Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Yje që nuk provuan "shijen" e Botërorit
Publikuar më 12 tetor, 2009 në orën 17:22 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nuk mjafton vetëm talenti dhe një skuadër e mirë për të provuar shijen e një kampionati botëror

Uejn Runeji, tashmë është në Botëror. Sidoqoftë, atje mund të mos jenë fare mirë disa super-yje, duke filluar nga Mesi, Ronaldo, Ibrahimoviç. Në kohëra ka edhe disa prej të mëdhenjve, që nuk patën fatin dhe mundësojnë të ishin të pranishëm në një Botëror.

Paulo Di Kanio - Kur nuk shtynte gjyqtarët, nuk fitonte çmime të fair-play-it,apo duke demonstruar përshëndetje fashiste, Paulo Di Kanio ishte një futbollist tejet i talentuar, dhuntitë e të cilit ia vlenin edhe çmimin më të kripur të pagave, biletave etj. Por, ish-sulmuesi i Uest Hemit, Milanit, Juves, Napolit, jo vetëm që nuk ishte i pranishëm në një Botëror, por për më tepër asnjëherë nuk u thirr në përfaqësuesen e vendit të tij. Mospërfshirja e përhershme e tij në përfaqësuesen italiane, zakonisht i vishet karakterit dhe prirjes së tij për të ngjizur zënka me trajnerët e vet. Ish-trajneri i Italisë, Dino Xof e sintetizoi mjaft mirë kur e pyetën se përse nuk e thërriste Di Kanion: "Sepse, tashmë kam mjaft probleme dhe nuk më duhet edhe një shtesë".

Jari Litmanen - "Finlandezi Fluturues" fitoi shumë tituj dhe kupa me Ajaksin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve në vitin 1995, vit kur u rendit i treti në votimin për Futbollistin Evropian të Vitit. (Topi i Artë) Madje edhe në kohën e tij te Liverpuli, e mbushur me dëmtime, ai fitoi medalje të Kupës së Federatës Angleze (FA apo"Kupa e Mbretëreshës"), Kupën Uorthington dhe atë UEFA. Por, në skenën ndërkombëtare, Jari ishte "peshku i madh në një hauz të vogël finlandez" dhe asnjëherë nuk pati mundësinë të demonstrojë atë që vlente në stadin më madhor të futbollit botëror.

Mat Lë Tisier - Legjenda e Sandërlendit, u la mënjanë, si rregull nga trajnerët e Anglisë, që pasonin njëri-tjetrin, paçka talentit të tij të dukshëm dhe aftësisë për të shënuar gola. Kur iu dha mundësia të luante në skuadrën përfaqësuese të drejtuar nga Glen Hodëlli për Botërorin 1998, në një ndeshje miqësore me Anglinë B, kundër Rusisë ai shënoi një tregolash; nuk mjaftonte dhe përsëri Glen Hodëlli nuk e përzgjodhi. Hodëlli mund të jetë penduar për këtë vendim, kur nuk e kishte në dispozicion ekspertin e 11-metërshave, Lë Tisie, pikërisht kur Anglia edhe një herë eleminohesh me ato gjuajtje 11-metërshash.

Bernd Shuster- Një tjetër futbollist, me një kabinet kaq të pasur trofesh, që i fitoi kur luante për Barcelonën dhe Realin, por edhe një titulli kampioni të Evropës në 1980, kur ishte më i miri në përfaqësuesen e Gjermanisë Perëndimore. Sidoqoftë, një sërë mosmarrëveshjesh me Federatën Gjermane të Futbollit, trajnerin Jup Derval dhe vetë shokët e skuadrës, bënë që të mos ishte pjesëmarrës në Botërorin 1982. Ai u largua nga futbolli ndërkombëtar vetëm në moshën 24 vjeçare.

Jan Rash - Ndoshta hedh disi dritë mbi përfaqësuesen e Uellsit, po të përmendësh se Rashi më parë debutoi për atë se sa për Liverpulin. "Makina e golit" e Liverpulit, ishte një prej sulmuesve më të mirë të brezit të tij, por fatkeqësisht për atë vetë, kolegët e asaj përfaqësuese ishin shumë larg tij. Kështu, ata nuk arritën të kualifikoheshin për në asnjë turne madhor, përgjatë të gjithë karrierës së tij futbollistike. Në përfundim, ishte shumë mirë që Rashi e kuptoi që në fillim, pasi befasisht e transferuan te Juventusi, se "çdo të thotë të jetosh në një vend të huaj", çka mund t'i kish ndodhur edhe në Spanjë e gjetiu.

Erik Kantona - Francezi enigmatik pati një karreirë të trazuar ndërkombëtare. Pasi u thirr për herë të parë në 1987, një vit më pas ai u përgjigj duke u vetpërjashtuar, pasi e quajti publiksht trajnerin e asaj kohe, Onri Mishel, "një thes me m...". Mishelin e larguan më vonë, pasi Franca nuk arriti të kualifikohej për Botërorin Italia '90 apo USA '94. Në 1995, ai iu "dha luftimit kung fu" me një tifoz të Pallësit në radhën e parë të tribunës, duke humbur shiritin e kapitenit të Francës dhe duke e pezulluar nga përfaqësuesja. Në kohën e pezullimit të tij, Zinedin Zidani kishte hedhur "rrënjë" në skuadrën e "Le Bleus". Që nga ajo kohë, Kantonaja nuk luajti më asnjëherë për Francën.

Xhorxh Ueah - CV-ja e Xhorxh Ueasë ngjan me një listë ëndrrash për çmime-trofe të futbollit të madh: Futbollisti Evropian i Vitit (Topi i Artë), Futbollisti i FIFA-s i Vitit, tre herë Futbollisti më i Mirë i Afrikës, Futbollisti Afrikan i Shekullit, fitues i titullit dhe Kupës së Francës, dy herë kampion i Italisë, shënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve në 1995 - '95. Pavarësisht suksesit të pamatë të tijin vetjak dhe të klubeve të përkatësisë, Milani asnjëherë nuk iu qas këtij suksesi me përfaqësuesen e atdheut të tij, Liberisë. Kësaj iu afrua dëshpërimisht pranë, kur ato nuk u kualifikuan për Botërorin 2002, vetëm për një pikë. Ai mbetet ama i vetmi Futbollist i Vitit, që nuk ka luajtur në asnjë Botëror.

Rajan Gigs - Do të kish luajtur të paktën në tre Botërorë, nëse nuk do të ishte lindur në Kardif. Kështu, me pak zili i shihte shokët e tij të skuadrës të Man.Jun. çdo katër vjet, që bënin përpara në turneun më madhor të futbollit, ndërkohë që qëndronte në shtëpi, duke u ushtruar me goditjet e lira.

Alfredo di Stefano - Ky njeri i dha futbollit ndërkombëtar më të mirën e tij, duke luajtur për tre përfaqësuese, Argjentina, Kolumbia, Spanja dhe përsëri nuk arriti të luante në një Botëror. Në 1950, Argjentinën e shpërfillën si vend mikpritës dhe ai refuzoi të merrte pjesë në përfaqësuese, nuk mund të përzgjidhej për Spanjën në 1954, ndërsa Spanja nuk u kualifikua në 1958. Së fundi, në Botërorin 1962 ai ishte i dëmtuar pra i pamundur të merrte pjesë me ato.

Xhorxh Best - Ndryshe nga dy më të mëdhenjtë, të ngjashëm e të afërt të tij, Pele, Maradona, Besti asnjëherë nuk pati mundësinë të fitonte qoftë edhe i vetëm një Botëror, siç bëri Pele mirë dhe ende më mirë Maradona; madje ai as që ishte i pranishëm në një të tillë. Irlanda e Veriut u kualifikua për Botërorin 1958, por në kohën që luante i madhi Best, ato nuk ishin më e njëjta forcë futbollistike dhe nuk arritën të kualifikoheshin në vitet kulmore të tij. Irlanda e Veriut u kualifikua edhe për Botërorin 1982 - Spanjë; në atë kohë u fol që trajneri Billi Bingëm pati ndërmend ta përfshinte në skuadër Bestin, por në moshën 36 - vjeçare ai ishte dhjetë vjet larg më të mirës së tij dhe me një ton birrë në atë trup të munduar. Kështu që nuk ndodhi asgjë.

Shekulli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 11 vizitorë
Lexuar: 3,288 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve tÃ...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e meÃ...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi