Tiranë- Igli Tare i ka dhënë sot lamtumirën futbollit. Futbollisti gjatë një deklarate për mediat ka thënë se ka pasur një ofertë nga Lacio dhe ka zgjedhur të punojë si drejtor teknik në këtë ekip.
Ish kapiteni i kombëtares shqiptare ka luajtur 10 vjet me përfaqësuesen e kuqezinjve. Largimi i tij nga futbolli vjen pas një karriere në Itali dhe në Gjermani.
“Doja të jepja një lajm që personalisht për mua nuk është shumë i mirë sepse sot do të jap dorëheqjen zyrtare nga futbolli I luajtur”- ka thënë në konferencën për shtyp Igli Tare.
Në këtë dorëheqje, Tare nuk ka ngurruar të bëjë falenderimet e rastit.
Ai ka falenderuar së pari babanë dhe dy trajnerët që e kanë ndihmuar në ecurinë e tij si futbollist. “Falenderoj Musa Fakun dhe Pëllumb Shaqirin, me të cilët para mundësinë për të mësuar abc-në e futbollit”- tha Tare.
Shekulli
|