Gati 9 mije kilometra, 2.500 metra me teper
Edison Myrteza
Pekin- Gati 9 mije kilometra, 2.500 metra me teper sesa dihej deri me sot. Kjo eshte gjatesia aktuale e Murit te Madh te Kines, e deklaruar gjate kerkimeve fale teknologjise moderne. Monumenti me i madh i planetit dhe me i preferuari per njerzimiin, ka tashme 8.851,8 metra, kundrejt 6.300 metrave qe kishte me pare, sidomos tek zona me bazen historike.
Historia Mijevjecare
Sipas Entit per Mbrojtjen e Kultures dhe Zyres per Restaurimet dhe Kartografine ne Pekin, jane dashur dy vjet, mjaft korrektesi dhe rreze infra te kuqe, GPS dhe teknologji te tjera, per te zbuluar pjeset qe nuk diheshin neper zonat e ndryshme malore dhe ato te shkretetirave.
Monumenti eshte resturuar nje here edhe nga vete dinastia Ming, por ndertesa gjigande eshte ndertuar nga ish perandori Qin Shin Huang. Pas rikonstruksionit te bere nga dinastia Ming, Muri i Madh ka kaluar neper dhjete provinca te kines perendimore, si nga Liaoning, Hebei, Tianjin, Pekin, Shanxi, Mongolia e Brendshme, Shaanxi, Ningxia Hui, Gansu dhe Qinghai.
Gjigandi ne rrezik
Sot, Muri i Madh kinez edhe pse i fortifikuar eshte ne rrezik ne shume pika, jo vetem nga turizmi i shfrenuar por edhe nga projektet e ndertimit te rrugeve dhe autostradave, apo edhe ne pergjithesi nga zhvillimi ekonomik i Kines. Alarmi eshte dhene nga drejtori i Zyres se Kultures kineze, Shan Jixiang, ku sipas tij qe pas ndertimit per te mbrojtur vendin nga sulmet barbare, tashme monumenti eshte ne rrezik. “Dy jane rreziqet kryesore. Ndryshimet klimaterike dhe ndertimi i infrastruktures rrugore”, thekson Jixiang.
Hermesnews |