RRËMUJË NË OBORRET E NDËRKOMBËTARËVE, HESHTJE NË OBORRET E “KOMBËTARËVE”! |
Publikuar më 27 shkurt, 2010 në orën 18:06 ( ) |
Kristina Rasi | Opinion | |
|
|
(“Kur maçoku nuk është në shtëpi, minjtë hedhin vallet”).
-Kështu, thotë një fjalë e urtë popullore, kështu po ndodhë edhe me Kosovën e kësaj kohe, kur si po shihet, qeni nuk po e njeh të zon´!
-Kohëve të fundit, Kosova është kthyer nga ndërkombëtarët ligj-sjellës e ligjbërës të drejtësisë e Kosovës në një rrëmujë ekonomike, politike, ushtarake që burimin e kanë tek politika e tyre reaksionare.
Kush është më i "zoti" po mundohet të "gëlltit" tjetrin, -pozita po mundohet të "gëlltit" opozitën, vetëm për vjeljen e pushtetit e aspak për çështjen e Kosovës -sepse, jo rrallëherë krijohet përshtypja në popull se, nga aspekte të tjera asnjërën si pyet askush për asgjë.
Ndonëse, e vërteta nuk është krejt ashtu!
Pozita dhe opozita janë “vendimmarrëse” vetëm atëherë kur ato hidhen pamëshirë me dhunë e dinakëri që ta eliminojnë faktorin opozitë deri tani në fushëbetejën me marshime në rrugë- Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurtin.
Këta zotërinj kaq shpejt harruan dhe përditë po harrojnë që, Serbia përditë po përpiqet ta gëlltitë e ricopëtojë Kosovën shqiptare.
-Kur Albini me Lëvizjen Vetëvendosje po e mbron atdheun me një mal argumente dhe aksione këto sulme ndërkombëtarët dhe “kombëtarët” po vërsulen kundër tyre dhe, kështu po “hahen” frytet e “pavarësisë” së Kosovës , kur përditë po e shohim se, rreth e rrotull po sillet kjo rrëmujë politike që po e bëjnë ndërkombëtarët në bashkëpunim të ngushtë me vendorët- siç po u pëlqen t´i quajmë ata, në Kosovën tonë “të lirë”.
Tani, shtrohet pyetja : kujt po i shkon më shumë përshtati kjo rrëmujë?!
Dihet mirëfilli se, anipse kaluan mbi 10 vite -pas luftës kjo gjendje në rrugë pa krye popullit, pandërprerë iu është imponuar kështu, sikur mund të konstatojmë që, njëfarë mënyre kanë mësuar si dikur në kohë të errëta të krajlive të Serbisë parullat e vëllazërim-bashkimit ; kurs,e ato tani vetëm e kanë ndryshuar ca “ngjyrën” politike, por jo edhe përmbajtjen e tyre, sipas stilit: "Kurrë s'kemi qenë më mirë", "Kosova multietnike, është e lirë" dhe ajo më e famshmja dhe më reaksionarja parullë institucionaliste: "Bac u kry".
-Këto, lloje parullash janë produkt i qeveritarëve dhe opozitarëve dështakë të Kosovës, duke u përpjekur që në këtë mënyrë populli të mashtrohet dhe të sundohet më lehtë, të qëndrojë sus, i heshtur që ta pastaj, t'i kenë duart e lira që të mund të bëjnë lloj-lloj marrëveshjesh me ndërkombëtarët, pa e përjashtuar këtu, edhe marrëveshjet e fshehta me Serbinë.
-Këto lloj Marrëveshjesh të cilat ishin dhe janë në dëm të Kosovës dhe në dëm të mbarë kombit shqiptar po kundërshtohen vendosmërisht, nga "Lëvizja Vetëvendosje", e cila po ngrit fuqishëm zërin e Rinisë Shqiptare, dhe duke iu treguar se ky vend ka zot dhe këtu duhet të sundojë populli shqiptar e jo të huajt kolonizatorë. Ky kundërshtim i pakompromise që po shpijnë deri në tradhti kombëtare, nuk po iu shkon aspak përshtati as pushtetarëve “kosovarë” dhe, natyrisht as miqve të Serbisë, ndërkombëtarëve të cilët kinse në emër paqes dhe për të mbrojtur drejtësinë kanë ardhur në Kosovë .
-Paskan ardhur në Kosovë për t´i ndihmuar shqiptarët si të bëjnë ligje dhe drejtësi, në vendin e tyre, në shtetin e tyre “të pavarur”.
O, kohëra o zakone!
...Dhe, sipas tyre ligjet dhe drejtësia po filluakan për zbaitim; jo duke i ndjekur ata qindra e mijëra kriminelë serbë që po shëtisin të lirë madje, edhe në Kosovë, por, duke e ndekur Albin Kurtin të cilin e pat burgosur dhe regjimi kriminal i S.Millosheviqit. Duke e vrarë e ndjekur burgjeve rininë heroike të Kosovës, të cilën pamëshirë e vrau Serbia ndër kohëra të errëta...
Pikësynimi i “aleatëve” ndërkombëtarë dhe i puthadorëve të tyre oborrtarë –shqipfolës është: ta thyejnë këtë Lëvizje, që pastaj të mos ketë opozitë të mirëfilltë në Kosovë dhe të mos shtrihen më tej kërkesat e shqiptarëve sipas projekteve organizative në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Ta thyejnë këtë Lëvizje e cila po përkrahet fuqishëm nga i madhi vizionar atdhetar, Adem Demaçi.
-Përkujtoj me këtë rast që ; në një intervistë të Bacit Adem pas "Pavarësisë” së Kosovës", kur doli ajo parulla mashtruese: "Bac u kry"!E cila i drejtohej r të madhit, Adem Jashari; - Baci Adem Demaçi pati deklaruar: "Bac, u nis"!
Ky mesash i vërtetë lë të kuptohet që: Kosova nuk është e pavarur dhe ajo nuk do të jetë e tillë pa u arritur ribashkimi i shqiptarëve që kujtoj ka filluar nga 17 Shkurti 2008, dhe që duhet shumë më tepër punë se që po bëhet , për të shkuar drejtë kësaj rruge të pakthyeshme.
-Është për t´u “çuditur” se si bashkësia ndërkombëtare po fillon "drejtësinë " e saj pikërisht me Albinin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, thuaj se, ajo nuk paska punë të tjera të mira për të bërë në Kosovë, siç janë zbardhja e fatit të të pa gjeturve gjatë luftës në Kosovë.
-Sipas bashkësisë ndërkombëtare krimet serbe që janë bërë me dekada e shekuj mbi popullin shqiptarë nuk na qenkan krime, por, ja që: që: "Lëvizja Vetëvendosje", paska bërë krime se paska demonstruar më 10 Shkurt 2007, ja, pse kjo Lëvizje përparimtare, qenka e kriminalizuar!!!
Është koha që, qeveria dhe opozita e saj në Kosovë tani të mos heshtin, përballë këtij sulmi tejet të paarsyeshëm të “aleatëve” të popullit shqiptar, të mos solidarizohet me ato, por, të ngritë zërin e arsyes.
-Sot, ende nuk është tepër vonë! Nesër , do të bëhet tepër, tepër vonë, duke e mbrojtur Albin Kurtin dhe albin kurtët, ata mbrojnë Kosovën dhe shqiptarët...
Në kohën kur po bëhen këto shkelje kaq flagrante në drejtësi, qeveritarët e Kosovës, po shesin”sapun për djath” se, kinse Kosovës po i përgatiten kushtet për t´u bërë pjesë e bashkimit Evropian!!!
Vallë, mos do ta ketë Kosova më lehtë të hyjë në BE, pa bijtë e bijat e saj liridashës?!
-Pasi ata , përditë po të vriten dhe po burgosen ?!
E, si do të hyjë Kosova e lumtur në këtë bashkësi shtetesh të përparuara, e ricopëtuar, e vrarë dhe e riburgosur?!
-Sepse, kështu ligje të tilla po bëkan ndërkombëtarët “aleatë” së bashku me pushtetarët e saj kokëshkretë. Kjo heshtje po vjen prej tyre, sepse ashtu ua duan interesat e tyre personale, partiake e të tjera...Por, është e sigurt që kështu nuk ka aspak interesa atdheu ynë, Kosova.
-Po këtë heshtje qyqarllëku po e bën dhe presidenca e Kosovës. Oborrtarët e saj nuk po nuk po kuptojnë fare se kjo "loje" është e rrezikshme!...
Vrasjet dhe arrestimet e pastaj, gjykimet e tilla të padrejta -paparashikueshëm, Kosovën mund ta kthejnë tek ato “ 11 e 26 “Marset” e lirisë dhje për më keq mund ta kthejnë marsin e vitit 2004, për faktin se po vonohej pavarësia ; kurse, tani po vonohet realizmi dhe plotësimi i saj.
Këto, pastaj mund t´i fusin pushtetarët “demokratë” të e Kosovës në një "qorr sokak" që, pastaj doemos do të detyrohen sikur dikur Ali Shukrioviqët e Rrahman Morinë-Hiqërit, të japin dorëheqje të parevokueshme.
Zvicër, 26 Shkurt 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 33 vizitorë |
Lexuar:
1,110 herë
|
|
|
|
|
|
|