Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
32 VJET NGA RËNIA HEROIKE E DËSHMORIT ISMET KRASNIQI
Publikuar më 27 mars, 2021 në orën 22:41 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fillimi i demonstratave të përgjakshme të vitit 1989 ishin një ngjarje shumë e rëndësishme për Kosovën. Këto demonstrata, si dhe ato të ’68-ës dhe ‘81-ës ishin një zgjim dhe një paraprijësepër një zgjim edhe më të gjerë mbarëkombëtar, synimi i të cilave edhe më tej mbetet pavarësia e plotë e vendit tonë dhe ribashkimi i saj me Shqipërinë dhe viset tjera etnike shqiptare. Si në çdo demonstratë që organizohej kundër pushtuesit serbo fashist, edhe në këtë demonstratë Ismet Krasniqi ishte në vijën e parë të tyre, duke u ballafaquar me bishat karpatiane serbo-çetnike, të armatosura deri në dhëmbë.
Gjatë kohës sa ishte ushtar (në vitin 1980), në të ashtuquajturën “Armatë popullore jugosllave”, Ismeti arrestohet, burgoset dhe maltretohet nga oficerët e asaj ushtrie.
Në një aksion të tij kombëtar, më 1982, Ismeti si një i ri patriot dhe trim shqiptar, e shqyen flamurin serb dhe, duke vrapuar, në të njëjtën shtizë e vë dhe e shpalos lartë flamurin kombëtar shqiptar, për çka edhe arrestohet të nesërmen në vendin e punës dhe burgoset për dy muaj, të cilat i vuan në burgun e Prishtinës.
Pesë ditë para se të bie dëshmor, Ismeti arrestohet nga policia. Gjatë intervistës ai kërcënohet edhe me likuidim fizik po qe se, siç i kishin thënë, nuk heqë dorë nga aktiviteti i tij patriotik.
Më 27 mars 1989, në demonstratat, të cilat konsiderohen si më të përgjakshmet që kanë ndodhur ndonjëherë në Kosovë, duke brohoritur për lirinë dhe Republikën e Kosovës me entuziazëm dhe duke ftuar të rinjtë atdhetarë shqiptarë që të bashkoheshin në kundërshtimin e okupimit serbo-çetnik të Kosovës nga Serbia ndodhi një ballafaqim i drejtpërdrejtë në Prishtinë. Në njërën anë ishte rinia shqiptare e armatosur dhe e çelikosur me vendosmërinë për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, ndërsa në anën tjetër ishin forca të shumta policore serbe të armatosura deri në dhëmbë, të cilët në ndihmë kishin edhe automjete të ndryshme, ndërsa nga ajri ishte edhe një helikopter që rrinte mbi kokën e demonstruesve sypatrembur shqiptarë.
Po të njëjtën ditë, më 27 mars, rreth 17:30,në rrëmujën e demonstratave që shkaktohej edhe nga të shtënat e armëve të policisë pushtuese, ai nuk ndalet, por thërret duke ngritur dorën: “Përpara shokë deri në fitore!”Dhe nga një autoblindë, dëshmori Ismet Krasniqi qëllohet me snajper nga një serbo-çetnik, duke rënë heroikisht në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë.
Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit Kosovë, të cilat simboli i rezistencës sonë kombëtare dhe heroi ynë Bacë Adem Demaçi thoshte se ishin pararendëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranëdëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe u plagosën e arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, afër Xhamisë së Llapit, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.
Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Kosovë ranë dëshmorë 28 të rinj e të reja shqiptare, ndërsa u plagosën dhe u arrestuan qindra shqiptarë atdhetarë të tjerë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 286 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi