NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFESORIT ZEJNULLAH GRUDA E SHPREHUR ME FJALË ZEMRE PËR ATDHEUN PËR ALBININ DHE LVV?! |
Publikuar më 10 mars, 2021 në orën 20:01 ( ) |
Fadil Shyti | Të ndryshme | |
|
|
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që ta takoja një ditë vjeshte, kujtoj qe viti 2014, gjatë vizitës që bëra te shokët e LVV, në cilësinë e veprimtarit të LVV në mërgim, që nga viti 2005, atëbotë zyret i kishim në Prishtinë, te vendi i quajtur, "Tri llullat"; ishte një ndërtesë, që vetëm një rrugë që zbret nga "Qyteti Studenti" e ndante me Teatrin Republikan të Dardanisë; derisa, po zbrisja shkallët i shoqëruar nga Kryetari i LVV, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë të LVV Xhelal Sveçla, papritur e pashë, në hyrje të shtëpisë sonë të madhe, në hol po qëndronte profesori i nderuar, i dituri dhe guximtari i shkencës së Drejtësisë, gjegjësisht, jurispondencës sonë, Zejnullah Gruda.
Për profesorin kisha dëgjuar prej shokëve atdhetarë në mërgim, vetëm fjalë të mira,
-në veçanti, me respekt të madh më kishte folur shoku Enver Hisenaj, i cili e ka mbaruar me sukses fakultetin juridik në Prishtinë. Enveri më kishte folur se: "Profesori, ishte njëri ndër profesorët më inteligjent që kam njohur, gjithnjë i qeshur, I qetë, (ndoshta, nga sensi diplomatik që kishte) dhe ishte profesionist i shkëlqyer.
I ka shkruar librat:
"E drejta ndërkombëtare publike" dhe
"Kufijt në dëm të shqiptarëve". Këtë të fundit e shkroi "në kohën e shenjimit (demarkimit) të kufirit me Malin e Zi. Profesor Zejnullah Gruda na referonte edhe vepra të tjera".
-E njihja profesorin e nderuar edhe nga shkrimet e tij, që i botonte në shtypin e kohës: shquhej për qëndrimet e drejta, të guximshme në raportet me politikat e brendshme dhe të jashtme, me klasën politike kosovare dhe të administratës ndërkombëtare, UNMIK-EULEX, në mbrojtje të çështjes së Kosovës në fushëbetejat shkencore që, ay i zotëronte.
-Kjo më zgjoi fuqishëm nga "rregullat e moderne" të sjelljes?!
-Papritur, për një çast u ndava nga Albini dhe Xhelali, përkundër faktit që, profesorin s'e kisha takuar kurrë më parë; iu drejtova hareshëm, e thirra me zë gazmor: Ooo, si je profesor i nderuar?!
-Ay, me atë fytyrë gazmore, shpirtbujar, mori gjysmëhapin, u drejtua kah unë,-mirë jam, faleminderit,-tha.
Pasi u përshëndetëm ngrohtësisht, sikur të ishim dy miq të vjetër, profesorit i bëra,-do të thosha; një kërkesë publike të cilën e dëgjuan edhe të pranishmit:
O profesor, Gruda!
Të lutem, ndihmoje Albinin t'i ecin punët mirë, ndihmoje këtë rini heroike të LVV,
se, qe besa: janë më të mirët, që po punojnë ditë e natë, për komb e atdhe!
Profesori qeshi me sinqeritetin tim, pse jo edhe me mallëngjimin tim prej mërgimtari; por, u pa qartë që, më kuptoi thellë kur u shprehë:
"O vëlla i dashur, të falënderoj shumë për respektin ndaj meje dhe po ta japë fjalën që, gjithça brenda mundësive të mia, aq sa di e mundem, do ta ndihmoj këtë rini".
Eh! Ky qe takimi parë dhe i fundit me profesor, Grudën.
U ndamë miqësisht duke i uruar shëndet dhe suksese njëri-tjetrit.
Albini dhe Xhelali u kënaqën dhe (ndoshta) u habitën me sjelljen time të mirë dhe kërkesën krejt spontane.
-Më kënaqi dhe mua fakti që, këtë e morën krejt normale,-thjeshtësia dhe dashuria mëmëdhetare shqiptare, nuk njohin "protokolle", as kufi!...
-Mos e teprova ca, i pyeta shokët;-jo aspak u shprehën njëzëri. Fadil, ne profesorin e pyesim si duhet të jenë ca ligje më mirë, ai çdoherë na ndihmon.
-Po, nga ai aspekt,-i fola t'u ndihmojë,
-shtova unë.
Minutat po iknin, shokët kishin punë, u përshëndetëm vëllazërisht.
-Vlen të theksohet fakti që, kur Albini dhe LVV ishin opozitë, shpesh kishin debate mospajtimesh me partitë në pushtet për ligjet,-besoja që nuk ka munguar ndihma e profesorit atdhetar.
Mirëpo, kjo u pa qartë botërisht, kur erdhi në Kuvendin e Kosovês, me argumenta të pathyeshme shkencore juridike, fort e përkrahu Albinin dhe LVV që të mos kalonte, Shenjimi i kufirit (Demarkacioni) me Malin e Zi.
Po, këtë punë shumë të vyer në përkrahje tê Albinit dhe VV e ka bërë dhe historiani i njohur, Hakif Bajrami. Respekt!
Ngushëllime familjes, studentëve dhe më gjerë!...
Qoftë i paharruar kujtimi për profesor, Zejnullah Grudën!
9 Mars, 2021
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
1,286 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|