SHPËRGULJA E POPULLSISË ISHTE DHE MBETI FATKEQËSIA JONË KOMBËTARE MË KATASTROFALE?!... |
Publikuar më 16 mars, 2021 në orën 12:41 ( ) |
Fadil Shyti | Opinion | |
|
|
-NGA PËRJETIMET, THELLIMET E MIA?!
Miku im ish-i burgosur politik, Sherif Sherifi, sot në fzb e tij shkroi me revoltë:
"NDËRGJEGJE S'KENI, LIGJI S'JU KAPË?!!!
-Ishte i tmerruar si çdo shqiptar dhe shqiptare atdhetare, kur e kishte parë një fotografi dhe lexuar për rastin e hidhur me titull:
"Shtatëvjeçarja nga Malisheva, përshëndetet me shokë e shoqet, merr rrugën e mërgimit?!
-Mua mërgimtarin, që e kam përjetuar dhe po e përjetoj rëndë burg-mërgimin, më preku fort kjo plagë jona, krejt papritur shpërtheva me këtë shkrim protestues:
Ju politikanë dhe politikane, si nuk turpëroheni nga populli ynë?!
Me politikat tuaja prapakthyese i tejkaluat planet dhe elobaratet më të egra, të armiqve dhe tradhëtarëve të atdheut për shpërnguljen e shqiptarëve nga të gjitha ngjyrat dhe gjuhët, të gjitha format dhe mjetet nga turqit e sulltanëve osmanllinj dhe pasardhësve tê tyre; të shovenistëve grekë, zervistëve dhe janullatosëve, të shovenistêve serbë; të garashininoviqve, çubrilloviqërve pashiqërve, titistëve, pavloviqërve dhe tê slloboviqërve!
Lexo:
http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10876
-Këta sundues,-jo udhëheqës atdhetarë, drejtues shqiptarë; por, shqipfolës feudalë-kapitalistë, kjo klasë politike "kosovare" dhe "shqiptare", nuk e meritojnë nderin,-as në rrugë, sepse, popullit ia dhanë peshqeshe të zeza, rrugët e botës; pa lëreni më këto parti e partizat, që si zagarët e zagaricat i fusin hundët kudo...,-të shpërblehen me vota.
-Kjo klasë politike në Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetkë, kudo në trojet shqiptare, nuk mendoi, as punoi, nuk po mendon, as po punon; për popull për shtet, për atdhe. Mendoi dhe punoi, po mendon dhe po punon; me njëmijë komplote dhe prapësira, vetëm për vetëm, si të kapë pushtet, pastaj, të kapin thasët e zinj të hajnisë me flori nga grykët: sa më shumë dhe tejet makutërisht tê pasurohen me familjarët, klanet dhe partiakët e tyre.
-Pse po vepruan dhe veprojnë kështu?!...
Pse harruan dhe po harrojnë kaq paturpësisht, pse luftoi populli ynë i lashtë dhe i ri heroik gjatë shekujve dhe gjer në ditët tona?!...
Mos harroni!
Atdheu, nuk është kaq i vogël sa fytet dhe xhepat tuaja, o të pabesë dhe tê pabesa!...
-Ju, në bashkëpunim me qarqet e huaja reaksionare të lindjes dhe të perëndimit, duke i ndarë përfimet e paligjshme me miqtë tuaj, por jo të kombit shqiptar me kosën e ashtuquajtur "të privatizimit të pronave shtetërore", i shkatërruat fabrikat, kombinatet, uzinat, arat i dogjët jo veç me zjarr, kur toka shqiptare po ndien dhimbje nga ferrat, tuaja "demokratike", ato i keni kthyer në djerrina, ato pjelloret bukuroshet e mëdha, i kthyet në sterile...
-Sa e sa ha, i kthyet nê oborre, duke ndërtuar shtëpi dhe objekte të ndryshme pêrfitimi "kapital të patundshëm," dhe shumë toka pjellore i mbuluat me asfalt?!!!
-Nga hajnitë e paskurpullta me shit-blerjet me tokat shtetërore, ju e shkatërruat bujqësinë; florën dhe faunën; e plagosët rëndë natyrën shqiptare, malet, në vitet e socializmit me brezare plot me agrume, i dogjët dhe po i digjni, i keni prerë dhe po i prisni egërsisht, pa kritere normale, lumenjt po i zhvatni duke ua grabitur rërën, madje, po i mbuloni me tuba çeliku e betoni; po i ngulfatni ashtu siç ngulfaten mushkëritë e atdheut; e shkatërruat industrinë e lehtë dhe të rëndë, këto janë veprimtaritë tuaja të zhvillimeve "kapitale": me turpe dhe krime ekonomike, politike e të tjera...
-Kaluan 30 vj, që, breznitë shqiptare po detyrohen të ikin nga Shqipëria Etnike, kapitaliste, kur ende po mungon liria, barazia, drejtësia më elementare e njerëzve:
1. Siguria që, shqiptarët tê jetojnë të lirë në familjet e tyre,- kur nga bandat kriminale po sulmohen dhe në rrugë,
madje edhe në shtëpitë e tyre.
2. Kur po mungon një vend pune që, nuk po fitohet dot sipas meritave,-me drejtësi, me kualifikim adekuat, por me nepotizëm (njohtësi) dhe mito, nga të poshtrit; borgjezët reaksionarët burokratë.
3. Kur shoqëria shqiptare, nga marrëdhëniet "në prodhim" degjerim borgjez i çthurur kapitalist, është ndarê dhe po ndahet mizorisht në vetëm dy klasa: shumica e varfër, pakica e pasur, klasë të mesme s'ka?!
4. Për shtresat e varfëra ka shfrytëzim egër nga punëdhënësit: me ardhura të vogla, pa siguri të nevojshme në punë. Pra, të pasurit milionerët, po ia pinë djersën dhe gjakun popullit fukara.
5. -Prandaj, Shqipëria Etnike, po vuan idhtas nga kjo plagë shekullore tragjike.
Shih!
-Pas fitores së "dhjeto-kracisë, nga "diktatura" komuniste dhe pas këtij lloj mashtrimi, gjysmë-çlirimi, të Kosovës nga Serbia Fashiste, armiqtë e krajlive dhe klyshët e tradhëtive, përsëri po i kënaqen hemarrogjisë së ngadalshme, por, të pandalshme;-hemorragjisë sonë tragjike të mërgim-asimilimit!
Poshtë armiqtë!
Poshtë tradhëtarët!
12 Mars, 2021
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 2 vizitorë |
Lexuar:
285 herë
|
|
|
|
|
|
|