duke irrituar dhe fyer gjakun e rinisë sonë, të cilin pretendoi ta “mbulojnë” madje edhe me lekë!...
Drejtësia ndërkombëtare- mos qoftë nëse vërtetë e tillë është, deri me sot, nuk tregoi vullnetin e mirë, që akterët e krimit, pra vrasësit t’i nxjerrin para gjyqit ( pavarësisht kush janë ata), t’i ulin në bankën e të akuzuarve për vrasje- me, apo pa paramendim, në fund të fundit kjo ishte një vrasje në pikë të ditës! Kjo drejtësi, nga ana tjetër nuk hezitoi (as tani), që sa herë të vjen kjo datë, apo muaji shkurt, ata sajojnë, anulime të postblloqeve në veri të Mitrovicës, duke na e paraqitur atje një “gjendje të rrezikshme”, duke dashur që shqiptarëve t’iu thonë: kujdes “Hanibali ke Porta!”, merren me disa arrestime e aksione spektakulare e sensacione tjera, në mënyrë që ditën e përgjakur të 10 shkurtit me gjakun e rinisë sonë, ta mbulojë me ngjyrën e hirtë të dështimit të drejtësisë së tyre, dhe të misionit të tyre paqeruajtës!, njëkohësisht, me këtë duke dashur që vëmendjen e popullit tonë ta s’postojnë larg nga viktimat, që në këtë rast- jemi ne...
... na e vranë, e na e shan,
na i thanë tradhtar!
nëno moj mbaj zi për djalë...
Paqe dhe drejtësi, nuk nënkupton: ta vrasësh njerëz, demonstrues duarthatë, dhe vrasësit të shëtisin të lirë, ndërkaq nga ana tjetër, të vrarin, të dëmtuarin ta shash e akuzosh, madje ta nxirresh edhe para gjyqi nën akuzën e vrasnxitjes!...
Një absurditet i llojit të vet, që kalon edhe kufijtë etik të të gjithë kohërave. Kjo do të thotë se ne, për fat të lig ende nuk kemi një Emil Zola për ta mbrojtur Drajfusin dhe drejtësinë shqiptar!...
- Që nga atëherë e deri me sot, as një hetim, as një vendim gjyqësor, as një rezultat, as një arrestim e ndëshkim kundër vrasësve, as një e dhënë për të vërtetën e hidhur?!
- Që nga atëherë e deri me sot, populli ynë nuk dëgjoi nga “paqeruajtësit” ndërkombëtare, të paktë një fjalë humane, etike, njerëzore, një fjalë të vullnetit të mirë ku do të sqarohej e vërteta, duke e pranuar atë, ashtu siç ishte e hidhur, e rëndë, e trishtuar, por e mbi të gjitha e vërtetë!
- Që nga atëherë e deri me sot, ata nuk thanë atë që do duhej ta thoshin, ata nuk e patën guximin moral, që popullit shqiptarë t’i thoshin se:
- “Vrasja ishte një akt i shëmtuar, ishte një akt që nuk do guxonte të ndodhte me asnjë çmim, ishte një akt pa përgjegjësie, ishte një akt që lëndoi zemrat tuaja, por edhe tonat, ishte një akt jashtë çdo norme njerëzore, ishte një akt jopaqësor që dëmton rëndë forcat tona misionare- prandaj; Oooo popull shqiptar, në emër të drejtësisë, në emër të paqes, në emër të zotit- JU KËKROJMË FALJE !”...
... Jo ata nuk e thanë këtë- as sot e mot, sepse janë të zënë me procese gjyqësor, për ta quar “drejtësinë në vend”, duke i bërë gjyqin viktimës, që në këtë rast jemi ne shqiptarët, duke iu bërë gjyq bijve tanë të cilët ishin të rreshtuar në radhët e Ushtrisë sonë Çlirimtare, bijtë tanë të cilët e dhanë edhe jetën për liri të atdheut!...
10-02-2021
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
223 herë
|
|
|
|
|
|
|