NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT |
Publikuar më 12 mars, 2021 në orën 23:55 ( ) |
Faridin Tafallari | Të ndryshme | |
|
|
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rrit, për familjarët e farefisin, për bashkëvendasit, për shokët e miqtë...
Kështu, edhe për mua, mërgimtarin e 48 viteve, bashkëveprimtarët e mi e zënë një vend të veçantë në kujtimet e shumta në jetën tim mërgimtare...Shumë shpesh meditoj me ta e për ta, kur ndalem dhe i kujtoj ndejet e shumëta, me bisedat për veprimtaritë tona atdhetare e në veçanti kujtimet e mia të pashlyera me ata, shokët e mi të idealit!
Dhe me shumë shokë, që i kam njohur dhe më kanë njohur gjatë viteve e dekadave të tëra, të cilët nuk ishim pak, mund të them me bindje të plotë se, nuk ishim vetëm shokë, por vëllezër e shkuar vëllaut!...Koha ecën pa u ndalë... Vitet ja lenë vendin njeri tjetrit pa u kuptuar, pa na marrë leje, e ne, bashkë me vitet ecën edhe mosha jonë...Besa po vjetrohemi dhe po harrohemi...po largohemi nga njeri tjetri!? Edhe mosha është një faktor,që na ka larguar për mos mundësitë e takimeve tona si dikur ku, nuk mund të rrinim qoftë edhe për pak kohë pa u parë, pa u takuar...! E para, që na afroi me shokët mërgimtarë, ishte njohja mes nesh si mërgimtarë bashkëvendas në dhe të huaj, larg vendlindjes së dashur dhe, e dyta na njohu, na afroj e na bashkoi me besë, çështja madhore e idealit për çlirimin dhe lirinë e atdheut, që në ato vite të zjarrta të veprimtarisë sonë, vuante nën çizmen fashiste të okupatorit serbosllav të Jugosllavisë titiste. Ideali i shenjtë i luftës për liri, na bashkoj e na bëri të pandarë...!
Siç e theksova edhe më lart, jo vetëm se kemi qenë shokë ideali, por, edhe vëllezër e shkuar vëllaut, shokë, vëllezër ideali, që kemi vepruar bashkë me dekada...
Sot, ehh, nuk po takohemi, nuk po rrimë të çmallemi e të bisedojmë bashkë, jemi larg njëri tjetrit, por jo nga qejfi po nga mosmundësitë, të cialt, për fat të keq nuk na u krijuan edhe tash në liri e çlirim!? Pas çlirimit sikur u qetsuam, edhe u gëzuam se, do të jetojmë të lumtur, e do të takohemi edhe në vëndlindje...Por jo jo nuk na dual ashtu si e menduam, sepse, lirinë e fituam por, e humbën dashurinë ndaj njeri tjetrit, e harruam njeri tjetrin! E, edhe më e keqja se, ata, që na drejtuan (të ashtuquajturit komandantë) gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, ata, pas luftës na harruan, na lanë tamam si të huaj në dhe të huaj!? Krerët e pushtetit u lëshuan pas pasurisë, për tu majmë, me të drejte e pa të drejtë, me vjedhje e me një fjalë popullin, në një mënyrë e masakruan për 20 vite, duke e lënë në mëshirën e askujt, pa punë, pa të ardhura, në skamje e mjerim. Kjo e keqe na dëshproj shumë e në veçanti neve, që e ëndërruam ndryshe një Kosovë të çliruar e të ndërtuar, një Kosovë të lulëzuar e jo si është sot!?
Sot nuk duan të të njohin. Dikur iknin nga ne se, kishin frikë nga armiku që mos të takonin njerëz, që ishin kundër ish Jugosllavisë titiste. Sepse, po të takohej i merrte serbi në pyetje dhe kishin frikë, kishin frikë se, po u kap... i kapi hataja!.. E, edhe sot, po ikin, nuk duan të të takojnë se, ju vjen inati, e po tashmë nuk po e ndjek serbi dhe pa dyshim se janë trimëruar, sa që, kur i takon ata, që një kohë iknin prej nesh, të duket sikur je në një botë tjetër...
Nuk po hy më thellë, por dua t’i prezantoj disa nga shokët, që vepruam e nuk kursyem asgjë për liri e pavarësi, në foton me të cilën po shoqëroj shkrimin, foto e bërë gjatë një vizite tek varret e Trimave, Yjeve të Pashuar, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Bad- Canstadt-Shtutgart. Viti
I pari në të majtë nga e djathta është veprimtari i pandalshëm Zenel Krasniqi, i cili kurrë nuk u lodh e as u ndal, nuk tha kurrë mjaft, asnjëherë nuk mbeti i fundit, në aktivitete. Faridin Tafallari, Mehmet Hajrizi, Sheradin Berisha, Gani Syla, tashmë i ndjerë, Jashar Alia, Imerjah Qamili i fundit Shefqeti...? Me keqardhje që, nuk me kujtohet emri i këtij zotriut.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 2 vizitorë |
Lexuar:
1,523 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|