Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GJUHA SHQIPE NË LISTËN E GJUHËVE TË KOMUNITETEVE TJERA NË LANDIN E BAVARISË
Publikuar më 23 mars, 2021 në orën 14:35 ( ) Mustafë Krasniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përpjekja e mërgatës shqiptare, që nga periudha e mëhershme dhe ajo e rilindësve ishte dhe mbeti si e vetmja shpresë, për të qenë më afër atdheut, ruajtjes së gjuhës amtare dhe përcjellja e saj te brezat e ardhshëm, ngaqë identiteti dhe gjuha shqipe janë dy elemente qenësore që e identifikojnë qenien e mërgatës shqiptare, njëkohësisht edhe e obligojnë ta ruajnë dhe ta kultivojnë, aty ku jetojnë dhe veprojnë me përgjegjësi.
Me të gjitha këto sfidat që po përballet mërgata jonë, historikisht dhe, e zhytur në lumin e sfidave të mëdha, që i ka para vetës, janë: Përballja me harrimin e mundshëm të gjuhës dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare. Gjë që për këtë duhet të jetë shqetësuese për vet mërgatën dhe dy shtetet tona shqiptare, vijimi i fëmijëve shqiptarë në shkollën shqipe, që për fat të keq vijim është tepër i vogël, në krahasim me atë që duhet të jetë!

Përpjekja e LAPSH-it në Bavari, për ta futur shqipen, në mes gjuhëve të komuniteteve tjera, të jetë e barabartë, ishte e pandalshme deri në arritjen e qëllimit.
Që nga themelimi e deri më sot Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari, krahas ruajtjen së gjuhës, rritjen e numrit të nxënësve dhe shtimin e klasave të hapura është angazhuar, që gjuha shqipe të jetë e barabartë në mesin e gjuhëve të komuniteteve tjera.

Për këtë, kryesisë e LAPSH-it, ka qenë e zëshme dhe përmes kërkesave drejtuar Ministrisë së Kulturës (Kultusminesterium) në Bavari, që gjuha shqipe të futet në listën ku janë gjuhët e komuniteteve tjera joshqiptare dhe të mos ndihet e lënë anash.
Fal këtij angazhimi dhe bashkëpunimit me Konsullatat tona, kërkesa u miratua pas vendimit të arsyeshëm të Ministrisë së Kulturës (Kultusminesterium) në Bavari, që gjuha shqipe të jetë e barabartë në listën e gjuhëve tjera.
Ky vendim, i Ministrisë së Kulturës (Kultusminesterium) në Bavari, jo vetëm që është një lajmë i rëndësishëm, po duhet t’na ndërgjegjësoj edhe më tepër si komunitet, tha kryetari i LAPSH-it, Milazim Ukaj.

Ne, duhet ta sensibilizojmë bashkëkombësin dhe ta informojmë se nuk duhet injoruar gjuhem amtare, po përkundër, të luftojmë për të arritur qëllimin e ruajtjes së saj, duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe, ishte qëndrimi i kryesisë së LAPSH-it.
Sipas kryesisë së LAPSH-it, të gjitha përgatitjet, qoftë për mësimin virtual (onlain) apo të mësimit fizik, nëpër klasa është e koordinuar dhe e gatshme të jetë në ballë të kësaj detyre, me të gjitha mundësit që i ka, profesionale dhe ato administrative.
Përveç kësaj kryesia e LAPSH-it u bënë thirrje të gjithë bashkëkombësve, që së bashku të jemi në rrugën e dritës, fuqizimin e shkollës shqipe në landin e Bavarisë, duke vepruar të njëzëshëm, deri te ndërgjegjësimi i plotë i mërgatës shqiptare, për ta pranuar gjuhën amtare si të nevojshme e shpirtërore!
Për të gjithë bashkëkombësit, që jetojnë dhe veprojnë në landin e Bavarisë LAPSH informon se të gjithë nxënësit e tri kategorive të shkollave: Fillore, real dhe gjimnazeve mund të regjistrohen pranë këtyre shkollave, ku ata mësojnë në gjuhën gjermane. Po ashtu edhe nga faqja zyrtare e LAPSH-it keni mundësi ta posedoni formularin në këtë adresë: https://www.shkolla-shqipe.de/download/

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 354 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi