Në Gadishullin Ilirik aty ku jeton në trojet e veta populli dardan, i urtë e i dëgjueshëm por edhe trim kur e kërkon puna, këtij populli të mirë një kohë i kishte rënë fati të udhëhiqej nga shërbëtor të pushtuesit jugosllavo-serbë që nga koha e Pashiqit, Titos e Millosheviqit e së fundmi nga një pijanec kinse demokrat e paqësor që me soj sorollapin e tij jetonte për shtatë palë qejfe në të ngrënë e në të pirë, i cili dilte në çdo të premte e mbante konferenca mediatike që i ripërsëriste të njejtat fjalë të bezdis’shme ”dirim…durim”, edhe pse ky popull ishte i robruar nga një zaptues fqinj i egër serbosllav, i cili po u bënte zollume të mëdha popullit etnik të Dardanisë.
Nga dhuna sistematike, terrori, burgosjet, vrasjet, masakrat, dëbimet…, populli shqiptar po rezistonte me të gjitha mundësit që kishte për t’u çlirua sa më parë nga pushtuesi dhe disa herë kishin kërkuar nga prijësi i tyre pijanec t’u printe në luftë për çlirimin e vendit por ai çdo herë revoltës popullore ja përsëriste refrenin e përditshëm se duhet durim e vetëm durim, ngase kemi të bëjmë me një armik të egër e të fuqishëm që për tri orë ka fuqinë e forcën shtetërore ushtarako-policore të na shfarosë nga faqja e dheut…?!
Dardanët u mërzitën nga durimi i tepruar dhe nëpërmjet përfaqësuesit të zgjedhur të tyre popullor ju drejtua ta dëgjonte Zoti i zotrave dhe i njerëzve Zeus pellazg Dodonasi(1), me fjalët -O Zoti ynë i plotfuqishmi i qiellit dhe tokës na mundëso vetëdijesimin dhe na ndriço rrugën e lirisë e bashkimit kombëtar dhe na dërgo në tokën Dardane një prijës trim, një komandant që ti prinë luftës së ushtrisë çlirimtare që të çlirohemi nga pushtuesi fqinj dhe paqësori pijanec…! Zeusi e dëgjoi thirrjen dhe u dërgoi dardanëve komandantin legjendar(2), të Ushtrisë Çlirimtare, që mbante mjekrrën dhe mbi kokë Plisin Hyjnor Pellazg sikurse Zeusi dhe Skëndërbeu, i cili u përkrah fuqishëm nga populli shqiptar luftëtar e luftëtare trima e trimëresha të lirisë të ndihmuar nga i gjithë kombi shqiptar dhe miqtë ndërkombëtar liridashës arriti që me armë në dorë ta largonin armikun gati një shekullor nga trojet dardane.
Edhe mbas çlirimit të vendit, pijanecit përsëri i ra shorti të bashkëqeveriste me një grup që kishin marrur pjesë në luftën e ushtrisë çlirimtare…! Por, ky sundim prej tyre përsëri nuk ishte për iteresat e popullit dhe vendit, por gjithë pushtetin e kishin kthyer për iteresat e tyre personole, dhe u bë një kastë politike korruptive që plaçkiti pasurin kombëtare dhe korruptoi sistemin shtetëror, të arsimimit, shëndetësisë, drejtësisë së rendit dhe ligjit, që kurrë populli nuk e kishte menduar se do t’u ndodhte kjo gjëmë jo e mirë pasi vendi u çlirua…?!
Nga halli i madhë që e kishte gjetur popullin nga kjo klasë politike e korruptuar dhe nepotiste e cila po e sundonte duke abuzuar me pushtitin e vendit që drejtonin, sërish dardanët i drejtohen që t’i dëgjoj Zeus pellazg Dodonasi: -Zoti ynë i hyjnishëm të falenderojmë pafundësisht që na dëgjove lutjen për t’u çliruar nga pushtuesi dhe tradhtarët e vendit dhe për këtë të jemi pafundësisht mirënjohës Ty; Ushtrisë Çlirimtare, shtetit amë Shqipërisë dhe NATO-s që ndihmoi në çlirimin e vendit, njëherit i përulemi me nderime të thella dëshmorëve të atmëmëdheut që skuqën me gjakun e tyre tokën dardane. Por, të drejtohemi sërish të na dëgjosh hyjnori ynë Zeus i madhërishëm; -na dërgo në popull një prijës të ditur trim e të fuqishëm, njëherit të jetë i pakompromis në luftimin e së padrejtës dhe së keqës që na ka gjetur pa fajin tonë, që të na shpëtoj nga kthetrat e sundimtarëve të korruptuar vendor të vjetër e të rinjë dhe të na drejtojë dinjitetshëm në rrugën e përparimit, zhvillimit ekonomik social, e përparim shoqëror, dhe drejtë arritjës së qëllimit të bashkimit kombëtar shqiptar…!
(1).Figura 1: Zoti i zotrave dhe njerëzve Zeus pellazg Dodonasi me Plisin Hyjnor Pellazg.
(2). Figura 2. Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare, Adem (Shaban) Jashari, me armën e lirisë në dorë dhe Plisin Hyjnor Pellazg mbi kokë.
|