Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Thikë pas shpine, nga Mali i Zi
Publikuar më 27 janar, 2009 në orën 10:09 ( ) Ekonomi |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviç, në cilësinë e kryesuesit të sekretarit të CEFTA-s, i shkruan MTI-së se Kosova në këtë asociacion nuk mund të prezantohet pa UNMIK-un dhe nuk ka arsye që të debatohet për bllokadën e mallrave kosovare nga Serbi e Bosnja. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka gati përgjigjen.

Mali i Zi, pasi e pranoi Kosovën si shtet të pavarur, me veprimet e mëvonshme dëshmon sikur lëkundet drejt thellimit të bashkëpunimit dhe të ndihmës.

Kjo po vërehet edhe përmes pengesave që i bën Kosovës në asociacionet ekonomike rajonale e evropiane. Gazeta “Express” mëson se ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviç, njëherësh kryesues i sekretariatit të CEFTA-s, të hënën, i ka shkruar një letër ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Lutfi Zharkut, me të cilën thotë se Kosova nuk mund të përfaqësohet pa UNMIK-un në takimin e së martës të sekretariatit të këtij asociacioni në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, i cili nuk ka dashur të komentojë për vendimet që do të merr Qeveria e Kosovës lidhur me këtë rast. “Ne e kemi marrë këtë letër dhe do të konsultohemi me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të dalë me një qëndrim”, ka pohuar Kuqi.

Zekirija Shabani
Express
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 73 vizitorë
Lexuar: 8,177 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
FRYMA E DAVOS-it
E mart, 29 janar 2013 - 17:08
Takimi më i njohur në botë i udhëheqsve politikë dhe të biznesit -- Forumi Ekonomik Botëror 2013 në Davos të Zvicrës -- përfundoi punimet të dj...
EKONOMIA KOMBËTARE
E enjt, 17 janar 2013 - 14:51
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“ në botim të Universitetit AAB Riinvest Këto ditë doli nga shtyp libri i Mr....
NË SHQIPËRI, EKONOMIA SHQETËSIMI KRYESOR
E enjt, 10 janar 2013 - 21:28
Sipas një njoftimi për media të botuar dhe shpërndarë me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombëtar i Amerikës botoi një raport mbi një studim të...
Kriza financiare globale: efektet shkatërrue...
E shtun, 07 shkurt 2009 - 21:15
Kriza aktuale ka përfshirë botën e me theks të veçantë, vendet më të zhvilluara, të atyre shteteve që kanë shumicën e brutoproduktit botëror d...
BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate
E diel, 18 janar 2009 - 16:06
Bashkimi Evropian parlajmeron se kriza globale ekonomike qe po godet fort Evropen do te jete me e gjate dhe me e rende nga sa ishte menduar, duke shuar shp...
më shumë nga - Ekonomi »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi