Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT NË KOSOVËN E PAVARUR DHE SOVRANE
Publikuar më 14 prill, 2021 në orën 22:22 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI:

MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT NË KOSOVËN E PAVARUR DHE SOVRANE

Shkas për t’iu drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryekuvandarit të Kosovës me këtë MEMORANDUM, është vazhdimi i sulmeve verbale dhe të shkruara politiko-propagandistike e diplomatike nga liderët politikë të presidencës, të qeverisë, të parlamentit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, që të gjithë në mënyrë orkestruese po e mohojnë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, si dhe po përzihen vazhdimisht në punët e brendshme të saj (17 shkurt 2008-prill 2021).
Ndërkaq, në anën tjetër, duke e gënjyer Amerikën, BE-në, NATO-n , OKB-në dhe OSBE-në, gjoja po kërkojnë “kompromis “ për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.
Mirëpo, këtë gënjeshtër, manipulim dhe mashtrim të Serbisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e dëshmoi edhe mbajtja e Seancës virtuale e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, më 13 prill 2021, ku që në fillim të debatit, Dmitrij Polonski (zëvendësi i shefit të misionit rus në OKB) prerazi kërkoi heqjen e flamurit shtetëror të Kosovës nga vendi ku qëndronte Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ky reagim, për një moment shkaktoi edhe ndërprerjen e séances, por, pas konsultimeve të kryesuesit të saj vietnamez me anëtarët e KS-së, kjo vazhdoi punimet e saj, duke mospërfillur kërkesën e Polanskit, që të heqej flamuri i Kosovës nga seanca debatuese e KS-së së OKB-së.

Mirëpo, përfaqësuesi rus D.Polanski vazhdoi kritikat e e tij në frymën e strategjisë së përbashkët të diplomacisë serbo-ruse kundër shtetit të pavarur të Kosovës, kinse për “destruktivitet” të politikës zyrtare të Prishtinës, duke kërkuar që: “ të formohet bashkësia e kounave serbe në Veriun e Mitrovicës; të mos pezullohet puna e UNMIK-ut, por ky të qëndrojë edhe më tej në Kosovë; që Kosova të mos njihet nga organiztat ndërkombëtare” etj.

Sikurse diplomati rus Dmitrij Polanski, ashtu edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq hodhi poshtë të gjitha faktet dhe argumentet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të paraqitura për masakrat dhe krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla me të drejtë kërkoi nga Serbia, që të pranojë realitetin e ri të Kosovës së pavarur dhe sovrane, të paguajë të të gjitha reparacionet e luftës, si dhe të pranojë kryerjen e krimeve të gjenocidit në Kosovë, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Veç kësaj, Donika Gërvalla kërkoi nga Serbia që të mos përzihet në punë të brendshme të Kosovës, të BeH dhe të Malit të Zi, sepse kjo është një “bombë e kurdisur” për sigurinë, për stabilitetin dhe për paqen e rajonit ballkanik.

Mirëpo, Nikola Selakoviq (ministri i Jashtëm i Serbisë), në vend se të pajtohej me kërkesat dhe me observimet e faktuara dhe të pakundërshtueshme të Donika Gërvallës lidhur me të vërtetën e Kosovës (1989-1999), e cila de fakto dhe de jure ishte viktimë e krimeve të gjenocidit serb, ai pas referimit të kryediplomates shqiptare të Kosovës, D. Gërvalla, i mohoi të gjitha sikurse presidenti i tij, Aleksandar Vuçiq, kryeparlamentari Ivica Daçiq, kryeministrja Ana Bërnabiq, Kisha Ortodokse Serbe dhe Aademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe e Beogradit, duke theksuar se minisrja e Jashtme Donika Gërvalla së bashku me flamurin e saj të Kosovës kanë keqpërdorur dhe kanë bërë shkelje flagrante të standardeve të OKB-së.

Edhe ministri i Jashtëm serb Solakoviq, sikurse përfaqësuesi rus në misionin e OKB-së, Dmitrij Polanski kërkon që edhe më tej të respektohet Rezoluta 1244 e KS-së së OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ky ishte emëruesi i përbashkët i kritikës destruktive reaguese i diploamcisë ruso-serbe në Seancën virtual të KS-së së OKB-së për Kosovën, bërë më 13 prill 2021.’

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Richard Mills kërkoi MBYLLJEN E MISIONIT të UNMIK-ut në Kosovë!

Ndër të tjera, edhe ambasadori amerikan në misionin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Richard Mills me plot të drejtë vlerësoi se “UNMIK-u e ka përmbushur detyrën që ka pasur dhe, duhet mbyllur. Ai në Seancën virtuale të KS-së për Kosovën, më 13 prill 2021 u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të vendosin për mbylljen e UNMIK-ut”.
Prandaj, edhe ne anëtarët e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork të SHBA-së, e mbështesim njëzërit dhe, pa asnjë rezervë këtë KËRKESË të drejtë dhe të ligjshme të z.ambasador të nderuar Richard Millës, duke kërkuar që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sa më parë të jetë e mundur të marrin vendimin e ligjshëm për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Ndryshe, Rusia dhe Serbia vazhdimisht do të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, derisa të ketë mision të UNMIK-ut në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të OKB-së (10.06.1999).

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, jo kurrfarë province koloniale e Serbisë!

Duke qenë se Kosova më 17 shkurt 2008, është njohur nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara, sipas Kartës së OKB-së dhe parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas Aktit Final të Helsinkit (1975), KREU VIII. BARAZIA E TË DREJTAVE TË POPUJVE DHE E DREJTA E TYRE PËR VETËVENDOSJE, KOSOVA ËSHTË SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN.
Gjithashtu, duke u bazuar në Opinionin Këshillëdhënës pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB-së në Hagë, më 22 korrik 2010, shpallja dhe njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje të plotë me parimet, me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare publike.

Këtë vlerësim të jusitifkueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e pati mbështetur edhe Amerika, si dhe ish-nënpresidentii i saj, sot president aktual i SHBA-së, “Joe Biden, i cili përmes telefonit kërkoi nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq për ta konfirmuar mbështetjen e plotë të Uashingont zrytar në mbështetjen e një Kosove të lire, demokratike dhe multietnike…”

Prandaj, njëzërit kërkojmë nga Qeveria dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese dhe, gjithnjë duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare publike, që t’i miratojnë dy(2) Rezoluta: (1) Zhvleftësimi i Rezolutës 1244 të KS-së të OKB-së, e cila bie ndesh me statusin e pavarësisë të sovranitetit të Republikës së Kosovës, që nga njohja e saj më 17 shkurt 2008 e deri më sot (prill 2021) dhe (2) Rezoluta për mbylljen e mandatit ndërkombëtar të pjesës së mbetur të UNMIK-ut, sepse, ashtu sikurse Rezoluta 1244 e KS-së Kombeve të Bashkuara, është antikushtetuese, antiligjore dhe antijuridike ndërkombëtare në kundërshtim flagrant me parimet e së drejtës ndërkombëtare publike, si dhe me objektivat dhe me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Arsyeja për pezullimin e UNMIK-ut dhe të zhvlerësimit të Rezolutës 1244, qëndron në faktin se ligjërisht sipas së drejtës ndërkombëtare, mbi sovranitetin e një shteti nuk mund të ketë ndonjë “sovranitet” të dytë a të tretë, por një kuazishtet të varrur dhe të ndërvarur nën ndonjë protektorat të huaj ndërkombëtar, siç është rasti konkret i mbetjes së UNMIK-ut në Kosovën e pavarur në bazë të Rezolutës 1244 të KS-së së Këshillit të Sigurimit, që në asnjë formë nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Andaj, shtrohet pyetja serioze për të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, ç’kërkon UNMIK-u pas 17 shkurtit 2008 (pasi mbylli mandatin e tij të ligjshëm 9-vjeçar), kur Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës ka të gjitha atributet, kompetencat dhe autorizimet e saj të nevojshme ligjore dhe kushtetuese për mbrotjen e lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të saj, si dhe të të gjithë qytetarëve të saj. Në këtë rast konkret, nuk nevojitet kurrfarë UNMIK-u gjoja për t’i mbrojtur minoritet e ndryshme në Kosovë, kur të drejtat dhe liritë e tyre janë të garantuara me ligj, me Kushtetutë, me konventat dhe me standardet më të larta ndërkombëtare të OKB-së, si dhe me ato evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Çdo përpjekje tjetër (jashtinstitucionale shtetërore), në emër të mbrojtjes së drejtave dhe lirive të minoriteteve, posaçërisht të minoritet serb, është PËRZIERJE DIREKTE NË ÇSHTJE TË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË PAVARUR TË KOSOVËS.

Sa më sipër, pavarësisht nga reagimet destruktive skandaloze dhe armiqësore antishqiptare të Dimtrij Polanskit dhe të Nikola Selakoviq, të cilët në praninë e të gjithë debatuesve të Seancës virtuale të KS-së së OKB-së për Kosovën, më 13 prill 2021, botërisht mohuan shtetin e ri të Kosovës, kjo është shtet i pavarur dhe sovran!
Prandaj, sipas parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare publike, UMIKU është jashtligjor dhe jashtkushtetues, JO më pak se 13 vjet!!!

Këtë nonsens antikushtetues dhe, antijuridik ndërkombëtar, nuk do të duhej pranuar nga qeveritë dhe nga kuvendet e Kosovës (17 shkurt 2008-2021), sepse Kosovën e kanë lënë në “mëshirën” e Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së, sipas së cilës Serbia dhe Rusia po kërkojnë zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA
Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra (president)
Akademik Prof. Dr. Mehdi Hyseni (nënkryetar)


Nju-Jork, më 14 prill 2021

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 2,636 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi