Anekdota: VESI I QYQES |
Publikuar më 01 prill, 2021 në orën 19:30 ( ) |
Beqir Elshani | Kulturë | |
|
|
1. GJYMTIMI
- Ku është dallimi në mes njeriut të gjymtuar në këmbë dhe atij në moral? – e pyeti njëri kolegun e tij.
- Dallimi është se njeriu i gjymtuar në këmbë dallohet, kurse ai në moral vështirë dallohet, - ia ktheu kolegu.
2. PËR TËRMETIN
- Cili tërmet është më rrezikshëm, tërmeti tokësor apo politik? – e pyeti gazetari durrsakun.
- Që tërmeti tokësor është i rrezikshëm, nuk asnjë dyshim, kurse me tërmetin politik jemi mësuar, - tha durrsaku.
3. 20 VJET VUAJTJE
- Nuk e di qe dy dekada vite se çfarë pune të mirë ka bërë Lëvizja Vetëvendosje? – pyeti me inat ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku,
- Si nuk e di, more Sami! Për dy dekada Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vjedh, nuk ka dhënë toka, nuk i ka dërguar trimat në Gjykatën Speciale të Hagës, nuk iu ka nënshtruar Serbisë fashiste etj. etj., - ia ktheu një veteran i revoltuar.
4. ANTITEZA
- Si quhet ministri që gojën e ka mjaltë, kurse zemrën e ka helm? – e pyeti arsimtari studentin.
- Antitezë politike, arsimtar, - tha studenti.
5. VESI I QYQES
- Kujt i përngjan qyqja, Arditë? - e pyeti i vëllai i madh.
- Për nga dukja më përngjan mua, për nga forma i ngjanë motrës së vogël, kurse për nga përtacia të ngjan ty, - tregoi Ardita.
6. NUMRI I PËRTACËVE
- A më shumë përtacë apo njerëz të vyeshëm gjenden në botë? - pyeti i biri babain.
- Dihet, më shumë njerëz të vyeshëm gjenden në botë, mirëpo fisin e përtacëve e rrit numri i qyqeve.
7. KEQKOMENTIMI
- Të nderuar vëllezër e motra, të nderuar miq! – kështu i përshëndeti kryetari i komunës të pranishmit.
Mirëpo një qytetare motrës shurdhe ia komentoi: - Kryetari i komunës po thotë “Të nderuar korrupsionistë, burokratë e hajdutë!”
8. INSPEKTORI
Një ditë kryetari i komunës shkoi për të vizituar shkollën fillore, ndërkohë prej çantës nxori flamurin e Kosovës dhe me kureshtje nxënësit i pyeti se i kujt është ky flamur.
- ... i Ahtisarit, mësues, - ia kthyen në kor nxënësit.
9. PËRFITIMI
- Si mund të përfitohet frazeologjia e dyfishtë në frazeologji të vetme “N’shkofsh me hoxhë, bëhesh hoxhë, n’shkofsh me dreq, bëhesh dreq”? – e pyeti plaku nipin.
- Shumë lehtë, gjysh, “N’shkofsh me hoxhë, bëhesh dreq”, - u përgjigj nipi.
- Të lumtë, nip, asnjë fjalë më shumë, - e përgëzoi gjyshi.
10. BAKRI PËR AR
- E kam një të metë, nuk mund të dalloj lugën e bakrit me lugën e arit? – foli një varfanjak në mesin e njerëzve në treg.
- Të besoj, mirëpo njerëzit në pushtet janë finokë, nuk e marrin bakrin për ar, - ia ktheu qytetari tjetër.
11. OPOZITARI
- A i lexon deklaratat e Enver Hoxhajt për Albin Kurtin? – e pyeti njëri kolegun e tij.
- Jo, i lexoj komentet e lexuesve kundër kacagjelit Hoxhaj, - ia ktheu kolegu i tij.
12. GJELI FESTIV
- Zotëri polic, fqinji ma ka vjedh gjelin, mu natën e festës. Prandaj kërkoj ta arrestoni dhe të ma kthejë gjelin, - u ankua fshatari para organit policor në zyre.
- Shyqyr që nuk është lopë… Askush nuk e mori veshë kur arkës kombëtare ia vodhën dy milionë euro, kurse ti për një pulë po kukat, – ia ktheu polici.
13. SABOTIMI
- A po i shton nëna ujë qumështit? – e pyeti daja nipin.
- Jo, këtë punë e bën qumështorja, prandaj nëna nuk lodhet, - ia ktheu nipi.
14. FOTOMODELJA
Një fotomodele me pantallona të shkurtra e të grisura, pothuaj dy gishta afër “zogut" dhe me vithe tullumbace, para policit ankohet për fishkëllimat provokues të djemve në rrugë.
- Zotëri polic, këta djem më provokojnë me fishkëllima, - u ankua modelistja me pantallona të grisura.
