Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I UÇK-së.
Publikuar më 16 prill, 2021 në orën 00:41 ( ) Fadil Shyti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
RIBOTIM

Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale në arkivat e historisë brenda dhe jashtë Shqipërisë, përpjekjet teorike dhe praktike; kujtojmë fjalimet dhe deklaratat e tij në cilësinë e Komandantit të LANÇ-re, politikanit dhe diplomatit në Konferencat e PPSH-së dhe jashtë vendit, si ajo e Parisit (1946), Konferencën e Moskës (1961); kujtojmë, deklaratën e tij në Konferencën e ashtuquajtur paqësore të Helsinkit, (1975), kur biri i madh i kombit shqiptar, nuk e pranoi mosndryshimin e kujfijëve në Ballkan, për faktin që, prej kohësh kishte deklaruar: "Evropa Iliriku (Ballkani) Europa dhe bota, duhet ta dinë se, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Ilirik (Ballkan), pa u korrigjuar padrejtësitë që imperialistët, ia kanë bërë Shqipërisë gjatë shekujve, duke ia grabitur tokat e dhënë si peshqeshe fqinjëve okupatorë sllavë të jugut".
Mendoj, pavarësisht se, armiqtë dhe tradhtarët e kombit shqiptar, Enver Hoxhën përpiqen ta paraqesin para së gjithash, vetëm një mbrojtës të flaktë të marksizëm-leninizmit; kjo nuk qëndron; -Enver Hoxha, në fakt fatbardhësisht ishte një marksist-leninist i madh, por kjo aspak nuk e ka penguar kurrë, që t´i del zot Shqipërisë administrative dhe shqiptarëve kudo që ishin jashtë shtetit shqiptar.

Bile, duke qenë kurdoherë në vijën besnike të m-l, tash kohëve të fundit , nga komunistët gjermanë me të drejtë është radhitur i pesti me klasikët e m-l-së; Marksin, Engelsin, Leninin, Stalinin , Enveri .
-Kjo begati e tij e madhe , politike dhe filozofike shkencore e bazuar në filozofinë e pathyeshme shkencore të m-l, e çuar më tej, me kontributin e tij madhështor si teorik i shquar, në këtë vijë të drejtë e të ndritur filozofike shkencore; në veçanti ka shkëlqyer në veprën madhore, “Imperializmi dhe Revolucioni “ i cili midise tjerash, konstatonte që: “Revolucioni për çlirimin e popujve tanimë nuk është vetëm si aspiratë, si dëshirë, por, është shtruar si çështje për zgjidhje”. -Kjo largpamësi gjeniale, ky parashikim i saktë, (duke u bazuar në ngjarjet që pasuan që nga vitet 70-ta , kur u shkroi këtë vepër); natyrisht , në veçanti i nderon shqiptarët si komb dhe Shqipërinë si shtet.
Ndërsa, në cilësinë e ushtarakut , -komandantit të LANÇ-re, strategut ushtarak politik dhe diplomatik, pas luftës së dytë botërore, ishte ndër të parët nismëtar për ribashkimin e territoreve shqiptare , Enver Hoxha ishte themelues i UÇK-së.
Ay, burrë i madh, ishte reformator i shtetit shqiptar,- do të thosha, si Mustafa Qemal Ataturku, i cili e reformoi në teori dhe praktikë, Turqinë moderne.

Ay, me vendosmëri dhe sakrifica të mëdha, ndonëse shteti shqiptar ishte i sulmuar nga të gjitha anët, intervencionistët shovinistë grekë, jugosllavë, italianë e të tjerë.., me zguarsi të madhe prej strategu ushtarak, Ay, e ka krijuar dhe trasuar me suksese strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë, për të realizuar ribashkimin kombëtar të shtetit shqiptar; kujtojmë përpjekjet e tij në artin e shkencës dhe kulturës; për të njësuar gjuhën e bukur shqipe, zhvillimin e marrëdhënieve shkencore dhe kulturore të shqiptarëve me vendet fqinje në Europë dhe kudo nëpër botë.
Ay, kolos i përmasave të mëdha strategjike, ishte gjithashtu nismëtar për formimin e celulave të para të rezistencës ushtarake që nga fillim vitet 50-ta; kujtojmë sulmet mbi shovinistët greko-jugosllavë në vitet, 1949–madje gjer në vitet 60-ta, -kujtojmë, operacionin, “Shpërthimi” në vitet 80-ta, dhe të komandantit të LANÇ-re, të sulmit ushtarak që po përgafiste me Shtabin e Ushtrisë Shqiptare mbi pushtuesit jugosllavê, për ribashkimin e territoreve shqiptare. Prandaj, mendoj që, është krejt qe e natyrshme, poaq sa DIELLI që, Enver Hoxha ishte themelues i UÇK-së, prandaj me krenari të ligjshme si shqiptar me orientim enverian,
PROPOZOJ :
NGA SHTETI SHQIPTAR,-SHQIPËRIA ETNIKE që,
BACË ENVERI YNË, DUHET TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I UÇK-së!
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË ENVER HOXHËS!
LAVDI PPSH-së!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

13 Prill, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 8 vizitorë
Lexuar: 1,459 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
MOS HARRONI!
E premt, 09 prill 2021 - 00:39
Kur horrat kosovarë dhe horret kosovare, politikanët tradhëtarë dhe politikanet tradhëtare të kombit shqiptar, në "krye" me Azem Vllasin; u bashkua...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi