Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GREKËT DO TË PROVOKOJNË DESTABILIZIMIN E SHQIPËRISË MË 16 MAJ NË DELVINË
Publikuar më 10 maj, 2010 në orën 20:47 ( ) Prof. Arben Llalla | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Çdo tubim që organizohet për Autonominë e Vorioepirit udhëhiqet nga priftërinj grekë të cilët mbajnë grada të lartë si Mitropolitë. Siç duket këta Mitropolit grek i kanë zgjidhur punët shpirtërore me Perëndinë dhe tashmë kërkojnë të nxisin luftëra midis popujve në Ballkan”.

Foto nga tubimi i mbajtur me 14 Maj 2006, Delvinë. Në kujtim të Protokollit të Korfuzit 17 Maj 1914.
Në prag të diskutimit në BE për heqjen e vizave për Shqipërinë në fillim të muajt qershorit grekët e Greqisë do të mbështesin fuqishëm minoritarët grek për të destabilizuar Shqipërinë në emër të Autonomisë së Vorioepirit. Këto protesta do të udhëhiqen nga Kisha greke me në krye Mitropolitin e Dropullit, Pogonisë dhe Konicës Andreas. Protestat do të organizohen me rastin e përkujtimit të nënshkrimit të Protokollit të Korfuzit të 17 Maj 1914. Ky protokoll erdhi si pasojë e shpalljes nga grekët e Athinës më 14 shkurt 1914 Autonomin e Vorioepirit. Qeveria autonome e vetëshpallur dhe e njohur vetëm nga Athina në atë vit udhëhiqej nga grekë të Greqisë dhe jo grek të cilët jetonin në Shqipërisë.
Sipas trashëgimtarëve të propagandës antishqiptare të udhëhequr për shumë vite nga i ndjeri Mitropolit Sebastianos, tubimi do të mbahet me fillim në Delvinë më 16 Maj 2010. Fjalimin qendrorë të kësaj proteste do ta mbajë Mitropoliti i Dropulli, Pogonisë dhe Konicës Andreas. Në këtë fjalë prifti i Republikës Greke i cili në mënyrë të dhunshme do të shkeli tokën e Republikës së Shqipërisë do të shfaqi trishtimin e tij nga politikanët grekë të cilët nuk po bëjnë asgjë për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit dhe frenimin e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE. Programi i cili është botuar në faqen e internetit të organizatës ekstremiste greke www.sfeva.gr dhe të faqes së rinisë ekstremiste Vorioepiriote www.neb.gr, të pranishmëve në tubim do ti bëhet thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndalin propagandën për zgjidhjen e çështjes çame. Mbajtja e këtij tubimi ka për qëllim edhe përkujtimin për të gjithë ushtarët grek të rënë në tokën shqiptare për ta çliruar dhe bashkuar me Greqinë pjesën e jugut të Shqipërisë që grekët e njohin si Vorioepir. Ky bashkim sipas organizatorëve është një borxh i madh që ua kanë grekët e sotëm të rënëve për realizimin e kësaj ëndrre. Më tej aktiviteti do të vazhdojë me një lutje hyjnore në kishën e Delvinës ku Mitropoliti Andreas do të bëj mallkimet e radhës ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe bekimin e grekëve dhe Greqisë. Pra, sipas programit të shpallur që para një muaj grekët dhe priftërinjtë e tyre ende vazhdojnë avazin e propagandës së luftës siç kanë bërë vite më parë prifti Kozmas, Mitropoliti Foti, i vrarë nga shqiptarët më 1906, Mitropoliti Sebastianos etj.
Në të vërtetë nuk është hera e parë që grekët e Athinës vijnë në Shqipërisë dhe përkujtojnë shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit dhe nënshkrimin e Protokollit të Korfuzit. Ata për çdo vit shkelin tokën shqiptare duke provokuar dhe shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtar. Në maj të vitit 2006 u mbajt një tubim i ngjashëm që është paraparë të mbahet të dielën më 16 qershor të këtij viti. Këto tubime janë përkrahur fuqishëm nga organizata e rinisë Voriepiriote dhe nga disa politikanë të Greqisë dhe Shqipërisë me origjinë greke. Shteti grek edhe pse është nga prag të falimentimi ai financon dhe nxit organizata të ndryshme për destabilizimin e Shqipërisë në momente të caktuara kur Evropa jep nota pozitive për zhvillimet politike dhe ekonomike.
Më 24 shkurt të këtij viti në Athinë u mblodhën në qendër të kryeqytetit grekë dhe minoritar duke parakaluar me pankarta dhe flamuj të Autonomisë së Vorioepirit duke hedhur edhe parrulla antishqiptare. Ky parakalim u bë nxitës që vetëm disa ditë më pas më 25 mars 2010 në paradën qendrore shtetërore me rastin festimit të pavarësisë së Greqisë një tog ushtarake të këndojë këngë urrejtje kundër kombit shqiptar. Këto incidente zyrtare të Athinës nuk janë të rastësishme, ato burojnë nga brendia e shpirtit të urrejtjes kulturore greke kundër shqiptarëve dhe fqinjëve të tjerë. Ndjenjat e urrejtjes së grekëve janë probleme psikologjike të shoqërisë politike dhe fetare të tyre që drejtojnë këtë shtet, anëtarë i NATO-s dhe i BE-s. Ato vijnë në çaste të caktuara për të dalë në sipërfaqe dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të fqinjit jugor me Shqipërisë.
Ngjarje e provokimit të radhës që pritet të ndodhi në Delvinë e Sarandë më 16 Maj 2010, paraqet provokimin më të drejtpërdrejt, nga ana e elementeve greke, të integritetit dhe sovranitetit territorial të Shqipërisë. Ku në të njëjtën kohë nga Tirana zyrtare dërgohen sinjale pozitive në Athinë si hapja e shkollës shtetërore në gjuhën greke në Himarë, lejimi i dy varrezave të ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke 1940-1941, etj. (Varreza që në të ardhmen mund të përdoren si mjet për të kërkuar Autonominë e Vorioepirit sepse grekët thonë: “Atje ku është një varr grek ajo tok i përket Greqisë”).
Më 23 janar 2008 Mitropoliti Andreas i shkroi një letër Ministres së Jashtme së atëhershme të Greqisë znj.Dora Bakojanit ku i kërkonte që ti bënte presion Shqipërisë për pranimin e Autonomisë së Vorioeprit, pranimin e mbi 250 mijë minoritarëve grek që jetojnë në Shqipëri, mbylljen e çështjes çame, kërkesë SH.B.A, Britanisë dhe Rusisë për njohjen e Autonomisë së Vorioepirit. Ndër të tjera Mitropoliti Andreas i kërkon që të jetë më këmbëngulëse për kërkimin e tokave të Pirros dhe të mos mjaftohet vetëm me gurët e varrit që do vendosen. Zhvillimet që po ndodhin në Kosovë duhet të shfrytëzohen për në Vorioepir...Pra, shihet qartë se vizita e këtij njeriu nën petkat e Mitropolitit janë qëllimdashëse në dëm të Shqipërisë, por edhe në dëm të vetë politikave paqësore të Ballkanit.
Edhe pse për shumë vite politikanë përparimtar grek dhe shqiptar po punojnë për paqe dhe harmonin midis popujve në Ballkan ka njerëz të sëmurë të cilët punojnë për nxitjen e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë. Lejimi i mbajtjes së këtij tubimi në Delvinë dhe Sarandë nga ana e organeve shtetërore do të jetë një gabim dhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.


Foto nga tubimi i mbajtur me 14 Maj 2006, Delvinë. Në kujtim të Protokollit të Korfuzit 17 Maj 1914.






















Pankarta që lajmëron për tubimin që do të mbahet në Delvinë më 16 Maj 2010, në kujtim të Protokollit të Korfuzit.

Tabela e organizatës S.F.E.V.A
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Arben Llalla
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 263 vizitorë
Lexuar: 34,566 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi