Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë
Publikuar më 21 mars, 2021 në orën 15:45 ( ) Agim Vuniqi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit

Poliklinika 3L, histori e madhe suksesi e ndërmarrësisë së Kosovës, dhe i familjes Përteshoni, stomatologëve të njohur nga Gjakova

Dr. Hajdari, Dr Drita, Dr. Lorik, Dr. Laurat dhe Dr. Labinot Përteshoni na bëjnë të krenohemi me arritjet e ndërmarrësisë kosovare në fushën e stomatologjisë.
Universiteti i Prishtinës, i themeluar më 1970, është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe kulturor në Kosovë. Më shumë se pesëdhjetë vjet ishte bartësi i vetëm i arsimit të lartë. Universiteti i Prishtinës është relativisht i ri, por rruga e zhvillimit të tij ishte dinamike, ndërsa veprimtaria arsimore, shkencore dhe artistike e tij ishte e pasur me rezultate të mëdha, të pamohueshme dhe me peshë historike. Fillimisht Universiteti kishte katër fakultete, ndërsa më vonë ngërtheu 14 fakultete dhe tri shkolla të larta, ndër to edhe Fakultetin e Mjekësisë, në kuadër të të cillit u themelua Fakulteti i Stomatologjisë, i cili u mirëprit nga një valë e të rinjve nga të gjitha territoriet shqiptare në ish Jugosllavi.

Drita Mulliqi dhe Hajdar Përteshoni, studentët e parë shqiptarë të diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë

Profesioni i Doktorit të Stomatologjisë u bë profesion i preferuar nga shumë të rinj, te cilët e kishin të limituar ëndrrën studimore dhe profesionale. Ndër studentët e parë që iu gëzuan pranimit ishin edhe studentët nga Gjakova Drita Mulliqi dhe Hajdar Përteshani, të cilët ëndrrën profesionale e shndërruan në histori suksesi, por edhe si kurorëzim të dashurisë së tyre martesore. Ata të dy, të parët iu gëzuan bashkarisht diplomimit, si studentët e parë të diplomuar të Stomatologjisë, në Universitetin e ri të Prishtinës, të cilët veçse kishin prekur majet akademike.

Të diplomuarit e parë të fakultetit stomatologjik, të muajit mars, të vitit 1981, Drita Mulliqi dhe Hajdar Përteshoni, njihen edhe si “pionerët”-mjekët e parë të stomatologjisë dhe studentët e parë shqiptarë të diplomuar në Kosovë. Me kaq nuk përfundoi odisejada profesionale dhe shkencore e këtij çifti të profesionistëve të dalluar. Pas shumë peripecive të shumëta të rrugëtimit për specializim, ata u punësuan si Doktor të Stomatologjisë. Në atë kohë shpallja konkurseve bëhej për specializime të kufizuara. Në vitin 1989 u shpallë konkursi për specializim, në të cilin aplikuan dhe u pranuan: Dr. Drita Mulliqi Përteshoni, e cila u përcaktua për “Ortopedinë e Nofullave”, dhe Dr. Hajdar Përteshoni, i cili u orientua për specializim në “Protetikën stomatologjike”.

Ata fillimisht startuan në Gjakovë, pastaj në Prishtinë, ndërsa një pjesë të specializimit u obliguan që ta kryenin në Beograd, ose në Shkup. Po flitet për kohën kur rexhimi serb kishte aplikuar masat e dhunshme në Kosovë. Ata “pa një-pa dy” zgjodhën të shkojnë në Shkup, sepse zgjidhje tjetër nuk kishin, edhe për shkak të distancës më të shkurtër, por edhe të mundësisë që të udhëtojnë në mëngjes për në Shkup dhe në mbrëmje të ktheheshin te femijët në shtëpi.

Komisioni Specialistik organizohej në Prishtinë në përbërje prej 4 anëtarësh: dy (2) Doktor nga Beogradi , një (1) Doktor nga Nishi dhe nji (1) Doktor nga Kosova (që ishte vetëm formalisht), dhe ata me sukses të shkëlqyeshëm perfunduan provimin e Specializimit.

Hapja e Poliklinikës 3L

Viti 1990 i detyroi të orientohen në privatizëm, sikurse shumica e profesionistëve të lëmive të ndryshme, ngase pushteti serbë kishte filluar të largojë nga puna, pothuajse të gjitha kuadrot e afta shqiptare në ndërmarrjet publike. Orientimi i tyre ishte jo tregëtia, por hapja e Ordinancës private, e cila si ëndërr u sendërtua me sakrifica shumë të mëdha, sepse aso kohe çdo gjë ishte nën kontrollin e Beogradit.

Starti për hapjen e Ordinancës së pavarur ishte shumë i vështirë, ngase ata ishin të detyruar të punonin deri në orët e vona të mbrëmjes, për të pasur rezultate të pritshme nga angazhimi i përditshëm, e që u dëshmua se rezultatet nuk mungonin.

Me shtimin e punës vit pas viti filloi faza e zgjërimit të investimeve kapitale, nga një ordinancë u zgjëruan në dy duke rritur kapacitetin e shërbimeve. Më vonë krijuan parakushtet për themelimin e Poliklinikës private 3L, në të cilën u angazhua mbarë familja: dy bashkeshortët Përteshani, Dr. Drita dhe Dr. Hajdari dhe tre(3) djemtë: Dr. Lorik Përteshani, Dr. Laurat Përteshani dhe Dr. Labinot Përteshani. Ata kryejnë të gjitha shërbimet stematologjike, me mjetet, metodat dhe me aparaturën më të përsosur të teknologjisë më të re dhe me materiale të cilësisë së lartë dhe me qëndrueshmeri të lartë, duke përcjellur krahas punës, seminaret, kurset, trajnimet dhe konferencat vendore dhe ndërkombëtare në lidhje me risitë dhe të arriturat e teknologjisë më të re në industrinë stomatologjike që organizohen në Europe: në Shqipëri, Itali , Zvicer, Gjermani poashtu edhe në Amerikë dhe Kanada. Andaj përkushtimi i tyre dhe puna e palodhshme rezultojnë me arritjen e suksesit të vazhdueshëm të tyre, e sidomos të fëmijëve të tyre: Dr Lorikut, Dr Lauratit dhe Dr Labinotit te cilët dallohen edhe me përkushtimin e madhë të tyre, duke mos ngurruar të pajisin dy ordinancat me aparaturat më të reja, duke aplikuar metodat më bashkohore të punës. Andaj përkushtimi, profesionalizmi dhe modestia e tyre bëri që pacientët të udhëtojnë nga anë të ndryshme të Kosovës, të Shqipërisë nga krahina e Lumës, Hasit e Tropojës si dhe nga nga mërgata shqiptare.
Eshte krijuar tradite qe Gjenerate pas gjenerate te vizitojne Ordinancen Stematologjike 3L në Gjakove. Kur shofim kënaqësin në sytë dhe fytyrat e buzëqeshura të pacienteve tanë, na bën të ndihemi krenarë, deklarojnë njëzëri të pesë doktorët e një familje stomatologësh me emrin e nderuar Përteshoni.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 1,837 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
Homazh për pedagogun e intelektualin e pathy...
E diel, 07 mars 2021 - 23:37
Sonte e ndëgjova lajmin e trishtë se paskësh vdekur Zejnullah Gruda, njëri prej intelektualve më brilant, më fisnik e më kurajoz të Kosovës. Ve...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi