Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në shenjë të përvjetorit të dhjetë nga masakra në Familjen Vejsa në Gjakovë më 01.04.1999
Publikuar më 09 prill, 2009 në orën 15:29 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
A vriten pëllumbat, bre?!!

Shkruan: dr. Besnik Bardhi

Në rrugën e gjatë të shtegtimit drejtë pavarësisë , shumë vende të botës kanë disa veçori të cilat e karakterizojnë historinë e shtetëzimit të tyre. Pa dyshim, kjo histori e lavdishme e tyre shënohet me simbole, data dhe ngjarje të rëndësishme. Forma më konkrete e prezantimit të një pjese të historisë, për çdo popull, është ngritja e përmendoreve dhe monumenteve në vende të caktuara, kryesisht në lokacionet ku heronjtë dhe dëshmorët e kombit, ranë në luftëra të përgjakshme, për atdhe dhe liri.
Si çdo vend tjetër në botë, edhe Kosova po e krijon dhe shënon historinë e saj të lavdishme, me një ndryshim shumë absurd nga të tjerët. Këtu kërkohet nga ne, që kriminelëve serb të ju bëhet e mundshme kthimi në vendin e krimit, në mënyrë që të "shijojnë" bukurinë e këtyre monumenteve të shenjta shqiptare, ende pa u tharë gjaku i atyre që u flijuan për lirinë e kësaj toke!

Padyshim kjo situate anakronike, shkakton probleme serioze jo vetëm për historianët dhe pedagogët, që përgatitin brezat e rinj, por edhe për prindërit që rrisin dhe edukojnë pasardhësit e tyre. Sot falë burimeve të ndryshme të informimit, brezat e rinj marrin informacione nga më të ndryshmet dhe është vështirë të manipulohet më të vërteten.

Gjatë vizitave të shpeshta, që sipas zakonit i bëjmë varrezave të më të dashurve tanë, ajo gjë që ju tërhoqi vëmendjen fëmijëve të mi, Medlines ( 6) dhe Betimit (4), ishte përmendorja e viktimave të masakrës në Familjen Vesa, ku u masakruan 22 fëmijë dhe gra, nga kriminelët serbë dhe mercenarë rusë më 1.04.1999, në Gjakovë. Ajo përmendore ndodhet fare pran varrit të babait tim.

Pyetja që më bëri vajza ime Medlina , ishte shumë prekëse dhe interesante. Babi, më tha: Pse kanë vdekur kaq shumë fëmijë? Unë si prind një herë u hamenda dhe desha t’i bishtëroj përgjegjës. Në ato momente isha i befasuar dhe i pa përgatitur në reagimin e vajzës sime. Shumë gjëra më kaluan me shpejtësi nëpër kokë, por prapë erdha në përfundim se duhet gjithsesi të jap përgjigje korrekte ( edhe pse ndoshta përgjigja ime bie ndesh me qëndrimet e politikës së UNMIK-ut dhe politikës redaktorial të disa mediave tona në Kosovë). Fëmijëve te mi iu tregova të vërtetën. Ju thashë se këtë krim të rëndë, e kishin bërë kriminelët serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe se kjo ishte ngjarja më tragjike në qytetin e Gjakovës gjatë periudhës së luftës.

Kjo ishte ora e parë e historisë për fëmijët e mi. Medlina dhe Betimi, me një seriozitet të pa zakontë për moshën e tyre, u afruan ngadalë dhe me kujdes përqafuan imazhet e portreteve të foshnjave të vrara, në granitin e zi të përmendores. Edhe këto foshnje të pa fajshme, si në mbarë Kosovën, u flijuan për Kosovën e lirë. Kjo skenë homazhi, që bënë fëmijët e mi për bashkëmoshatarët e tyre, më trazoj shpirtin dhe mezi u këndella. U mundova me kotë të fsheh lotët.

Arsyeja pse nuk desha të tregoj të vërtetën për këtë ngjarje të hidhur, ishte e lidhur me fëmijërinë time. Edhe unë, po në këtë moshë, dëgjoja dëshmi të llahtarshme nga pleqtë tanë për masakrat serbe të bëra në atë kohë. Që në moshë të re isha në dijeni për krimet që kishin bërë okupatorët sllavë në trevat tona. Kisha krijuar imazhin e saktë dhe pa subjektivizëm, pra ashtu si e kanë merituar falë veprimeve të tyre.

Unë si prind, isha në dilema të mëdha në ato çaste si të veproja. Qëllimi ishte të mos ngarkojë vetëdijen e fëmijëve të mi, mirëpo ata, herët apo vonë do të kuptojnë realitetin e hidhur. Krimet e bëra nuk mund të fshihen kurrë.

Medlina dhe Betimi, atë ditë, më detyruan të lexoj dhe emrat e gjithë fëmijëve të vrarë. Ju lexova dhe thënien e poetit tonë të madh Ali Podrimja, që ishte e shkruar në atë përmendore:
A vriten pëllumbat bre?

Pas kësaj ngjarje, sa herë udhëtojmë viseve të ndryshme të Kosovës dhe kalojmë pran monumenteve dhe lapidarëve kushtuar dëshmorëve të kombit, kërkojnë nga unë shpjegime. Përgjigjet e mia përsëriten ashtu si është përsëritur dhe historia jonë.

Sa herë dëgjojnë emisionet e lajmeve në media, sidomos ne TV, ku përmenden kthimet e serbëve në Kosovë, fëmijët e mi struken afër meje të shqetësuar dhe me pyesin: Babi kur të kthehen serbët në Kosovë, a do të na vrasin edhe ne si vëllezërit dhe motrat tona në mbarë Kosovën ?!!!.

Unë kësaj pyetje nuk isha në gjendje më t'i jap përgjigje edhe pse historia është mësuesja e jetës. Babi po pret përgjigje edhe vetë për këtë, po"shpresojmë" në vëllazërim - bashkimin e moderuar të quajtur multietnicitet. Bashkëjetesa është shenjë e një mjedisi të popujve të emancipuar, dhe jo e popujve me hipoteka të errëta nga e kaluara. Kjo është e mundshme të realizohet me njerëz të ndershëm, por jo me ish fqinjët e parë kolonizatorë serbomalazias , të cilët bënë krime të rënda ndaj shqiptarëve dhe mbetën të pa ndëshkuar para ligjit. Në mbarë Kosovën po mbillen "fidanë" të quajtura enklava, të cilat dikur në kohën e agrarit të famshëm i quanin koloni. Gjuha është shkencë që evoluon padyshim, sidomos kur janë në pyetje standardet ( e dyfishta ) !!!.

Pyes vetën, si do të shpjegohem para fëmijëve të mi, nëse nesër shëtitin të lire rrugëve të qytetit tim, ata që para gjashtë viteve kryen masakra shtazarake dhe i lanë me gjak rrugët e këtij qyteti. Si do të arsyetohem para tyre për vrasësit e fëmijëve në Familjen Vejsa. Dikush po mendon se ne harruam shpejtë të kaluarën. Viktimat e pafajshme janë ata të cilët në vazhdimësi trokasin në ndërgjegjen tonë. Janë me mijëra djem dhe vajza që dhanë jetën për këtë tokë. Amaneti i tyre duhet çuar në vend.

Kosova ka paguar shumë shtrenjtë lirinë e vetë, dhe është e pjekur të fitoj pavarësinë e plotë, ndërsa kushtet duhet të ju mbesin armiqve të saj.

Dhe unë si prind, dua të qëndroj para syve të fëmijëve të mi i pa përkulur dhe krenar që kanë dëgjuar nga babi vetëm të vërtetën. Kjo e vërtetë peshon dhe është kuptimplotë vetëm në Kosovën shtet sovran.

dr. Besnik R.Bardhi,
Otorinolaringolog
Gjakove, Republika e Kosovës
www.bardhimed.com,
e-mail:besnikb@yahoo.com
Cel: 044 122 584, 049 122 584
Tel: 0390 322 323
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 11 vizitorë
Lexuar: 3,265 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi