Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Një jetë të tërë në shërbim të shkencës dhe kombit
Publikuar më 08 korrik, 2009 në orën 09:28 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Biografi
Prof.dr. Mujë Rugova
Mujë Rugova, dekan dhe prof.ord. në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Departamenti i Kimisë zgjidhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Biografia e prof.dr.Mujë Rugovës është mjaft e pasur, si në aspektin shkencor, profesional, por edhe në rrafshin kombëtar. Ai në vitin 1970 ka kryer Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, dega e Kimisë në Universitetin e Prishtinës, ku më pas vazhdon magjistraturën në Universitetin e Zagrebit po në të njëjtin drejtim. Në viti 1977 nga ky Universitet del me diplomën e magjistrit të Kimisë Fizike me Radiokimi. Në vitin 1981 shpallet doktor i shkencave të Kimisë në Universitetin e Prishtinës.

Mujë Rugova ka një eksperiencë të madhe profesionale dhe shkencore. Prej vitit 1970, së pari ka punuar si asistent i Kimisë në Universitetin e Prishtinës dhe më pas për të vazhduar deri në vitin 1978 kur u bë edhe ligjërues i rregullt i këtij Universiteti. Në tetor të vitit 1984 bëhet docent dhe më pastaj në vitin 1989 merr titullin profesor inordinar.

Puna e tij shkencore dhe hulumtuese vazhdonte pandërprerë dhe në vitin 1994 merr titullin profesor ordinar po në këtë Universitet. Sot e kësaj dite prof.dr.Mujë Rugova jep kontribut të madh si me student, por edhe në aspektin kërkimor e shkencor.


Box

Mst: Në vitin 1981 diferencohet politikisht dhe më pas burgoset

Prof.dr.Mujë Rugova për shkak të aktivitetit të tij kombëtar, mbështetjes dhe qëndrimeve të tija të drejta ndaj demonstratave të vitit 1981, nga pushteti i atëhershëm së pari diferencohet politikisht dhe më pas edhe burgoset.

Në vitin 1991 zgjidhet kryetar i Shoqatës së arsimtarëve të FSHM-së dhe sekretar i arsimtarëve universitar dhe punëtorëve tjerë shkencorë të Universitetit të Prishtinës. Për këto shkaqe burgoset dhe maltretohet nga regjimi serb. Më 15 korrik të viti 1991 përjashtohet nga puna dhe deri në vitin 1994 merr pjesë në të gjitha aktivitetet për mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e Universitetit të Prishtinës. Ai, qysh atëherë si udhëheqës i Departamentit të Kimisë ngriti laboratorët nëpër shtëpi private, të cilat kanë shërbyer për studentë deri në qershor të vitit 1999. Prej vitit 1995 deri në 1998 ka qenë i emëruar nga Qeveria në ekzil, si këshilltar për emigracion. Me fillimin e luftës në Kosovë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së emërohet si përfaqësues politik i UÇK-së për Gjermani dhe njëherësh zgjidhet nënkryetar i Fondit “Vendlindja Thërret”.

Pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës emërohet si përfaqësues diplomatik për Gjermani. Në shtator të vitit 1999 pas shumë sakrificave dhe peripecive kthehet në punë në Universitetin e Prishtinës, aty ku i kishte kaluar ditët më të bukura, por edhe më të hidhura të jetës së tij.

Mujë Rugova ka shkruar me dhjetëra punime dhe kumtesa shkencore në lëmin e elektrokimisë. Aktiviteti i tij profesional dhe shkencor është shumë i pasur, ka udhëheqë një numër të konsiderueshëm diplomantësh, magjistratësh dhe doktorantësh. Njëherësh, ka shkruar libra dhe dispenca për studentë, si dhe artikuj e shkrime të shumta nëpër revista dhe gazeta të vendit dhe jashtë tij duke e përfshirë këtu edhe gazetën më prestigjioze gjermane “Frangfurter Allgemeinezietung”. Në këtë gazetë ka botuar shkrime të ndryshme, si gjendjen e arsimit shqip, por edhe për çështjen shqiptare.

Mujë Rugova ka lind më 16.03.1945 në Haxhaj të Rugovës, është baba i katër fëmijëve. Zgjedhja e tij si rektor e ka gjetur në vendin profesorit ordinar të UP dhe ligjëron lëndën e Kimisë fizike në Departamentin e Kimisë të FSHMN-së. Ai, gjithashtu është anëtar i Bordit të KEK-ut dhe mund të thuhet se puna e tij në KEK ishte mjaft frytdhënëse dhe me ndikim. Serioziteti i tij prej një punëtori të madh dhe i palodhur ka ndikuar në përmirësimin e performancave të kësaj Korporate. Ai flet rrjedhshëm gjuhën gjermane, gjuhët sllave, si dhe komunikon në gjuhën frënge. Me zgjedhjen e tij si rektor i Universiteti të Prishtinës, përherë të parë ky institucion i lartë shkencor ka zgjedhur një njeri të merituar dhe një njeri që lirisht mund të thuhet se një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit, shkencës, profesionalizmit, por është edhe një njeri i sakrificës dhe përkushtimit të çështjes sonë kombëtare. Zgjedhja e tij në këtë institucion mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e këtij vendi është shumë dobiprurëse dhe e qëlluar, sepse me këtë njeri jo që do të ecë përpara arsimi, shkenca, por edhe shumë procese tjera pozitive për të mirën e këtij vendi.

Legj: Prof.dr.Mujë Rugova
Fehmi Ramadani
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 3,937 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi