Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NEXHAT AGOLLI - Përvjetor i Lavdisë
Publikuar më 29 prill, 2009 në orën 16:05 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin 60 vjetorit të vrasjes tinëzake të luftëtarit trim e sypatrembur - NEXHAT AGOLLI, figurë qendrore e atdhetarizmit shqiptar në Iliridë

Pas arrestimit në banesën e tij nga policia sekrete jugosllave, ate e vunë nën torturat më çnjerëzore për ta detyruar që ta tradhtojë çështjen e shenjtë kombëtare dhe bashkëluftëtarët e tij ilegalë që kishte në Prishtinë e Shkup, siç ishin: - Rifat Berisha i Drenicës, Xheladin Hana i Gjakovës, e të tjerë në Kaçanik, Dibër, Gostivar e gjetk. Udbashët e Beogradit e mbytën duke e torturauar gjatë natës 27-28 prill 1949 në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit. Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit të na tës në sheshin e Shkupit,ku u qëllua me një breshëri automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arrati sje nga burgu, ku dhe qe mbatur Proçesverbal fiktiv.
Nexhat Agolli “I heshtur, as në varr nuk dua të jem”
Nexhat Agolli s’ishte nga ata që mund të qëndronte indiferent, as ndaj akuzave e as ndaj krimeve antishqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave e maqedonase:”Pritja në heshtje nuk më pëlqen. I heshtur unë, as në varr nuk dua të jem”dhe, mëtej u vinte në dukje se”në masat shqiptare vërehen zhgënjime përsa u është premtuar:Liria, barazia dhe plebishiti”.Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa këto detyroheshin që t’i përgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e justifikuese të atij momenti politik:”Kah ajo ditë po shkohet, por le të kalohen njëherë plagët e luftës, e këto, pa dhëmbje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me një vizion të gjerë kombëtar, vërente se gjithçka që po ndodhte kundër popullsisë shqiptare nuk ishe as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tërësisht e pafalshme.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zërin tek udhëheqësit serbë e maqedonas, përkatësisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski për lirimin e dhjetëmijë shqiptarëve që mbaheshin në izolim në Stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë në gjendje torturash dhe pa shpresë shpëtimi, nga të cilët brenda një nate qenë masakruar 1.200 veta, ashtu siç ndodhi edhe në Gostivar, Kërçovë, Dibër e gjetkë; për të cilët spekulohej tmerrësisht nën akuzën:”bashkëpunëtorë të fashizmit”.

Ndërhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme përbën një akt të madh atdhetar, duke shpëtuar mijëra jetë shqiptare nga vdekja e sigurt pa përfillur fatin e jetës së vet, kështu që mbi këtë bazë pati shumë familje shqiptare që e mbiquajtën meritueshëm shpëtimtar të jetës së tyre, e që e përcollën me buqeta lulesh.

Si deputet i popullsisë shqiptare, ai ngriti zërin që shqiptarëve t’u jepen të drejtat dhe liritë e premtuara, barazia kombëtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e përdorimit të gjuhës,e drejta e arsimit dhe e kulturimit të masave shqiptare në gjuhën amtare, barazia e përfaqësimit në pushtetin legjislativ, ekzekutim dhe gjuhësor.
Eshtë veçori e veprimtarisë kombëtare e tij që pa pritur se ç’do të ndodhte me fatin e vetëvendosjes kombëtare, krijoi dhe shtriu bërthama arsimore e kulturore në gjirin e vetë njësive ushtarake shqiptare gjatë luftës, si dhe në rimëkëmbjen e rrjetit shkollor e të aktiviteteve kulturo-artistike në terrenin e hapësirave shqiptare. Ai, qysh në procesin e vetëçlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rëndësi arsimit dhe kulturës, hallkë kryesore vlerësonte shkollën, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore. Me përkushtim të veçantë siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar në Shkup, krahas atyre që hapeshin në Prizren e Prishtinë aso kohe dhe merrnin në ndihmë disa dhjetëra arsimtarë nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipëria. Më 1945 hapi shkollën ”Liria” në gjuhën shqipe, ndërsa për drejtor emëroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.

Mandej, kujdesi i tij direkt ishte përqendruar edhe tek nevoja e një Tribune publicistike të asaj kohe, në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e vet:-Xheladin Hanën në Prishtinë dhe Ali Mullain në Dibër nxorën në dritë gazetën e parë shqipe ”Flaka”Kështu, kjo Tribunë publicistike e nisi fillin e jetës, prej nga filloi të rrezatonte mendimi dhe vullneti i popullsisë shqiptare, ndonëse pasoi censurimi dhe persekutimi i kësaj gazete së bashku me vetë nismëtarin e saj,Nexhat Agolli.

Në drejtim të vetëvendosjes kombëtare shqiptare, si Nexhati, poashtu edhe bashkëluftëtarët e tij dhe vetë popullsia shqiptare po vetëdijësoheshin se çështja e tërësi së kombëtare shqiptare po tradhtohej jo vetëm nga udhëheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetë Fuqitë e Mëdha,të cilat deklaruan paprekshmërinë e kufijve të paraluftës, gjë që për kombin shqiptar përligjej ricopëtimi i tij në dobi të Jugosllavisë. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjë e quajti Jugosllavinë krijesë artificiale, të ngritur mbi bazën e dhunës dhe të padrejtësisë kombëtare e njerëzore ndaj kombit shqiptar.

Nexhati e ndjeu thellë edhe shpatën tjetër të Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si një tërësi të vetme në përbërje të tij, por i coptoi midis tri republikave, ndonjë se kishin kompaktësinë dhe vazhdimësinë etnike. Shovinistët jugosllav kishin vendosur që në përbërje të shtetit federativ të mos lejohej faktori unik shqiptar, ndërsa në të ardhmen të mos ekzistonte faktori unik shqiptar as në Gadishullin Ballkanik. Ai, kishte ardhur edhe në përfundim tjetër se: si fuqitë perëndimore edhe ata lindore ia kishin bërë me hile Shqipërisë si tërësi kombëtare dhe Shqipërisë si shtet i pavarur.

Dihet dhe fakti se, Nexhat Agolli dhe shumë atdhetarë të tjerë, kanë qenë të papajtueshëm me aneksimet e trevave shqiptare: - Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, kur dihet se ato janë etni shqiptare. Figura e Nexhatit bëhet edhe më madhore përmes konfrontimeve në vazhdimësi dhe pas Konferencës së paqes në Paris të vitit 1946 e deri në vitin 1949, duke qenë në brendinë e planeve antishqiptare të qarqeve sunduese serboj-ugosllave; ai e thoshte fjalën e vet kundër pabarazive dhe padrejtësive ndaj popullsisë shqiptare dhe jo pak ishte impulsiv. Por, mendimet dhe qëndrimet e tij nuk ishin të mbyllura në vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe në organizimin e veprimtarisë ilegale e të programuar, thelbi i së cilës ishte dhe mbeti-bashkimi mbarëkombëtar shqiptar.


Atdhetarët e shquar: -Rifat Berisha dhe Xheladin Hana
Lidhja e tij me atdhetarët e tjerë të shquar, siç ishin:-Rifat Berisha ish –nën kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, Xheladin Hana ishte drejtor i gazetës”Rilindja” dhe me disa aktivistë të tjerë, kishte tërhequr vemendjen UDB-së qëndrore të Jugosllavisë. Kështu, në maj të vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse në mesnatën e 15-16 prillit 1949, arrestohet në banesën e tij, ndërsa, më 27-28 prill *49 ekzekutohet barbarisht e tinëzisht.

Nexhat Agolli, si luftëtar i ditur dhe i guximshëm e si atdhetar i paepur, qe kthyer në legjendë, ndërsa vepra e legjenda mbeten burim frymëzimi. Ai përbën njërën nga figurat më të kompletuara me dije, me botëkuptim të thellë kombëtar dhe plot virtyte për çka meriton nderime dhe respekt të thellë e të përjetshëm. Figura dhe vepra e tij përbën kushtrim për liri dhe bashkim kombëtar.

PS:
Të dhënat janë marrë nga shënimet e profesorit të nderuar, z. Shaban Braha, kryetar i luftëtarëve të Tiranës, me rastin e mbajtjes së Simpoziumit, fjalën e rastit ia kushtoi figurës patriotike të Nexhat Agollit: atdhetar, intelektual, ushtarak dhe qe veritar i viteve të pasluftës në Maqedoni.
Lavdi veprës së tij!
Me nderime!
Ibrahim Egriu
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 3,126 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi