Ai vlerësohet dhe më i rëndësishëm se libri më i fundit nga JK Rowling, 'Harry Potter and the Deathly Hallows'.
Windows 7 është produkti me i porositur në histori të Amazon. Ai vlerësohet dhe më i rëndësishëm se libri më i fundit nga JK Rowling, “Harry Potter and the Deathly Hallows”. Miliona përdorues të kompjuterëve do të përjetojnë shijet e para të sistemit më të fundit operativ të Microsoft, gjatë ditës së nesërme (22 tetor), kur Windows 7 do të fillojë të shitet anembanë botës.
Gjiganti i softwer-ik amerikan ka shume shpresa për datën kur do te lançohet, pasi shpreson se pronarët e kompjuterëve do të jenë jashtëzakonisht të kënaqur, pas problemeve të shfaqura nga pasardhësi Windows Vista, kur u paraqit më 2007.
Vista ka pasur kritika të shumta pas paraqitjes, por shenjat deri më tani tregojnë se Windows 7 do t’i ketë punët mirë. PC World është duke hapur dyqanin e saj në Tottenham Court Road të Londrës, në mesnatë të ditës së lançimit, duke iu ofruar konsumatorëve rastin për të futur duart në përditësim dhe për të pranuar këshilla sesi të shfrytëzohen maksimalisht veçoritë e reja të softwer-it.
Versioni i ri premton shumë duke përfshirë, faqe më tërheqëse, performancë më të mirë dhe kërkon më pak nga kompjuteri, gjë që do të thotë se edhe laptopët do të mund të shfrytëzojnë baterinë më gjatë.
Suksesi i Windows 7 shikohet si diçka jashtëzakonisht e rëndësishme për Windows, për të cilin edhe kjo kompani është duke futur me miliona dollarë në fushatat e reklamimit dhe iniciativave tjera për të rritur shitjet. |