Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ambasadore në Izrael, Luljeta Pula!
Publikuar më 10 mars, 2021 në orën 19:55 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ndërkaq, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Veton Surroi. Ndryshe, “çelësi partiak”, vështirë se, do të “kryejë punë” në transformimin dhe në modernizimin e kësaj Ministrie.

*** Nëse pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, formohet ndonjë qeveri normale demokratike, ku do të sundojë ligji dhe drejtësia, që janë garanci për zhvillimin e gjithëmbarshëm dhe për interest vitale të shtetit të Kosovës, atëherë, do të duhej që Ministër i Jashtëm i Kosovës, të emërohej publicisti i njohur Veton Surroi. Ndërkaq, ambasadore në Izrael, të emërohej Prof.Dr. Lulejta (Pula) Beqiri. –Inatet ndërpartiake të mbeten anash, dituria, aftësia, etika dhe profesionalizmi i profilizuar në plan të pare.-Jo nepotizmi dhe provincializmi feudal fisnor.
Sipas angazhimit, kontributit dhe meritave të saj në veprimtarinë politike, kombëtare dhe atdhetare (1990-2021), Prof.Dr. Luljeta Pula – Beqiri, do të duhej të kishte qenë nga gratë e para në Kosovë (qoftë kryeministre, presidente, kryekuvendare, ministre, deputete apo ambasadore), sepse i plotëson të gjitha kushtet me ligj e me kushtetutën e Kosovës. Mirëpo, si duket e ka penguar logjika e kalbur e konceptit lokalist primitiv, edhe pse kjo është lindur në Prishtinë nga prindërit e emancipuar me universitet, patriotë e atdhetarë shqiptarë. Mirëfilli, kjo lozë e prindërve të arsimuar të saj ndikoi pozitivisht, që Lulejta Pula të edukohej dhe të arsimohej në frymën e shëndoshë patriotike dhe atdhetare sikurse prindërit e saj.

Njeriu i mirë, trim dhe i urtë njihet në kohë të vështirë!
https://www.youtube.com/watch?v=LByIwVJoDpY

Në këtë vështrim, duhet të përmendim Prof.Dr. Lulejta (Pula) Beqiri, e cila në prill të vitit 1990 vete në Beograd për t’u ballafaquar me disa panelistë serbë në emisionin “Porota”, të organizuar nga RTVB, ku merrnin pjesë disa mjekë dhe ekspertë serbë të Beogradit lidhur me ngjarjen e helmimit të nxënësve shqiptarë në Kosovë më 21 dhe më 23 mars të vitit 1990, me ç’rast helmohen mbi “4000 nxënës e studentë,ku ndër ta nga helmimi gjeti vdekjen nxënësja Selvie Hoti, për shkak se policia serbe nuk lejoi dhënien e ndihmës mjekësore me kohë.”

E pabesueshme, Lulejtën nuk e shoqëronte asnjë mjek dhe, asnjë lider politik shqiptar nga Prishtina!?

Mirëpo, edhe pse kjo ishte e vetmuar nuk u frikësua e as nuk ngurroi që bashkëpanelistëve serbë t’ua përplaste në fytyrë të VËRTETËN së në Kosovë (brenda muajit mars 1990) ishin helmuar mbi “4000 nxënës e studentë shqiptarë” nga regjimi pushtues i Slobodan MIlosheviqit. Ndonëse këtë të VËRTETË nuk e pranonin bashkëbiseduesit e saj serbë, megjithatë, ata u treguan shumë korrektë, të sjellshëm dhe parlamentarë ndaj Prof. Dr. Luljeta Pulës, duke mos shkaktuar asnjë incident verbal.

Luljeta Pulës nuk iu tremb syri nga bashkëpanelistët, por qëndroi si heroinë në Betejë

Edhe pse në Kosovë, gjendja ishte shumë e tendosur, ku digjej edhe hekuri, Lulejta pati guximin të vete në Beograd, dhe t’u thoshte serbomëdhenjve se, ju jeni ata, që helmuat fëmijët, nxënësit dhe studentët shqiptarë në Kosovë. Vërtet, ky ishte një akt heroik dhe i guximshëm, që as ultranacionalistët më të regjur nuk e kanë pritur, se një shqiptare nga Prishtina, do të kishte guximin që të vinte në RTVB pa asnjë përcjellje , dhe, pa u frikësuar t’ua thoshte të VËRTETËN për helmimin e nxënësve dhe të studnetëve shqiptarë në Kosovë (mars 1990).

Në atë panel për helmimet në Kosovë, të quajtur “Porota” në RTVB, edhe pse Prof.Dr. Lulejta Pula u ndodh ballëpërballë ndaj 5 bashkëbiseduesve serbë, qëndroi e pathyeshme, e pafrikësuar, dinjitoze, profesioniste e hollë, gjatë përqartësimit të fakteve dhe të argumenteve të qëndrueshme se, në Kosovë kishte pasur helmime të nxënësve dhe të studentëve shqiptarë. Prezantimi profesionist i saj si kimiste ishte brilant saqë i befasoi edhe bashkëpanelistët serbë (mjekë dhe ekspertë të fushave të tjera shkencore, që kanë të bëjnë me helmimet).

Gjatë debatit në këtë panel, bashkëpanelistët serbë, e mbrojtën versionin e tyre se në “ Kosove nuk ka pasur helmime”, mirëpo, u sollen korrekt ndaj Prof.Dr. Luljeta Pula, pa ndërhyrje, pa britma dhe pa arrogancë. Ky ishte emëruesi i kulutrës së dialogimit demokratik parlamentar në atë panel, para tri dekadave ( dekada e fundit e shekullit XX, viti 1990).
https://prointegra.ch/krimi-serb-i-helmimit-te-femijeve-shqiptare-krim-qe-nuk-falet/

Kush e margjinalizoi Luljetën nga skena politike?

Sipas të të dhënave biografike të https://sq.wikipedia.org/wiki/Luljeta_Pula_Beqiri
“Luljeta, veprimtarinë e saj kombëtare e filloi qysh në moshën 16 vjeçare, kur edhe iu bashkua demonstratës së vitit 1968, për ta vazhduar aktivitetin deri në ditët sotme.

Luljeta Pula ishte themeluese e Shoqatës së Gruas më 1990 dhe kryetare e Shoqatës së Gruas, e emëruar nga Këshilli iniciues përgjatë viteve 1990-1991. Ajo nuk u pajtua që Shoqata e Gruas të jetë nën ombrellën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas një viti dha dorëheqje në shenjë pakënaqësie.
Në periudhën e viteve 1991-1993 u zgjodh nënkryetare e Forumit të Gruas, si dhe në periudhën e viteve 1998-2000 ishte nënkryetare e Forumit Demokratik të Kosovës.

Luljeta ishte kryetarja e parë e https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Partia_Social-Demokrate_e_Kosov%C3%ABs&action=edit&redlink=1 post të cilin e mbajti gjatë viteve 1992-2000. PSDK ishte partia e dytë, pas LDK-së, që u themelua në sistemin e ri pluralist të Kosovës.” (Shih në: https://sq.wikipedia.org/wiki/Luljeta_Pula_Beqiri

Vetoni Surroi të vihet në ballë Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ndryshe me të vjetrën “një hap para, 10 prapa”!

Sikur Kosova të kishte pasur qeveri të mirëfilltë demokratike dhe shtet të mirëfilltë të së drejtës, që nga themelimi i tij (17 shkurt 2008), sigurisht se do të kishte pasur edhe Ministri të Jashtme të mirëfilltë (ambasadorë dhe konsuj profesionistë të kualifikuar me arsim të lartë universitar).

Mirëpo, meqë ndodhi e kundërta, erdhi në shprehje seleksionimi negativ i kuadrove diplomatike, ku nepotistët, oligarkistët, absolutistët, lokalistët, provincialistët, korrupsionistët, burokratët, në vend të kuadrove profesioniste të dëshmuara (kinse në bazë të çelësit partiak) rekrutuan “ilaket” dhe miqtë e “grixhave” të tyre diletante “diplomatike” dhe “konsullore” : axhustatorë, automekanikë, qebapqinj, berberë, shoferë, tregtarë, burekgjinj…etj. analfabetë në fushën e shkencave të maërrëdhënieve ndërkombëtare.

Kjo përzgjedhje negative e kuadrove diplomatike, Kosovës i kushtoi shumë shtrenjtë edhe financiarisht, edhe në faktorin njeri, sepse derëbejtë e Kosovës eliminuan një gjeneratë profesionistësh nga fusha e diplomacisë dhe e politikës së jashtme (2008-2021). Kjo është katastrofa e politikës së jashtme të Kosovës, sepse gjatë një dekade u margjinalizuan dhe u diferencuan dhjetra e qindra diplomatë, politikologë dhe juristë (Mr.Dr. dhe Akademikë), vetëm pse nuk ishin në lidhje nepotiste, sektariste, partiake, mëhallore, korrupsioniste dhe mafioze me “bosët” e shtetit të Kosovës.

Edhe kjo fromë e mohimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është diskriminim dhe krim për dhënie llogari përpara ligjit sikur të kishte shtet demokratik dhe të sundimit të së dejtës. Për më tepër, një diferencim dhe margjinalizim i këtillë i kuadrove profesionste diplomatike, do të ndikojë negativisht dhe do të ketë pasoja tek të rinjtë me diploma universiteti (Mr.Dr. dhe Akademikë), kështu që patjetër do të sjellë në pikëpyetje motivimin, edukimin dhe arsimimin e tyre, si dhe investimin dhe justifikimin e mjeteve të shumëta financiare shtetërore për këtë qëllim.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 297 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi