LETËR PËRSHËNDETËSE ALBANIAPRESS-it! |
Publikuar më 13 dhjetor, 2009 në orën 19:26 ( ) |
Beqir Elshani | Opinion | |
|
|
Kultura e një populli shihet jo vetëm në fushën e prodhimit dhe zhvillimit shoqëror, por edhe në fushën e gjuhës letrare shqipe. Sa më bukur që shkruhet gjuha shqipe, aq më mirë e kuptojnë dhe me kënaqësi i lexojnë shkrimet lexuesit shqiptarë.
Dihet se çdo shkrim i shkruar rrjedhshëm sipas rregullave të drejtshkrimit, ndihmon qytetarët të shprehen bukur në gjuhën shqipe. Ashtu siç duhet të mbrohet mjedisi natyror i atdheut tonë, duhet të mbrohet mjedisi gjuhësor i popullit shqiptar. Kujtojmë këtu këshillën kineze: „Nëse planifikon për një vit - mbille fidanin, për 10 vjet - mbille pemën, kurse për 100 vjet - shkolloje popullin.
Qysh në fillim të punës nisa korrigjimin dhe vendosjen e shkrimeve, prandaj redaksitë tjera që shkrimet i kanë huazuar nga dervina dhe albaniapress kanë qenë të korrigjuara. Lexuesi ka arsye të revoltohet, kur ndonjë analist në vend të fjalës shqipe, përdor fjalën e huaj. Dikush mund të thotë se fajtorë janë shqiptarët e diasporës që në gjuhën tonë fusin fjalët e huaja të vendit ku jetojnë, mirëpo praktika po tregon se të njëjta gabime bëjnë edhe analistët në Tiranë, Prishtinë dhe në Shkup, do të thotë përdorin fjalë të huaja të panevojshme. Madhështia e rilindësve për gjuhën shqipe shihet më së miri te vargjet e gdhendura në tokën shqiptare “Gjuha jonë sa e ëmbël, sa e lehtë, sa e dlirë, sa e bukur, sa e vlerë!”.
Prandaj sa herë që lexojmë vargjet e Naimit, parasysh na dalin të gjithë luftëtarët trima që me pushkë dhe me penë e mbrojtën atdheun dhe gjuhën shqipe. Po të zbatonin shqiptarët e Shiperisë Etnike drejtshkrimin në të gjitha fushat e jetës prej shpalljeve në rrugë deri në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, fëmijët tanë parashkollorë do të flisnin më bukur dhe më rrjedhshëm gjuhën amtare, gjithashtu do të kishin fond më të pasur të fjalorit të gjuhës shqipe. Prandaj emancipimi i popullit duhet të bëhet në gjuhën e njësuar shqipe në të gjitha anët e Shqiperisë Etnike.
Në redaksi të albaniapress-it kanë ardhur shkrime të shumta dhe të frytshme: kishte shkrime me gabime teknike si pasojë e pakujdesisë, gjithashtu kishte shkrime me pakë gabime gjuhësore. Ndonëse programi i faqes albaniapress.com është për bashkimin e Shqiperisë Natyrale, kam korrigjuar shkrime edhe të autorëve tjerë me bindje të ndryshme politike, duke parë synimin e tyre të drejtë shkencor dhe kombëtar, pa marrë parasysh mospajtimet vetjake, siç thotë poeti ynë kombëtar - Zeqir Gervalla, poezitë e të cilit me kënaqësi unë dhe kolegu im, Faiku, i kemi botuar në faqen poetike të albaniapressit: “A t´ja zë pritën hasmit - a t´i blej abetare djalit?“ …Sepse vetëm me abetaren e djalit bëhet emancipimi kombëtar i popullit shqiptar, ndaj liria dhe bashkimi kombëtar do të jenë realitet. Të kemi parasysh se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë hapjen e Universitetit të Kosovës në vitin 1970 e quante armë të rrezikshme, me anën e së cilës populli shqiptar arsimohet dhe emancipohet drejt shkolonizimit të Kosovës nga kthetrat e sundimi të egër serb. Ata, të cilët fenë, partinë politike, pasurinë dhe personalitetin vetjak e vejnë mbi kombin dhe atdheun, liria dhe bashkimi kombëtar kurrë nuk vjen. Koha po tregon se lirinë e sjellë vetëm Bashkimi i Popullit Shqiptar pa dallime fetare, politike dhe krahinore, ashtu siç veproi me vetëdije të lartë kombëtare Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin legjendar - Adem Jashari. Sot kemi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me liderin - Albin Kurtin, që është vazhdim i veprimtarisë revolucionare të Adem Demaçit, qysh pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Dy udhëheqës shqiptarë janë kalitur nëpër burgje: Adem Demaçi në burgjet e Jugosllavisë së Titos, kurse Albin Kurti në burgjet e Serbisë së Millosheviqit. Kuptohet se të gjitha burgjet e Jugosllavisë me sisteme të ndryshme shtetërore ishin të njëjta, siç thotë populli shqiptar “fashist i ati, fashist i biri”; me kuptimin e plotë të fjalës, pushtues me lejen e diplomacisë evropiane për kolonizimin e gjysmës së Shqiperisë Etnike.
Në adresën time kanë ardhur disa letra falënderimi dhe mirënjohëse për punën time trevjeçare në redaksinë albaniapress. Letra mirënjohëse të miqve janë botuar edhe në faqen albanaipres, për të cilën vazhdimisht më ka raportuar dhe përgëzuar kryeredaktori, Faik Smajli, për punën time redaksionale. Prandaj shfrytëzoj rastin të falënderoj bashkëredaktorët e mi Faik Smajli dhe Arben Dervina, gjithashtu falënderoj miqtë e mi, dhe dashamirët e faqes së madhe albaniapress. I falënderoj analistët dhe veprimtarët kombëtarë: Koço Danajn, Afrim Morinën, Faridin Tafallarin, Abdullah Prapashticën, Ibrahim Egriun, Ramadan Pllanën, Fadil Shytin dhe Xhemil Zeqirin. Albaniapress ishte një ndër faqet kryesore shqiptare që ka botuar të gjitha komunikatat e AKSh-së me siglën e saj tradicionale, kështu që, sapo shkrimet e AKSh-së kanë arritur në postën e redaksisë, menjëherë i kemi korrigjuar dhe botuar, për të cilën kemi marrë mirënjohje edhe nga zëdhënësi i FBKSh-së Mr. Gafurr Adili dhe analisti ynë Dr. Mehdi Hyseni. Në redaksi kanë ardhur edhe kritika nga bashkëpunëtorët tanë të frytshëm, mirëpo ne nuk jemi zemëruar, përkundrazi kemi punuar edhe më me përkushtim. E kishim parasysh porosinë e dijetarit tonë Sami Frashëri, kur thotë: ”Njeriu është një inxhinier, i cili çdo ditë vizaton planin e jetës së tij, mirëpo arkitekti nuk përfill asnjë nga planet e atij dhe nuk zbaton asnjërin prej tyre. Megjithëkëtë, ky inxhinier nuk heq dorë nga hartimi i planeve.”
Një grusht i fuqishëm kundër shovinizmit serb dhe shërbëtorëve të tyre, gjithashtu kundër burokracisë shqiptare dhe shërbëtorëve të tyre, kanë qenë shkrimet analitike të Dr. Mehdi Hysenit, Dr. Koço Danajt, Tafil Durakut, Albin Kurtit, Fadil Shytit, Afrim Morinës, Adnan Abrashit, Kristina Rasit dhe dokumentet historike të Sheradin Berishës. Në këto shkrime, si vullkan shpërthente forca filozofike për çlirimin dhe bashkimin e Shqiperisë Natyrale, që padrejtësisht u nda në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës.
Suedi, 13. 12. 2009
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
Lexuar:
3,421 herë
|
|
|
|
|
|
|