- Zonjushë, nuk kanë faj djemtë, fajin e kanë brekët e tu të shkurtra që po i shastis... Prandaj për t’i dënuar djemtë, duhet nisur prej teje, - ia ktheu polici me zemërim.
15. DJATHTAS DHE MAJTAS
- Nëse shikon në anën e djathtë, e has LDK-në; nëse shikon në të majtën, e has PDK-në, - tha xhaxhai.
- Mirë, xhaxha, por nëse shikon drejt, kë e has? – e pyeti nipi.
- Dihet, e has Vetëvendosjen, - ia priti xhaxhai.
16. KËSHILLA E PSIKOLOGUT
- Ju lutem, psikolog, më këshilloni si mund ta largoj lodhjen fizike duke shkruar me dhjetëra herë fjalën dorëheqje, dorëheqje... në Qeverinë e Kosovës me përvojë të gjatë? – e pyeti gazetarja psikologun në facebok.
- Shumë lehtë! Në fillim me anën e pullave në tastierë Ctrl+C e kopjon përcaktorin “dorëheqje”, pastaj çdo qeveritari që ka dhënë dorëheqje me anën e pullave Ctrl+V e bashkëngjit përcaktorin e kopjuar, - ia komentoi psikologu.
17. GABIME LOGJIKE
- A ka ndonjë gabim në fjalinë “Mushka jonë është mbarsur vitin e kaluar, sivjet pritet të na sjell një mëz?” – e pyeti arsimtari nxënësin.
- Gabime drejtshkrimore nuk ka, por ka gabime logjike, pasi që mushka as nuk mbarset, as nuk pjellë, - u përgjigj nxënësi.
18. VOTA ME KOMPJUTER
- Çka do të studiosh, oj mbesa ime? – e pyeti daja mbesën.
- Pritet që Sokol Basha të gjitha familjet t’i furnizojë me kompjuterë, prandaj do të studioj informatikën, për t’i ushtruar familjet, - tha mbesa.
19. FUSHATA E PREMTIMEVE
- Nëse votoni për mua çdo shtëpi do të ketë nga një laptop, - premtoi kryetari i PD-së.
- Nëse votoni për mua, çdo klasë do të ketë tabelën e zezë, - tha kryetari modest i PS-së.
20. LEXIMI N’PELENA
- Zonjë, a beson që Lulzim Basha e ka lexuar “Ana Kareninën” e Tolstoit qysh n’pelena? - e pyeti gazetari një grua në qendrën tregtare.
- Si jo, ime bijë qysh në moshën katërvjeçare i ka lexuar dramat e Shekspirit, - ia priti gruaja me ironi.
21. PËR LEXIMIN
- Baba, unë kam lexuar shumë, asnjë libër nuk më ka lënë përshtypje sikur “Kurani”, - tha me krekosje i biri.
- Edhe unë kam lexuar shumë, mirëpo asnjë libër nuk më ka lënë përshtypje më shumë se “Bagëti e bujqësi” e Naim Frashërit, - ia ktheu babai.
22. TELEVIZORI I PRISHUR
- Mjeshtër, më është prishur televizori, koka e Isa Mustafës po lëviz si robot, - u ankua qytetari.
Mjeshtri e shikoi televizorin dhe tha: - Televizori punon mirë, mirëpo Mustafa e bën prej tronditjes që ka humbur në zgjedhje.
23. VOTIMET
- Xhaxha, lëdëkëja dhe pëdëkëja po ankohen se Lëvizja Vetëvendosje në kohën e koronavirusit po mban fushatën zgjedhore, - tregoi nipi.
- Lëdëkëja dhe pëdëkëja nuk frikohen prej koronavirusit, por prej fitores vendimtare të Lëvizjes Vetëvendosje, - ia ktheu xhaxhai. Prandaj, ku shkel Albini, zhduket virusi.
24. FUSHATA E ZGJEDHJEVE
- Çka mendon për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë? – e pyeti gazetari një qytetar në qendër të qytetit.
- Nëse fiton Vetëvendosje - fiton populli, nëse fiton LDK - fiton Isa, nëse fiton PDK - fiton Hashimi, - u përgjigj qytetari.
25. MJEKU I DHËMBËVE
- Kërkojmë punë, - iu drejtuan shefit të klinikës dy mjeke të dhëmbëve, që sapo kishin diplomuar.
- Mirëpo në fillim me gishta duhet të nxirrni gozhda prej dërrasës, pastaj mund të shkulni dhëmbët e prishur të pacientëve, - ua ktheu shefi i klinikës së stomatologjisë.
26. HUNDËMADHI
- Hundën e kam të madhe, prandaj pa vështirësi e kruaj me gishtin e pushkës, - tha një qytetar me hundë të madhe që pothuaj ia mbulonte fytyrën.
- Mirëpo gishti yt nuk është as gisht tregues, jo më i pushkës, - ia ktheu i dyti.
27. LIGJI I KADISË
- A ka dallim shuplaka e qytetarit ndaj ministrit me shuplakën e ministrit ndaj qytetarit? - e pyeti gazetari avokatin.
- Patjetër, pasi që shuplaka e qytetarit ndaj ministrit është sulm ndaj qeverisë, - tha avokati.
- Atëherë, po bie që shuplaka e ministrit ndaj qytetarit të jetë më e rëndë, sepse është sulm ndaj popullit, - ndërhyri gazetari.
28. DALLIMI I VRASJES
- Ku është dallimi në mes vrasjes me pakujdesi dhe vrasjes me qëllim, - e pyeti gazetari avokatin.
- Vrasje me pakujdesi është nëse vrasësi është sllavomaqedonas, ndërsa viktima shqiptare, kurse vrasje me qëllim është nëse vrasësi është shqiptar, ndërsa viktima sllavomaqedonase, - u përgjigj avokati.
29. SHOVINIZMI I TËRBUAR
- A më me ëndje dëshironi do ta ruanit shtetin e Maqedonisë në bashkëjetesë me shqiptarët, apo do ta zhbënit? – i pyeti zyrtari i BE sllavomaqedonasit.
- Më me ëndje do ta zhbënim, - ia kthyen shovinistët e tërbuar sllavomaqedonas.
30. [b]NISMA
- Partia politike e Kosovës ka emër të bukur "Nisma", - tha me krekosje një anëtar i Nismës.
- Për fat të keq, më shumë flisni për iniciativën latine se për nismën shqiptare, - ia ktheu miku i tij.
31. KOMENTET
- A të pëlqejnë shkrimet opozitare në faqet shqiptare? – e pyeti njëri kolegun e tij.
- Më pëlqejnë qortimet e lexuesve në fund të shkrimit të tyre, - ia ktheu kolegu.
32. INERCIONI
- Zonjë, biri juaj është më i miri në muzikë, por i dobët në fizikë, nuk di kush është autor i Ligjit të inercionit? - i tha kujdestari i klasës mëmës së nxënësit.
- Si nuk e di im bir, që autor është Isa Mustafa, qe 20 vjet po bën inercion, - u ankua e ëma e nxënësit.
33 HUMUBJA E LDK-së
- Si shkruhet shqip “Humbja e LDK-së nuk ishte shokuese, por e pritshme”? – i pyeti nxënësit arsimtari i gjuhës.
- “Humbja e LDK-së nuk ishte tronditëse, por e pritshme”, - u përgjigj drejt nxënësi.
34. VOTA E MËRGATËS
- A e di pse LDK nuk e do mërgatën? - e pyeti njëri mikun e tij.
- Mbase për shkak të përhapjes së koronavirusit, - tha i dyti.
- Jo, për shkak se e ka dyfishuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, - tregoi i pari.
35. DËSHTAKU
- A di ndonjë pasanik që ka trup të madh dhe emër të bukur, mirëpo punën e ka pus? - e pyeti njëri mikun e tij.
- Si jo, ministër Agimi, që tani gjendet në pension demokratik, - ia ktheu i dyti.
36. POLITIKA DHE INTERESI
- Këtu gjenden dy qendra ekonomike, e para quhet Interesi, e dyta Politika. Prandaj në cilin vend dëshiron të punosh? - e pyeti kandidatin zyrtari për punësim.
- Në qendrën e Politikës, pasi që me retorikë e joshi Interesin, përndryshe Interesi të lë në baltë, pa harruar që Politika është një zonjë e pashme, - u përgjigj kandidati.
37. HUPSA PËR KRYETAREN
- Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, thotë se për ta zgjedhur Vjosën kryetare të Kosovës, Vetëvendosja duhet me dhanë hupsa, - tregoi një deputet.
- Paj, Vjosa është e martuar, nuk është çikë me dhanë hupsa, - ia ktheu deputeti tjetër.
38. LDK DHE PDK
- A e di bij të kujt janë LDK dhe PDK? – e pyeti arsimtari nxënësin.
- Bij të Kosovës, arsimtar, - u përgjigj nxënësi.
- Jo, LDK është bijë e Isa Mustafës, kjo e fundit është bijë e Hashim Thaçit, - e korrigjoi arsimtari.
39. SISTEMI SHTETËROR
- Çfarë sistemi shtetëror ka Kosova, sistem kapitalist apo socialist? - pyeti arsimtari nxënësin.
- Sistem skllavopronar, arsimtar, - u përgjigj shpejt nxënësi.
40. TËRMETI NË PUSHTET
- A ka dallim tërmeti politik me shtrëngatën politike? – e pyeti gazetari avokatin e popullit.
- Patjetër. Tërmeti politik t’i merr karriget në kuvend, kurse shtrëngata politike ta merr kulmin e kuvendit, - ia ktheu avokati i popullit.
Suedi, 31.03.2021
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 2 vizitorë |
Lexuar:
433 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|