Baggio, kampioni i pafat i Italisë |
Publikuar më 13 janar, 2007 në orën 06:37 ( ) |
Sport | |
|
|
Roberto Baggio, lojtar i pajisur me një fantazi shumë të madhe dhe me të dhëna teknike të mrekullueshme, aktiv në futbollin profesionit nga viti 1982 në 2004, është konsideruar ndër më të mirët sulmues të qendrës italianë të çdo kohe. Në 1993 ka fituar Topin e Artë, çmim të dhënë nga revista franceze “France Football”, që i akordohet çdo vit një futbollisti (pjesëmarrës në një skuadër të regjistruar në UEFA). Për të mos qenë kurrë golashënues, është në vend të pestë të klasifikimit historik të pjesëmarrësve të Kampionatit të serisë A, me 205 gola (pas Piola, Nordahl, Meazza e Altafini).Baggio është për më tepër lojtari i vetëm italian që ka shënuar në tre edicione të ndryshme të Kampionateve Botërorë të Futbollit (1990, 1994 dhe 1998). Ka veshur 56 herë fanellën të Kombëtares, duke shënuar 27 gola.
Fillimet e karrierës
Roberto Baggio, fëmija i gjashtë nga tetë fëmijët e familjes Baggio, lindi në Caldogno më 18 shkurt të vitit 1967, në rrugën Marconi 3. Në vitin 1981, nën udhëheqjen e Antonio Moro dhe me miratimin e Giulio Savoinit, luan me skuadrën e Viçencës. Një vit më pas në muajin shkurt ai lëndohet në gjurin e majtë, por në verë ai e rimerr veten dhe bëhet gati për të luajtur. Pesë qershori i vitit 1983 është dita e debutimit të tij në ndeshjen Vicenza-Piacenza 0-1 (pa dyshim që në radhët e Vicenzas). Pasi ka nisur karrierën e tij në skuadrën e qytetit të tij, Roberto Baggio në moshën 15-vjeçare transferohet në Vicenza, në Serinë C1. Me skuadrën e Vicenzas tregoi se është tashmë një talent, duke shënuar 46 gola në 48 ndeshje. Rezultati më i mirë do t’i japë mundësinë të debutojë në skuadrën e parë në vitin 1983. Në sezonin 1984-1985 ai arriti të shënojë 12 gola në 29 ndeshje, duke i dhënë skuadrës së tij vajtjen në serinë B. Në një nga ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Riminit, i stërvitur nga Arrigo Sacchi, pëson një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë, që e detyron që të largohet për një periudhë të gjatë nga fusha e blertë. Fiorentina, që e kishte marrë tashmë në skuadër, mund të kishte ridhënë dorëheqje nga
kontrata, por Piercesare Baretti vendosi të besonte në rikuperimin e tij. Pas dy vjetësh, del në serinë A më 21 shtator të vitit 1986 dhe goli i tij i parë në divizionin më të madh mbërrin më 10 maj të vitit 1987, kundër Napolit të Maradonës. Sezonin e ardhshëm paraqitet në San Siro duke bërë spektakël dhe duke shfaqur shumë hijeshi në fushë. Në këtë kohë Italia zbulon
talentin e madh të Roberto Baggios. Në vitet pasardhës ai është protagonist i planit të parë në panoramën e futbollit italian: findet e tij, klasi i tij dhe shumë gola tregojnë magjinë, Fiorentina “noton” në zonat e klasifikimit të lartë dhe arrin në finalen e Kupës UEFA, të vitit 1990, ku humb përballë Juventusit. Në fund të vitit Baggio fiton "Trofeun e lojtarit më të mirë", çmim dedikuar lojtarit më të mirë të ri të kampionatit, i vetmi, por mirënjohja më e madhe personale u fitua te Fiorentina. Më 16 nëntor të vitit 1988 është mbledhur për herë të parë në skuadrën Kombëtare, me rastin e ndeshjes kundër Holandës. Me fanellën e kaltër ai do të shënojë gjithsej 27 gola në 56 ndeshje. Mbetet në skuadrën vjollcë deri në vitin 1990, kur u ble nga ekipi i Juventusit për 15 miliardë lireta, ndërmjet protestave të ndryshme të tifozerisë vjollcë, i ndërgjegjshëm për humbjen e një lojtari tashmë të konsideruar nga të gjithë një lojtar i jashtëzakonshëm.
Botërori i parë
Baggio, në të njëjtin vit, u drejtua nga trajneri i asaj kohe i skuadrës kombëtare, Azeglio Vicini për në Kampionatin Botëror të Italisë në vitin 1990 (ai luajti me fanellën me numër 15). Janë netët magjikë nën drejtimin e Totò Schillaci, por Baggio, i nisur nga pankina, nuk zhgënjen dhe i përgjigjet gjithmonë. Ai arrin të shënojë një gol të paharrueshëm gjatë sfidës më Çekosllovakinë, duke u nisur nga gjysma e fushës dhe duke dribluar në mes të skuadrës kundërshtare. Është një gol i dytë në finale për vendin e tretë kundër Anglisë, pasi i mori në mënyrë të shkëlqyer topin portierit anglez Peter Shilton.
Vitet te ekipi i Juventusit
Pas përfundimit të Kampionatit Botëror, Baggio filloi aventurën e tij me ekipin e Juventusit, që do të zgjaste pesë vjet (78 gola të shënuar). Janë vitet që i kushtohen këtij ylli të futbollit italian, të mbiquajtur Codino, që do të fitojë me fanellën bardhezi një çmim, një Kupë të Italisë dhe një Kupë të UEFA-s. Më pas, në vitin 1993, ai do të vlerësohet me çmimin e Topit të Artë dhe me çmimin "FIFA World Player" (lojtari më i mirë i FIFA-s). gjatë qëndrimit të tij te skuadra juventine, ai nuk hyri kurrë në zemrat e drejtuesve bardhezi dhe më pak në atë të tifozëve. Shumë të njohur episodet, në të cilët ai heq këpucën bardhezi (në paraqitjen e tij në shtyp) dhe kur gjatë ndeshjes Fiorentina-Juventus, e cila përfundoi me rezultatin 1 me 0, në prill të vitit 1991, nuk pranon një gabim duke shkuar më pas për të përshëndetur ish-tifozët e tij me një këpucë vjollcë, në një atmosferë surreale duartrokitjesh dhe fishkëllimash. Baggio arrin në Evropë sodisfaksione që nuk i arrin në kampionat. Në vitin 1992-93 skuadra e Juventusit fiton Kupën UEFA, falë edhe golave të tij, duke mundur në gjysmëfinale Paris Saint Germain dhe në finale gjermanët e Borussia Dortmund. Ndërmjet gjysmëfinaleve dhe finaleve Baggio shënoi 5 gola. Në sezonin e ardhshëm skuadra e Juventusit vijoi ende suksesin në Evropë, duke parë të njëjtin dominim të Milanit në kampionat, por eliminohet në katërshen e Kupës UEFA nga Cagliari dhe e përfundon në vend të dytë Kampionatin, në sezonin që vijon në Kampionatin Botëror Amerikan.
Kampionati Botëror amerikan
Për Roberton dhe ekipin e Juventusit, sezoni 1993-1994, nuk ka qenë veçanërisht ekzaltues: ekipi i Juventusit arrin në vend të dytë në kampionat, pa luftuar asnjëherë realisht me ekipin e Milanit dhe eliminohet në katërshen e finales së Kupës UEFA nga Cagliarii Bruno Giorgit. Baggio qëndron për një kohë relativisht të gjatë në pankinë për shkak të fatkeqësive të njëpasnjëshme, por CT italiani Arrigo Sacchi (ish-trajner i Milanit) vazhdon ta mbledhë me ekipin kombëtar, duke e konsideruar “një pasuri të futbollit italian” dhe duke bërë gjithçka për ta rikuperuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Takimet për përgatitjen për në Kampionatin Botëror nuk shkojnë edhe aq mirë: humb me rezultatin 1 me 0 në Napoli me Francën dhe me rezultatin 2 me 1 në Gjermani. Për më tepër, Arrigo Sacchi nuk duket se kishte marrë një vendim përfundimtar, as në një modul të saktë të lojës, as të një formacioni-tip. Vetëm Roberto Baggio dhe disa lojtarë të Milanit (Baresi, Maldini, Costacurta, Donadoni) duken titullarë të pamohueshëm (të njohur janë keqkuptimet mes Sacchi dhe yllit të Lacios Giuseppe Signori).
Ndeshjet me domethënëse
Itali-Norvegji
Në takimin e dytë Italia nuk mund të gabojë më, duhet të mundë Norvegjinë nëse do të shpresojë të kualifikohet në tetëshe. Këtë herë, gjithçka duket se shkon shumë më mirë: Italia fillon lojën me një goditje të saktë dhe Baggio duket i frymëzuar dhe shumë në formë. Megjithatë, me rastin e aksionit të parë norvegjez, Pagliuca përjashtohet pasi ka prekur topin me duar duke dalë jashtë fushe për të ndaluar një kundërshtar. Italia mbetet me 10 lojtarë dhe një lojtar duhet të dalë për t’ia lënë vendin portierit Luca Marchegiani. Sacchi, ndërmjet habisë së përgjithshme, vendos të nxjerrë pikërisht Roberto Baggion. Të famshme pamjet televizive, në të cilat shihen gjestet dhe shprehjet e trupit dhe të fytyrës së Robertos dhe mbi të gjitha shprehja e tij e zakonshme ("por ky është i çmendur!)". Episodi shënon origjinën e raportit të ashpër mes Sacchit dhe Baggios. Italia në çdo mënyrë, në përfundim të një takimi shumë të tërhequr, arrin të fitojë me rezultatin 1 me 0, me një gol të shënuar me kokë nga Dino Baggio.
Itali-Nigeri
Në Boston, gjithçka duket se po i afrohet një finaleje tragjike: nigerianët, kampionë të Afrikës hapin tiparin në minutën e 26 me një gol të Amunike. Këtë herë për Italinë nuk do të ketë më një mundësi të dytë, ose duhet të fitojë ose do të kthehet në shtëpi. Italia luan një pjesë të parë të pranueshme, në kufijtë e pranuar nga kushtet absurde klimaterike (për kërkesa televizive ndeshjet luhen në një fillim pasditeje të një vere të tmerrshme amerikane). Nigeria kufizohet të kontrollojë ekipin dhe në afërsi të gjysmës së pjesë së dytë Italia duket se po shuhet. Për më tepër arbitri meksikan Brizio Carter përjashton Gianfranco Zola (i hyrë në lojë 10 minuta më parë) për një faull që kreu lojtari italian. Në minutën e 88, kur gjithçka dukej se kishte humbur tashmë, Roberto Baggio, vendos të marrë në dorë fatet e skuadrës. Roberto Mussi, pasi kishte fituar një kundërshtim në krah të djathtë, shikon Baggion në kufi të fushës, i pason topin dhe Roby lë të niset një gjuajtje pas toke dhe këndi, që hyn nga e djathta e Rufait,duke kaluar ndërmjet këmbëve të portierit: një goditje bilardoje. Askush nuk e besonte më, por Italia barazoi. Pak kohë më pas, Benarrivo pëson një faull në fushë dhe arbitri fërshëllen për këtë parregullsi. Roberto Baggio sfidon portierin dhe shënon gol. Italia fiton me rezultatin 2 me 1. Një ditë më pas “Gazzetta dello Sport” boton një shkrim me titullin: "ITALIA: BAGGIOOOOOOOOOOO!!! me10 kundër 11, Italia mund arbitrin... dhe Nigerinë".
Itali-Spanjë
Në çerekfinale Italia fitoi mbi ekipin spanjoll me rezultatin 2 me 1 (gol i Dino Baggios dhe i Roberto Baggios). Roberto Baggio shënon gati në përfundim të ndeshjes një gol të jashtëzakonshëm. Nicola Berti i bën një pasim Beppe Signorin, i cili e drejton topin menjëherë në drejtim të Robyt, që i zhytur drejt fushës spanjolle vepron në daljen e Zubizarreta dhe shënon në portë nga një pozicion i pamundur. Megjithatë shikon edhe skualifikimin e Mauro Tassottit.
Itali-Bullgari
Në gjysmëfinale, Italia mund Bullgarinë e Hristo Stoichkov përsëri me rezultatin 2 me 1 (të dy të shënuar nga Roberto Baggio, tashmë shumë i zhdërvjellët në fushën e blertë). Goli i parë është një numër tjetër nga shkolla e madhe e fantazisë së blertë: e merr topin nga një goditje anësore, vendoset në pjesën e majtë të fushës dhe pasi hodhi në tokë një kundërshtar sulmoi portierin me një gjuajtje që shkoi drejt e në rrjetë. Goli i dytë vjen falë një diagonaleje të saktë në një hedhje milimetrike të Albertinit, i cili hyn në rrjedhën e topit në pjesën e djathtë të portierit bullgar. Po Albertini godet një top në pjesën e parë, në ndeshjen ndoshta më të mirë të të kaltërve gjatë Kampionatit Botëror. Për fat të keq Baggio lëndohet në finalen e ndeshjes.
Fitoret e kampionateve me Juventusin dhe Milanin
Pas Kampionatit Botëror, Baggio fiton kampionatin dhe Kupën e Italisë me skuadrën e Juventusit dhe në verë të vitit 1995 transferohet te skuadra e Milanit, i udhëhequr në këtë sezon nga Fabio Capello. Këtu ai fiton Kampionatin (të dytin për të), por nuk arrin të konsiderohet i pazëvendësueshëm dhe i bie të alternohet midis fushës dhe pankinës me Dejan Savicevic, i vetmi në karrierë që “i vjedh” numrin 10. Nuk mblidhet për në kampionatin Evropian të vitit 1996. Ardhja te skuadra e Milanit e Arrigo Sacchit, në vjeshtë të vitit 1996, nuk e përmirëson gjendjen. Verën e ardhshme Baggio paraqitet në radhët e skuadrës milaneze me qëllimin për të qëndruar, por i riardhuri Fabio Capello nuk tregon asnjë shenjë besimi tek ai. Drejtimi i ri teknik e bind që të braktisë Milanin. Baggio ka nevojë të luajë për të fituar një vend ndërmjet 22 pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror të mbajtur në Francë, vendos kështu me poshtërsi të riniset nga Bolonja. Ky sezon do të jetë sezoni i rekordeve të shënimeve për të, me 22 gola të shënuar në 30 ndeshje, sa fitoi besimin e kombëtare dhe arriti të jetë pjesëmarrës në Botërorin e vitit 1998.
Kampionati Botëror në Francë
Kampionati Botëror i zhvilluar në Francë në vitin 1998 do të tregojë gjithçka mbi "dualizmin" ndërmjet Baggios e Del Pieros. Cesare Maldini preferon në fakt të vërë pikat mbi talentin e më të riut. Megjithatë Baggio niset titullar kundër Kilit në ndeshjen e parë për shkak të një fatkeqësie që i ndodhi Del Pieros dhe tregon menjëherë se është një nga lojtarët më në formë ndërmjet të kaltërve. Më gjithë këtë ai qëndron në stol gjatë ndeshjeve të ardhshme. Baggio ia del mbanë në çdo mënyrë të shënojë një gol kundër Austrisë, në ditën e tretë të fazës eliminatore. Falë këtyre dy golave Baggio arrin Paolo Rossis që ndodhet në kuotën e 9 golave në klasifikim të lojtarëve më të mirë italianë kampionatin botëror dhe bëhet i vetmi lojtar italian që ka shënuar në tre kampionate të ndryshëm botërorë.
Nga Interi në fund të karrierës
Pas kampionatit botëror, thirrja e skenave të mëdha bind Baggion të pranojë ofertën e një klubi të madh. Kështu këtë verë, Baggio transferohet te skuadra e Interit, e drejtuar në fillim të sezonit nga Gigi Simoni. Në sezonin e dytë vjen Marcello Lippi. Në përfundim të dy viteve të kontratës, Baggio largohet nga Interi me një gol kundër Parmës që i dhuron ekipit pranimin në paraeliminatorët të Ligës së Kampionëve. Duke mos qenë i pranueshëm në mbledhjen e lojtarëve për Kampionatin Evropian të vitit 2000, Baggio vendos të kthehet në një skuadër provinciale, duke u transferuar në Brescia, nën drejtimin e Carlo Mazzone. Baggio refuzon ofertat e skuadrave të mëdha si Arsenal dhe Real Madrid, por qëllimi për të qëndruar në Itali ka një motiv shumë specifik: të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2002. Qëllim, që fatkeqësisht nuk u realizua për shkak të një dëmtimin në gjurin e majtë tre muaj pas përfundimit të Kampionatit, me gjithë përpjekjet e Baggios për të qenë në formë të plotë dhe me 11 golat e shënuar në vetëm 12 ndeshje. Baggio, i rifutur në lojë në vetëm 70 ditë (një rekord për atë që pësoi ai në gju), shënoi tre gola në minutat e fundit të tre ndeshjeve të kampionatit. Në sezonet e ardhshme Baggio vazhdon të luajë në ekipin e Brescias dhe më 14 mars të vitit 2004, gjatë një ndeshje kundër Parmës, shënon golin e tij të 200 në serinë A (në fund të sezonit shifra shkoi 205). Më 28 prill të vitit 2004, ai mblidhet për herë të fundit me ekipin kombëtar, me rastin e një ndeshjeje miqësore kundër Spanjës. Dashuria e tifozëve italianë u shpreh me ovacione të mëdha sa herë që ai prekte topin. Roberto Baggio luan ndeshjen e tij të fundit të karrierës së tij të gjatë futbollistike në San Siro, më 16 maj të vitit 2004. Ishte pikërisht ndeshja Milan-Brescia, që përfundoi me rezultatin 4-2. Pas përfundimit të ndeshjes i gjithë stadiumi u çua në këmbë dhe i dhuroi një duartrokitje të fortë. Në fund të sezonit skuadra e Brescias, ne nder të tij, tërheq fanellën me numër 10 të veshur nga Baggio për katër sezone me radhë.
Skeda personale
Emri: Roberto
Mbiemri: Baggio
Pseudonimi: Roby, Divin Codino
Datëlindja: 18 shkurt 1967
Vendlindja: Caldano (Vicenza, Itali)
Ngjyra e syve: e gjelbërt
Ngjyra e flokëve: gështenjë
Gjatësia: 1.74 cm
Pesha: 74 kg
Bindjet Fetare: Budist
Hobi: Gjuetia, të dëgjojë muzikë
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 5 vizitorë |
Lexuar:
3,740 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Të krenohemi me lojtarët shqiptar |
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21 Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t... |
më shumë nga - Sport » |
|
|
|
|
|